HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Poetėt shqiptarė nė Amerikė ngrejnė lart vlerat e poezisė shqipe

-- nga Beqir SINA, Nju Jork (SHBA) Beqir Sina Dita botėrore e librit dhe tė drejtės autoriale - 23 Prilli, nė Nju Jork, u shėnua me takimin poetik, me poetin nga Shqiperia, Dhimitėr Pojanaku

Prifti: Pojanaku, "pjellė" e njė qyteti me tradita nė kulturė tė artė, trashėgimi e njė tradite, njė pasurimi tė taditave tė mėtejshme, tė qytetit tė Pogradecit"

Ganse Voord - Manhattan NY: Nė "qender" tė qytetit Nju Jorkut, nė lokalin "Macelleria" nė Mahattan NY, lokalin e mikut tė njohur, tė poetėve e tė artistėve dhe shkrimtarėve, nė Amerikė, patriotit Sejdi Bytyci, SH.SH.SH.A-ja, organizoi njė drekė tė titulluar poetike, pėr nder tė poetit pogradecar Dhimiter Pojanaku. Poeti, Pojanaku, ndodhet, pėr njė vizitė private, nė Shtete e Bashkuara tė Amerikės. Shoqata e Shkrimtarve Shqiptaro Amerikanė (SH.SH.SH.A), takimin me poetin Pojanaku, e zhvilloi nė kuadrin veprimtarive, qė kishte organizuar pėr kėtė ditė, pikėrisht nė kėtė qytet me disa nga pėrfaqėsuesit e dalluar tė poezisė e letrave shqipe, miq e dashamirės tė poezisė nė mėrgim: Tomė Paloka, Tomė Mrijaj, Klajd Kapinova, Gjeto Turmalaj, Naum Prifti, Ramiz Gjini, Ilir Spata, Ylli Dosku, Tahir Hysa, Xhevat Limani, Sejdi Bytyēi, Robi Kodheli, Justina Aliaj, Mėhill Velaj e Dalip Greca. Ky ishte edhe njė rast i mirė pėr poetin tonė, Dhimitėr Pojanaku, i cili jeton dhe vepron nė Pogradec, pėr t'u takuar me shumė kolegė, disa prej tė cilėve, ai i njihte dhe kishte ruajtur lidhjet e vjetra, qysh nė Shqipėri, si me artisten e kėngėtaren njohur z. Justina Aliaj.

Ndoshta, pėr tė "thyer" kuriozitetin, duhej theksuar se takimi i shkrimtarve e poetėve shqiptaro-amerikanė, me poetin progadecar Pojanaku, nė Manhattan - Nju Jork, u zhvillua pėr nga datimi - kalendari, me njė koincidencė tė shkėlqyer, qė i pėrket kėsaj dite. Takimi, si pėr ēudin e tė gjithėve, megjithse nuk u nėnvizua, pėrkoi me rastin e Ditės botėrore tė librit dhe tė drejtės autoriale - 23 Prillin. Si dhe me pėrkujtimin gjenial tė dy gjėnive tė letrave botėrore, qė po nė kėtė ditė, nė vitin 1616, kanė vdekur ata dy korife tė literaturės botėrore - Uiljam Shekspir dhe Miguel de Servantes.

Mirėpo, ėshtė pėr tė ditur se kjo datė u caktua nga UNESKO, qė ditėn 23 prilli tė ēdo viti, tė njihet nė tė gjithė botėn si Ditė botėrore e librit dhe tė drejtės autoriale e filluar, nė vitin 1995. Dita botėrore e librit, sipas tyre, u caktua pėr tė nxitur njerėzit, veēanėrisht tė rinjtė, tė inicohen pas botimit tė librave dhe tė mbrohet pronėsia intelektuale pėrmes tė drejtave autoriale. Ajo ėshtė e inspiruar nga tradita e katalotonit, sipas tė cilit secili person qė mė 23 prill do tė blente njė libėr, fitonte edhe njė trėndafil.

Takimin me poetet e shkrimtarėt shqiptaro-amerikanė, takimin e titulluar "Dreka Poetike shqiptare nė New York", me poetin nga Shqipėria, Dhimitėr Pojanaku, e ēeli kryetari i shoqatės, shkrimtari Ramiz Gjini. Z. Gjini, nė fillim vlerėsoi poezinė e poetit, duke i uruar atij njėkohėsisht, e nxitur qė ai tė bėjė edhe mė shumė se ē'ka bėrė deri tani. Natyrisht, tha zoti Gjini, edhe me ndihmėn e Zotit. Kėshtu, tha z. Gjini, njė prezantim i shkurtėr, mendoj unė, se do tė ishte me vend dhe do tė plotėsonte sado pak me kėtė rast edhe figurėn e kėtij poeti, qė tė gjithė ta njohėm edhe mė shumė poetin, e mirėseardhur midis nesh, Dhimitėr Pojanakun. Poeti, Dhimitėr Pojanaku, u tha pjesmarrėsve kryetari i shoqatės sė shkrimtarve shqiptaro-amerikanė z. Ramiz Gjini, ka botuar kėto vėllime poetike dhe ka marrė kėto ēmime:

"Shiu lexon trishtimin tim", 1991
"Mėngjes dhe pak natė", 1993
"Xhindet kėrcejnė polka", 1999
"Shtėpia ime rrotullon qiellin", 2000, Bukuresht, (nė gjuhėn rumune).
"Gurėt zbardhin natėn", 2002.

Ndėrkohė qė janė prezantuar cikle nė italisht, frėngjisht dhe greqisht.

Poeti Dhimitėr Pojanaku ėshtė fitues i shumė ēmimeve nė shkallė vendi, por dhe jashtė kufijve tė Shqipėrisė: Disa nga ēmimet qė ka fituar janė:

Ēmime ndėrkombėtare poetike, nė Itali, vitet 1996, 2002.
Ēmim ndėrkombėtar nė Francė l997, 2002
Ēmimi "Penda e Argjendtė", Shqipėri 2003,

Folėn e vlersuan duke recituar edhe disa poezi tė tij.

Ndėrsa, pas fjalės hapėse pėr poezinė e poetit Dhimitėr Pojanakut, mė pasė foli mikesha e tij, artistja Justina Aliaj. Nė kėtė aktivitet tė bukur poetik, nė Nju Jork, aktorja e njohur Justina Aliaj, pati rastin tė recitojė disa herė vargje tė zgjedhura tė kėtij poeti tė njohur, tė shoqėruar ato me njė tingull klasik, nė violinēel nga i biri i saj, violincisti i talentuar Robi Kodheli. Ajo, duke pėrfituar nga rasti foli me konsideratė tė madhe pėr poetin, si mik dhe si poetė i madh. "Me poetė tė tillė, tha Aliaj, ne sot, tė gjithė, po ngrejmė lart vlerat shqiptare tė poezisė, sepse ėshtė nė tė mirėn tonė - nė tė mirėn e kombit tonė."

Nė pasditen poetike shqiptare, me poetin Pojanaku, nė Manhattan NY, foli edhe gazetari Dalip Greca. Greca, vijoj duke thėnė se: "Kėtė takim e kanė organizuar anėtarėt e Shoqatės sė Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė, nė drejtimin e artistes sė njohur Justina Aliaj. Takimin poetik, pėr nder tė poetit Dhimiter Pojanaku", Greca tha se "e konceptonte mbi tė gjitha si njė takim shokėsh e miqsh tė letrave shqipe nė mėrgim, i cili sipas tij, tregon e shpreh njėkohėsisht, respektin dhe dashurinė miqėsore, qė karakterizon krijuesit mes njeri-tjetrit kudo qė janė ata. Pojanakun, tha Greca, e njoha nė distancė, e njoha nėpėrmjet poezisė sė tij, e cila, dallohet nga figura e larmishme dhe ėshtė si njė kompozim i njė "kompozitori" tė madh, qė ēdo gjė e shpreh, jo nė nota muzikore, por nė vargjet e bukura e tė thurura me kujdes. Poezia e Pojanakut, ėshtė e thjeshtė e shkurtėr e kuptuar, ajo ėshtė njė metaforė mbi tė gjitha ", u shpreh z. Greca.

Shkrimtari i njohur Naum Prifti, ceku nė fjalėn e tij se takime tė tilla artistėsh, poetėsh, shkrimtarėsh nė mėrgim, janė tė ēmuara. Ai iu lut shoqatės, qė takime tė tilla tė jenė edhe mė tė shpeshta me promovime disa herė nė vit, nė kėtė qytete tė madh. Poetin Pojanaku, Prifti e plasoi si "pjellė" e njė qyteti me tradita, nė kulturė tė artė. Duke na sjellė si shembull poetin magjik Lasgush Poradecin. "Pojanaku, nė kėtė trashgimėni ėshtė njė traditė, njė pasurim i traditave tė mėtejshme, tė qytetit tė Pogradecit" pėrfundoi fjalėn, shkrimtari i njohur Naum Prifti. Regjizori, artisti i artit skenik, dramaturgu Xhevat Limani, falenderoi bujarinė dhe shpritin artistik tė pronarit tė lokalit zotit Sejdi Bytyēi dhe nė mėnyrė veēantė, falenderoi poetin Dhimitėr Pojanaku, tė cilin, e njihte me kujtime me heret. "E kamė njohur Pojanakun, tha Limani, qysh athere kur njoha poezinė e tij."

Lasgush Poradeci, pėr Limanin, ėshtė Ylli mė i ndritur nė etalonin e poezisė shqipe, qė shkėlqen vazhdimisht. "Ndėrsa, poezia e poetitit Dhimitėr Pojanakut, ka mė tepėr ngjyrime emocionale, ka njė strukturė tė veēantė anatomike, mes shpirtit, zemres dhe trupit. Ajo, ka diēka tė veēantė midis qiellit dhe tokės, ka diēka tė veēantė mes Zoti dhe vetvetes. Ka diēka mes antitezės dhe figurės mbretėrore qė e promovon poetin, nė piedestalin e shijes dhe tė vlersimit mė tė lartė," u shpreh nė mėnyrė poetike, regjizori, artisti i artit skenik, dramaturgu Xhevat Limani.

Poeti Tahir Hysa, qė "di" tė flasė vetem nė poezi, zgjodhi fjalėn e tij vargje tė thurura enkas pėr kėtė takim: "Pėr zotėri Sejdin kamė njė falenderim / Qė pėrherė na bėnė nderim/ Sejdia pėr kėtė ka marrė njė ēmim, / Qė sa herė do tė mbetet nė jetė tė jetėve / Pėr tė dhe ne ėshtė njė nderim / Qė ėshtė ēmuar miku i poetėve. Ja dhe kėnaqėsia tjetėr / Qė ma shtoi lulmturinė/ Poet tė rinjė e poetė tė vjeter/ Jemi mbledhur nė njė tavolinė".

Poeti Pojanaku, i cili ndėrhyri vazhdimisht nė "intermexo" me fjalė falenderimi dhe shpjegime rreth poezisė e frymėzimit sė tij, recitoj disa poezi dhe falėnderoi nė tė gjitha aspektet, tė gjithė pėr pjesmarrjen. Gjithashtu, si rendomtė nė raste tė tilla, ai nė shenjė falėnderimi ua dorėzoi kolegeve dhe dashamirėsve tė poezisė nga dy libra me poezi. Duke u dhuruar kolegėve tė tyre, dy volumet e tija poetike me titull: "Xhindėt Kėrcejnė Polka" dhe "Mėngjes dhe pak natė" ai me autografe, qė u a lėshoi me shėnimet pėrkatėse, nė shenjė mirėnjohje e respekti u pa se hyri me dinjitet e krenari, nė jetėn kulturore e artistike, tė mėrgimtarve, nė Nju Jork, pikėrisht nė takimin e zhvilluar mes poeteve dhe shkrimtarve shqiptaro-amerikanė, nga Shoqata e Shkrimtarve Shqiptaro Amerikanė (SH.SH.SH.A,) nė lokalin "Macelleria" nė Mahattan NY, lokalin e mikut tė njohur tė poetėve, artistėve e shkrimtarėve, nė Amerikė, patriotit Sejdi Bytyēi.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara