HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


"Nė Emėr Tė Lirisė e Pavarėsisė" njė libėr ku rrėfehet politika, patriotizmi, liria dhe feja

-- nga Halil RAMA & Beqir SINA, Nju Jork (SHBA)

Beqir Sina Bronx NY: Kur tė bie rasti tė marrėsh pjesė nė mėrgim, aty ku pėrmovohen libra tė rinjė shqip, tė botuar nė disaporė, patjetėr se duhet tė shkruash mė shumė; se kush ėshtė autori ose kush ėshtė figura e librit, e cila ka nxitur ose frymėzuar autorin tė shkruaj pėr diasporėn? Lexuesi, me kėtė rast patjetėr kėrkon tė dijė se cila ėshtė jeta e tij nė mėrgim, por edhe andje nga ka ardhur? Ē'trashėgimini i ka lėnė vepra dhe jeta e tij diasporės e shqiptarėve nė trojet e tyre etnike tė andej e kėtej kufirit shqiptaro-shqiptarė ?

Dhe duke ndjekur qoftė edhe pėrmovimin e njė libėr tė vetėm tė ndonjėrit prej tyre, pasi sot ato janė me dhjetėra e ndoshta me qindra, jo rrallė her ndodh qė tė befasohesh. Por, shpesh her kemi vėnė re tė mrekullohemi kur shohim se si flakėron nė shpirtin e tyre, zjarri i dashurisė pėr atdheun, malli pėr gurėt e drurėt, pėr tė afėrmit, pėr miqėt e shokėt, pėr farefisin e njėrėzit e tjerė, qė nuk i panė pėr kaq vjet tė ndar padrejtėsishtė nga rregjimi sllavo-komunistė. Dhe po nė kėto takime e pėrmovime, mėson si pakuptuar se kjo dashuri e dhėmbshuri pėr familjen dhe atdheun e tyre bėri i kėta njėrėz, tani tė lirė edhe nė vendin e tė parve, tė marrin penėn e tė shkruajnė, me vargje zemre, me tregime dhe kujtime, proza e poezi, pėr troje trimash e kreshnikėsh, qė trashėgim na e lanė tė parėt, duke derdhur gjakun lumė, nė ēdo pėllėmbė tokė, ku i thonė Shqipėri, ku flitet lexohet e kėndohet shqip, bukės i thonė bukė, e ujit i thonė ujė .

Takimin pėrmovues tė librit " Nė emėr tė Lirisė e tė Pavarsisė", tė autorit Marjan Cubi me redaktor Ramiz Gjini, e ēeli nė zyrėn e degės sė Lidhjes Demokratike tė Kosovės nė Amerikė, kryetari i kėsaj dege z Agim Rexhaj. Rexhaj, tha se kjo degė dhe kjo zyrė, prej kur edhe u ngritė kemi parė se ka qėnė vatėr e promovimit tė librit dhe tė politikės kombėtare nė mėrgim. Kėshtu, tha ai: "Kam rastin tė flas nė hapje tė kėtij pėrmovimi, pėr ditarin politik "Nė Emer Tė Lirisė e Pavarsisė" edhe si kryetar i degės sė LDK-s, por edhe si njė bashkėpuntor i ngushtė, i zotit Marjan Cubi.

Nė vijim Rexhaj, solli tek i pranishmi njohjen me z. Cubin, me njė sėr kujtimesh nga aktiviteti me Lidhjen Demokratike tė Kosovės, nė Amerikė. Duke njohur Cubin, tha ai, njoha shumė shpejt njė shqiptar tė mirė, njė shqiptar patriot dhe njė shqiptar bashkėpuntor tė pėrkushtuar pėr ēėshtjen kombėtare. Libri i Cubit, na dha rastin sot, t'a rėndisim Marjanin, aty ku e gjetėm gjatė gjithė aktivitetit tė tij, krahas patirotėve tė flakėt, demokratėve dhe nacionalisteve tė shquar shqiptar nė mėrgim.

Recensioni kryesorė u mbjat nga z. Anton Cefa

Editori i gazėtės mė tė vjėtėr shqiptare - 100 vjeēares "Dielli", shkrimatari, e publicisti desident Anton Cefa, nė recensionin e tij futi librin e Cubit nė materialet e rėndėsishme letrare tė Diasporės. Ai tha se :" Vijė nė kėtė pėrmovim me njė dashuri dhe respekt tė veēant pėr autorin e kėtij libri. Tė cilin pata fatin t'a njoh - qė ditėt e para kur vuna kamėn nė Amerikė. E njoha si shok, e desha si mik, u gjetėm sė bashku nė vijėn e frontit, tė njė ideali atdhetar e politik tė pėrbashkėt. U takuam tek Vatra, tek LDK-ja, dhe kudo ku shtrihej veprimataria e kėtyre dy organizamave tė shqiptarisė, nė jetėn e bashkėsisė sonė. Atje ku sfidat e mėdha mund t'i bashkojnė njėrėzit, siē titullohet edhe njėra prej pjesve tė kėtij libri tė Marjanit - "Nė emėr tė Lirisė e tė Pavarėsisė".

E kam pak tė vėshtirė tė flas thjesht pėr librin vijoj Cefa, sepse ngatėrrohen njohjet e mija personale me ato ē'ka thuhen nė libėr. Prandaj do tė flasė pėr tė dyja bashkė. Marjani ėshtė besimtar i devotėshėm, flas pėr librin tashti i tri kishave, pėr ato mendon, tek ato lutet, pėr ato punon. Kėto tri kisha janė Vatra, ku u drejtua menjėher, sapo erdhi nė Amerikė. Lidhja Demokratike e Kosovės, ku ai militoj e militon qė nga dita e formimit tė kėsaj force politike me randėsi tė dorės sė parė, pėr lirinė e pavarėsinė dhe ndėrtimin demokratik tė Kosovės. Dhe Kisha Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodrės".

Tė trija kėto kisha; kanė njė fe tė vetme pėr Marjanin, njė fe e cila ėshtė Kosova. Se me Kosovėn tek Marjani bėhet flijimi i tė gjitha energjive fisnore dhe fizike tė autorit tonė tė librit" Nė emėr tė Lirisė e tė Pavarėsisė". Libri ėshtė i thjesht nė kuptimin ma njerėzor tė fjalės, i deveotėshėm nė kuptimin ma fisnik dhe nė tė njėtėn kohė ma praktik tė tij. I vendosu nė kuptimin ma sinjikativ tė kėsaj fjale, ai e shpall kjart e prer, trikat e jetės dhe tė veprimtarisė sė tij tė besimit tė tij nė kėtė libėr. Personalishtė shkruan Marjani nė libėr, besoj nė Zotin, nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, nė Kosovėn time dhe jam besnik i kryetarit Rugova.

Veprimtarin e tij kryesore e zhvillon tek dega e LDK-s, ku ka aderuar qė nga krijimi i saj dhe nuk ka rreshtur sė punuari me tė gjitha forcat e tij. Nė libėr ndėrthurėt njė gamė e larmishme nė emėr tė lirisė e pavarėsisė ka nėn titullin ditar , intervista, shėnime e botime artikujash. Por ai ėshtė ma shumė se kaq, ėshtė njė libėr biografik, ku mėsojn pak ose aspak nga biografia personale e autorit. Lexuesi me anė tė kėtij libri, informohet kryesishtė pėr veprimtarinė e tij shoqėrore dhe sidomos atdhetare . Nuk ka njė shtrirje tė sakt kronologjike, qė i dallon ditaret. Por, rendi e parashtrimit tė veprimtarisė sė protogonistit pėr faktorėt ma shumė nga randėsia tė tyne, e sidomos e personaliteteve pėr tė cilat bėhet fjalė nė libėr. Mbas parathėnjes sė redaktorit Ramiz Gjini, i cili ka ba njė punė redaktoriale serioze dhe tė kujdesėshme, vjen pjes e parė me titullin e gjetur "Sfidat e mėdha mund t'i bashkojnė njėrėzit".

Marjani ka bėrė njė punė shumė tė mirė, qė e ka futur tekstin e kėtij fjalimi historik nė librin e tij "Nė emėr tė Lirisė e tė Pavarėsisė" si njė kurorėzim tė punės tė madhe tė pasqyruar tė bashkėsis shqiptaro-amerikane dhe kryesisht tė LDK-s, pėrfshi kėtu edhe veprimatarinė e tij me personalitetet mė tė larta amerikane pėr lirinė e pavarėsin e Kosovės. Dhe si dėshmi e gjallė e ndihmės sė madhe miqėsore tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, pa tė cilėn historia jonė do tė kishte marrė devijime tė rrezikėshme. Nė pjesė e dytė gjithēka pėr Kosovėn janė pėrfshirė intervista tė autorit dhėnė gazetės Bota sot dhe njė shkrim i botuar nė Illyria. Pjesa e tretė dhe e fundit pėrmbledh shėnimet e botimet, artikuj tė botuar nė shtypin e kėtueshem.

Janė tė padiskutueshme vlerat dokumentuese e edukative tė kėtij libri. Por kjo nuk do tė thotė qė aty her - pas here lexuesi tė mos ndeshet me pasazhet artistikisht tė bukura, qė spikasin sidomos nė pėrshkrimet e udhėtimeve e takimeve, pa pėrmendur pasthirėmėn e bukur tė gjuhės, dhe frazėn e ngėrthyer mirė - nė pikpamjen sintaksore. Gjithėsesi, megjithėse lėnda ėshtė lidhur me jetėn dhe veprėn e autorit tė librit, lexuesi aty do tė mėsojė shumė pak nga jeta personale e autorit. Kjo sepse ai flet pėr aspektin atdhetar tė shoqėruar tė jetės sė tij, duke lėnė me njė modesti tė vogėl krejtėsisht nė hije atė personal e nė veqanti atė familjar - qė do tė ishte kisha e katėrt, qė ai i ėshtė pėrkushtuar ku personalizohet Marjan Cubi, si njeri i thjesht i dashur e i nderuar pėr punėn e tij.

Kryetari I VATRĖS, inxh Agim Karagjozi, u shpreh se e kishte shumė tė vėshtir tė flasė nė raste tė tilla pėrmovimesh, librash nė diasporė. Duke thėnė se, nuk jamė shkrimtarė, kritik apo ndonjė studiues. Por, nganjėher njeriu mund tė provojė, se nuk ėshtė aq e vėshtir sa mendohet, kur kėrkon tė flasėsh pėr njėrėz tė till, ku me tė lidhen shumė gjėra edhe nga jeta jote. Pasi, unė pėr Marjanin, tha Karagjozi, flasė me konsideratėn dhe vlersimin mė tė lart, si pėr njė shok, njė bashkėpuntorė tė mirė, pėr njė shqiptarė tė palodhur dhe tė pakursyer nė ēėshtjen kombėtare. Ndėrsa libri i Marjanit ėshtė njėra e pjese e Marjanit se ai ka pėr tė shkruar e thėnė mė shumė.

Redaktori i librit, shkrimtari Ramiz Gjini, kryetar i lidhjes sė Shkrimtarve Shqiptarė nė Amerikė.

Redaktori i librit, shkrimtari Ramiz Gjini e filloi fjalėn e tij duke i "kėrkuar" ndjesė Marianit, pasi kishte hequr nga ky ditar, shumė pjesė. Kėtė ai e kishte bėrė sepse kish dashur qė nė libėr, tė dilte nė pah Marian Cubi, si aktivist politik dhe jo si njė njeri me jetėn e tij private.

Mė pas ai u shpreh. qė merita mė e madhe e patriotėve tė diasporės qėndron nė njė fakt mjaft tė rėndėsishėm: gjithēka qė ata bėjnė pėr kombin, e bėjnė me zemėrbardhėsi e me patriotizėm, me atdhedashuri e pėrkushtim tė sinqertė. Ata nuk marrin pjesė nė lėvizjet politike pėr grada e pėr poste, pasi ndodhėn nė Amerikė, kanė bizneset dhe punėt e tyre dhe nuk kanė asnjė interes apo pėrfitim ekonomik. Kėtu qėndron edhe ndryshimi nė krahasim me politikanėt e Tiranės, ku edhe tregtarėt, u lėpihen partive, qė mė pas t'u krijojnė atyre konēesione nė bizneset qė bėjnė. Zoti, i bekoftė tė gjithė ata patriotė tė diasporės qė luftuan e vazhdojnė tė luftojnė pėr ēėshtjen kombėtare, qė nga Noli e deri tek, Agim Karagjozi, Lekė Goēaj, Agim Rexha, Zef Balaj e shumė tė tjerė - pėrfundoi fjalėn e tij shkrimtari Ramiz Gjini.

Marjani ėshtė fjalė pak dhe njeri me zėmėr tė madhe, pėr poetin Mėhill Velaj. Marjani, ėshtė burri i Dukagjinit, i cili tėrė jeten e vet nė diasporė, e pikėrishtė kėtu nė Amerikė, e shkriu nė tė mirė tė vedit tė tij. Dhe nuk kurseu asgjė , as "xhepin" qė trojet etnike dhe kryesishtė Kosova dhe populli i saj, tė jenė tė lirė. Udhėtimet , tergimet, sakrificat e pėrshkrimet e Marjan Cubit, nuk kanė pėrfunduar pėr Marjanin me kėtė liber, sepse nuk pėrfunduan kurrė edhe me tė parėt e tij, thėnė shkurt babgjyshė e katragjyshė, nuk u ndalėn e nuk u pėrkulėn as ndaj Perandorisė Osmane, as nė ish-Jugosllavinė borgjeze, dhe as nė ish Jugosllavinė e Titos e Millosheviqit. E si i till Marjani, ėshtė pjes e pandarė e kėsaj diaspore, duke mbajtur nė dorėn tij tė ndezur "flakadanin" pėr liri e demokraci.

Historiani shqiptarė Prof. Beqir Meta: libri i Marjan Cubit le tė merret si shembull i punės dhe i kontributit tė gjithė shqiptarėve tė Amerikės.

Historiani shqiptarė Prof. Beqir Meta, njeri shumė i afėrt me diasporėn shqiptare nė Amerikė, kėrkimin historik kėto kohėt e fundit, mendon se Marjani, ėshtė njė ndėr ata, qė ka bėrė histori kėtu nė diasporė. Duke parė kthesat historike pėr ēėshtjen shqiptare, patjetėr qė ka edhe personalitete tė tjera historike dhe njė ndėr ata mendoj unė, tha ai ėshtė edhe Marjan Cubi, i pasqyruar tashmė nė librin "Nė emėr tė lirisė e Pavarėsisė".

Prof. Beqir Meta, mė pasė i nxitur nga njė diskutim nga ky pėrmovim, solli njė sugjerim pėr diasporėn. Diaspora tha ai duhet t'i kushtohet mė shumė bashkėveprimit e mirėkuptimit midis njėri-tjerit. Pasi, kjo do tė ishte edhe mė e rėndėsishmja duke gjetur edhe gabimet nga e kaluaara e ndihmuar shumė tė ardhmen e shqiptarve. Tė cilėve, kurr nuk u mungon patriotizmi ose pėrkushtimi. Ai argumentojė se diaspora nė Amerikė ka shumė njėrėz qė punojnė e militojnė nė ēėshtjet kombėtare me gjithė shpirt . Kanė sakrifikuar e kanė lėnė para tė madhe, duke vėnė nė shėrbim tė ēėshtjes kombėtare edhe kapitalet e tyre, tė cilat i vunė e fituan me djersėn e tyre, gjaku i tyre.

Por, qė ftakeqėsisht kanė qėnė peng e pėrplajsjeve dhe e zhvleftėsimeve me njėri tjetrin. Pra gjithė kjo energji e madhe, nuk shkon dotė atje ku duhet tė shkojė dhe ju keni qėllimin nė Kosovė e nė trojet etnike shqiptare, nė atdheun tonė Shqipėrinė. Ajo po humbet gjatė rrugės sė kotėshme. Kėshtu, koha kėrkon tė ulen mosmarrėveshjet dhe tė shtohet kooperimi i bashkėsisė shqiptare nė diasporė duke i vlersuar tė gjitha organizata e shoatat pėr atė ēka kanė bėrė e bėjnė pėrė ēėshtjen kombėtare.

Kėshtu, tė gjithė ne duhet t'a shohim punėn dhe vepėrn e shqiptarve tė Amerikės tė pandar nga ky trinom i kėtij grupi organizatash e shoqatash shqiptare nė mėrgim, si njė kostilacion tė kontributit nė raport me ato ēka ka bėrė sejcila prej tyre nė vite. Ēdo njėra prej tyre del nė pah sipas moemteve dhe situatave tė krijuara, por tė gjitha me shumė pėrkushtim japin gjithēka ēka duhet pėr ēėshtjen kombėtare.

Sylė Lajēi n/kryetarė i degės sė LDK-s, foli me superlative pėr librin dhe autorin. Ai tha se: "Kamė pasė fatin, qė kam njohur kėtė njeri dhe qė kam punuar me Marjan Cubin. Dhe me vjen mirė qė ky shok dhe bashkėudhėtar i kėsaj ēėshtje, tani po i hedh kujtimet tija nė kėtė libėr. Pasi, nuk janė tė shumtė ata njėrėz qė kanė punuar si Marjani, e na lėnė kujtime te tilla tė bukura nga jeta komunitare. Biznesmeni Lekė Gojēaj, njeri shumė i afėrt me Cubin, e shfaqi vlersimin e tij ndaj librit tė Marjanit me emocione tė forta. Ai, tha se e kamė pasur mik, shok dhe bashkėluftėtar tė mirė, gjatė gjithė kėsaj rruge qė kemi marrė bashkė nė diasporė. Marjani, sipas Gojēajt, ka marr bekimin e Zotit nė besimin qė ka, nė idealin dhe nė frymėzimin, qė gjithēka t'ja kushtojė familjes, kombit dhe fesė e shoqėrisė.

Zoti Musli Mulosmani, " uke pėrgėzuar nė mėnyrė tė veqant autorin pėr kėtė kuntribut tė madh, qė ka dhnė nė tė mirėn e ēėshtjes kombėtare, tha se duhet zgjeruar mė tej kjo lloj veprimtarie, e parė ajo nė tė gjithė kohėrat e kėndvėshtrimet e historisė tonė, si nė diasporė por edhe nė trojet etnike e atdhe. Ai, tha se ende ka vend pėr pakėnaqėsira, pasi qė shumė historian, politikan dhe gazetar, ende nuk po i japin si duhet dhe sa duhet vend - Mbretėrisė shqiptare, njėrės prej faqeve mė tė shėndėrritėshme dhe mė tė lavdishme tė kombit tonė, tha Mulosmani, nė mbyllje tė kėtij pėrmovimi. Pėrmovim, ky, qė ishte sipas pjesmarrėsve mjfat i qėlluar dhe i duhur pėr jetėn e komunitetit shqiptarė, nė Amerikė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara