HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Tragjedia shqiptare nė shtypin amerikan

-- nga BEQIR SINA, Nju Jork(SHBA)

Beqir Sina BENSONHURST NY: Imazhi i pasqyruar i Shqipėris e shqiptarve nė massmedian amerikane, ėshtė njė ndėr faqet mė tė errta tė kombit shqiptar, nė kėtė 5 vjeēar nė kontinentin - Amerika e Veriut. Prej kohės sė Mbretit Zog, kur marrdhėniet e Shqipėrisė me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, kishin filluar tė lulėzonin dhe media e athershme pasqyronte rregullisht, rrjedhjen, e zhvillimeve tė ngjarjeve nga Ballkani, nėpėrmjet Shqipėris e ish-"Jugosllavisė", vendi ynė Republika e Shqipėrisė, ėshtė bėrė njė mister i frikėshėm, pėr masmedian amerikane e amerikanin kurreshtar.

Njė pėrjashtim i vogėl, mund tė bėhet nė kėtė rast, ai ėshtė gjatė viteve 93 - 97, kur disa rrjete televizive amerikane madje me renome tė mėdha ndėrkombėtare, si: CNN, GalaVizion, e gazetat New York Times - Washington Times, kishin edhe nga njė korrespondet nė kryeqytetin shqiptar - Tiranė. Por, tani, pavarėsisht se kur ndodhin dhe si ndodhin ngjarje kaq tė dhimbėshme, nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, qė Republika e Shqipėris dhe shqiptarėt, tė jenė nė massmedian amerikane, duhet vetėm tė jenė tė vdekur, ose tė kenė kryer ndonjė veprim tė shėmtuar, drogė, prostitucion, vrasje tragjike.

Kryeministri shqiptar, njeriu mė i papėrgjegjėshėm i shqiptarve, vetem pėr tė qėnė prezent nė kėtė gjigand mediatik botėror, paguan deri nė rreth 50 mijė dollarė gazetės federale tė Manēesustit, Boston Newspaper, pėr botuar njė leter propogandistike, qė t'ju hapi edhe orkeset manjatėve amerikanė tė medias sė shkruar, se gjoja ky njeri qė s'e njeh kėrkushi nė Amerikė, mbeshtet luftėn kundra terrorizmit si: Toni Bler, Hose Maria Anzar e Silvio Bersluskoni... Dhe nuk ndihet fare tė bėjė mė shumė t'i ndryshoj imazhin Shqipėris nė Amerikė.

Por le t'i qėndrojm argumentit me anė tė fakteve. Prej, 1997, e zgjedhjeve tė mė vonėshme, mbytjes sė emigrantve nė Otranto, ansjeherė mė shumė se kaq nuk e ka parė ndonjėherė shqiptari nė Amerikė, emrin e imazhin e tronditur tė Shqipėrisė, nė massmedian amerikane. Mjafton t'u hedhėsh njė sy titujve tė mėposhtėm:

21 Albanian migrants die after boat sinks" News-leader" - Albania Mourns the Deaths of Immigrants" The Tuscaloosa News",
Families Report Seven Missing Following Deadly Shipwreck of Boat Ferrying Illegal Immigrant," Santa Fe New Mexican"
Boat sinks off Albanian coast; 21 dead, 7 missing "Tacoma News Tribune",
Boat sinks off Albanian coast; 21 dead, 7 missing" Sacramento Bee",
21 Dead, 7 Missing in Sunk Albanian Ferry" The Tuscaloosa News",
Boat carrying Albanian migrants sinks; 21 dead "Anchorage Daily News",
21 found dead in Albanian immigrant boat drifting off Italy "Channelnewsasia",
Boat carrying Albanian migrants sinks; 21 dead "The Beaufort Gazette" KATV Channel 7 -
"Boat Sinking Kills 21 Albanian Migrants", News 14 Carolina | 24 Hour Local News |
"Albanian boat accident kills 21", Immigrants Die After Boat Capsizes "Sky News",
21 dead as boat ferrying illegal immigrants from Albania to Italy sinks "Canada East",
21 die as speedboat sinks "Breakingnews",
Boat carrying Albanian migrants sinks; 21 dead "Tri-City Herald"

Kėshtu, massmedia amerikane, qė ka njė rėndėsi tė jashtėzakonėshme nė botė, dhe njihet botėrisht jo vetėm se pėrshkruan ngjarjet dhe zhvillimet me njė profesionalizėm dhe korrektėsi tė veēantė, por ajo ėshtė kthyer nė njė mjet botėror, i cili vė nė lėvizje nė kėtė vend, gjėndjen shpirtėrore tė secilit amerikan, lėviz politikanėt, Qeverinė, Senatin e Kongresin, prej nga nė fakt ėshtė edhe dera e hapur qė duhet parė nė mynyrė qė njė komb tė pėrparojė e tė hyjė nė zemrėn e mendjen e kėtij vendi kaq tė madh. Por, lajmet qė vijnė nga Shqipėria, nė SHBA, vetėm kur Shqipėria digjet e pėrvėlohet, si nė "Revolucionin jevgjito-komunistė tė 97', janė pasqyra e gjėndjes sė shqiptarve, nė ditėt e sotme.

Drejtėsia, shteti, dhe qytetarėt e njė vendi qė janė edhe tre shtyllat qė e formojnė njė komb, janė nė duart e njė shpurrre, njė klani mafioz, qė e ka kapur prej gryke Shqipėrinė, e se lė kėtė vend pėr tė prosperuar. Duke shfletuar gazetat shqiptare nė internet, e tė huajat shumė mė shpesh, me perjashtim tė Kosovės, qė ėshtė nė njė provė tė madhe ku ajo duhet tė kalojė me sukses tani testin e “standarteve” tė saja pėr t’u pavarėsuar, duke dėshmuar kėshtu nė arenėn ndėrkombėtare, njė pjekuri e maturi tė rallė e tė mahnitėshme, Shqipėria ėshtė akoma larg - shumė larg, nė ēdo kėndėvėshtrim nė kėtė drejtim. Pra, ky shtyp zien nga lajmet e zeza pėr qeverinė e shqiptarėve.

Republika e Shqipėrisė, e cila ka mė shumė se 10 vjet qė pretendon tė paktėn, se ėshtė njė shtet “demokratik” por ku pėrveē zgjedhjeve tė 22 Marsit 1992, zgjedhjet e tjera kanė qėnė tė manipuluara, tė vjedhura dhe tė kritikuara mė pas, shqiptarėt, dėgjojnė vetėm lajme tė dhimbėshme. Dhe ajo qė ėshtė mė e keqja ėshė se duhet vetėm tė vdesin ose tė vriten shqiptarėt, tė shohim Shqipėrinė e shqiptarėt nė faqet e shtypit amerikan. Akuza dhe kundėr - akuza, tė tė gjitha formave dhe shprehimive nga mė tė rėndomta midis qeveritarve e poltikaneve, ndodhin vetėm nė Shqipėri, madje edhe nga goja e vet tė koruptuarve, dėgjojmė e lexojmė gati nga ēdo ditė, mirėpo “drejtėsia” bashkė me institucionet e tjera nuk kanė bėrė asgjė, ato janė tė udhėhequra dhe tė komanduara, po nga ata qė ishin 12 vjetė mė parė...

Ekzistenca e korrupsionit nė Shqipėri tashmė dihet nga tė gjithė, dhe pėr mė tepėr edhe emrat e tė kurruptuarve janė pėrfolur, dhe janė lakuar nga tė gjitha organizmat ndėrkombėtare, por gjeri tani nuk kemi parė ndonjė “veprim” tė drejtėsisė qė t’i godasi kėta tė korruptuar. Si pėrfundim, nėpėr massmediat amerikane, lajmet mė tė zakonshme pėr nga Shqipėria, ngelen prapė vdekjet tragjike, korrupsionet, ose ndonjė lajm kondrabande apo vrasjeje, prostitucioni e droga me kuintal, deri tek amballazhimi i saj me vulat e Afganistanit.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara