HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nju Jork: Bashkesia ēame fton komunitetin shqiptar nė proteste

Ēėshtja ēame ngre lart zėrin e ndėrgjegjes kombėtare

-- nga Beqir SINA, Nju Jork (SHBA)

Beqir Sina

60-vjetori i Masakrės greke mbi popullsinė e Ēamėrisė, tė vitit 1944 do shėnohet me nje protestė te fuqishme tė shqiptarve tė Amerikės, nė Nju Jork

MANHATTAN NY: Ēamėt nė Amerikė, me mbėshtetjen dhe pėrkrahejen e bashkėsisė shqiptare nė Nju Jork, e rrethinė, me anė tė njė proteste paqėsore, vendosur tė mbahet javėn e ardhėshme, do tė pėrkujtojnė 60 - vjetorin e masakrės greke ndaj popullsisė ēame. Gazeta kombėtare Bota sot, patėn njoftuar mė parė, se nė Amerikė janė gati tė shperthejnė protestat pėr ēėshtjen ēame.

Gazeta Bota sot, mėsoi nga drejtuesit e kėsaj proteste, se Shoqėria pėr tė Drejtat e Njeriut Ēamėria, nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, njofton bashkėsinė shqiptare nė Amerikė: se me dt. 27 Qershor 2004, ora 11:00 pėrpara ndėrteses sė Kombeve te Bashkuara, New York nė adresėn e meposhtme: United Nations Headquarters First Ave at 46th St. New York, NY, nė udheheqjen e saj dhe mbėshtetjen e bashkėsisė shqiptare nė Nju Jork, e rrethinė do tė organizojė njė protest paqesore nė pėrkujtim tė 60-vjetorit tė Masakrės mbi popullsinė e Ēamėrisė, tė vitit 1944.

Eshtė zgjedhur "Dag Hammarskjold Plaza", ose sheshi i marrė me "qera" nga shqiptarėt e Amerikės, sheshi demostratave nė Nju Jork, nė qėndrėn, e qytetit tė Manhatenit, ball-pėrball me ndėrtesėn 55 katėshe tė Kombeve tė Bashkuara, pikėrisht aty ku ėshtė sheshi ku janė zhvilluar me qindra Demostrata Paqėsore tė shqiptarve, pėr tė ngritur fuqishėm pėrsėri zėrin e shqiptarve tė Amerikės, nė pėrkrahje tė vėllezėrve e motrave nga krahina e Ēamėrisė.

Nga ana e saj Shoqėria Pėr Tė Drejtat e Njeriut Ēamėria, duke ju faleminderuar me kėtė rast bashkėsisė shqiptare nė Amerikė, thotė nė njė kumtesė shtypi se i bėjmė thirrje tė gjithė shqiptarėve tė ndershėm e patriotė, kudo qė ndodhen t’i bashkohen zėrit ēam nė kėtė ditė tė shėnuar pėr popullsinė ēame. Le t’i tregojmė tė gjithė sė bashku botės historinė e minoritetit tė harruar ēam tė pėrndjekur me dhunė nga trojet e veta stėrgjyshore, qė rron akoma nė mėrgim. Le tė luftojmė sė bashku pėr tė drejtat e ēamėve qė njė ditė ata tė kthehen e tė jetojnė tė lirė nė shtėpitė e veta, pranė varreve e trojeve tė tė pareve. Thirrja ēame le tė kuptohet si thirrje e ndėrgjegjes kombėtare pėr bashkim dhe unitet nė mbėshtetje e pėrkrahje tė vėllezėrve e motarve tonė ēamė.

Ēėshtja ēame filloi tė lėvrijė pėr herė tė parė nė janar 1991, kur Shqipėria po shpėrbehej nga sundimi gjysėm shekullor i shtetit komunistė. Si fillim u krijua dhe Shoqėria Politike Atdhetare Ēamėria (SHPAC), si njė grup politik pėrkatės pėr tė shprehur dhe mbrojtur interesat e popullit tė Ēamėrisė. Qė atėhere SHPAC ka ndjekur realizimin e ngjarjeve kulturore ēame dhe krijimin e gazetės ēame, si dhe botimin e njė numri kėrkesash e deklertash e peticione pėr kthimin e pronave ēame dhe kompensimin financiar. Nė Shqipėrinė paskomuniste Partia Demokratike dhe partitė e tjera tė djathta politike i kanė pėrkrahur vazhdimisht ēamėt shumė mė tepėr nga Partia Socialiste ish Partia e Punės (e cila nė mėnyrė tė tėrthortė ėshtė pėrkrahur gjithmonė nga Greqia), apo nga grupi i partive tė qėndrės, si Aleaanca Demokratike ose Social Demokratėt e tjera parti tė majta.

PD, e cila erdhi ne fuqi nė mars 1992 (deri me 1997) mbeshteti mė shumė forcė tė gjithė shqiptarėt, zėri i tė cilėve kishte heshtur nėn diktaturėn (komuniste-rregjimin enverian). Nė tė vėrtetė, nė kohėn e qeverisjes sė PD-sė, 27 qershori u shpall si "Dita e Genocidit Shovinist Grek kundėr Shqiptarėve tė Ēamėrisė" dhe nė fshatin jugor tė Konsipolit u vendos njė pėrmendore pėr ēamėt. Ndėrsa, Partia Lėvizja e Legalitetit dhe ajo e Ballit Kombėtar, i kėrkuan me anė tė njė rezolute parlametit tė mbizotruar prej maxhorancės socialiste, tė miratonte Rezolutėn Ēame, e cila do tė mbėshteste nga shteti shqiptar ēėshtjen ēame, por nuk u aprovua duke treguar edhe njėherė rrugėn e ndjekur nga kjo forcė politike. Pra atė qė ndoqi pėr mė se 50 vjet pėr kėtė ēėshtje.

Protestės sė Nju Jorkut thonė organizatorėt e saj se i janė bashkėngjitur deri tani pothuaj te gjithe organizatat shqiptaro-amerikane nė komunitet si:

Federata Panshqiptare "Vatra"
Partia Levizja e Legalitetit, SHBA
Lidhja Demokratike e Kosoves, SHBA
Keshilli Shqiptar Amerikan
Liga Qytetare Shqiptare Amerikane
Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, SHBA
Gjenerata e Re Shqiptare

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara