HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Numri 7 (29) i revistės letrare shqiptare "ars"

-- nga irhan jubica, kryeredaktor

ARS
revista letrare shqiptare
kryeredaktor irhan jubica
shqipėri - kosovė - mali i zi - maqedoni
del tė dielėn e fundit tė ēdo muaji
numri i parė doli mė 31 mars 2002
kutia postare nr. 1526, tiranė, shqipėri
tel: +355692132186
[email protected]
www.arsalbania.tk


njoftim
pėr daljen e numrit 7 (29) tė revistės letrare shqiptare "ars"

dosjet e shkrimtarėve tė kosovės
dhe autorėt qė dėshmuan kundėr adem demaēit

Revista letrare shqiptare "ars" njofton daljen e numrit 7 (29), nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni e Mal tė Zi, ditėn e shtunė, mė 30 korrik 2004, si dhe brenda pak ditėsh edhe nė Michigan, ShBA.

Revista hapet me ciklin poetik "M'u thaftė dora, Prishtinė" tė autores Hida Halimi.

Editoriali me titull "Kundėr aleancės sė heshtjes" ėshtė shkruar nga Irhan Jubica.

Revista ARS Nr. 7 (29)

Ky numėr i "ars"-it ėshtė pėrqėndruar nė dosjevet e shkrimtarėve, por kėtė herė duke shqyrtuar sidomos dosjet e shkrimtarėve tė Kosovės. Brenda hapėsirės sė temės "Dosjet e vėrteta tė shkrimtarėve", botohen shkrimet: Myrvete & Begzad Baliu: "A ka dosje tė shkrimtarėve nė Kosovė"
Blendi Kraja: "Avangardėt fluturojnė ulėt"

Nė funksion tė kėsaj teme botohen dėshmitė e disa shkrimtarėve tė Kosovės e Maqedonisė, tė bėra nė gjyq kundėr Adem Demaēit. Ndėr kryesoret veēojmė dėshmitė e Ali Aliut, Zekeria Canės, Fahredin Gungės, Din Mehmetit, Anton Pashkut, Sylejman Drinit, Mehmet Ahmetit, Rafael Sopit e Adem Gajtanit.

Ndėrsa nė vazhdėn e hulumtimeve nė periodikėt letrarė shqiptarė tė realizmit socialist, ribotohen pjesė tė zgjedhura nga krijimtaria e shumė autorėve shqiptarė tė asaj periudhe, botuar nė gazetėn "Drita" tė viteve '70-tė, krijime kėto tė pėrfshira nė shkrimin me titull "Histeria kolektive e artistėve shqiptarė". Ndėr emrat e cituar mė sė shumti, pėrmendim: Dionis Bubani, Natasha Lako, Moikom Zeqo, Adriatik Kallulli, Myzafer Xhaxhiu, Ēapajev Gjokutaj, Bedri Dedja, Ismail Kadare, Koēo Bihiku, Jorgo Bulo, Xhevahir Spahiu, Rudolf Marku, Fatos Arapi, Sami Milloshi, Fadil Kraja, Bardhyl Londo, Xhevat Lloshi, Gjovalin Shkurtaj, Pirro Misha, Preē Zogaj, Fluturak Germenji etj. Pėr ilustrim tė vlerave tė kėsaj krijimtarie e tė deklaratave tė sinqerta tė kėtyre autorėve pėr besnikėri ndaj PPSH-sė e Enver Hoxhės, po japim vargjet e njė poezie tė Natasha Lakos: "… Revolucion, / Ideologji, / Diktaturė e proletariatit. / Ne poetėt gjejmė poezinė / nė jetėn e njeriut / edhe pas njė kazme, pas njė referati."

Qėllimit tė rivlerėsimit tė autorėve dhe veprave tė letėrsisė shqipe, nė kėtė numėr i shėrben edhe botimi i njė interviste (tė vitit 1997, dhėnė poetes Luljeta Lleshanaku) me pėrkthyesin Hans-Joachim Lanksch, tė titulluar: "Kundėr Kadaresė mit",

Nė reagim tė shkrimeve tė botuara mė parė nė "ars", kėtė herė botohen:
Bardh Frangu: "Zor ėshtė tė reagosh, zor ėshtė tė heshtėsh", nė pėrgjigje tė artikujve tė Myrvete & Begzad Baliut, si dhe tė editorialit tė numrit tė kaluar nė "ars" "Shkrimtarėt i kanė pėrgatitur vetė dosjet e tyre".
Blendi Kraja: "Pėr Hivziun, Pashkun, Balitė, Frangun…", nė pėrgjigje tė reagimit tė mėsipėrm tė Bardh Frangut.
Faslli Haliti: "Ai qė sajoni jeni ju, zoti Jubica, dhe jo unė", nė pėrgjigje tė editorialit tė numrit tė kaluar tė "ars"-t, tė autorit Irhan Jubica. (Nė vend tė replikės, "ars" ka zgjedhur botimin e poezisė "Njė natė me sekretarin e partisė" po nga autori Haliti, si dhe fragmente tė zgjedhura nga recensa e Ismail Kadaresė pėr librin e parė tė kėtij autori.)

Nė rubrikėn e re "kushtim", me kėrkesė tė mjaft lexuesve dhe disa shkrimtarėve nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia, botohet poezia "Flamur shekujsh" e autorit Ali Podrimja, tė cilėn autori ia ka kushtuar "Titos sė dashtun".

Nė reagim tė njė shkrimi tė gazetės "Shekulli" pėr botimin nė Shqipėri tė romanit "Njėmbėdhjetė minuta" tė Paulo Coelhos, botohet "Letra e Hapur" e Pėrfaqėsuesit tė Revistės Letrare Shqiptare "Ars" nė Kosovė, z. Blendi Kraja drejtuar Pėrfaqėsuesit tė Republikės sė Shqipėrisė nė Kosovė, z. Bashkim Rama. Nė kėtė "Letėr tė Hapur" theksohet se romani i autorit brazilian ėshtė botuar nė gjuhėn shqipe sė pari nė Kosovė, qė prej disa muajsh nga Ndėrmarrja Botuese "Gjon Buzuku" e Prishtinės, dhe lajmi pėr botimin e parė nė shqip nga Shtėpia Botuese "Toena" nė Tiranė ėshtė mashtrim dhe pėr kėtė duhet mbajtur pėrgjegjėsi nga instancat pėrkatėse.

Rubrikat e pėrhershme paraqesin:
"seRRiozisht" nga Ardian Marashi: "Mbi burrni e mbi bura"
"premisa" nga Katerina Xukaro: "Zef Kakoca, zėri arbėresh qė kėndon e vepron"
"fjalorth" nga Gazmend Krasniqi: "Gjeniu ėshtė puna"
"arbėrisht" nga Mario Bellizzi: "Rrėfenja popullore arbėreshe"
"refuzim" nga Ardian Ndreca: "Fjalor veror pėr shqiptarėt"
"qiell i pėrtejmė" nga Jozef Radi: Nga krijimtaria e Fernando Pessoas: "Poeti si filozof i shtirjes" "poezi gjermane" pėrkthyer nga Ferdinand Laholli: Poezi nga Wolfgang Windhausen (shoqėruar me origjinalin gjermanisht).
"poezi n'anglisht" pėrkthyer nga Blendi Kraja: Poezi nga Robert Frost, Anon dhe Roger McGough (shoqėruar me origjinalin nė anglisht).
"mbishkrim" pėrkthyer nga Laura Shimili: Vazhdon botimi i librit "Letėrsia dhe e Keqja" nga George Bataille me pjesėn e dytė tė kapitullit "A duhet djegur Kafka?".

Letėrsia shqipe kėtė numėr prezantohet me autorėt: Gilmana Bushati, Hida Halimi, Zef Kakoca, Ferdinand Laholli, Bardh Frangu, Mustafa Ferizi, Lavdimir Marku, Algert Siqeca, Ardita Jatru, Bajram Sefaj, Remzi Limani, Jeton Kelmendi, Halit Ajdini, Lindita Komani, Mimoza Gyrcari dhe Fran Shkėmbi, ndėrsa letėrsia e huaj me Ferndando Pessoa, Wolfgang Windhausen, Anon, Robert Frost, Roger McGough, Franco Battiato dhe Demostenis Vutirias.

Pėrkthimet e kėtij numri janė realizuar nga: Arben Idrizi, Lavdimir Marku, Ferdinand Laholli, Jozef Radi, Blendi Kraja dhe Laura Shimili.

Njė vend i veēantė i ėshtė kushtuar nė kėtė numėr publikimit tė librave ars tė botuar kohėt e fundit nga revista, si dhe njoftimit paraprak pėr shtimin e numrit tė faqeve dhe rritjen e ēmimit tė "ars"-it, duke filluar nga numrat e vjeshtės.

irhan jubica
kryeredaktor

___________________
Revistėn "ars" mund ta gjeni nė tė gjitha pikat e shitjes sė gazetave dhe nė libriaritė kryesore nė Shqipėri (me ēmim 100 lekė), nė librarinė "ars-buzuku" dhe pikat e saj nė Prishtinė, nė tė gjitha pikat "Rilindja" tė shpėrndarjes sė shtypit nė Kosovė (me ēmim 1 euro), nė Mal tė Zi (Ulqin, Tuz) (me ēmim 1 euro), nė tė gjitha pikat e shitjes sė shtypit shqiptar nė Maqedoni (me ēmim 6 denar), nė Ulqin dhe Tuz (me ēmim 1 euro), si dhe nė SHBA (Michigan) (me ēmim 7 usd). Sė shpejti, "ars'"-in mund ta merrni edhe nė qytetet e tjera tė SHBA-ve, nė Greqi, si dhe nė Itali, Zvicėr e Gjermani.
"ars"-in mund ta lexoni edhe nė internet nė adresėn www.arsalbania.com (nė ndėrtim) dhe www.arsalbania.tk. Abonimet Europė: 1 vit-45 euro+pp, Amerikė: 70 usd+pp. (Pėr mė shumė vizito: www.arsalbania.com, ose shkruaj nė [email protected])
Pėr ēdo vėrejtje, sugjerime apo bashkėpunime kontaktoni nė [email protected] numri i ardhshėm i ars-it mė 25 korrik 2004 /

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara