HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Njė Hero mė shumė nėn flamurin amerikan

Gentian Marku: Njė shqiptar i guximshėm dhe njė amerikan i shkėlqyer

-- nga Beqir SINA, Nju Jork - SHBA

Beqir Sina WARREN DETROIT MI: U.S. Marine Corps Cpl. Gentian Marku, u integrua shumė shpejtė nė jetėn amerikane, kur si njė fėmijė e filloj punėn e kamarierit, nė njėrin prej restorantve nė qytetin Warren afėr Detroitit. Marku, emigroj nė SHBA- kur ai ishte veqėse 16 vjeēar, dhe nisi punėn sėparit nė restoratin me emėr "Big Boy", njė restorant ky qė frekuentohej mė sė shumėti, prej ushtarakve dhe policėve tė kėsaj zone. Ndoshta, mendojnė, ata qė e njihnin nga ky qytet, kjo ka qėnė edhe arsyeja, pse ai u "dashurua" me rrobėn ushtarake, ku edhe mė 25 nentor, tė javės sė kaluar, ai dha edhe jetėn nėn flamurin amerikan.

Cpl. Gentian Marku

Tani pas vdekjes, ata qė njihnin u kanė thėnė medieve tė ndryshme se, ishte e vėrtet se ai ėndėronte gjithmon tė bėhej njė ushtarak i aftė. Kėtė dėshirė prej njė tė riu dinamik, j'a la me plotė kuptimin e fjalės nė dorė gjithė vullnetit tė madh dhe pasionit, pėr t'a bėrė njė ditė realitet. E pikėrishtė kur ai do tė binte nė kontaktet e para me "erėn" e ushtrisė, i inkuadrua pėr her tė parė nė shkollėn ushtarake" U.S. Marine Corps". Nė kėtė shkollė, ai arriti edhe tė kryej studimet, i diplomuar nė shkollėn ushtarake, "Warren Woods Tower", nė 2001, Heroi mė i ri i SHBA-s, u vra nė Fulluxha - Irak, javėn e kaluar duke luftuar, edhe Ditėn e Faleminderimeve "Thanksgiving Day".

Ushtarė amerikanė nė Irak

Pas, Ervin Dervishit, 22 vjeēarit, tjetėr shqiptarė nė Amerikė, ky, i varė gjatė patrullimit nė rrugėt e Kaldijahit nė Irak, e shtunė 24 janar 2004, Gentian Marku ėshtė njė tjetėr djalė i ri shqiptar, qė ka dhėnė jetėn nė luftėn mbarė botėrore kundėr terrorizmit nė Irak. Ushtari amerikan me origjinė shqiptare Gentian Zef Marku 23 vjec, ka gjetur vdekjen nė qytetin irakian tė Falluxhas nė datėn 25 nėntor tė kėtij viti, gjatė luftimeve tė ushtrisė amerikane me terroristėt. Gentiani ėshtė shqiptari i dytė, qė vritet nėn flamurin amerikan nė luftėn e Irakut. Shqiptaro-amerikani Gentian Zef Marku, nga Piraj i Lezhes, i cili sherbente ne kompanine "Bravo" te Batalionit te Pare te Marinsave nė Falluxha, u gjetė i vrarė. Djali humbi jeten ne 25 nėntor, ne Falluxha, kur nga luftimet per te marre nen kontroll qytetin rebel te Falluxhas ne Irak mbeten te vrare 10 trupa amerikane.

Kjo ka qėnė dhe ėndrra mė e madhe e djaloshit shqiptar, qė nga dita kur iku nga Shqipėria. Qė nga dita kur familja e tij fitoi llotarinė amerikane e u vendos nė Warren tė Detroitit(Miēingan). Ia kishte dalė mbanė, e ndihmuar shumė dhe nga fati, qė t'i shpėtonte skamjes se vendit tė tij ashtu si dhe qindra e mijra shqiptarėt, qė kanė lėnė vendin e tyre dhe marrė rrugėn e mundimeshme tė gurbetit. Nė kėtė rrugė ai nisi tė ambjentohej me jetėn e re tė ėndėrrva nė "tokėne Eldorados" e cila, pėr tani pas vdekjes, ėshtė shumė e vėshtirė tė "pranohet", ashtu si dhe pėr prindėrit, tė afėrmit, miqėt e shokėt, bashkėatdhetarėt, e i gjithė kombi ynė, nė kėtė ndarje tė dhimbeshme dhe "dhuratė" e ligjeve tė pamėshirėmshme tė natyrės.

Gentian Marku

This undated photo provided by family shows Marine Cpl. Gentian Marku, of Warren, Mich. Marku, 22, died Thursday, Nov. 25, 2004, as a result of enemy action in Al Anbar Province in Iraq. Marku was assigned to 1st Battalion, 8th Marine Regiment, 2nd Marine Division, II Marine Expeditionary Force and stationed at Camp Lejeune, N.C.

Gentian Marku, siē e cekem edhe mė lart, kishte pėrfundur me sukses tre vitet e studimeve nė Kolegjin Ushtarakė, nė auditorin e sė cilės e forcoi mė shumė dėshirėn pėr t'u bėrė njė ushtarak i zoti. Aq sa i prindėrit, nuk panė asnjė arsye sepse, ai duhej tė privohej nga jeta ushtarke, ose t'a ndalonin vrullin e tij pėr t'u nisur ushtar drejt Irakut. Babai e pėrcolli tė birin nė luftė, me gjithė bekimin e tij e tė Zotit. Por pėr asnjė ditė nuk e gjeti qetėsinė edhe pse i biri, ngandonjėher i dėrgonte nga telefoni vetem mesazhe shprese, e lajme tė mira deri nė ditėn kur tė tjerėt do i sillnin gjemėn e madhe mė 25 tetor 2004 Ditėn amerikane tė Falenderimeve. Pas se cilės, tani babai Zefi dhe nėna, do i duhet tė presin nė shtėpine e tij nė Warren afėr Detroitit, shtėpinė e mėrgimit, edhe trupin e pa jetė tė tė birit, vecse tashmė si njė Hero amerikan.

Gentian Marku

I larguar prej Shqipėrisė nė vitin 1998, nėpėrmjet Llotarisė Amerikane, Gentian Marku, sė bashku me familjen e tij, Gentiani, asokohe ishte 16 vjeēar ishte vendosur nė shtetin federal Miēigan tė SHBA-sė. Pas mbarimit tė Kolegjit Ushtarak, ai hyri nė Trupat Marinsa, tė ushtrisė amerikane nė datėn 10 shkurt tė vitit 2002 me njė kontratė 4 vjecare, e cila mbaronte nė vitin 2006. Gentian ishte djali i vetėm i familjes dhe ka njė motėr mė tė vogėl se veten.

Ndėrkaq, edhe Shqipėria vendi qė e lindi, ka vėnė "kujin" kur kumti i zisė mbuloj vendin pėr humbjen e birit tė saj si Hero i Amerikės. Nė familjen e tė atit tė tij nė fshatin Piraj tė Lezhės tė afėrmit, gjyshi dhe xhaxhallarėt kanė hapur mortin dhe presin qė trupi i tij tė kthehet dhe tė varroset nė vendlindje, pasi sipas tyre ky ka qenė edhe amaneti i fundit i Gentianit. Gentian Marku ėshtė shqiptari i dytė qė vritet nėn flamurin amerikan, nė 24 janar tė kėtij viti nė Irak u vra edhe Ervin Dervishi, njė djalė nga Tirana, i cili kishte emigruar nė SHBA sė bashku me familjen me anė tė Llotarisė Amerikane

Defend America News - Photo Essays - November 2004

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara