&nBSp;
HYRJE | HISTORI | LETËRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH | &nBSp; &nBSp; FJALA e LIRË


Shkrimet që paraqiten këtu kanë relevancë për Shkodrën dhe shqiptarët në përgjithësi.
Ju lutem, na shkruani:

[ ] ose [ Kontakti ]
&nBSp;
&nBSp; [ Kthehu ]


Çamët e humbën besimin se kauza e tyre do zgjidhej në Tiranë

-- intervistë nga Beqir SINA, Nju Jork (SHBA)

Beqir Sina Interviste me zotin SALI BOLLATI, ish kryetar i Shoqates Atdhetare Çameria ne Tirane, emigrant politike ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, aktiviste i dalluar i çeshtjes çame.

SALI BOLLATI, ish udheheqes i Shoqates Politike-Atdhetare "Çameria" flet ne SHBA, per rrezimin e Projektrezolutes nga Parlamenti i dominuar nga socialistet ne Kuvendine Shqiperise. Bollati e cileson mosaprovimin e Rezolutes, nje "zbythje" te mazhorances nen dirigjimin e shkopit te Fatos Nanos. Ai ka theksuar se nuk do te ndalen deri ne njohjen e te drejtave te tyre, sepse kane mbrojtjen ligjore te shtetit amerikane, dhe te gjithe shqiptarve te Amerikes.

Rezoluta, tha Bollati perfaqeson kerkesat me vitale te kesaj shoqerie ishte nje vleresim i Kuvendit te Shqiperise dhe se zgjidhja e ketij problemi do te ndihmonte pozitivisht ne zhvillimin e sigurise dhe bashkepunimin paqesor ne Ballkan.

Ne te njejten linje, ne perputhje me kerkesat e drejta te tyre, Bollati konkludon se rrezimi i Rezolutes nuk eshte gje tjeter veçse nje turp i madh i Parlamentit dhe i parlamentareve shqiptare, qe kane marre edhe votat e çameve. Ne kete kuptim, ai thekson se çamet nuk do ta ndalin luften asnjehere per te kerkuar te drejten. Sipas tij, çamet ne Amerike, si ata ne Shqiperi edhe ne vendet e tjera ku jane te vendosur pas shperguljes greke, do vazhdojne luften ne vazhdimesi brenda normave te sanksionuara ne Kartat Nderkombetare per te Drejtat dhe Lirite themelore te Njeriut.

BS: A u njohet me situaten me te re, të krijuar rreth çeshtjes çame dhe a mund te na e pershkruani se si e perjetuat ju dhe bashkesia juaj, lajmin se "Paralamenti shqiptare u thote Jo Çameve"?
SALI BOLLATI: Me keqardhje te madhe, dhe te papershkueshme, sepse, une vete e kam jetuar ne lekuren time qysh ne moshen 7 vjeçare, ate çfare ne sot kerkojme, e po na mohohet. Kam pare me syte e mi masakrat e temerrëshme, qe kane kryer e ushtruar shovinistat greke, ndaj popullsise çame ne trojet e tyre stergjyshore, per te vetmin faj se ne ishim shqiptare etnikë, ne tokat e shtepite tona stergjyshore. Prandaj, duke u dritheruar si une edhe çamet e tjere, gjithmone i perjetojmë ende ato vuajtje, te tmerrëshme dhe perpiqemi me te gjitha menyrat te veme nderin, dinjitetin dhe te drejten tone ne vend.

BS: Si e vlersoni qendrimin e maxhoraces socialiste ne hedhjen poshte te rezolutes per njohjen e çeshtje çame?
SALI BOLLATI: Me thene te drejten nuk ushqeja asnje iluzion se kjo padrejtesi e madhe historike, ne kundershtim me te gjitha legjistacionet dhe Konventat nderkombetare, do te zgjidhej nga politikanet e Tiranes (te Tiranes, e jo te Shqiperise!)
Kam qene nje nder themeluesit, e SHPA "Çameria" me 1991. Si dhe njeri nder ata qe Rezoluten bashkengjitur me letren qe dorzuam ne Ambasaden Greke, ne Tirane per ish-kryeministrin e athereshem z. Micotaqis, qe vinte ne Tirane per here te pare ne janar 1991. Aty ne çamet paraqesnim kerkesat tona te drejta, pa patur asnjehere qellim ndryshimin e kufinjeve, per te jetuar ne fqinjesi te mire edhe me Grekerit.

Por, dorezimi i Kishes Ortodokse Shqiptare, dhenia e tapive ardhacakeve greke ne Shqiperi, si edhe traktati qe u nenshkrua me 1966, humben besimin se kauza e jone me se e drejte do te zgjidhej ne Tirane, aq me pak shpresuam tek Athina. Mbas rremujavet te 97-tes, qe shkaktuan nga grekerit me ne krye Rrufjanin politik Fatos Nano, u binda plotesisht se Problemi Çam - si pjese e problemit mbarekombetar shqiptar, nuk ka asnje te ardhme me politikanet antishqiptare te Tiranes, qe jane vendosur dhe martohen nga grekerit, me bekimin greqisht te antishqiptarit Anastasios Janullatosit.

BS: A shihni ndonje mundesi reale, per t'iu kundervenë nga SHBA-të, qeverise sone qe te heq dore nga spostimi i çeshtjes çame?
SALI BOLLATI: Per fatin tone te mire, ketu ne SHBA, po behemi nje komunitet i mire, me prejardhje nga krahina te ndryshme shqiptare e nga Çameria, qe si ndajme asnjeherë problemet tona ne çdo treve. Keshtu qe do te perdorim te gjitha format e kundervenjes nepermjet medias amerikane e shqiptare, tubimve publike, peticioneve dhe takimeve me personalitetet e njohura amerikane, deri ne Qeveri, Senatin e Kongresin Amerikan. Do te shfrytezojme te gjitha mundesitë tona, te bindim Tiranen dhe te heq dore nga mosnjohja e spostimi i kesaj çshtje, duke filluar se pari çeshtjen çame ta bejme te njohur ne SHBA, si problem te shkeljes flagrante te te drejtave te njeriut si problem i njohur me te gjitha Konventat nderkombetare, te bindur se e ardhmja e ketij problemi kerkon nga ne te gjithe, me shume perpjekje e sakrifica.

BS: Cila do te ishte pergjigjia, e cila mendohet se kushtezoi rrezimin rezolutes, deklerata e kryeministrit ndaj parlametit se: "Nese miratoni Rezoluten per Çamet, atëhere dilni e prisni emigratet ne kufi"
SALI BOLLATI: Persa i perket kesaj pyetje megjithse duket se ju pergjigja edhe me larte kisha per te shtuar. Ata qe u edukuan me frymen e internacionalizmit, nuk kane se si e njohen shqiptarizmen. PPSH-ja, Partia e antishqiptarit E.Hoxha, jo vetem qe i kishte harruar shqiptaret e Kosoves, Çamerise, te Dibres, Tetoves, Tivarit e Ulqinit, Presheves, Bujanovcit, Medvegjes etj. por edhe po te permendej emeri i tyre, sot, ata do te merrin damken ose quheshin se ishin spiuna te UDB-s, çame te pabese e dibrane pa dine e iman siç shpreheshin ata qe thone sot se: "Ne se miratoni Rezoluten per Çamet, atëhere dilni e prisni emigratet ne kufi"! Per me teper sot, kur keta njerez jane te lidhur "kembe e koke" me interesat greke, nuk mund te dukeshin me qesharake, e te paftyre dhe te pabese per Shqiperine, ne pergjithesi, kur e "zbythen" ne parlament, nen shkopin kanoses, te dirigjentit grek Fatos Nano.

B S : Zoti Bollati, per mendimin tim Rezoluta çame ne Shqiperi, ka vetem rendesi morale, atëhere perse nuk u miratua? Perse u pergjaken vellezerit çame ne keto protesta?
SALI BOLLATI: Z.Sina, thoni se Rezoluta kishte rendesi morale! Po, e di se ka rendesi morale, por e verteta eshte se neve çamerit, si i thone fjales, jemi te zotet t'a nxjerrim buken nga guri, dhe ne Shqiperine nene, asnje çam, asnjihere nuk eshte kethyer ne lypes. Ne pronare ishim ne Çameri dhe grekerit i mbanim per sherbetore dhe argate, ashtu si ata te Dropullit, dhe tani jetojme me mire. Pra nuk eshte veçse arsyeja per pronat tona qe i shfrytezon greku, padrejtesisht per me se 60 vjet, por, per nderin e dinjitetin atyre qe i kemi lene pa varre ne trojet e tyre, per te gezuar edhe neve nje jete normale e morale si te gjithe shqiptaret ne trojet tona, etnike e ametare.

Pergjakja ndodhi se ata e dine karakterin tone. Me duket se keni qene i pranishem ne New York, kur une me guxim kete problem, pikerishte kur e pyeta te "ashtuquajturin" President A. Moisiun, se si mendonte ai te zgjidhet çeshtja Çame. Ai ne fillim hezitoi te pergjigjej, por mbas insistimit tim rreth pergjigjes se pyetjes, Presidenti i Shqiperise A. Moisiu, m'u pergjigj se me kete problem po meren disa gazetare angleze?!?. Pra, mendoj se pergjigjia do te ishte pyetja ime: Se sa ia vlen barra qirane qe te meremi per kete me Tiranen zyrtare?!

BS: Atëhere cilat jane kerkesat tuaja?
SALI BOLLATI: Demshperblim per shtepite dhe pronat e humbura te shqiptarve, te cilet siç dihet u debuan me force nga Greqia Veriore. Mundesi reale hyrjeje dhe dalje te pakushtezuar per popullin çam, qe jeton ne Shqiperi e Diaspore, per te kerkuar vatrat e tyre, e varrezat e te parave te tyre ne Greqi. Zgjidhje te drejte e ne kohe te te gjitha problemeve te ngritura, e te njohura me Konventa nderkombetare, qe çeshtja çame te trajtohet si nje çeshtje shembull e historise moderrne te krimeve kunder humanizmit, per te krijuar frymen e mirekuptimit dhe respektit reciprok midis grekerve dhe shqiptareve, duke i kontribuar ne menyre shembullore ne paqen, stabilitetin e sigurine ne Ballkan.

BS: A e keni marre parasysh kundervenien, qe mund t'ju vije ketu nga qarqet shoviniste greke, ose segmete te caktuara te lobit grek?
SALI BOLLATI: Per fatin tone shume te mire, e te shqiptareve ne pergjithesi, SHBA e tregoi veten ne çeshtjen e Kosoves, se si mbrohen keto çeshtje ne Amerike te pakten. SHBA-të jane ne gjendje te mbrojne te gjitha te drejtat e popujve dhe kombeve te vogla nga padrejtesite e koherave. Prandaj edhe ne kemi zgjedhur rrugen institucionale te shtetit, te cilit sot ne i perkasim si qytetare amerikanë. Ndaj, do te theksoja sa per te ditur, se Senati amerikan dhe Kongresi eshte ne dijeni të problemit tone. Akoma me shume ne te ardhmen e afert, si qytetare te ketij vendi te fuqishem demokratik, inkurajohemi dhe kemi besim se gezojme te drejten tone, qe te mbrohen te drejtat tona te pamohueshme, do apo nuk do ndokush.

Dhe keshtu persa i takon lobit grek ne SHBA, kam mendimin se si amerikanë, do ta kene mesuar respektimin e te drejtave te njeriut dhe s'kane si te bashkohen me ndonje te pavetedijshem si N.Gaxojani dhe zerat e çjerre rreth tij. Shqiptaret e Amerikes jane edhe shqiptare, edhe qytetare amerikane, e kete e kane treguar qe ne fillim te shekullit te shkuar se çfare jane ne gjendje te bejne per atdheun - Shqiperine Etnike qysh prej presidentit Ullsoin e deri tek Klintoni.

BS: Pra, ku jane shqiptaret e Amerikes ne kete situate?
SALI BOLLATI: Nje pyetje e bukur kjo: "Jane ne çdo takim, jane ne çdo demonstrate si para Shtepise se Bardhe, ashtu edhe para Kombeve te Bashkuara, dhe se nuk harrojne asnjehere edhe Çamerine e vellezerit e motrat e tyre çame. Pra te gjithe se bashku, me te drejten tone dhe ndihmen e Zotit, ne perputhje me Karten e Kombeve te Bashkuara, konform gjithe legjislacioneve nderkombetare ne fuqi, dhe me ndihmen e SHBA patjeter, çeshtja jone, e drejta jone, do te triumfoje pa tjeter, duan apo s'duan leganat e grekut...

BS: Me çfare mesazhi do t'ju drejtoheshe bashkekombasve te tu ne keto momenete kaq te rendesishme, per zgjidhjen e kesaj çeshtje?
SALI BOLLATI: Mesazhi im eshte se ka ardhur koha t'ju kujtoje ate, se jo me kot Fan Noli, tha "Neno (Shqiperi) mos ki frike, se ke djemte ne Amerike". Pra jemi ne ata qe duhet ta veme perpara kete çeshtje. Le te dridhen frikacaket dhe ata qe s'na duan !

BS: Si e vlersoni qendrimin e medies ne keto momente. A po luan ajo rolin qe i takon ne kete situate?
SALI BOLLATI: Persa i takon medias ne pergjithesi, papritmas po shikoj se eshte shume me atdhetare se shumica e atyre qe kane hyre ne parlamentin e Tiranes. Dhe jo per kompliment, por juve, nuk na keni lene rast pa e shtruar drejt problemin kombetar dhe ate te Çamerise Martire, ne veçanti. Ju faleminderit!

Shkoder.net... - Fjala e Lirë | Të drejtat e rezervuara