HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Grekėt po mbushin burgjet me shqiptarė

-- nga Beqir SINA, Nju Jork - SHBA

Beqir Sina Ne Greqi mbahen te arrestuar me shume se 17,383 emigrante, 90% e tyre jane shqiptare.
Grekėt pranojne per herė te pare se kane rreth gjysem miljoni shqiptare ne Greqi

New York NY: Buletini statistikor i Organizates Nderkombetare per Emigrimin, thekson se : "Shperthimi" i hyrjes se emigrantve ilegal ne Greqi, vetem ne keto 10 muaj te fundit te ketij viti eshte kryer me se shumti nepermjet kufirit midis, Shqiperise, Maqedonis e Greqise veriore, sidomos ne zonat e Trakes. Duke ju referuar burimeve greke, buletini thekson, se nje pjes e madhe e tyre ka rene ne burgjet greke, mbasi arrestimet jane bere ne rajonin e lumit Evros, kufi me Turqine, Maqedonin dhe Shqiperine. Ne kufirin greko- turk, kalimi behet kryesishte gjate periudhes se thatesire, kur bie niveli i ujit.

E ndersa trafikantet e emigranteve, sipas Organizates Nderkombetare per Emigrimin, po shfrytezojne te gjitha menyrat dhe rruget per te futur ilegalisht emogrante ne Greqi, si klandestine nga te gjitha shtetet, shteti grek ne munges te dokumentave dhe shkaqeve te tjera i kalon nje pjes neper burgjet greke e shume te tjer kthehen me forcen e policise. Bazuar ne statistika te evidentuara, zyrtaret grek, thone, se numeri i pergjitheshem i emigrantve ilegal te arrestuar, ne pese prefekturat greke Evros, Dramas, Kilkis, Thessaloniki dhe Kastoria, i kalone te 17,383 vete.

Vetemen ne prefekturen e Kilkis, nga janari deri ne tetor mabaheshin nen arrest per kalimin ilegal te kufirit 2,005 vete, nga 1.887 sa ishin arrestuar ne 2003. Ndersa nga te njejtat burime, thuhet se ne prefekturen e Alexandroupolis jane arrestuar 6,000 emigrante ilegal prej janarit deri ne tetor 2004, nderkoh qe ne 2003 kishte 6,032 emigrante te arrestuar. Policia greke, pretendon nga ana e saj, ne nje deklarat zyrtare se nga te gjithe te arrestuarit qe mbahen ne burgjet greke, duke vuajtur denim per denime te ndryeshme, 90% e tyre jane shqiptare. Pas shqiptarve qendrojne sipas tyre nga te huajt, qe banojne e jetojne ne Greqi, Iranianet, Indianet, Turqit dhe Afrikanet.

Megjithse te kritikuar vazhdimisht nga organizatat nderkombetare per mbrojtjen dhe lirit e njeriut ne bote, per Racisem, Nacionalizem ekstrem dhe Ksenofobi, grekerit, thone, se emigrantet e arrestuar jane te denuar sipas ligjeve greke, dhe nuk ka asnje shkelje te te drejtave te emigrantve. Grekerit, pretendojne se te arresturit vuajn denimet per akte te tilla si: "shkallmim te banesave te banuara dhe te pabanuara, vjedhje te lokaleve, armembajtje paleje, trafikimin e qenjeve njerezore, droges e prostitucionit" por policia thote, se ka edhe raste te fallsifikimit te parave.

Grekerit pranojne per herė te pare se kane rreth gjysem miljoni shqiptare ne Greqi

Sipas Ministrise se Brendeshme Greke, Greqia ka rreth 900 ' 000 dei ne 1, 200, 000 emigrante. Nga keta rreth 400.000, thuhet se jane pa dokumenta te rregullta, pa leje qendrimi. 200.000 prej tyre, te cilet kane me shume se 15 vjet qe jetojne e punojne atje, jane paisur me dokumenta te rregullta qendrimi duke marre edhe shtetesine greke. Ne Greqi, ka emigrante nga rreth 27 kombesi, 55% e tyre jane shqiptare. Ne perqindje pak sa me te vogel se shqiptaret, emigrante ne Greqi jane edhe emigrantet nga 5 vendet e tjera ish-komuniste, si: Bullgaria, Gjeorgjia, Romania, Rusia dhe Ukraina. Nga vendet Evropiane, Qipro dhe Britania e Madhe, 2.4 % te popullsise se saj e kan me emigrante te huaj. Gjermania ka rreth 1.9% te vendit me emigrante. Ndersa, SHBA-s, vendi kampion i emigranteve ka rreth 2.8% te popullsise me emigrante.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara