HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


"Mė pėrtej kohėrave" i Kasėm Trebeshinės

-- nga irhan jubica, kryeredaktor i revistės "ars"

ARS
Mė pėrtej kohėrave revista letrare shqiptare
kryeredaktor irhan jubica
shqipėri - kosovė - mali i zi - maqedoni
del tė dielėn e fundit tė ēdo muaji
numri i parė doli mė 31 mars 2002
kutia postare nr. 1526, tiranė, shqipėri
tel: +355692132186
[email protected]
www.arsalbania.tk


njoftim pėr botimin e librit "Mė pėrtej kohėrave" tė Kasėm Trebeshinės

"ars" merr ekskluzivitetin e botimit tė veprės sė Kasėm Trebeshinės

Revista letrare shqiptare "ars" njofton botimin ekskluziv tė librit me tregime e novela "Mė pėrtej kohėrave" tė shkrimtarit tė madh shqiptar, Kasėm Trebeshina.
Pėr herė tė parė botohet, nė hyrje tė kėtij libri, bibliografia e plotė e Trebeshinės, hartuar posaēėrisht pėr kėtė botim. Nė kėtė bibliografi janė pėrfshirė tė gjitha veprat e autorit, tė botuara ose jo, tė shkruara nė shqip apo nė anglisht. Ndarė sipas gjinive, bibliografia pėrfshin 30 tituj veprash poetike; njė numėr rekord prej 68 veprash dramatike, ku vendin kryesor e zėnė dramat e mė pas komeditė, tragjikomeditė, monologjet e poemat dramatike; 48 romane, pėrmbledhje tregimesh apo novelash, ku mund tė pėrmenden romanet epope "Planetiada" prej 5 vėllimesh (ende i pabotuar) apo "Kėnga shqiptare", gjithashtu 5 vėllimesh (botuar mė 2001); nga letėrsia pėr fėmijė nė bibliografi pėrmenden 4 tituj; 12 tituj veprash i pėrkasin kritikės dhe publicistikės, mes tė cilėve "Promemoria" e vitit 1953, si dhe "Skicė pėr historinė e letėrsisė shqipe"; ndėrsa nga krijimtaria eseistike numėrohen 8 tituj, ndėr tė cilat edhe "Shkrimtari dhe diktatura", botuar nė numrin e parė tė revistės "ars".
Libri "Mė pėrtej kohėrave" pėrmban novelėn prej 19 kapitujsh "Pėrjetėsia brenda vdekjes", njė arritje e padiskutueshme jo vetėm e Trebeshinės nė planin e vet krijues, por dhe nė krejt letėrsinė shqipe, si dhe tregimet "Piramida e ēuditshme" dhe "Maēoku", qė mund tė konsiderohen sfidė pėr prozėn shqiptare. Duke u nisur nga episode tė vogla, Trebeshina ndėrton skena, subjekte e personazhe gjysmėmitikė qė kalojnė mjeshtėrisht lehtė nga rrafshi i realiteteve aktuale apo nga e kaluara historike nė ato tė prodhuar prej imagjinatės dhe fantazisė sė lavdėrueshme, nga njėra epokė nė tjetrėn, e gjithashtu, nga njėri nivel komunikimi nė tjetrin, gjithmonė nėpėrmjet njė gjuhe tė thjeshtė, pa dekore tė kota e stėrhollime tė qėllimshme stilistike, pėr tė dhėnė njė rezultante befasuese, qė tė shtyn nė dyshime serioze mbi lidhjen e mundshme tė veprės me jetėn e secilit lexues.
Libri "Mė pėrtej kohėrave" i shkrimtarit Kasėm Trebeshina u paraqit para lexuesit nė Panairin e 6 tė Librit nė Kosovė, ditėn e premte, ora 10:00 nė njė nga ambientet e Pallatit tė Sportit tė Prishtinės, ku u mbajt panairi.
Lindur mė 1926, Kasėm Trebeshina ėshtė shkrimtari me periudhėn e krijimtarisė mė jetėgjatė ndėr autorėt shqiptarė, rreth 66 vjet, edhe pse i ėshtė botuar deri mė tash mė vetėm njė e dhjeta e krijimtarisė. Ndonėse njihet mė sė shumti si prozator e dramaturg, njė pjesė tė konsiderueshme tė veprės sė Trebeshinės i pėrket poezisė. Antikonformizmi i tij u bė i njohur qė mė 1953, por Trebeshina i pėrmbahet deklarimit tė tij tė para 50 viteve, tė cilin e rithekson edhe tani, sa herė ndokush kėrkon tė shesė disidencėn pėr vlerė: "Unė e kam hedhur nė erė veprėn time, nėse ajo ka vlerė artistike, do t'i qėndrojė kohės…". Nuk ėshtė e sigurt nėse kjo mund tė merret si profeci, por e sigurt ėshtė se "Odin Mondvalsen" apo "Kėnga shqiptare" janė dy nivele ende tė mbėrritura prej ndonjė autori tjetėr nė letėrsinė shqiptare.
Libri, qė ėshtė botim i revistės letrare shqiptare "ars", ka 152 faqe, format 13 x 20, ISBN 99927-632-6-4 821.18-32 821.19 dhe gjendet nė shitje nė tė gjitha libraritė kryesore tė Shqipėrisė dhe Kosovės.

irhan jubica

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara