HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Deklaratė e pėrbashkėt e studentėve dhe rinisė nė perėndim

Stop shkatėrrimit pėrfundimtar tė mjedisit

-- nga Beqir SINA, Nju Jork (SHBA)

Beqir Sina Bensonhurst (Brook)NY: Jane plot shtate organizata jo qeveritare ne Diaspore, qe kane dal me deklerata te fuqishme per t'i thene Ndal! nje plani qeveritar per "Perpunimin e mbetjeve te mbeturinave ne Shqiperi" . Megjithse, duhet te theksuar qe ne fillim, se ne te dyja dekleratat, asnjera prej tyre nuk ka ndonje strategji se si mund t'a ndalojn vet keto organizata qeverine shqiptare, qe te nderrmarr nje hap te till katastrofal siƧ jane shprehur ata per mjedisin shume te bukur natyror te Shqiperise.

Dekleratat jane me teper terheqje vemendje per opininon e brendeshem shqiptare, qe t'a nxisin ate te ngrihet menjeher kundra kesaj marrveshje. Te shtate organizatat jane organizata te njohura ne boten shqiptare kryesishte vitet e fundit nepermjet aktivitetit te reklamuar ne Internet, ku edhe ato kane faqet e tyre elektronike (web site) si: Shoqata e Studenteve Shqiptare te Hamburgut "ILLYRIA" ne faqen elektronike ( http://www.illyria.de/ ) , Shoqata e Rinise Shqiptare ne Austri "RINIA" ( www.albrinia.com/rinia ), Shoqata e Studenteve Shqiptare te Barit "ASAB"( http://www.asab.it/ ), Shoqata e Studenteve Shqiptare te Zyrihut, "STUDENTI", ( http://www.studenti.ch/ ), Unioni i Studenteve Shqiptare ne Mainz, "ALBANIAN STUDENTS UNION, MAINZ", ( http://www.albanian-students-union.com/ ), Klubi i Studenteve Shqiptare ne Grac, "KLUB ALBANISCHER STUDENTEN IN GRAZ" me adresė ( Ghegagasse 15/26 8020 Graz Austria ), si dhe Gjenerata e Re Shqiptare ne New York (SHBA) me adresen elektronike http://www.newalbaniangeneration.com/.

Deklarate e perbashket e studenteve e rinise ne perendim : "Stop shkaterrimit perfundimtar te mjedisit"

Ne, si studente, intelektuale e rinia shqiptare ne perendim jemi shume te shqetesuar nga zhvillimet mbi marreveshjen e mundshme per impiantin e perpunimit te plehrave ne Kashar. Opinioni publik shqiptar duhet te ndergjegjsohet per ndotjen tejmase te ambjentit ne Shqiperi. Pikerisht tani pas statistikave tejet alarmante mbi ndotjen e ajrit te Tiranes e kur vetem para nje jave vete ministri i ambjentit shkruante per katastrofen ambjentale ne Shqiperi, qeveria shqiptare nuk mund dhe duhet te lejoje asnje abuzim te mjedisit te cfaredolloji qofshin ato. Ky projekt nuk eshte analizuar hapur nga ekzekutivi shqiptar dhe bile ka marre edhe firmen e disa prej hallkave te tij pa iu paraqitur opinionit publik me transparencen e duhur e pa ndergjegjsuar qytetaret qe preken direkt. Kjo eshte shenje e riperseritur e mosrespektimit te koncepteve minimale te demokracise dhe e komes se thelle ne te cilen gjendet qeveria shqiptare dhe e gjithe klasa politike ne pergjithesi.

Nga shkrimet e fundit ne media te ndryshme mbi kete ceshtje rezulton qe 39% e totalit te plehrave do te vine nga Italia. Per ne eshte mjaft e qarte qe kjo sasi plehrash do te perpunohet ne Shqiperi vetem per ti shpetuar taksave te renda qe ekzistojne ne Bashkimin Europian per demin ndaj ambientit e per t'ju shmangur standarteve te rrepta europiane te perpunimit te plehrave. Ky projekt nuk eshte kaluar neper hallkat e pushtetit lokal. Gjithashtu jane shkelur detyrimet qe ka qeveria ndaj publikut per transparence, informacion e mundesimin e pjesemarrjes ne vendimmarrje kur behet fjale per ceshtje me ndikim ambiental.

Per keto arsye ne i kerkojme me force qeverise shqiptare:

Te pezullohet fillimisht cdo marrje vendimi mbi projekt-marreveshjen e impiantit te plehrave !

Te behet nje analize e hollesishme e pasojave te kesaj marreveshjeje dhe marreveshjeve te ngjashme mbi mjedisin, shendetin e ekonomine !

Te merren masa ndaj personave qe kane dhene pelqimin per kete projekt pa marre parasysh pasojat katastrofale dhe duke anashkaluar vullnetin e komunitetit qe ata perfaqsojne !

Njeherazi ne i bejme thirrje gjithe opinionit publik shqiptar te reagoje me te gjtha mjetet demokratike qe ky projekt te mos aprovohet pa u diskutuar publikisht.

Nderkaq, Gjenerata e Re Shqiptare, perkatesisht kryesia e saj ne New York i ka titulluar dekleraten e saj " Deklarate per shtyp me rendesi paresore "

Cėshtja: Pengimi i ndertimit te uzines se djegies se plehrave ne Shqiperi
Gjenerata e Re Shqiptare mesoi nepermjet shtypit Shqiptar qe qeverisja e tanishme e Shqiperise zyrtare ka lejuar te ndertohet nje fabrike djegieje e plehrave te Italise apo Europes ne zonen afer Tiranes.

Si njerez dhe pastaj si Shqiptare kerkojme qe nje uzine e tille te mos ndertohet !

Marrim kete rast me iu kujtuar qe ne France vdesin mbi 10000 njerez ne vit prej dioksines qe del nga djegja e "persosur" e plehrave neper fabrikat e tyre bashkekohore te djegies se plehrave. Zgjidhja per plehrat e Shqiperise eshte shume e thjeshte: futja ne toke e tyre, sepse vete Toka i tret sic i ka tretur per miliarda vjet.

Na vjen shume keq qe egziston mundesia qe disa njerez vendim-marres jane bere si robotet qe nuk arsyetojne apo ndjejne jeten ku jetojne. Nje njeri nuk mund te jete aq naiv sa te pranoje qe "investuesi" te ndertoje nje fabrike falas dhe te jape lende te pare falas?!

Pak po helmohet Shqiperia nga djegjet e benzinave te cilesive te dobeta, aq sa te kerkohet edhe nje burim shume i madh helmimi ajror? Vendet perendimore e kane hequr kater etilin e plumbit nga benzinat e tyre, sepse mendjengushtesia fillestare shkencore e perdorimit te tij doli me vone qe ishte teper e rrezikshme: plumbi behet te pakten 100 here me shume helmues kur eshte ne ajer sesa kur eshte ne benzine, ndonese ai vete eshte shume helmues. A eshte e veshtire me e kuptuar qe industria e nderlikuar Europiane prodhon plehra po aq te nderlikuara, nga djegia e te cilave do te kishte vetem helmim te njerezve dhe rrenim te bujqesise Shqiptare!? Po "pesticidin" grek qe ne vend te mizave po djeg pemtarine ne Jug te Shqiperise, p.sh. mollet e rretheve te Korces dhe Pogradecit, a eshte veshtite me e kuptuar?!

Ruajeni Shqiperine, jeten e saj, te njerezve te saj dhe femijeve te saj! Kemi nderin me iu kujtuar se detyra juaj e ndritur eshte mbrojtja e zhvillimi i Shqiperine, por JO helmimi apo tradhetimi i saj! Syte i kemi nga ju qe ta mohoni ndertimin e uzines se djegies se plehrave ne Shqiperi, ne kete rast ne Tirane.

Ju faleminderit per vemendjen ndaj kesaj letre dhe zgjidhjen e drejte te problemit te shkaktuar.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara