HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Flasin "ambasadoret" e shpreses se madhe tė Seances Degjimore:

"Ishte njė mesazh i mirė pėr demokratizimin e Shqipėrisė"

-- nga Beqir SINA, Nju Jork (SHBA)

Beqir Sina Gazeta jone, e cila e ndoqi me vemendje kete seance degjimore, ne nje nga mejediset e saj ne sallen e Kongresit (334 Cannon House Office Building) u kerkoje disa prej referusesve dhe disa pjesmarresve te kesaj deshmie nga nje koment te tyrin rreth kesaj seance.

Ambasadori Osommo Lipponen(,Head of OSCE Presence in Albania) na tha se: " Ne pergjigje te pyetjes suaj me lejo t'ju praraqes raportin tim qe bera ne kete seance degjimore. Atje, ju mud te gjeni dhe paqyroni ate ēka dhe ju u intereson rreth kesaj pyetje. Por, i besoje shume kesaj seance dhe jame i sigurte se ajo do te "lexohet" mire ne Shqiperi. Ne kete kontekst, besoj, tek mesazhi qe dha kjo senace degjimore, tek te gjith partite politike ne Shqiperi. Ajo, mendoje une duhet marr edhe si nje shance i mire, qe favorizone njekohesishte demokracine dhe u jep shtytje procesve ne vend duke i kuptuar mire ato ē'ka u deshmuan.

Shierly Cloyes - Dioguardi, Keshilltare e Ēeshtjeve Ballkanike ne Ligen Qytetare na tha se ishte e impresionuar nga zhvillimi i kesaj seance. Ajo vlersoje shume menyren se si u trajtuan problemet qe ka vendi yne. Cloyes- DiouGardi qe eshte nje aktiviste e njohur e ēeshtjes kombetare veēoje fjalen e zotit Mediu ne deshmi i cili me objektivitet shfaqi mendimet etija edhe per Kosoven.

Fatmir Mediu kryetare i Partise Republikane deputet i Parlametit shqiptare, u shpreh se " Seanca degjimore ishte nje perpjekje e madhe e opozites shqiptare. Nje pune e mire e bere nga dy kryesuesit e kesaj seance degjimore, kongresitet Christopher Smith dhe Frank Wolf. Si dhe vemendjen e madhe te disa kongresmenve te tjere per sa i perket realitetit ne Shqiperi. Ajo qe do te theksoja qe eshte gjeja me problem deri tani eshte ajo e zgjedhjeve te reja. Kjo natyrishte eshte e lidhur me luften e trafikut ilegal te qenjeve njerezore dhe korrupsionit si dhe nje veshtrim me i thell dhe konkret i Adiministrates amerikane e Kongresit per situaten ne Shqiperi.

Per faktin se krimi i organizuar i ludhur ngushte me Qeverine shqiptare, asnjeher nuk do te lejoje te behen zgjedhje te lira e te ndershme. Maxhoranca socialiste(PS) kerkon te perfaqesohet drejteperdrejt ne Parlament , prandaj kerkohet vemendja dhe angazhimi i te gjitha forcave politike shqiptare dhe i te gjitha organizamave nderkombetare. Opozita e pozicionuar mire perpara ketyre problemeve me maxhorancen socialiste, ka nje fokus te qarte te marredhenjeve me SHBA dhe me problemet qe perballet Shqiperia, duke gjetur njerzit e duher te angazhuar ne kete proces.

Kjo seance degjimore kurre nuk duhet pare si nje moment propogandistike, pasi besoje se kjo faze tek shqiptaret eshte e tjekaluar. Ajo duhet te ndjek nje rruge e cila ka filluar mendoje prej takimeve qe pata keto dite, me senatoren Hillary Rodham Clinton, senatorin Chumer, kongresmenet Chris Smith dhe Frank Wolf e tjer .Natyrishte, duhet bere edhe nje kombinim i mire e strategjesie se si duhen ndertuar marredhenejet e opozites me institucionet nderkombetare, veēanerishte me Kongresin Amerikan dhe strukurat e Europiane e OSBE.

Ne mendojme se a ardhmja e politikes shqiptare, eshte ajo e te drejtes se ēdo shqiptari per te jetuar ne nje vend demokratik ku te garantohet vota e lire, te behet lufte e pakompromise me krimin e korrupsionin dhe si pjese e politikes ne ti sherbejme qytetarit shqiptare pavaresishte se ku je ne pozite apo opozite. Duke krijuar nje raporte te drejte me te gjithe ata qe te kane zgjedhur.

Ndersa per Martin Vulaj, Drejtor Egzekutive i Keshillit Kombetare Shqiptaro - Amerikane na tha se : " Do te ritheksoja fjalet e kongresmenit Frank Wolf : "Kjo ka qene seanca me e mire ne kuptimin e permbajtjes dhe te gjeresise qe pati ne trajtimin e problemeve ne Shqiperi. Ne kuptimin e trajtimit real te problemit ne Shqiperi, probleme qe dalin nga vete gjendja ne te cilen eshte Shqiperia sot. Kjo seance i tregoje Shqiperise, se ka dy sfida te medha perpara: sfida per te arritur zgjedhje te lira ne vitin e ardheshem dhe sfida qe ka Shqiperia, me trafikun e paligjeshem dhe me korrupsionin. Keto, pra, jane dy gjerat me te rendesishme te trajtuara sot, ne kete senace degjimore.

Erion Velijaj, Drejtor Ekzekutiv i levizjes MJAFT, i cili dukej pak si i "emocionuar" na tha se" Kjo ishte nje ngjarje me interes per Shqiperine. Ka shtate vjet qe nuk ka pasur nje njgjarje te till prandaj mendoje se ja dolem te veme ne pah realitetin e hidhur shqiptare, para Kongresit Amerikane. Ky duhet pare si nje lajme i mire , pavaresishte se aty ato qe u thane detyrimishte nuk ishin pozitive. Besoj, qe presioni qe ushtrojme ne brenda ne Shqiperi, si shoqeri civile, e kombinon presionin qe mund te ushtroje edhe presioni absolut qe mund te ushtroje vet qeveria amerikane, besoj se mund te sjell shume ndryshime ne permisimin e situates ne Shqiperi. Qofte ne ēeshtje te tilla si korrupsioni, apo ato te zgjedhjeve, qe jane dy ēeshtje kritike dhe te domosdoshme per tu zgjidhur. Shpresojme qe ky presojne i kombinuar siē ishte kjo seance degjimore te prodhoje tashme nje rezultat te deshirueshem.

Pika me pozitive e kesaj seance degjimore, ishte inkurajimi qe i dha Kongresi, ketij grupi shqiptaresh. Deshmia frymezon shoqerine civile, dhe i jep krahe asaj te ndjek kete rruge dhe mbi te gjitha ajo percaktoje qarte kush jane faktoret ne Shqiperi. Ne nje fare menyre kjo seance ka shume ngjyra qe prej shume kohesh mbulloheshin me fasada diplomatike. Edhe ne te ardhmen jemi te vendosur ne dy shtylla: ne luften kundra korrupsionit dhe arritjen e zhvillimit ne Shqiperi, te zgjedhje te lira e te ndershme.

Ne patem rastin ti drejtojme pyetje edhe zotit Hasan Metuku, sekretare i Gjenerates se Re Shqiptare ne Amerike: Zoti Metuku , a mendoni ju se Gjenerata e Re Shqiptare ishte nje "katalizatore" e kesaj seance degjimore?

Metuku, thote qe sigurishte po, qe NAG, ka dhene ndihmesen e saj ne mbledhjen e fakteteve dhe te shume problemeve, qe e shqetesojne vendin tone. Ndaj organizata jone jo vetem sot qe po thoni ju ka luajtur rolin qe takon ne kete drejtim, por ajo ka qene prej krijimit nje faktor i cili eshte kthyer me fytyre nga Shqiperia, Kosova e Ēameria. Por, sot ne veqanti ne kete seance degjimore, ku u vune ne diskutim siē patem rastin te shohim nje shoqeri te hapur qe kerkon me ngulm zhvillim, zgjedhje te lira e te barabarta, at'here edhe ne i vetes si detyre qe edhe ne si organizate te siguronim informacionin e nevojeshem per t'ju a ofruar ligjevenseve amerikane, antare te Komisionit te Helsinikit ne Kongresin amerikan.

Kjo senace degjimore, veē nje "shuplake" per Qeverine e Tiranes, kishte nje deshmi qe i tha Qeverise, se ajo duhet te njohe korrupsionin galopant deri ne kupolen e kesaj Qeverie dhe kryeministrit vete(Fatos Nanos). Kete fakt te pamohueshem, ajo tani duhet t'a parnoje, pasi ne Kongresin amerikan deshmuan organizata joqeveriatre te pavarura, tek treguan se ne Shqiperi, pra ka shkelje te te drejttave themelore te njeriut, shtypet me te gjitha format opozita shqiptare dhe vidhet vota e lire e votuesit shqiptare.

Kete e perforcoi edhe kryesuesi i kesaj seance kongresmeni Smith kur deklaroje se ne vitin 2001 me se 10% e votave te votuesve shqiptare nuk jane numeruar, ēka do te thote se 10% e votuesve shqiptare jane zhdukur nga e drejta e votimit, nga Socialistet(PS) ne pushtet. Ndersa, nje ēeshtje tjeter e rrahur ne kete seance degjimore ishte ajo e trafikut te qenjeve njerezore, femrave dhe femijve. Dhe, seanca i drejtoje"shigjetat" per kete fenomen nga Qeveria, policia dhe strukturat shtetrore. Se fundi menodj si konkluzion : qe Shqiperia, nuk mund te aderoje ne strukturat Euro Atlantike, NATO dhe BE, ne se ajo nuk garanton zhvillimin e zgjdhjeve te ardheshme te lira e te ndershme, nuk do t'i thote ndal krimit e korrupsionit, droges e trefiqeve ilegale.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara