HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Qefsari Burani, refugjatia kosovare qė fitoi ėndėrrėn amerikane: Me llotari fiton njė stėpi 300 mijė dollarėshe

-- nga Beqir SINA, Nju Jork (SHBA)

Beqir Sina Islip Town (Long Island NY): Pesė vjet tė shkuara, Qefsari Burani ishte viktima e luftės nė Kosovė, shtėpia e saj u dogj dhe u shkatėrrua nga dhunuesit serbė. Tė mėrkuren ish refugjatja kosovare, arriti tė fitojė atė qė kurrė nuk e kishte menduar ndonjėherė, njė shtėpi tė re, nė vendin e tė gjitha tė mirave, nė Amerikė.

"Unė dėshiroj t'i falenderohem Zotit nė rradhė tė parė pėr kėtė tė mirė" u ka thėnė ajo gazetarėve amerikan, menjėher pasi tė jetė shpallur e fituar nė llotarinė e shtėpive. Me fitimin e kėsaj shtėpie, unė kamė pasė fat nė kėt vend, njerėzit janė tė mirėseardhur nė shtėpinė e re" shprehet fituesja.

Qefsarie Burani Burani, 42 vjeēare, punon si kujdestare nė njė kishė nė lagjen West Islip tė New York-ut, dhe ėshtė njė ndėr ato 67 fituese tė llotarisė, pėr tė marrė njė shtėpi nė lagjen njujorkeze Bay Shore. Llotaria ėshtė e sponsorizuar nga Long Island Housing Partnership, me qėnder nė Town of Islip tė Suffolk County.

Fituesit e llotarisė njė shtėpi e re me ēmimin nė regjistėr tė 134,000 mijė dollarve amerikanė vlera 300 mije dollarė

Pamela Greene, zyrtare e bashkisė sė qytetit Islip Town ishte ajo qė tėrhoqi biletat e llotarisė nga "vazua e qelqėt" me emrin e shqiptares nga Kosova, Qefsari Burani. Ajo shpalli fituesit e llotarisė me ēmimin e fitueses sė njė shtėpie moderrne, me vlerėn nė regjistėr tė 134,000 mijė dollarve amerikanė. Por, qė ekspertėt e shitėblerjes sė shtėpiave (Real estate) thonė se kjo shtėpi, mund tė vihet nė shtije, pėr mė se 300,000 dolllarė. Ajo ėshtė nderuar edhe me njė ēmim tjetėr, sė bashku me nėntė fitues, pronarė tė banesave nė Sunnybrook Court, nė jug tė Sunrise Highway, ndėrtuar nga Barbash Associates.

Shtėpia e fituar

Burani, kur mėsoi lajmin se kishte fituar njė shtėpi, e emocionuar u ngjit nė godinėn e bashkisė (Islip Town Hall) dhe filloi tė pėrqafonte tė gjithė drejtuesit e llotarisė, nga Town Supervisor Pete McGowan. Sė fundi thanė ata, ajo ka takuar tė fundit Jim Morgo presidentin e shoqatės sė pronarve tė shtėpiave nė Islip Town Board.

Kur Burani erdhi nė Amerikė mė qershor tė 1999, ajo bashkė me dy fėmijėt e burrin banonte nė shtėpinė e motrės me njė dhomė gjumi nė njė hyrje ku banonin gjithsejt 14 vetė. Burri shumė shpejt u kthye pasi erdhi nė Amerikė. Burani ka statusin e qytetarisė permanente. Tani ajo punon nė kishėn "Our Lady of Lourdes Church" nė West Islip me njė qera banese me dy dhoma gjumi, 1,300 dollarė nė muaj. Ajo jeton sė bashku me dy fėmijėt, Krenaren 15 vjeēare dhe Niky 12 vjeēarė, nė njė jetė krejt tė re. Burani, e besimit musliman ėshtė e lumtur qė kisha i hapi krahėt kur erdhi nė Amerikė. "Unė paguhesha 21'000 dollarė amerikanė nė vitė nga puna nė kishė" tha ajo dhe mė pas tė fitoja mė shumė para, ēdo javė punoja si kujdestare nė njė familje amerikane dhe mbaja ndonjė fėmijė me pagesė.

Statuja e lirisė Susan Barbash, presidentja e kompanisė Barbash Associates nė Babylon Village u tha gazetarve se" "e shihni njė ish refugjate fiton njė shtėpi tė re... kjo ėshtė dita mė e bukur e jetės sime nė kėtė karjer " tha Barbash.

Ndėrsa, Morgo njėri prej nėnpunėsve tė kėsaj llotarie theksoi faktin se "Burani, ėshtė refugjatja e parė e ardhur nga njė vend i tronditur nga lufta .... qė ka fituar njė Lllotari- shtėpi " nga afėrsisht 40 llotaritė e organizuara nė Nju Jork. Kėrkuesit e fitimit tė llotari-shtėpisė duhet tė ishin pronar tė shtėpive tė para, qė merrnin mė pak se 80 pėrqind tė mesatares tė tė ardhurave pėr Long Island, ose 68, 250 dollarė pėr njė familje me katėr njėrėz, por fati solli tė fitoj njė shqiptare nga Kosova.

McGowan zyrtar i shtettit u shpreh para gazetarve se "Nė se ju dėshironi tė shkruani njė histori tė bukur pėr Amerikėn dhe ėndėrrėn amerikane, merrni si shembull jetėn dhe fitimin e llotarisė nga kosovarja Qefsari Burani, ajo mund tė flasi vetė rreth ėndėrrės Amerikane!!!.

"Talk about the American dream."

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara