HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kryeministri turist i njė populli emigrantėsh

-- nga Adrian Thano, zv/kryeredaktor, Shekulli

Adrian Thano Rinas
Nė mes tė dhjetorit, zoti kryeministėr ishte nė Paris pėr tė festuar suksesin si autor i vjershės “Zogu dhe hapėsirat pa mbarim”. Nė fund tė dhjetorit ishte nė Vjenė pėr tė kaluar Vitin e Ri. Pastaj i humbi gjurmėt. Nė fillim tė janarit, dikush e kishte parė nė Stamboll. Pardje u sinjalizua papritur e papandehur nė Rinas.

Njė stacion televiziv transmetoi mbrėmė pamjet e zbritjes sė shkėlqesisė sė tij nė aeroport nga njė avion Ēarter. Meqė nuk mund t’u hante mė shumė se dy-tre orė kohė pushimeve tė tij dimėrore, nuk mund tė shkonte nė zyrė. S’ka gajle, shkoi zyra tek ai. Paralelisht me mbėrritjen e shefit, nė Rinas u panė tė zbrisnin nga njė furgon, njėri pas tjetrit, pjesėtarėt e stafit kryeministror. Kushedi ē’kishin qė e mbanin shpinėn kėrrusur dhe kokėn ulur. Sheiku ynė qejfli pas njė bisede flesh me ta, ia shaloi edhe njėherė ēarterit enigmatik dhe na la prapė shėndenė. Kush ka menduar se fjalimi i tij me zogj ishte metaforė, le tė korrigjojė veten. Zoti Nano fluturon aq shpesh dhe aq shumė, saqė do ta kishin zili edhe dallėndyshet.

Po populli, ē’thotė populli, - do tė pyesė tani ndonjė budalla qė s’merr vesh si drejtohet shteti. Eh, sikur ta dinim ēfarė mendon populli. Dimė ēfarė mendojnė “kongresmenėt”. Pėr aq sa u takon, ata do tė vazhdojnė tė brohorasin “Fatos Nano” edhe sikur zogu i tyre t’u lėshojė njė goxha glasė mu nė kokėn e ndryshkur.

Dimė ēfarė mendon edhe stafi pranė kryeministrit. Njė zotėri i kėtij stafi shprehu dje habi pse duhet tė pėrbėnte interes pėr mediat kjo vizitė e shkurtėr e kryeministrit shqiptar nė Shqipėri.

Po populli? Kėtu nė redaksinė e Shekullit, kemi njė bar-kafe tė vogėl. Mbrėmė po shihnim nė televizion, blic-in e zotit Nano nė Rinas. “E sheh o File, kryeministrin, si bredh nėpėr botė, - pyeti dikush si me shaka, banakieren, njė mesogrua bujare qė punon gjithė ditėn e perėndisė. “Eh, mor djalė, ėshtė dhėndėr i ri ai, - ishte pėrgjigja e Files sonė qė as i hidhte sytė nga televizori. Shikonte sahatin e energjisė. I ėshtė bėrė zakon qė prej 1 janarit tė kėtij viti. Turizėm tė mbarė zoti kryeministėr!

Karaburun

Ēfarė rastėsie... Pak ditė pas formimit tė qeverisė sė re, rinisi avazi miliarder i trafikut tė njerėzve. Paska qenė e mbarė kjo qeveri pėr skafistėt. Ta mendosh trashė-trashė, nuk ka ndonjė gjė pėr t’u ēuditur. Gomonet dhe skafet u zhdukėn ca muaj mė parė, fare papritur. Me njė llaf goje si i thonė. Doli kryeministri ditė tė shtunė, dogji dy gomone dhe tha: Nesėr e tutje, nuk do shihni mė asnjė skaf trafikantėsh nė det... Vėrtet, tė dielėn, nuk kishte mė asnjė pėr be. E kur u ndal kaq magjishėm ky trafik qė dukej i pandalshėm, pse tė mos rinisė po ashtu ?

Dhe ka rinisur. Nė mėnyrė tė tmerrshme. Rreth 50 fatkeqė kanė sinjalizuar mbrėmė se ishin duke u mbytur. Deri nė mesnatė, nuk kishte ndonjė shpresė shpėtimi. Megjithė pėrpjekjet e policisė, gomonia ėshtė zhdukur nė mjegull. Ndoshta sot nė mėngjes do tė dėgjojmė lajme tė kobshme…

Po kryeministri? Sa i biem nė qafė dhe kėtij kryeministrit… Fundja, ē’punė ka kryeministri me ata 50 tė mjerė qė nuk dimė nėse janė mė nė jetė apo nė fund tė detit tė ftohtė tė janarit. Po ja, ndoshta mbrėmė nga dhoma e ngrohtė luksoze e hotelit tė rradhės, zoti kryeministėr ka pyetur veten: “Ore pse ikin kėta njerėz…? Ēfarė i detyron tė marrin arratinė ?

Sikur tė zgjateshim pak pėr ta prekur zotin Nano tek kėmbėt… Sa pėr ta pyetur: “A ke ndonjė pėrgjigje…?” Ndoshta na i thotė… Kur t’i bjerė rruga kėtej nga Shqipėria.

Shekulli, 10/01/2004

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara