HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Koment Editorial i TV Klan - shqiptarėt e ndaluar

Shqipėria getoja e Ballkanit

-- nga Andrea Stefani

Diēka mė shumė se njė dekadė mė parė qe Shqipėria komuniste ajo qė nuk e pranonte Europėn. Dymbėdhjetė vjet e kėtej ėshtė Europa qė nuk e pranon Shqipėrinė jokomuniste. Pėrse? Sepse, ėshtė e varfėr dhe e pazhvilluar. Por nuk ėshtė fjala vetėm pėr kaq pak. Nuk ėshtė fjala vetėm pėr shtetin shqiptar qė nuk plotėson standartet dhe me tė drejtė, mbahet larg. Problemi ėshtė se Europa perėndimore, kontinenti plak i lirisė, refuzon tė pranojė shqiptarėt, guxon tė aplikojė mbi ta njė burokraci rregullash qė janė njė shkelje e hapur dhe brutale e tė drejtave tė njeriut. Ku ėshtė liria e lėvizjes? Nuk ėshtė mė shqiptari, ai qė klith dyerve tė ambasadave, nuk ėshtė kombi, por qytetari i botės, njeriu.

Dhe askush nuk i pėrgjigjet. Njė pakt i heshtur ėshtė vendosur mes burrokracisė vendase dhe asaj tė huaj, njė pakt kundėr njeriut. Atėhere ai njeri, qė fati e ka bėrė tė lindė shqiptar, arratiset nė kėrkim tė lirisė siē ka bėrė kėtu e 50 vjet. I ikėn thonjve tė pamėshirshėm tė burokracisė pėr tė rėnė nė kthetrat e pėrgjakshme tė trafiqeve ēnjerėzore, kėtij zgjatimi tė burokracisė sė ngurtė, por qė paraqitet si shpėtim. Dhe shpesh gjen pa rreshtur vdekjen nė humnerat e Adriatikut, ose nė majat e ngrira tė jugut tė Shqipėrisė.

Gjatė luftės sė II Botėrore jeta (ose mė saktė vdekja) e miliona izraelitėve u lidh fatalisht me kombin e tyre. Mjaftonte tė ishe izraelit dhe vendimi ishte marrė: duhej tė izoloheshe nė njė geto tė rrethuar me postoblloqe e tela, dhe duhej tė prisje me durim vdekjen e planėzuar nga pushteti nazist nė emėr tė racės ariane. Nuk kishte rėndėsi asgjė nga besimet, ndjenjat, talentet e individit. Nuk kish rėndėsi fakti i tė qenurit njeri. Kombi prevalonte dhe rėndonte si njė mallkim mbi fatin e njeriut.

Kėto kohė, nė mediat e ndonjė vendi fqinjė ėshtė shkruar e folur edhe pėr shtetin Shqiptar si “Izrael i Ballkanit”. Aludimi ėshtė pėr mbėshtetjen totale qė Shqipėria i ka dhėnė politikave tė SHBA kėto vitet e fundit, mbėshtetje qė ka ngjallur njė mllef tė fshehtė nė disa qarqe jo vetėm ballkanike. Natyrisht, krahasimi mes shtetit fringo Izraelit dhe shtetit tė leckosur shqiptar ėshtė qesharak. E megjithatė, ka diēka tė pėrbashkėt nė fatin e izraelitėve gjatė luftės sė II Botėrore, me fatin e shqiptarėve sot. Sepse, ashtu si dikur izraelitėve vdekja iu vinte nga emri i kombit tė tyre, ashtu edhe shqiptarėve sot, vdekja iu vjen nga emri i shtetit tė tyre. Ashtu si dikur, emri ēifut ishte njė damkė, ashtu edhe sot shtetėsia shqiptare ėshtė bėrė njė damkė.

Kuptohet qė vdekja nuk vjen nga plumba nazistėsh, por krejt tėrthorazi, nė sportelet e ambasadave perėndimore nė Tiranė, ku vulat e burokratėve godasin pamėshirshėm mbi fletėt e pasaportave shqiptare me njė ritėm gijotinė: No, no, no! No pasaran! Nė sportele, ku vizat kanė zėvendėsuar telat me gjemba, plumbat dhe qentė e kufirit. Veē tashmė, Europa nuk i thotė ndal fashizmit apo shtetit, por njeriut. Shumė nga kėta njerėz tė ndaluar, qytetarė normalė qė kėrkojnė njė punė dhe jetė qė nuk ua premton vendi i tyre, bėhen klientė tė trafiqeve dhe jo pak, edhe viktima tė tyre. Burokracia europiane po ushqen trafiqet dhe po te trafiqet, gjen pėrgjigjen e intolerancės dhe ngurtėsisė sė saj. Si do tė dilet nga ky rreth vicioz qė po vazhdon pėr mė shumė se 1 dekadė? Vetėm duke i dhėnė shqiptarėve lirinė e lėvizjes. Trafiqet ekzistojnė sepse nuk ka liri. Liberalizoni kufijtė dhe trafiqet do tė vdesin!

Dikur, shqiptarėt qėndronin nė rradhė tė gjata pėr pak qumėsht. Sot, qėndrojnė nė rradhė edhe mė tė gjata pėr pak liri. Ato zgjaten trishtueshėm para dyerve tė ambasadave mė njė kėmbėngulje qė nervozon burokratėt e pandijshėm tė perėndimit. Ata harrojnė se ajo ėshtė kėmbėngulja e lirisė, kėmbėngulja pėr t“i ikur mjerimit, poshtėrimit. Dhe pėr lirinė, njeriu jep edhe jetėn, pėr liri, njeriu edhe vdes. Ja, tė tjerė njerėz vdiqėn lemerishėm nė acarin e dallgėve tė Adriatikut vetėm, sepse burokracia iu vuri kushte si nė pėrralla: qė tė arrini lirinė duhet tė kapėrceni detin, natėn, dhe nė stuhi. Dhe ata tė mjerė u nisėn tė arrijnė lirinė tė “ndihmuar” nga mafia dhe njė administratė shtetėrore e papėrgjegjshme. Hodhėn kėmbėt nė “skafin e shpresės”, pa e ditur se po hipnin nė barkėn e Karontit, synuan Adriatikun pa e kuptuar se do gjendeshin befas nė ujrat e zeza tė Stiksit, nė ujrat e vdekjes. Dhe janė tė humbur tashmė, kanė vdekur pėr liri, por mjerisht, nuk quhen martirė. Sepse nuk kanė vdekur pėr kombin. Edhe pas vdekjes kombi i bėn karshillėk njeriut.

Ndoshta, do tė vijė njė ditė qė tė gjithė kėtyre tė mjerėve, do t“u ngrihet njė monument, i njerėzve qė vdiqėn nė kėrkim tė njė lirie mė tė lartė, mė universale, tė lirisė sė njeriut. Ndoshta, do tė gjendet njė artist qė si Delakrua tė pikturojė a gdhendė pėr ta njė “Meduzė”. Por do tė jetė njė listė e gjatė qė nuk fillon sot dhe qė (o tmerr!) ndoshta, nuk do tė mbarojė sot. Dridhuni si purteka o nėna shqiptare, sepse shteti shqiptar si njė Agamemnon i pashpirt, i ka parathėnė disa prej bijve tuaj, zemrės suaj njė short tė zi! Sepse, qeveritarėt shqiptarė nuk kanė asnjė devocion tė shmangin shtetasit nga humnerat, por vetėm qė tė lartėsojnė veten mburravecėrisht nė tribuna kongresesh, sepse “dinjiteti” i qeveritarėve shqiptarė para tė huajve nuk qėndron mė nė lartėsimin e shtetit, por nė lartėsimin e tyre mbi shtetin, sepse “dinjiteti” i qeveritarėve shqiptarė para diplomacisė europiane nuk qėndron te dinjiteti i qytetarit shqiptar, por te tė qenurit ndryshe nga qytetari shqiptar, te tė qėndruarit mė lart se ai.

Janė kėta qeveritarė servilė qė prej vitesh nuk kanė lėvizur as gishtin pėr tė mbrojtur bijtė e shtetit tė tyre, tė drejtat e lirisė sė tyre dhe qė sot, do tė pėrkulen me nderim pėrpara kufomave tė tyre. O hipokrizi e pamasė, po ē“kuptim ka tė rendėsh nė Vlorė, apo nė morg te tė vdekurit kur i ke braktisur sa ishin gjallė? Nuk ekzagjerojmė aspak, janė qeveritarėt qė i tradhėtojnė shqiptarėt, kur vriten kufijve e poshtėrohen tregjeve tė botės pa gjetur dot njė mbėshtetje nga shteti i tyre. E si mund tė kritikojnė ata Europėn kur nga marrėdhėniet e mira me tė, varet dhe qėndrimi i tyre sa mė gjatė nė pushtet? Si mund Agamemnonėt shqiptarė ta shqetėsojnė Europėn pėr disa fshatarė qė kėrkojnė viza nėpėr ambasada? Janė pikėrisht, kėta qeveritarė qė procesin e integrimit tė Shqipėrisė me Europėn po e zhveshin pėrditė e mė shumė nga thelbi i tij human, liria e njeriut, duke e shndėrruar nė njė proces tė akullt, pa shpirt, shkresor, mizor. Janė qeveritarėt, sepse tė qeverisėsh nuk do tė thotė tė kapardisesh forumeve dhe tė marrėsh duartrokitje, tė pasurohesh rrufeshėm, tė qeverisėsh do tė thotė nė rradhė tė parė tė mbrosh jetėn e shtetasve edhe duke sakrifikuar nga jeta jote. Dhe vdekja e shtetasve ėshtė produkti mė i keq i njė qeverisjeje tė keqe.

Qė shteti shqiptar ėshtė i varfėr, i pazhvilluar, jo i stabilizuar kjo dihet dhe ėshtė e drejtė qė nėnshkrimi i marrėveshjes sė asociimit me Shqipėrinė tė zgjasė deri sa tė arrihen standartet e kėrkuara. Por a ėshtė e drejtė qė jeta e njeriut, e shqiptarit, tė lidhet fatalisht me karrocėn e shtetit? Cilat standarte europiane e pėrligjin mosdhėnien e vizave pėr qytetarė normalė nėpėr ambasadat perėndimore nė Tiranė? Nė emėr tė cilave norma, sportelet mosbesuese tė ambasadave kanė vite qė kryejnė po atė funksion qė kanė kryer dikur, telat me gjemba tė Republikės Popullore Socialiste tė Shqipėrisė, funksionin e ndalimit tė shtetasve shqiptarė pėr tė lėvizur lirisht? Kush paska thėnė qė liria e lėvizjes sė shtetasve duhet tė varfėrohet nė raport tė drejtė me varfėrinė e shtetit? Kush paska thėnė qė sportelet e vizave tė shndėrrohen nė postoblloqe qė i thonė njerėzve ndal, duke i hedhur pashmangshėm nė thonjtė e trafiqeve, nė thonjtė e vdekjes?

Asnjė nga parimet europiane dhe universale tė lirisė sė njeriut nuk e justifikon ndalimin qė pėrfaqėsuesit e Europės nė bashkėpunim me heshtjen servile tė qeveritarėve, po kryejnė prej vitesh nė kryeqytetin shqiptar. Getoizimin e shqiptarėve nuk e justifikojnė as edhe masat e kujdesshme dhe nevojat e luftės kundėr terrorizmit. Pėrkundrazi, pakėsimi i lirisė sė lėvizjes nuk tregon gjė tjetėr veēse, paaftėsinė e dyanshme pėr tė instaluar njė sistem masash tė kujdesshme nė luftėn kundėr terrorizmit, trafiqeve, korrupsionit. Shqiptarėt sot, janė popull i ndaluar, janė njerėz tė ndaluar pėr shkak tė rregullave burokratike qė nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me administrimin zyrtar tė lėvizjes sė lirė. Telat me gjemba tė diktaturės komuniste i kanė zėvendėsuar gjembat e paragjykimeve nacionaliste, nga tė cilat jo mė Ballkani, por as Europa nuk ėshtė e emancipuar. Dhe kjo e fundit, nuk po e kupton se duke shkelur mbi tė drejtat e shqiptarėve, po gėrryen padukshėm, por rrezikshėm gurin kryesor tė themelit tė saj, tė drejtėn e njeriut pėr tė jetuar i lirė jetėn e tij tė pakthyeshme, jetėn qė nuk ia ka falur shteti, por natyra, Zoti.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara