HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


"Atdheu mbi tė gjitha" - "Paqe-Vllaznim-Bashkim"

-- nga Beqir SINA, Nju Jork (SHBA) Beqir Sina Partia Levizja e Legalitetit ose ish Organizata Kombetare Levizja e Legalitetit, e frymezuar nga fryma mbreterore dhe e mbeshtetur ne prinicpet mbreterore, u be atdheu i dyte i shume emigrantve, simbol i shpreses dhe ambasadore e popullit te roberuar

MNAHATTAN NY: Mbas perkujtimit te diteve mbreterore ne Amerike, perkujtim tradicional ky, kushtuar ngjarjeve historike te prillit - 5 Prillin 1939 - 65 vjetorin e lindjes se Naltemadhenise se Tij Lekes se Pare, Mbretit te Shqiptarve, 7 Prillin 1939 - 65 vjetorin, e perkujtimit, te epopes se mbreteroreve shqiptare, me ne krye Mujo Ulqinakun dhe gjeneral Abaz Kupin, e njohur perndryshe dhe si rezitenca kombetare, kundra okupimit ushtarak - fashiste te Italise, dhe 9 Prillin 1961 - 43 vjetorin e vdekjes se Mbretit Zog I-re, legalistet pergatiten te kremtojne krijimin e Partise, PLL e cila u krijua menjeher pas ketyre datave.

Ne kete kuader gazeta kombetare Bota sot ne SHBA, i mori nje koment sekretarit Organizates Kombetare Levizja e Legaliteit (PLL) dega e "Treshteshit" zotin Luan Gashi. Zoti Luan Gashi thote se: Partia Levizja e Legalitetit ose Ish Organizata Kombetare Levizja e Legalitetit, u krijua nga fryma mbreterore dhe u mbeshtet ne prinicpet mbreterore, ishte nje "bakshish" qe lane ata qe e krijuan. Kjo eshte nje parti qe ndriēoi mendjet dhe zemrat e shume shqiptarve, te gjithve atyre qe u bene antare te devoteshem te saj. Kjo parti si nga te parat parti shqiptare, shenon prej krijimit levizjen pare pluraliste per liri e demokraci, ne boten shqiptare, e cila rrezatoi qysh ne kohen e luftes per liri, demokraci e pavaresi. Ku me gjithe luften e rrezikun, qe ju kanos nga bisha e eger dhe armiqtė e perbetuar te shqiptarve, ajo nuk u shua, perkundrazi u forcua duke i shtrire krahet e saj, edhe ma gjere, duke spikatur ngultas ne zemrat e ēdo shqiptari.

Nderkohe tha Gashi, ajo u perhap si "shkulmat" e detit jo vetem ne Shqiperine meme, por edhe ne Kosove, Tetove e Diber, Presheve, Bujanovc, Medvegje, Ulqin e Tivar, Ēameri e Diaspore. Pra ne te gjithe Shqiperine e cungume por, me gjak shqiptar ne te gjitha trojet etnike. Kjo parti me kete perhapje qe ne fillim "de-juro" arriti te behet si atdheu i dyte i shume mergimtarve, simbol i shpreses dhe ambasadore e popullit te roberuar nen thundren e rregjimit komuniste anti-shqiptar. Ajo u karakterizua nga ashperisa kundra komunisteve dhe armiqeve te popullit shqiptar dhe toleranca politike e shqiptarve dhe bashkepunimi per hir te interesave kombetare me te gjitha ato forca politike qe punonin e luftonin per nje Shqiperi Etnike, te bashkur, te lire e demokratike ne te gjitha trojet. U be ne te shumten e rasteve prijsja e Shqiptarise ne trojet etnike e Diaspore duke ngritur lart flamurin kombetar, kuq e zi pa zhgarravinat bolshevike, te ideologjise marksiste leniniste.

Keshtu, vijoi Gashi, kjo parti eshte parti luftetare, historike, pasi ishte ajo qe u ndesh qysh ne krijim me luften e Dyte Boterore me italjanet e me pas me gjermanet. Kurse ne nje lufte gjysem shekullore me sllavo-komunistet dhe qarqet me anti-shqiptare ne megrim (UDB, Sigurimin, Asfalin) ne kete lufte te "ftohte" per pese dekada ajo tergoi se ishte nje qendrestare stoike, duke bere nje sacrifice sublime ne mbrojte te shqiptarizmit ne bote. Drejtuesit, krijuesit e saj sot jane te njohur si luftetarė, qe kane derdhe djerse e gjak me guxim e trimeri si Abaz Kupi, Nuēi Kote, Selim Domani e tjerė, deri tek Dr. Fuad Myftia e shume legaliste e monarkiste te tjere. Dhe ne brezi i ri, qe po trashegojme kete parti sot, jemi te lumtur e krenare se jemi antare te denje te kesaj partie.

Me pas, sekretari i Organizates Kombetare Levizja e Legaliteit (PLL) dega e "Treshteshit" zoti Luan Gashi, thote se duke u perulur para se kaluares, po na vjen keq kur te konstatojmė te sotmen e Shqiperise. Pikerisht, sot kur konstatojme si parti se ne ē'gjendje tragjike, e kane futur vendin tone ish bijtė e nomenklatures, te cilet ishn dje edhe jane sot, ata qe sundojne Shqiperine. Ata po sundojne Shqiperine meme, kur Kosova nga ana e saj ende lendon per te pare endrren e saj shekullore per pavaresi. Kur, shqiptaret e maqedonise ngulmojne ashtu si ata te Malit te Zi dhe ata ne Kosoven Lindore e ata te ēamerise.

Mirėpo, tha ai tani kur, ēėshtja ēame u la ne balte dhe kerkon te harrohet e jo te kujtohet si plage qe rrjedh gjak. Pra te gjitha keto kur socialistet (ish komunistet) ne pushtet, po e mbajne peng Shqiperine, pa asnje shpres e pa asnje rreze drite ne ēdo aspekt te jetes. Kėrkohet nga populli edhe alternativa tjeter, pasi e gjithe kjo c'ka thame eshte nje tragjedi, e cila duket si vajtim. Ne keto kushte dhe ne kete gjendje, Partia Levizja e Legalitetit ne mergim i kthehet edhe njėherė ne kete pervjetor, me plot optimizem e besim te plote kushtrimit te Mbretit, qysh me 20 janar 1920, ne Lushnje, por edhe kur sot me teper se kurre Shqiperia ka nevoje per nje levizje gjithe kombetare me te vertetė demokratike, nen parullen mbreterore "Atdheu mbi tė gjitha" - "Paqe-Vllaznim-Bashkim" perfundoi sekretari i Organizates Kombetare Levizja e Legaliteit (PLL) dega e "Treshteshit", zoti Luan Gashi.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara