HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Beogradi shprehet i kėnaqur me vizitėn e Nanos nė Prishtinė

-- nga Beqir SINA, Nju Jork (SHBA)

Beqir Sina MANHATTAN NY: Nė metropolin e botės, kryeqėndrėn botėrore New York, vizita e Fatos Nanos nė Kosovė, nuk pati ndonjė jehonė, jo vetėm nė medien amerikane, por edhe atė ndėrkombėtare. Vizita e Nanos nė Kosovė arriti vetėm tė pasqyrohet sot, nė disa prej tė pėrditshmeve tė Beogradit, si: Borba (Borba english Daily), Monitor, Ndeljeni Telegraf e Vijesti. Gazeta kėto kryesisht me qarkullim tė kufizuar nė Manhattan, vetėm nė pikat qėndrore, tė njohura kėtu pėr tregtimin e gazetave nga e gjithė bota.

Gazetat e Beogradit Borba (Borba english Daily), Monitor, Ndeljeni Telegraf e Vijesti, me anė tė disa shkrimeve tė tyre, tregojnė se kėsaj rradhe Beogradi, duket se nuk i ėshtė trembur fare vizitės sė Nanos, nė Kosovė dhe nuk ka treguar madje, ndonjė shqetėsim, ose tė ngrejė ndonjė pretendim qeveritar, pėr ta konsideruar atė si vizitė zyrtare dhe pėrzierje nė punėt e Serbisė, si heret e tjera. Nė tė gjitha kėto tė pėrditėshme beogradase, bie nė sy, se vizita e Nanos nė Kosovė, po trajtohet mė teper si "Njė vizitė qė u pėrket vetė shqiptarėve, "ku sillen argumente se kjo vizitė ishte e rėndėsishme pėr mė tepėr nė planin personal tė Fatos Nanos, se sa nė atė tė njė qeveritari tė lartė me ndikime nė Kosovė e Shqipėri, e ndoshta nė Serbi. Kjo vizitė, shkruajnė kėto gazeta, u bė nė njė kohė kur Fatos Nano, po kalon njė nga momentet mė tė vėshtira tė tijat politike, nė vendin e vet. Nė Kosovė, ai, shfrytėzoi mirė rastin qė me anė tė takimeve pro Nano dhe propogandės sė disa mediave atje, pėr t'u bėrė "hero" i luftės ēlirimtare nė Kosovė, si strumbullar i UĒK-ės, pėr tė ndryshuar kėshtu sado pak imazhin e rrėnuar keq tek shqiptarėt, qė ka sot Fatos Nano. Ai tė gjitha kėto i ka krijuar pas akuzave tė shqiptarve mė parė, pas takimit me Millosheviqin, dhe dekleratat e tij nė Lisbonė, Trisete e Kras Montana. Nga pikpamja shtetėrore kjo vizitė nuk qe aq e rėndėsishme sa u pėrshkua nga Tirana, pasi nuk pati projekte ekonomike, as strategji tė frymėzuara prej tij pėr afrimin e Shqipėrisė me Kosovėn.

Madje mė konkretisht, gazetat e Beogradit, duke shkruar pėr takimet e Fatos Nanos me udheheqėsit mė tė lartė tė Kosovės, pėr t'a prezantuar para opinionit serb kėtė vizitė si ēėshtje tė shqiptarve ndėrmjet tyre, kanė nėnvizuar takimin me presidentin e Kosoves, Ibrahim Rugova, dhe thėnien e Nanos se "Njohja e pavarėsisė sė Kosovės nuk ėshtė edhe aq formale".

Gazetat shkruajnė mė tej se "Pėrderisa presidenti i Kosovės Dr. Ibrahim Rugova i ka kėrkuar Fatos Nanos, qė Shqipėria tė pėrkrahė njohjen formale tė pavarėsisė sė Kosovės, pasi qė parlamenti shqiptar mė parė, e pat bėrė njohjen zyratare tė Republikės sė Kosovės, kryeministri Nano ėshtė pėrgjigjur se njohja e pavarėsisė nuk ėshtė njė gjė edhe aq formale".

Kjo vizitė sipas gazetave tė Beogradit,(Borba (Borba english Daily), Monitor, Ndeljeni Telegraf e Vijesti) nuk shihet fare nga Qeveria serbe si ajo mė parė nė Kosovė, kur Prishtinėn e pati vizituar edhe Pandeli Majko, atėherė kryeministėr i Shqipėrisė, megjithėse ajo qe vizita e tij krejt private. Ose si pretendimet ndėrkombėtare qė ngriti qeveria serbe nė organizamat ndėrkombėtare, me disa prej nga personalitetet e rėndėsishme shqiptare, qė deri mė tani kanė vizituar Kosovėn. Siē kanė qenė vizitat e disa ministrave, parlamentarve dhe zyrtarve tė tjerė, duke pėrfshirė edhe ish-ministrin e jashtėm Ilir Meta, ish presidentin Mejdani dhe Naltmadhėrinė e tij, Mbretin e gjithė shqiptarve. Leka Zogu i Parė.

Vizita e ish-kryeministrit Pandeli Majko, e realizuar me 6 prill tė vitit 2002, e ish-ministrit tė jashtėm Ilir Meta, ish presidentin Mejdani dhe Naltmadhėrinė e tij Mbretit tė gjithė shqiptarve, Leka Zogu i Parė, u kritikua ashpėr nga qeveria e Beogradit, duke u cilėsuar si pėrzierje nė punėt e brendshme tė Serbisė. Vėrejtjet e qeverisė sė Beogradit kishin tė bėnin me faktin se Shqipėria, nuk e kishte njoftuar Beogradin pėr kėto vizita, me ē'ka sipas saj ishte bėrė shkelje. Vizita e Fatos Nanos nė Prishtinė, pėrkoi edhe me ceremoninė e marrjes sė detyrės sė kryeministrit tė vendit nga Voijsllav Koushtunica, dje nė Beograd.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara