HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Intervistė me Erion Veliaj, drejtues i lėvizjes Mjaft

Shqiptarėt meritojnė njė shtet qė mendon pėr shqiptarėt

-- intervista nga Beqir SINA, Nju Jork (SHBA)

Beqir Sina I ndodhur keto dite ne nje vizite pune ne SHBA-s, zoteri Erion Veliaj - Drejtor Egzekutiv i Levizjes Mjaft, i dha nje interviste eskluzive gazetes kombetare Bota Sot ne SHBA. E filluam nga shqiptaret e Amerikes, na tha Veliaj, sepse ketu eshte nje komunitet, i cili ka nje dinamizem me te vertete te mahnitshem. Shqiptaret e SHBA-se kane nje angazhim dhe interesim te tille per jeten politike dhe sociale ne atdheun ame, saqe eshte thuajse e pashmangshme qe zhvillimet e atjeshme, te mos reflektohen edhe ketu.

Ai shprehet se ne Amerike, ka gjetur nje mirekuptim entuziast nga ana e vellezerve te diaspores. Lidhur me seancen degjimore ne Kongresin amerikan per Shqiperine, Veliaj thote se pavaresisht nga disa perpjekje te qeverise per ta paraqitur ate si nje fushate shpifjesh dhe nxirjeje te imazhit te vendit, séanca degjimore ne Uashington u prit mire ne Shqiperi, ne radhet e qytetareve, te cilet jane te vetmit qe kane rendesi ne kete kontekst. Ne fund te kesaj interviste eskluzive dhene gazetes sone ne SHBA-s, Erion Veliaj ka thene; se ne Shqiperi, me te marre pushtetin, forcat politike fatkeqesisht i kane harruar menjehere parimet dhe idealet per te cilat jane besuar dhe jane shnderruar ne shume raste ne agjenci punesimi te militanteve...

BOTA SOT: Zoti Veliaj pse zgjodhet Ameriken per te nisur shtrirjen e Levizjes "Mjaft" jashte kufinjeve shtetrore?

Lėvizja Mjaft

Erion Veliaj : Arsyet jane te shumefishta. Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane tashme nje prej destinacioneve me masive migratore shqiptare. Nje komunitet i madh patriotesh tane ndodhet i shperndare gjithandej ketu dhe shtresezimet e shumta te emigranteve shqiptare, qe gjenden ketu, duke nisur nga mergimtaret e fillimshekullit qe shkoi, ikanaket politike te regjimeve te ndryshme, studentet, te debuarit nga dhuna antishqiptare ne ish-Jugosllavi, emigrantet ekonomike te viteve te fundit etj, bejne qe sot, ne SHBA-s, te gjejme me te vertete nje larmi te tille shqiptaresh saqe mikrokomunitetet qe ata kane ndertuar ne gjirin e shoqerise amerikane, te na kujtojne nga pak origjinen qe i bashkon te gjithe.

Ky eshte nje komunitet i cili ka nje dinamizem me te vertete te mahnitshem. Shqiptaret e SHBA-se kane nje angazhim dhe interesim te tille per jeten politike dhe sociale ne atdheun ame, saqe eshte thuajse e pashmangshme qe zhvillimet e atjeshme, te mos reflektohen edhe ketu. Se dyti, arsyeja eshte edhe pragmatike. Shtetet e Bashkuara jane sot nje nga aleatet dhe mbeshtetesit me te medhenj te shqiptareve. Politika zyrtare amerikane ka nje angazhim ne rritje per zhvillimet tona atje. Levizja MJAFT e cila e nisi ekzistencen e saj ketu e nje vit e gjysme me pare, e ka te qarte rolin dhe peshen e padiskueshme qe autoritetet zyrtare amerikane kane ne zhvillimet shqiptare. Fundja, SHBA-te jane ne syte e shume qytetareve te botes, promotori i triumfit te shtetit te se drejtes dhe lirise se qytetareve, parime per te cilat eshte duke zhvilluar luften e saj edhe Levizja MJAFT! ne Shqiperi. Pas kesaj analize, them se eshte e kuptueshme pse ne te MJAFT! deshem te jemi se pari ne SHBA.

BOTA SOT: A mendoni se me te vertet keni gjetur ate qe deshironit, ne kete "mison" ne SHBA? Dhe a po u pengon mendimi i skeptikve, te cilet shpeshher shprehen se shqiptaret Amerikes, jane te "lodhur" me organizata e shoqata?

Erion Veliaj: Une e quaj te suksesshme javen qe kaluam Washington D.C, San Francisco, Detroit, Boston dhe New York. Kemi takuar shume njerez. Kemi biseduar gjate dhe kemi shpjeguar ate ēfare MJAFT po orvatet te beje ne Shqiperi. Shqiperia, ka vuajtur gjate nga nje arrogance e autoriteteve te te dyja forcave politike ndaj qytetareve. Kjo ndodh me to menjehere pasi ndonjera vjen ne pushtet. Ne kete rotacion te merzitshem dhe bajat, qytetaret e vertete, shqiptaret e thjeshte, lenda prej se ciles tekefundit perbehet edhe e gjithe mergata shqiptare ne SHBA, jane ata qe vuajne me shume.

Politikat antiqytetare kane krijuar per vite me radhe ne Shqiperi vuajtje, mjerim, pakenaqesi, e si rrjedhim, edhe emigracion. Ne gjetem nje mirekuptim entuziast nga ana e vellezerve te diaspores. MJAFT ka tashme dege ne SHBA dhe kjo, si pergjigje e atij mesazhi qe ne deshem te perēojme ne Shqiperi marsin e vitit qe shkoi: "Mjaft politikes antiqytetare nga cilido krah ardhte ajo. Qytetaret jane teper te rendesishem per t'u mjele vetem nje here ne kater vjet. Shqiptaret, meritojne nje shtet qe mendon per ta". Une them se suksesi yne ne SHBA eshte rrjedhoje e faktit se ketu vepron sot nje gjenerate e shkelqyer qytetaresh shqiptaro-amerikane, te perkushtuar ndaj atdheut te origjines dhe korrekte me vendin ku jetojne, energjike dhe te afte, nje mergate atdhetaresh qe do t'i benin nder ēdo kombi dhe qe meritojne respektin tone.

Sa per pyetjen nese shqetesohemi nga mendimet skeptike, do te thoja se, se bashku me entuziazmin, skepticizmi eshte nje rruge per te rrahur kah mendimi objektiv. Jo me kot thashe qe shqiptaret edhe ne SHBA kane krijuar mikrokozmosin e tyre te ngjashem me boten qe kane lene ne Shqiperi. Ne fillimet tona ne Shqiperi, vitin qe shkoi, mund te flisnim vertet per skepticizem ne raport me MJAFT. Mund te them se na sherbeu per t'u bere me kerkues ndaj vetes. Une do habitesha nese do te ndodhte e kunderta ne fillimet tona edhe ketu ne SHBA.

BOTA SOT: Nderkaq, Ju lutem na thoni diēka se ēfare ka ndodhur ne Shqiperi, pas seances degjimore qe u mbajt ne Uashington D.C? A ka ndonje shenje se seanca pati suksesin qe arriti, apo...?!

Erion Veliaj: Pas séances mund te them se vijoi nje debat I shendetshem midis opinionit publik shqiptar. Do ta quaja nje pauze refleksioni, nje orvatje per nje rikonsiderim te pergjithshem te mendimit politik dhe te aspiratave qytetare. Njerezit pane sesi askush nga perfaqesuesit e lidershipit politik ne pushtet apo ne opozite nuk u ftua te jape mendimin e tij ne Kongresin Amerikan. Kjo eshte thelbesore. Njerezit paten te drejte te mendojne: ndoshta mendimi i tyre s'ka asnje rendesi. Perkundrazi, ata pane perfaqesues te shoqerise civile te cilet I kerkuan administrates amerikane qe te revizionoje qendrimet ndaj Shqiperise. Te mos mbeshtese qeverisjentiqytetare ne kembim te mbeshtetjes ne luften ndaj terrorizmit, te cilen shqiptaret do t'ia japin Amerikes kushdoqofte ne qeverisje.

Pane sesi nderkohe u kerkua nga ana jone qe te mos nderpritet ndihma ekonomike dhe projektet per Shqiperine, pasi kjo do te sillte demtimin e qytetareve dhe jo ate te qeveritareve. Do te thoja se pavaresisht nga disa perpjekje te qeverise per ta paraqitur ate si nje fushate shpifjesh dhe nxirjeje te imazhit te vendit, séanca degjimore ne Uashington u prit mire ne Shqiperi, ne radhet e qytetareve, te cilet jane te vetmit qe kane rendesi ne kete kontekst. Nga ana tjeter, them kerkesat tona drejtuar Kongresit amerikan, kane dhene fryte. SHBA e mbeshteti dy jave me pare deklaraten e BE-se e cila e kushtezonte ecurine e Shqiperise ne integrimin europian, me zhvillimin e zgjedhjeve te standardit nderkombetar , duke u kerkuar te dyja forcave kryesore politike, te lene sherrin dhe t'i futen punes. Mendoj se do te kete edhe hapa te metejshem.

BOTA SOT: Zoti Veliaj, ne nje artikullin tuaj ne shtypin shqiptare, kame pase rastin te lexoje nder te tjera nje fraze te till, ku ju thoni se : "Une nuk ndihem aspak i kercenuar nga keto sulme a performanca skenike me te cilat jemi mesuar prej kryeministrit tone, te tipit: s'ke ē'i ben gomarit, bjeri samarit". Pra, ēfare ju shtyu ju te dilni me kete lloj konkluzioni?

Pėrfaqėsues tė lėvizjes Mjaft dėshmojnė nė Kongresin Amerikan

Erion Veliaj : Kjo ishte nje pergjigje ndaj disa deklaratave me te vertete qesharake qe kryeministri Nano beri pas raportit te levizjes MJAFT para Kongresit Amerikan. Siē e thashe, pati nje perpjekje per ta paraqitur raportin tone si nje perbaltje qe po u behej ndjenjave te shqiptareve te ndershem. Une do te doja te terhiqja vemendjen ne kete pike. Ju mund ta gjeni raportin qe MJAFT mbajti para Kongresit, te publikuar gjithandej neper shtypin e kohes. Te ulesh atdheun per te fituar para, ka qene per shume kohe nje sport popullor ne radhet e disa OJQ-ve qe ruajne akoma reminishenca te kesaj syndrome. Por nuk pati asnje fjale fyese ndaj kombit shqiptar, tek raporti yne.

Asnje krahasim poshterues per shitje femijesh me cmime elektroshtepiakesh apo batuta te tjera te uleta me te cilat eshte i furnizuar rendshem tregu i konsumit humoristik te kafeneve. Zoti Kryeminister ndoshta i referohej tjeterkujt, e megjithate prapeseprape ia drejtoi batutat e tij qesendisese - nje mjeshteri virtuoze e tij - ndaj levizjes MJAFT. Do te ishte me e udhes ndoshta qe te degjonim nje mendim kritik nga ana e kryeministrit tone, nese atij vertet iu duken te trilluara ato qe ne thame. Por te besh batuta per te qeshur, per nje ēeshtje qe eshte per te qare, nuk eshte aspak serioze.

BOTA SOT: A keni ndonje strategji te mirefillte, qe edhe ju te mos i perdoreni si figura shahu per t'u levizur, sipas deshires te "medhenjeve" te politikes ne Shqiperi?

Erion Veliaj : Nuk e di ciles eksperience paraardhese i referoheni. Levizja MJAFT ka treguar deri tani qe ka mbajtur nje ekuidistance te dallueshme qarte nga interesat politike te te dy kraheve. Nuk kane munguar nderkohe as ofertat joshese e as hakerrimet. Une do te garantoja qe ne vend qe te shqetesohemi apo te kemi frike per nje "perdorje" te levizjes MJAFT nga politika, duhet te shohim me gezim, sesi politika shqiptare po meson nga levizjet qytetare duke u orvatur ta imitoje, e duke e imituar, te mesoje prej saj. Pasi doli ne skene Levizja MJAFT, pasoi nje vale e jashtezakonshme iniciativash pastertisht politike qe u vetequajten edhe ato "levizje" per te imituar modelin tone te suksesshem. E kam fjalen per te gjitha ato qe nisen me Levizjen per Katarsis, e vazhduan me Levizjen Nano ik, Levizjen Socialiste per Integrim apo qofte edhe Levizjen per Zhvillim Kombetar.

Ēka mbetet e pandryshueshme per ne, eshte qellimi dhe vizioni yne per te qene sa me prane qe te mundemi me interesin e qytetareve. Nje opozite e perhereshme, e cila nuk ka kurrfare qellimi per te marre pushtetin dhe si e tille ka nje imunitet natyror ndaj perpjekjeve gllaberuese apo perdorese te opozitave apo pozitave te perkoheshme nga sfera e politikes. Ka njendryshim te madh mes perkohesise dhe se perhershmes. Ky eshte ndryshimi yne me te gjithe ata. Nese deri tani njerezit, qytetaret ishin ftuar te kundronin si spektatore nje telenovele te gjate ku luftonte njera pale kunder tjetres, pra ATA me ATA, me MJAFT-in ne i ftojme ata qe te bashkohen ne nje levizje ku lufta tashme eshte midis NESH te gjitheve si qytetare, dhe ATYRE te marre se bashku si politikane.

Protestė e lėvizjes Mjaft

BOTA SOT: Cilat jane marredheniet e Levizjes Mjaft me forcat politike ne vend dhe jashte, e cila do te jete e ardhmja e tyre?

Erion Veliaj : Marrdheniet me to jane jashte cdo skenari konspirativ, per te cilat shpesh aludohet neper faqet e shtypit qe shpreh interesa politike. Ne i monitorojme shume nga veprimtarite e ketyre forcave, por duke pasur parasysh dhe si kontekst te pergjithshem, menyren sesi ato do te kene pasoja apo ndikim ne jeten e perditshme te njerezve. Ne u pergjigjemi te save te partive politike dhe lidershipeve te tyre per te marre pjese ne tryeza diskutimesh dhe debatesh ku eshte e pranishme shoqeria civile.

Ne i jemi pergjigjur ketyre ftesave si kur ato na i ka bere kryeministri Nano ashtu edhe kur ato kane ardhur nga lideri I opozites Berisha. Asistojme me kenaqesi ne debatet vertet te shendetshme qe synojne te krijojne me shume qarkullim mendimesh te reja dhe ajer te fresket brenda ngrehinave monolite te forcave politike shqiptare te cilat, ne fund te fundit, jane alternativat qe shqiptaret kane ne fletet e votimit diten e zgjedhjeve. Jemi te interesuar per me shume demokraci ne vend dhe do te vazhdojme te shprehim mbeshtetje per ēdo hap qe forcat politike ndermarrin per te demokratizuar veten e si rrjedhoje edhe alternativat qe perfaqesojne dhe aplikojne.

Protestė e lėvizjes Mjaft

BOTA SOT: Se fundi me lejo te citoj gazeten presitogjoze "Financial Times" me 18 Maj, 2004, kur ajo ka shkruar nje artikull per ju. Gazetarja Leyla Boulton, e fillon artikullin me nje thenje te nje diplomati: "Demokracia post-komuniste e Shqiperise, pershkruhet shpesh me shaka si nje shtet nje-partiak me dy parti. "Militantet e partise jane kuadrot e stilit te vjeter, dhe partia tjeter shihet si armiku i klases," "Qeveria shihet si nje mjet per te shperndare pune dhe priviligje ndaj perkrahesve". Pyetja do te ishte a qendron kjo thenje dhe si do ta komentonit ju kete opionin diplomatik?

Erion Veliaj: Mjerisht, duhet pohuar se ne Shqiperi keshtu ka ndodhur qe gjate viteve te para te demokracise, dhe ne vazhdim edhe sot. Nuk eshte se kemi pasur te bejme me ndonje system kohabitacioni. Ajo qe ka ndodhur ka qene me e tmerrshme. Me te marre pushtetin, forcat politike I kane harruar menjehere parimet dhe idealet per te cilat jane besuar dhe jane shnderruar ne shume raste ne agjenci punesimi te militanteve. Kjo te ben te mendosh se partia e vetme qe ushtron veprimtarine ne Shqiperi, nuk eshte as PS e as PD, por Partia Militantiste. Nje parti qe I ka ithtaret te shperndare ne te dy krahet e atij qe genjen veten dhe publikun duke u vetequajtur "Spekter politik". Per mendimin tim, kjo vjen si pasoje e nje niveli me te vertete skandaloz te demokracise se brendshme ne partite e medha dhe ato te vogla te ketij "spektri" te vetequajtur.

Gjithēka te kujton disa procesione te ritit katolik ne fshatrat amerikanolatine, ku gjate se kremtes, besimtaret nxjerrin duke mbajtur mbi shpine kukulla shenjtoresh, te cilet ata besojne se do t'I shpetojne nga vuajtjet e jetes per kete veper vetemohuese. Kemi lidere te perjetshem dhe forume qorre, ku vota nuk ka vlere sepse vlere kane allishverishet, premtimet, apo kercenimet ne prapaskene. Kemi zhdukjen e respektit ndaj institucioneve shteterore si te paprekshme nga levizjet e busulles politike. Kemi shtresa te tera te anetaresise se ketyre partive - sidomos atyre te medhave - te cilet jane edukuar per te mbeshtetur jo politika apo alternativa, por shanse karriere personale apo mundesi pasurimi.

Anėtarė tė lėvizjes Mjaft

Nese partia eshte ne pushtet, ata grupohen rreth saj per te thithur beneficet. Nese partia shkon ne opozite, ata qendrojne atje,duke ndare me mendje postet qe do te marrin kur te fitojne serish, duke krijuar qeveri hije, por jo vetem kaq. Ata krijojne administrata te tera paralele, te perbera prej te papunesh qe enderrojne diten kur do te jene doganiere, police, shofere, badigarde, apo kliente te preferuar. Ata marrin pjese ne kongrese e mitingje apo kryejne palaēolleqe me iniciative personale, duke u munduar keshtu te shfaqin zjarrllekun e tyre I cili mendojne se do t'u shperblehet. Them se nese ka nje semundje te cilen klasa politike shqiptare duhet te nise ta kuroje urgjentisht, eshte pikerisht kjo.

Intervistoi: BEQIR SINA

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara