HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kanadaja tė njohė Pavarėsinė e Kosovės

-- nga Beqir SINA, Nju Jork (SHBA)

Beqir Sina Njė grup shkollarėsh shqiptaro-kanadezė, me banim nė Toronto, kanė kėrkuar qė edhe Paralamenti i Kanadasė duhet tė paraqesė njė rezolutė tė ngjashme me atė tė kongresit amerikan H. Res 28, pėr pavarėsinė e Kosovės.

Toronto, ON: Nėn udhėheqjen e ish-kongresmenit tė njohur nė bashkėsinė shqiptare z. Xhozef DioGuardi dhe Kėshilltares pėr Ēėshtje tė Ballkanit znj. Shirli Klojs Dioguardi, Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane ka arritur qė tė bindė dy prej udhėheqėsve kryesorė tė politikės sė jashtme tė SHBA nė Kongres, z. Henri Haid (Henry Hyde), ligjvėnės i shtetit Illinois dhe Kryetar i Komitetit pėr Marrėdhėnie me Jashtė tė Kongresit Amerikan, dhe z. Tom Lantos, Demokratin numėr njė tė Kalifornisė nė kėtė Komitet, qė tė paraqesin para Kongresit Amerikan Rezolutėn Nr. 28 (H. Res. 28) qė mbėshtet Pavarėsinė e Kosovės dhe i kėrkon SHBA-sė (politikės sė Jashtme) tė njohė pavarėsinė e Kosovės tani.

Eshtė i njė rėndėsie tė jashtėzakonshme tė trajtohet fakti; se sa ėshtė e pėrfshirė e gjitha, bashkėsia shqiptare nė Amerikė e Kanada, pėr tė vlerėsuar fushatėn pėr pavarėsimin e Kosovės me pergjegjėsi tė madhe kombėtare. Fushatė, e cila kjo ka arritur nė fazėn mė tė rėndėsishme, duke u shoqėruar edhe me njė peticion ndėrkombetar, tė nėshkruar deri tani nga qindra mijėra shqiptarė, anembanė globit. Bashkėsia shqiptare nė Amerikė e Kanada nė kėtė mėnyrė tė vepruarit, po e pėrshpejton punėn dhe veprimtarinė e saj nė kėtė drejtim. Pikėrisht, javėn e kaluar njė grup pėrfaqėsues i Lidhjes Shqiptaro-Kanadeze, nėn drejtimin e shkollarėve shqiptarė zhvilluan nje takim tė rėndėsishėm me Ministrin e Jashtėm Kanadez tė nderuarin Uilliam Graham (William C. Graham). Me kėtė rast Ministrit tė Jashtėm kanadez iu pėrcoll mendimi i rreth 25 mijė shqiptarėve tė Ontarios dhe rreth 50 mijė shqiptarėve tė Kanadasė pėr pavarėsinė e Kosovės. Zyrtari i lartė kanadez e zhvilloi kėtė takim nė vazhdėn e takimeve zgjedhore me pėrfaqėsues tė bashkėsive kanadeze tė boshnjakėve, ukrainasve dhe somalezėve.

Grupi pėrfaqsues pėrbėhej nga Fisnik Prishtina, Ismet Mirena, Luan Banka, Roland Isaj, Saimir Lolja, Sami Ademi e Visar Xhaferri. Gjatė bashkėbisedimit, Ministrit tė Jashtėm kanadez iu dorėzua edhe njė letėr-kėrkesė e pėrgatitur me kujdes dhe e bashkėshoqėruar me letrėn shoqėruese tė firmosur nga Kongresmenėt Henri Haid dhe Tom Lantosh dhe dokumentin H.Res.28.

Letra e pėrcjellė me kėtė rast Ministrit tė Jashtėm kanadez parashtron kėrkesėn qė edhe Parlamenti kanadez tė nxjerrė njė Rezolutė tė ngjashme me atė H.Res.28. Nė letrėn e tyre pėrcjellė Qeverisė kanadeze sė pari falenderohet Qeveria kanadeze, SHBA, NATO e OKB pėr ēka kanė bėrė deri tani pėr ēlirimin e Kosovės dhe rrugėn drejt demokratizimit e statusit pėrfundimtar. Gjithashtu, ata vlerėsuan Qeverinė kanadeze pėr sistemin shtetėror tė tė drejtave dhe pėrgjegjėsive, atė tė sigurisė, tatimor dhe ambjentit. Mė tej ata kanė arrirė qė me anė tė kėsaj letre tė spjegojnė disa arsye se pse ndodhi dhuna e muajit mars nė Kosovė, etj..

Ato pohuan se njė Kosovė e qėndrueshme don tė thotė njė Europė Juglindore e qėndrueshme, qė do tė thotė njė Europė e sigurt, e cila do tė thotė njė Amerikė Veriore e sigurt. Ato ritheksuan se historia shqiptare ėshtė njė listė e pafundme e lirisė fetare, e bashkėjetesės, arsimimit, pėrpjekjeve pėr jetėn, e respektit pėr popujt e tjerė dhe kulturėn e tyre, dhe etjes pėr zhvillim. Biles me kėtė rast, u shpreh edhe dėshira qė cilėsitė shtetrore si nė Kanada tė investohen pėr shqiptarėt nė Europėn Juglindore.

Qėllimi i shkollarėve shqiptarė nė Toronto ėshtė qė tė punohet sa mė shumė dhe tė shfrytėzohet ēdo takim me zyrtarėt e lartė kanadezė pėr ndėrkombėtarizmin e ēeshtjes shqiptare, me pėrparėsi zgjidhjen pėrfundimtare tė ēėshtjes sė Kosovės tani dhe gjetjen e mėnyrave tė frytdhėnėse pėr zgjidhjen e ēėshtjes kombėtare e cila nuk ėshtė mė vetėm problem i shqiptarėve, por edhe i shteteve tė mėdha. Nėpėrmjet kėtij aktiviteti Dr. Saimir Lolja, thotė se iu pėrcjell shqiptarėve nė botė mesazhin qė nėpėrmjet shoqatave tė tyre tė punojnė me politikanėt e vendeve ku jetojnė qė parlamentet e tyre tė nxjerrin edhe ata nga njė rezolutė tė ngjashme me H.Res.28 tė Kongresit Amerikan.

Ndėrkohė qė takime tė tilla intensive tė shqiptarve nė disaporė, tė paktėn nė ēfarėdo nivelin qofshin ato, po e fuqizojnė edhe mė shumė vetė rolin dhe pozitėn e shqiptarėve nė kėto vende. Ato janė kontribut i madh i ēėshtjes kombėtare nė relacionin vend-lindje - perėndim dhe dėshmojnė formalisht, se sa i fuqishėm tani ėshtė zėri i shqiptarėve nė diasporė.

Prandaj, edhe "qilimi" i pavarėsisė sė Kosovės shtruar nga Kongresmenėt Henri Haid dhe Tom Lantosh patjetėr duhet pėrgėzuar dhe falenderuar, pėrzemėrsisht, pėr punėn qė po bėjnė pėr pavarėsimin e Kosovės dhe ēeshtjen shqiptare. Prandaj ėshtė nė tė mirėn e tė gjithė shqiptarve tė shprehin respektin dhe ta mbėshtetin tė gjithė kėtė rrugė tė pavarėsimit tė Kosovės tani. Pavarėsia e Kosovės jo vetėm nga shqiptarėt por edhe nga bota e qytetėruar po pranohet si ēelėsi i vetėm i zgjidhjes sė mosmarrėveshjeve ndėretnike nė Europėn Juglindore. Pavarėsia e Kosovės gjykohet si njė zgjidhje e pa diskutueshme, e cila duhet tė njihet sa mė parė nga qėndrat e vendosjes sė kėtyre problemeve, nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Kanadaja dhe Bashkimi Europian. Kėta fuqi botėrore tani kanė edhe rastin e shkėlqyer me Kosovėn qė ndėrtojnė paqen nė Europėn JugLindore.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara