HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Numri 6 (28) i revistės letrare shqiptare "ars"

-- nga irhan jubica, kryeredaktor

ARS
revista letrare shqiptare
kryeredaktor irhan jubica
shqipėri - kosovė - mali i zi - maqedoni
del tė dielėn e fundit tė ēdo muaji
numri i parė doli mė 31 mars 2002
kutia postare nr. 1526, tiranė, shqipėri
tel: +355692132186
[email protected]
www.arsalbania.tk


njoftim
pėr daljen e numrit 6 (28) tė revistės letrare shqiptare "ars"

kasėm trebeshina, intervistė ekskluzive pėr "ars"
debat pėr hapjen e dosjeve tė shkrimtarėve

Revista letrare shqiptare "ars" njofton daljen e numrit 6 (28), nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni e Mal tė Zi, ditėn e dielė, mė 4 korrik 2004, si dhe brenda pak ditėsh edhe nė Michigan, ShBA.

Revista hapet me bisedėn mes shkrimtarit disident ēek Milan Kundera dhe Philip Roth, me titull: "Kundera: Ėshtė shumė e thjeshtė tė dėnosh gulagėt, por tė flakėsh tej pėoezinė totalitariste ėshtė mė e vėshtirė se kurrė".

Editoriali me titull "Shkrimtarėt i kanė pėrgatitur vetė dosjet e tyre" ėshtė shkruar Irhan Jubica.

Revista ARS Nr. 6 (28)

Tema qendrore e debatit tė kėtij numri, mbi tė cilėn ėshtė hartuar edhe editoriali i mėsipėrm, ėshtė: "Hapja e dosjeve, njė proces joletrar me ndikim mbi letėrsinė". Nė lidhje me kėtė temė, kanė shkruar pėr "ars": Leka Ndoja: "Paraja morale, 'dosjet' ose energjia negative"
Blendi Kraja: "Njerėzit me dosje janė nė pushtet
Sokol Nika: "Ad hominem"

Po nė funksion tė debatit, botohet intervista ekskluzive me shkrimtarin Kasėm Trebeshina, me titull" Nė Shqipėri, shkrimtari i parė caktohet me dekret shtetėror", si edhe letra e fundit qė bashkėshortja Nadezhda nuk ia nisi kurrė poetit disident rus Osip Mandelstam, sepse ai kishte vdekur. Letra titullohet "E braktisur nga shpresa" dhe ėshtė shkėputur nga libri me tė njėjtin titull i N. Mandelstamit.

Nė kėtė numrė botohen shkrime kritike, recensa dhe paraqitje pėr librat e dalė kohėt e fundit, si dhe pėr autorė tė veēantė, dhe konkretisht:
"Sorollatjet gjuhėsore tė Edmond Tupjes" nga Gazmend Bėrlajolli, mbi librin "Pro translatore" tė Edmond Tupjes;
"Shakatė 'teorike' tė Zejnullah Rrahmanit" nga Sali Bytyēi, mbi librin "Teoritė letrare klasike" tė Zejnullah Rrahmanit;
"'Pėrkthimi' i ndijes" nga Gazmend Bėrlajolli, mbi librin "Albagen" tė Blendi Krajės; "Camaj: poetika e palimpestit" nga Ardian Marashi, mbi veprėn poetike tė Martin Camajt (inkuadruar nė rubrikėn "seRIozisht");
"Gjuha ėshtė ende nė pritje tė poetėve" nga Sokol Zekaj, fragmente nga libri i fundit eseistik i kėtij autori;
"Xhuzepina Demetra Skirņ" nga Katerina Xukaro, mbi krijimtarinė e poetes sė re arbėreshe Xhuzepina Demetra Skirņ (inkuadruar nė rubrikėn "premisa" - poezia e re arbėreshe).

Njė vend i rėndėsishėm i ėshtė kushtuar shkrimit tė autorėve Myrvete e Begzad Baliu "Nostalgjia dhe neveria nga pashallėqet letrare", si reagim ndaj shkrimit tė Bardh Frangut "Debati pėr Hivziun do tė ishte i dobishėm dhe shumė interesant", botuar numrin e kaluar tė revistės 'ars'.

Rubrikat e pėrhershme paraqesin:
"arbėrisht" nga Mario Bellizzi: "Demokracia me kapuē dhe derri qė suvarėn arabin" "qiell i pėrtejmė" nga Jozef Radi: Poezi dhe prozė poetike nga Giuseppe Ungareti: "Vetėm vvdekja ėshtė serioze"
"poezi gjermane" pėrkthyer nga Ferdinand Laholli: Poezi nga Kristiane Allert-Wybranietz (shoqėruar me origjinalin gjermanisht).
"poezi n'anglisht" pėrkthyer nga Blendi Kraja: Poezi nga Fernando Pessoa (shoqėruar me origjinalin nė anglisht).
"teatri" nga Jeton Neziraj: "Teatri 'Dodona' - muza e rezistencės"
"mbishkrim" pėrkthyer nga Laura Shimili: Vazhdon botimi i librit "Letėrsia dhe e Keqja" nga George Bataille me kapitullin "A duhet djegur Kafka?".

Shtojca e pėrhershme "ars plus" i kushtohet studiuesit Jonathan Culler (Xhonatan Kaller) me njė kapitull nga libri i tij "Ferdinand dė Sosyr", tė cilin "ars" do ta botojė sė shpejti me tė gjitha tė drejtat e botimit nė gjuhėn shqipe.

Krijimtaria kėtė numėr vjen me ekskluzivitetin e botimit nė shqip tė pjesėve tė zgjedhura nga poeti boshnjak Goran Simiē.

Letėrsia shqipe kėtė numėr prezantohet me autorėt: Leka Ndoja, Mirela Sula, Xhuzepina Demetra Skiro, Shpėtim Myshketa. Majlinda Bashllari dhe Agim Bajrami, ndėrsa letėrsia e huaj me Goran Simiē, Giuseppe Ungareti, Fernando Pessoa dhe Kristiane Allert-Wybranietz.

Pėrkthimet e kėtij numri janė realizuar nga: Gilmana Bushati, Faruk Myrtaj, Laura Shimili, Ferdinand Laholli, Jozef Radi dhe Blendi Kraja.

___________________
Revistėn "ars" mund ta gjeni nė tė gjitha pikat e shitjes sė gazetave dhe nė libriaritė kryesore nė Shqipėri (me ēmim 100 lekė), nė librarinė "ars-buzuku" dhe pikat e saj nė Prishtinė, nė tė gjitha pikat "Rilindja" tė shpėrndarjes sė shtypit nė Kosovė (me ēmim 1 euro), nė Mal tė Zi (Ulqin, Tuz) (me ēmim 1 euro), nė tė gjitha pikat e shitjes sė shtypit shqiptar nė Maqedoni (me ēmim 6 denar), nė Ulqin dhe Tuz (me ēmim 1 euro), si dhe nė SHBA (Michigan) (me ēmim 7 usd). Sė shpejti, "ars'"-in mund ta merrni edhe nė qytetet e tjera tė SHBA-ve, nė Greqi, si dhe nė Itali, Zvicėr e Gjermani.
"ars"-in mund ta lexoni edhe nė internet nė adresėn www.arsalbania.com (nė ndėrtim) dhe www.arsalbania.tk. Abonimet Europė: 1 vit-45 euro+pp, Amerikė: 70 usd+pp. (Pėr mė shumė vizito: www.arsalbania.com, ose shkruaj nė [email protected])
Pėr ēdo vėrejtje, sugjerime apo bashkėpunime kontaktoni nė [email protected] numri i ardhshėm i ars-it mė 25 korrik 2004 /

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara