HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Hapja e dosjeve tė hapura?

Qė tė merresh vesh me Zotin duhet tė sulmosh qiellin

-- nga Bedri Blloshmi,
Ish i burgosur politik, vėllai i poetit tė pushkatuar Vilson Blloshmi

Tani po bėrtasin tė gjithė pėr hapjen e dosjeve dhe janė dakord qė ata tė happen, por kėta qė bėrtasin dhe qurraviten, unė do t'i ndaja nė dy grupe.
Grupi i parė, janė spiunėt, tė cilėt janė tė sigurtė se njė gjė e tillė nuk do tė ndodhė kurrėn e kurrės dhe nga qė kanė kaq siguri bėrtasin mė shumė nga tė tjerėt. Ata janė tė bindur pėr kėtė. Ndėrsa grupi i dytė, janė ata qė janė tė sinqertė, tė ndershėm, qė e ndiejnė dhimbjen realisht dhe duan qė kjo tė ndodhė, por kėtė e pengon forca e kartonit qė ėshtė shumicė dhe siguron moshapjen e tyre. Kurse ata qė duan janė nė minorancė, janė tė bindur qė nuk do tė hiqet pluhuri i kėtyre dosjeve. Sigurimsat dinė mirė njė gjė, se sa vjet duhen tė deklasifikohen dokumentet e tyre.
Pėr kėtė janė tė qetė. Ndofta shekullin tjetėr, kur tė kenė vdekur tė dyja palėt dhe krimet e shkatuara nga kėto do tė ngelen jetim. Tė shohim cili do tė favorizohet, viktima apo xhelati. Ne po presim dhe po pėrpiqemi qė tė gjejmė akoma tė tjerė qė janė pa gjetur se ku janė pushkatuar.
Eshtė e domosdoshme qė edhe ata tė humbur tė kenė njė varr, sepse janė shqiptar dhe marksizmi shqiptar i vrau. Tė shohim, se ėndėrrat dalin nganjėherė. Unė besoj. Mirė pra, ne jemi kėtu rrugėve.
Nė njė nga numėrat e gazetės "Albania", nė njė shkrim tė tij, Pjetėr Arbnori shkruante, se paska pasur pėr dėshmitarė disa poetė. Po ashtu edhe Visar Zhiti.
Po them dy fjalė fillimisht pėr tė parin. Pjetėr Arbnori, ishte jo pak, por plot 5 vjet Kryetar Parlamenti, qė do tė thotė, se kishte maxhorancėn absolute. Kush e pengoi? Pse s'e bėri? Ēfarė e pengonte, kur e dinte qė forca e kartonit ishte absolute? Kur ne po shohim sot pėr ditė se ēfarė "mrekullie" po bėjnė socialistėt. Pse e bėjnė? Sepse kanė mazhorancėn dhe forcėn e kartonit. Ata po zgjidhin ēdo gjė siē duan vetė. Kėtė fuqi e ka patur edhe z. Pjetėr, apo jo!
Le tė vazhdojmė me z. Zhiti, tė cilin unė e kam mik, kemi qenė bashkė nė kampin famkeq tė Spaēit, ku kemi nxjerrė vagona me shpirt nėpėr dhėmbė pėr llogari tė diktatorit.
Me sa di unė, Visar Zhiti e ka falur dėshmitarin qė ėshtė poet. Kanė punuar ca kohė bashkė me njeri-tjetrin pėr disa botime, qė pėr mua do tė thotė se janė kompensuar me njeri-tjetrin. Visari ka shkrojtur disa romane dhe emrin e dėshmitarit nuk e ka pėrmendur.
Pra, tė marrė sėbashku, lind pyetja, pse u doli gjumi kaq vonė? Kush ishte shkaku qė u zgjuan nga letargjia 15-vjeēare?
Megjithėse, nėse do tė ndodhė qė do tė krijohet komision pėr t'u hequr pluhurin spiunėve tė dekoruar nga Arkivi i Sigurimit tė asaj bande qeverisėse, unė kėrkoj me ēdo kusht, qė tė mos jenė mė ata, qė kanė qenė nė ato komisione. E kam fjalėn pėr njė farė Uran Aliēka, sepse ky ka qenė dhe ka fshehur fakte rrėnqethėse kur punonte nė Arkiva.
Ky e ka hequr, apo nuk e deklaroi, se kush e ka bėrė akt-ekspertizėn letrare tė poezisė "SAHARAJA", qė ka pėr autor poetin e pushkatuar, Vilson Blloshmi.
Nuk e di, se nė ēfarė pike lidhet, bashkohet ai me kėtė bashkėpuntor qė quhet Koēi Petriti. Akt-ekspertiza ka firmėn e Koēi Petritit, por Uran Aliēka, duhet tė ketė ndonjė detyrim shumė tė madh, qė e ka bėrė kėtė veprim, sepse ishte i vetmi njeri qė u autorizua tė merrej me kontrollin e dosjeve.
Tė kundėrtėn ka bėrė me poezinė "OXHAKU" tė poetit tė pushkatuar, Genc Leka. Urani ka thėnė nė librin e tij "Ringjallja", qė unė do ta quaja "Rivarrosja", se akt-ekspertizėn pėr poezinė "Oxhaku" e ka bėrė Diana Ēuli, qė nė atė kohė punonte nė Lidhjen e Shkrimtarėve. (Shih librin: "Ringjallja", fq.194).
Uran Aliēka e ka fshehur akt-ekspertizėn, qė mban firmėn e tė "famshmit" Myzafer Xhaxhiu, tė cilin Rexhep Mejdani, kur punonte nė Presidencė, nxitoi dhe e dekoroi pėr 86 vjetorin e turpit si bashkėpunėtor tė Sigurimit.
Tek "Ringjallja", mė del dhe njė emėr tjetėr, Uran Butka. Unė kėrkoj ndejsė, nėqoftėse njeri nga kėto tė dy pėrmendet gabimisht. Ky Butka, ka bėrė shumė pėrpjekje pėr bashkėpunėtorin e Sigurimit Koēi Petriti dhe e dekoroi "Mėsues i Merituar". Po, po! Bile nė njė ditė, kur kėtė titull do ta merrte edhe Genci me Vilsonin. Dhe ku? Nė Librazhd, nė tė njėjtėn orė dhe nė tė njėjtėn sallė. Kur vajtėm ne pjesėtarėt e familjes sė Gencit dhe Vilsonit nė sallėn, ku do tė zhvillohej ceremonia, rreshtin e parė e kishte zėnė bashkėpunėtori i Sigurimit, Koēi Petriti dhe anash kėtij qėndronte njė Zv/Ministėr i Arsimit, si dhe deputeti i zonės.
Sapo u shfaqa unė te dera, deputeti dhe zv/ministri, mė bėri shenjė tė ulesha pranė tyre. Por unė reagova menjėherė, duke dalė jashtė dhe u nisa pėr Tiranė.
Ceremonia nuk u zhvillua, por me sa di unė Koēi Petriti e ka marrė kėtė titull fshehtas me ndėrhyrjen e Uran Butkės, jo Uran Aliēkės, tė mos i ngatėrrojmė.
Po ky Uran Butka, nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 2001 propozon dhe me ndihmėn e disa tė tjerėve e caktojnė spiunin kandidat pėr deputet nė rrethin e Korēės. Gazeta "TemA", shkruante atėherė me shkronja tė mėdha: "Korēa zgjedh kandidat pėr deputet bijtė mė tė mirė e mė tė talentuar, Koēi Petritin".
Sapo e lexova nė gazetė, kėrkova takim me z. Berisha, i cili bėri atė qė duhej bėrė. Por sot, gjaku i vėllait tim dhe vėllezėrve tė tjerė shqiptarė qė u pushkatuan si ai, shkelėt sėrisht nga kėta Koēi Petritėt, qė kanė paturpsinė dhe nxjerrin fytyrėn nėpėr ekrane pėr t'u dhėnė kėshilla letrarėve tė rinj, qė dikur tė rinjve tė talentuar u morėn jetėn.
Duhet tė jesh fare pa dinjitet, qė tė bėhesh kaq egoist pėr tė dalė ekraneve, kur e di qė dy djem tė rinj, dy poetė pėr shkakun tėnd nuk jetojnė mė.
Nėse do tė ndodhė, qė do tė krijohet komision pėr hapjen e dosjeve, tė mos caktohet Astrit Faqolli, i cili punon nė Ministrinė e Drejtėsisė, sepse babai i tij, Hysen Faqolli ka qenė Kryetar i Komitetit Ekzekutiv tė rrethit tė Librazhdit dhe ka ndikuar direkt nė pushkatimin e dy poetėve.
Kuptohet, qė nuk do tė caktohet edhe Selim Caka, i cili ka qenė shef hetuesit, nė kohėn kur ne u hetuam dhe u denuam, sepse ai ka zgjedhė vetė veprimin kriminal edhe pse me vonesė. Por, nuk duhet tė caktohet as Dhimitėr Beshiri, akovat i Nexhmije Hoxhės, as Lulo Ymeri, qė ka qenė njė ndėr hetuesit e mi, as Ligor Kondili, qė ka qenė hetues kryesor i vėllait, as Petrit Azemi, tė cilin e ka punėsuar "Avokati i Popullit", Emin Dobjani nė zyrėn e vet.
Ka dhe shumė tė tjerė, qė u vijnė duart era gjak? Mejdani, tė gjithė kėta i ktheu nė punė, duke i vlerėsuar si punonjės me pėrvojė. Qeveria e Partisė Demokratike i liroi nga detyra, disa mė kryesorėt, por tani ata janė nė vendet e tyre tė mėparshme.
Tė gjithė ne tė pėrsekutuarit, qė ishim nė punė nė Qeverinė Demokratike u liruam pėrnjėherė pas vitit '97, dhe '98 dhe jemi rrugėve pa rrogė, pa pėrkrahje sociale pa asgjė. Pjesa qeverisėse e shoqėrisė, qė quhet socialkomuniste nuk na pranon, se jemi tė dėnuar nga baballarėt e tyre, kėshtuqė s'ka si tė ndodhė ndryshe.
Lufta e klasave, vazhdon me tė gjitha format e saj. Kėshtu ndodhi edhe me mua nė vitin 1998. Kur mė liruan nga detyra, qė isha nė Gardėn e Republikės, Shefi i Pėrsonelit tė kėtij Insititucioni mė tha shprehimisht: "Z. Blloshmi! Mė kanė autorizuar t'iu them, se pėr sistemin qė do tė ndėrtojmė ne "fitimtarėt", ju jeni i papėrshtatshėm".
Mirėpo, pėr "merita tė veēanta", ky person dėrgohet nė Portin e Vlorės me punė dhe nė tragjedinė e 9-tė Janarit 2004 pezullohet nga puna "gabimisht", sepse mbas sqarimit fitoi "pafajsinė" dhe tani vazhdon pa asnjė shqetėsim aty ku ishte.
Sot nuk ka asnjė sigurims pa punė, asnjė hetues, operativ, kryetar dege apo bashkėpunėtor vullnetar tė kooperativave, pra ēdo gjė koordinohet si mė parė, duke riaktivizuar lidhjet e vjetra.
Po e pėrfundoj kėtė shkrim duke cituar Hygoin:
"Se pėr njė nėnė qė ka humbur djalin e saj, sado tė zeza tė jenė rrobat e zisė, koha dhe larja ato i zbardhė, ndėrsa zemra e kėsaj nėne mbetet po aq e zezė sa nė ditėn e humbjes sė fėmijės".

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara