HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Liria ėshtė njė mut i madh!...

-- nga Shefqet Dibrani

Shefqet Dibrani Pėrkitazi me poezinė "LIRIA" tė Basri Ēapriqit, botuar nė librin "Frutat bizare", Prishtinė 1996.


Basri Ēapriqi

L I R I A

asgjė e re s'ndodh dhe do tė shkojmė nė fund
nė fund tė fundit
liria ėshtė njė mut i madh dhe s'e vlen as jetėn
ta japėsh pėr tė, as atė cikrrimė lirie si s'i lodh
ata hanė hekur me dhėmbė, liria ėshtė faj i
rėndė qė bartim lidhur nė qafė e shpiejmė diku larg
ku s'dinė as ata qė hedhin hapa mamutėsh liria
ėshtė njė mut i madh tė lodhin heronjtė dhe kurvat
tė mbesin nė qafė ata hanė hekur me dhėmbė ato hanė
hekur me dhėmb dhe tė shtrydhin me fjalime tė gjata
pėr paqen dhe pastertinė e racės ata i lodh paqja
ma sjellin lirinė nė pjatė dhe thikėn nė tryezė
ma marrin frymėn kur u pėlcet lėvozhga nga qetėsia

Prishtinė, 1996

Poezia "Liria" e Basri Ēapriqit ėshtė publikuar nė faqen 28 tė librit me poezi "Frutat bizare" qė u botua qysh nė vitin 1996. Libri si tėrėsi edhe atėherė u vlerėsua sikurse edhe poezia e Basri Ēapriqit qė ka zgjuar gjithmonė interesim, por nuk e di nėse atėherė, apo mė vonė, poezia nė fjalė ka tėrhequr vėmendjen e kritikės dhe tė lexuesit, nė pėrmasat e kontestit dhe pėrmbajtjes qė ka. Poezia ėshtė shkruar nė rrethana shtypje dhe dhune pėrmanente, atėherė kur nocioni i "Lirisė" nuk kishte kuptim, sepse pėr lirinė as qė mund tė flitej nė kuptimin imagjinar tė kėsaj fjale.

Mllefi qė del i shqiptuar nga vargjet e cituara ėshtė njė karakteristikė e veēantė, ashtu sikurse dufi i ēfryrė nė atė kohė qė ishte jo vetėm njė guxim qytetar, por dilte si njė eveniment i rrallė letrar, kur krijuesi dhe poeti do tė protestojė pėr tė gjitha indikacionet e "sjellsėve tė lirisė?!", tė cilat i ka regjistruar dhe atakuar shumė vite mė parė, se sa kur vendin do ta vėrshojė njė gjendje kaotike, e cila do tė ndodhė nė kohėn kur liria "prejudikohet" si njė nocion dhe koncept real.

Por, nėse poezinė "Liria" e shkėpusim nga kontesti kohor kur ėshtė shkruar dhe e vendosim nė njė kontest kohor tjetėr, kur nocioni "Liri", siē thamė mė parė, ka atė kuptimn real tė saj. Poezia merrė dimensione krejt tjera. Ajo, pra poezia shikuar nga rrafshi real ėshtė njė pasqyrim meditatitv i ideve, tė cilat vehen nė kontestin kohor dhe iu pėrshtaten ngjarjeve dhe rrethanave tė reja, qė janė krijuar nė hapėsirėn kosovare. Nė kėtė prizėm, autori ka arritur tė parandjejė shumė vite mė parė se "liria" mund tė jetė edhe njė nocion i shėmtuar, pra shprehur banalisht "njė mut i madh"!

Tani mė "Liria" shikohet me njė pikėpyetje tė madhe, sepse nuk po pėrjetohet ashtu siē e kanė gjakuar tė rėnit dhe as tė gjallėt, pra as ashtu si kemi ėndrruar pėr njė liri pak mė tjetėr, ku njerėzit e njė gjuhe dhe tė njė gjaku nuk do tė vriten, nuk do tė lendohen nė mes veti, pra nga ata qė pretendojnė se kanė sjellur lirinė, sepse "nė fund tė fundit liria ėshtė njė mut i madh" pėr tė cilėn, siē ėshtė shprehur qė atėherė edhe autori i saj, nuk "ia vlen as jetėn ta japėsh".

Tani shtrohet pyetja: Nė kėto vitet e pasluftės a ka pasur mėdyshje nė kėtė pikė? Themi Po, bile me shkronjėn e madhe duhet ta shkruajmė, sepse ka pasur dhe fatkeqėsisht ka mėdyshje tė tjera, madje, madje shpesh ėshtė shprehur si mllef i shfaqur pėr dukuritė e shėmtuara qė po ndodhin. Tani sikur nėnkuptohet se "liria ėshtė faj i rėndė qė bartim lidhur nė qafė e shpiejmė diku larg", duke u krijuar bindja se pikėrisht atė nocionin e "lirisė" jemi duke e larguar larg, larg, tej mundsive dhe arritjeve tona, dhe kjo po ndodhė kur "s'dinė as ata qė hedhin hapa mamutėsh", se veprimet partizanēe tė tyre kanė bėrė qė tė duket se "liria ėshtė njė mut i madh", sepse "tė lodhin heronjtė" dhe tribunarėt e tribunave primitive nė kujtim tė heronjėve, kurse, nė secilėn lagje dhe gati nė secilėn shtėpi, njerėzėve iu mungon buka dhe gjėrat elementare pėr jetės.

Nė anėn tjetėr derdhen miliona e miliona shpenzime pėr tė ngritur "Heronj e legjenda mitike" tė tipit ballkanik, kurse prapa qėndron ajo garda e poetėve koperativistė, pėr t'i zbukuruar idetė dhe fjalimet e mėdha, nė tė cilat shpikin dije, trimėri dhe mesazhe, qė kurrė si kemi dėgjuar pėr tė gjallė tė tyre dhe nuk kanė dalur nga goja e heronjėve, sepse ata kanė pasur tjetėr ideal. Mbase kishin edhe qėllim fisnik, dhe sigurisht pėr atė u flijuan. Ata, pra Heronjtė shkuan pėr mos i parė brigadieret dhe shkrimtarėt kooperativistė, qė "kurvat (po ju) tė mbesin nė qafė".

Madje, madje sot nuk ka as guxim tė kundėrshtohen kėto marrėzi as njė veprim i shėmtuar, sepse "ata hanė hekur me dhėmbė ato hanė hekur me dhėmb" dhe vazhdimisht kudo "tė shtrydhin me fjalime tė gjata, pėr paqen dhe pastėrtinė e racės" nga e cila vetėm ata kanė tė drejtė, vetėm ata kanė lirinė e fjalės, vetėm ata kanė tė drejtė nė Liri, por "ata i lodh paqja", i ka lodhur paaftėsia pėr ta bėrė Lirinė. Si duket kjo ėshtė njėra nga arsyet pse "sjellin lirinė nė pjatė dhe thikėn nė tryezė", e vazhdimisht po "marrin frymėn kur u pėlcet lėvozhga nga qetėsia", me vrasje makabre e dhunė qytetare, me shkatrrime dhe denigrime tė tė gjitha epiteteve dhe vetive tė mira, sepse "liria ėshtė njė mut i madh"!...

Nga gjithė kjo rrokullisje drejt njė humnere tė arritshme, sikur nocioni "Liri" sot shkruhet me njė pikėpytje tė madhe, ngase ėshtė bastardhuar nga palaēo ēlirimtarėsh, qė luftėn e kanė parė nė televizion, nga informatorė dhe lėpirės tė pjatave, nėpėr kancelaritė e shėrbimeve sekrete, kurse sot puthen tribunave dhe zgėrdhihen vazhdimisht pėr kaosin mė tė pėrēudshėm dhe "LIRINĖ" e sfilitur. Megjithatė, poeti Basri Ēapriqi mbetet njeriu, intelektuali dhe poeti i parandjenjave pėr gjėra dhe zhvillime tė shėmtuara, qė katėrcipėrisht ia ka qėlluar vite mė parė.

Poezia "Liria" e Basri Ēapriqit mbetet njėri nga krijimet mė tė rralla, qė i ka letėrsia e sotme shqipe. Ai, do tė mbetet poeti mė i saktė nė njė prognozim pėr kohėra e erėra tė furtunshme, qė do tė mbulojnė njė vend dhe njė hapsirė, nga tė cilat shoqėria e ka tė vėshtirė tė drejtohet dhe tė ecė vėrtikalisht.

Zvicėr, 2004

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara