HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Demistifikimi i kapitalizmit

-- nga BESNIK ALIAJ

Dėshtimi i ekonomisė sė centralizuar nė kampin komunist pothuaj konsolidoi edhe nė Shqipėri opinionin se kapitalizmi dhe ekonomia e tregut tė lirė janė sistemet mė efiēente pėr gjenerimin e pasurisė dhe prosperitetit ekonomik. Praktikat, nga euforia e fillimit tė viteve 90-tė e deri tek zhgėnjimet e sotme, kanė ngritur mjaft pikėpyetje nė kėtė drejtim. A ėshtė vallė kultura dhe historia e vendeve ish-komuniste dhe atyre nė zhvillim qė pengon nė njėfarė mėnyre zhvillimin e kapitalizmit? Apo ndoshta njerėzve nė kėto vende u mungon pasuria intelektuale dhe materiale qė tė iniciojnė bizneset e tyre? Ēfarė mund tė thuhet nė kėtė pikė pėr Shqipėrinė postkomuniste?

Nė fillim tė viteve 2000, Co-PLAN llogariti qė vetėm nė Bashkinė e Kamzės (95% e tė cilės ėshtė ndėrtuar nė mėnyrė informale pas vitit 1990), komunitetet lokale kanė investuar gjatė njė dekade tė paktėn 100 milionė US $ nė ndėrtime pėr qėllime strehimi, biznesi dhe infrastrukturė bazė, ndėrkohė qė investimet publike nė mjaft raste kanė munguar totalisht ose nė rastin mė tė mirė nuk e kanė kaluar vlerėn 100,000 US $/vit. Akoma mė tej, afėrsisht 6-7 nga 10 objekte tė ndėrtuara pas vitit 1990 nė Shqipėri janė ndėrtuar nė mėnyrė ilegale/informale. Tashmė ėshtė e qartė se sektori informal nė vend pėrbėn njė aktor tė painjorueshėm, madje duke pėrfshirė edhe sfera si biznesi i vogėl, transporti, tregtia, shėrbimet e ndryshme, etj.

Me pak fjalė mund tė themi pa frikė se Shqipėria aktualisht ėshtė pėrfshirė nga njė “revolucion“ masiv social dhe ekonomik i ngjashėm me Revolucionin Industrial qė ndodhi nė Perėndim dy shekuj mė parė, duke i dhėnė shkas lindjes sė vetė kapitalizmit. Gjatė dekadės sė fundit, tė paktėn njė e treta e popullsisė sė vendit, e cila ka jetuar nė terrene tė vėshtira malore, e ka abandonuar mėnyrėn tradicionale tė jetesės pėr t’u shpėrngulur nga zonat e izoluara rurale drejt qendrave tė mėdha urbane, dhe ekonomive me globale tė ndarjes dhe zgjerimit tė tregjeve tė punės cilat u parashikuan nga Adam Smith dhe Karl Marks shekuj mė parė.

Popullsia e Tiranės tashmė ėshtė 3-fishuar, Durrėsi ėshtė 2-fishuar, Kamza dhe Fushė-Kruja janė 10-fishuar, bregdeti shqiptar po pėrjeton sot njė bum demografik, e kėshtu me radhė. Nė mėnyrė tė ngjashme, gjatė dyzet vjetėve tė fundit 4 bilion njerėz nga vendet ish-komuniste dhe nė zhvillim janė zhvendosur nga fshatrat drejt qyteteve. Kėta qindra-mijėra, madje miliona, njerėz tė sapoardhur qė gėlojnė nė periferitė e qyteteve tė mėdha janė aktorėt mė tė rinj nė skenėn kombėtare dhe globale tė ekonomisė.

Edhe pse migrantėt e rinj tė postkomunizmit jetojnė nė qytete fantazma dhe janė tmerrėsisht tė varfėr nėse krahasohen me standardet perėndimore, ata nė fakt nuk janė “proletare“ dhe nuk janė pa asete. Madje eksperiencat botėrore, tė ngjashme me atė tė Shqipėrisė aktuale, dėshmojnė se ata pėrfaqėsojnė njė klase tė re tė “sipėrmarrėsve“ qė po krijohet mbi bazėn e njė sistemi pronėsie tėrėsisht informal. Ashtu si nė Shqipėri, nė shumė qytete tė botės nė zhvillim, rregullat qė pėrcaktojnė se kush ka nė pronėsi njė objekt tė caktuar ndryshojnė nga lagja nė lagje, dhe nga rrugica nė rrugicė. Tė drejtat e pronėsisė nė kėto zona shpesh rrjedhin nga logjika ekstreme tradicionale dhe fetare, madje mund tė trashėgohen edhe nga sisteme mjaft primitive e gati mesjetare qė u ka kaluar tėrėsisht koha.

Sidoqoftė, kėta “sipėrmarrės“ tė heshtur qė zotėrojnė “assete ekstraligjore“, tė cilat pėrllogariten me shifra tronditėse dhe madje tejkalojnė shumė herė ndihmat e huaja multi- dhe bi-laterale dhėnė vendit tonė, pėr hir tė vėrtetės nuk duan tė jetojnė jashtė ligjit. Prova pėr kėtė ėshtė fakti qė edhe pse janė tė detyruar tė operojnė jashtė sistemit ligjor, kėta njerėz kanė krijuar tashmė “ligjet“ e tyre ekstra, tė cilat nuk janė aspak rregulla tribale-feudale sesa elemente fillestare tė mirėfilltė tė ekonomisė sė tregut qė po ravijėzohet. Pėr kėta njerėz, ekonomia e tregut dhe kapitali nuk janė “paragjykime borgjeze“ apo “koncepte jashtėtokėsore“ por qėllime dhe objektiva pėr tė cilat ata sfiliten ēdo ditė me ambicien pėr t’i realizuar.

Nga ana tjetėr, nė mjaft vende, pėrfshi edhe Shqipėrinė, procedurat pėr tė siguruar pronėsinė zyrtare ligjore tė njė ndėrtese apo tė njė biznesi shpesh janė mjaft tė gjata, tė kushtueshme, pėrjashtuese, burokratike, tė korruptuara dhe tepėr tė komplikuara, duke kontribuar me shumė pėr zgjerimin e sektorit informal se sa pėr minimizimin e tij. Pikėrisht kėtu qėndron problemi mė thelbėsor. Nė vend qė t’i ndihmojė njerėzit, ashtu siē ėshtė asktualisht ligji i pėrjashton ata! Ėshtė saktėsisht ky kurth ligjor qė prodhon ndjenjėn e vetėpėrjashtimit pėr mjaft njerėz tė thjeshtė tė cilėt ēdo ditė pėrfundojnė nė logjikėn e informalitetit dhe tė njė “klase sociale“ tė dorės sė dytė.

Kjo ndodh sepse nga vendimmarrėsit ende nuk po kuptohet qė sistemi/legjislacioni pėr evidentimin e pasurive tė paluajteshme dhe bizneseve janė esenciale pėr zhvillimin dhe prosperitetin e njė vendi. Akoma mė keq nuk po kuptohet se koncepti i pasurisė sė paluajtshme nuk ka tė bėjė thjesht me pronėsinė, por ėshtė “arkitektura“ e fshehtė qė pėrcakton fatin e ekonomisė sė tregut nė njė vend. Pa sisteme dhe institucione profesionalisht ligjore pėr evidentimin e saktė dhe ligjor tė pasurive tė paluajtshme dhe bizneseve, pėrpjekjet pėr tė krijuar njė ekonomi tė qėndrueshme tė tregut janė tė destinuara tė dėshtojnė tėrėsisht.

Lidhja midis njė sistemi zyrtar dhe tė ligjshėm tė pasurive tė paluajtshme dhe krijimit tė mirėqenies nė njė vend, bėhet edhe mė esenciale pėr rastin e Shqipėrisė po tė kuptojmė sė pėrveē posedimit fizik tė shtėpive dhe bizneseve, njė pjesė e mirė e shqiptarėve nuk mund tė gjenerojnė pasuri dhe mirėqenie, pasi asetet e tyre qėndrojnė tėrėsisht jashtė sistemeve ligjore, ose nė rastin mė tė mirė janė regjistruar me shumė pasaktėsi dhe deformime, duke krijuar probleme serioze pėr tė ardhmen. Fatkeqėsisht, pikėrisht institucioni i regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme – ai qė duhet tė garantojė funksionimin dhe suksesin e ekonomisė sė tregut nė Shqipėri – rrezikon tė degjenerojė nė njė institucion malinj, politikisht tė varur, dhe kryekėput kleptokratik, ndėrsa pėr tė ndryshuar gjendjen e tij tashmė nuk bėhet me fjalė pėr reformė, se sa pėr ta ringritur atė nga e para.

Dikush mund tė pyesė: pse ky qėndrim kaq radikal? Sepse pronėsia nuk mund tė jetė krejtėsisht e pasigurtė siē ėshtė nė Shqipėri! Sepse nė kėtė mėnyrė nuk mund tė verifikohen dot sistematikisht adresat dhe tė mblidhen taksat! Edhe asetet nuk mund tė pėrshkruhen sipas standardeve tė biznesit! Njerėzit nuk mund tė detyrohen tė paguajnė borxhet! Autorėt e vjedhjeve dhe humbjeve financiare nuk mund tė identifikohen! Si rezultat, ndėrtesat dhe toka nuk mund tė pėrdoren pėr tė garantuar kreditė dhe kontratat! Pronėsia e njė biznesi nuk mund tė ndahet dhe tė paraqitet nė pjesė tė cilat mund tė blihen nga investitorė tė ndryshėm! Pa ligje dhe institucione pėr pasuritė e paluajtshme, kapitali nė vetvete e ka tė pamundur tė rikrijojė mirėqenie dhe pasuri, pasi instrumentat qė shėrbejnė pėr tė depozituar dhe transferuar vlerėn janė tė gjitha tė pėrcaktuara nga arkitektura e marrėdhėnieve ligjore me tė cilat njė sistem pronėsie ėshtė ndėrtuar.

Nė pėrfundim mund tė themi se pėrgjigja mbi fatin i zhvillimit tė kapitalizmit pėr vendet nė tranzicion (pėrfshi edhe Shqipėrinė) varet tėrėsisht nga vetė qeveritė e kėtyre vendeve. Kėto tė fundit duhet tė marrin iniciativėn pėr tė konvertuar tė drejtat e pronėsisė nga gjendja informale nė atė ligjore. Pėr mė tepėr kjo gjė duhet shtrirė nė mbarė territorin e vendit. Pėrvoja e vendeve mė tė zhvilluara nė Perėndim dėshmon se vetėm tė drejtat e pronėsisė sė ligjshme janė garancia kryesore pėr zhvillimin e suksesshėm tė kapitalizmit – sistemit ekonomik tė cilin e pranuam njėzėri nė fillim tė viteve 90-tė.

Shekulli, 08/01/2004

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara