HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Sfida mė e madhe pėr largimin e kėsaj qeverie, protestat pėrballė Misionit Shqiptar, Selisė sė Kombeve tė Bashkura dhe Shtėpise sė Bardhė

Nacionalistėt shqiptarė nė Amerikė u rikthehen demonstratave anti-komuniste

-- nga Beqir SINA, Nju Jork (SHBA)

Beqir Sina NEW YORK - Kjo ndoshta do te jetė edhe sfida me e madhe per qeverin e Tiranes, kur pas 15 vjeteve ne Amerike, te rikthehen perseri protesta kunder regjimit te Tiranes. Organizatat nacionaliste dhe grupime politike te djathta te diaspores shqiptare ne SHBA, demostraten e fundit e kane zhvillur me 1989 kundra udheheqesit te fundit komuniste Ramiz Alia, gjate nje vizite ne Kombet e Bashkuara - nen sloganin "O Ramiz - Ramiz Alia! mos degjo ēfarė te thote Nexhmija". Protesta e fundit ndaj regjimit te Tiranes e zhvilluar dhjete vjet me pare, kur u shemb Muri i Berlinit dhe Tirana e diktatorit Hoxha nuk pranonte hapjen e Shqiperise, ndaj refiormave perendimore dhe demokratike ishte nga me te sukseseshmet dhe pati jehon te madhe ne qarqet amerikane.

Ndersa ne kete demostrat eeshte nje risi here te pare ate do ta udheheqin te rinje intelektual dhe te shkolluar ne vendin kampion te demokracise dhe lirive e te drejtave te njeriut, siē jane Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Keta te rinje te rritur e edukuar me nje fryme te lart patriotike, se bashku me ata qe kane qene para 15 vjeteve me pare ne keto demonstrime perballe Misionit Shqiptar ne New York, selise se OKB-es dhe ne kryeqytetin Amerikan Washigton DC, thone se ekzistojne po te njejtat arsye per te protestuar ndaj regjimit neokomunist te Tiranes, qe po rikthen perdite ne pushtet simbolet, pinjollet dhe frymen diktatures hoxhiste, qe sundoi per gati gjysem shekulli Shqiperine.

Keshtu, pas konsultimve ditet e fundit per organizimin e protestave antiqeveritare perballe Misionit te Perhershem Shqiptar ne Kombet e Bashkuara, si edhe perballe selise se Ambasades shqiptare ne Washington, ne te ardhmen, 7 shoqata dhe organizata shqiptare ne Amerike, me 4 shkurt do t'i thone jo kesaj qeverie.

Bashkesia shqiptare ne Nju Jork sfidon Qeverine e Tiranes !!!

Keshill organizativ i demostrates ka leshuar thirrje ku thuhet se: I bejme thirrje bashkesise shqiptare-amerikane te marre pjese ne nje proteste paqesore qe do te mbahet kunder qeverise se paligjshme e mafioze qe me force e krim sundon ne Shqiperi qe nga viti 1997. Nen ate qeveri gjendja politike, sociale e ekonomike ne Atdhe po shkon ēdo dite e me poshte. Papunesia, varferia e skajshme, mungesa e sigurise personale dhe korrupsioni i shfrenuar i pushtetareve, te cilet ekane kthyer vendin ne nje ēiflik per vete, pa pyetur per fatin e qytetareve, po i detyrojne shqiptaret te braktisin vatrat e tyre ne kerkim te nje jete me te mire jashte.

Dhe 21 te rinjte qe humben jeten te mbytur ne nje gomone me 9 janar, po largoheshin nga memedheu per shkak te asaj gjendjeje te pashprese, ku e kane kredhur Shqiperine komuniste-socialistat ne pushtet – ata qe jane edhe organizatoret e vertete te gomoneve dhe perfituesit e parave te pergjakura qe nxjerin nga ato. Po ajo qeveri i ka lene dore te lire Greqise te depertoje gjithnje e me teper ne kontrollin e ekonomise shqiptare, duke i hapur keshtu dyert fqinjes sone shoviniste te realizoje synimet e saj te njohura. Perpara ketij realiteti alarmues, eshte detyre kombetare per ne te ngrejme zerin tone, ta denojme ate qeveri dhe te kerkojme rrezimin e saj. Per kete qellim, ju bejme thirrje te gjitheve te merrni pjese ne protesten qe do te mbahet diten e merkure, me 4 shkurt, perballe Misionit Shqiptar ne OKB, qe ndodhet ne adresen 320 East 79 Street, Manhattan (Between 1st and 2nd Avenues), duke filluar ne oren 11 para dite.

Flete eskluzivishte per kete demostrate kryetari i deges se njujorkut Hakik Mena: "Poshte Qeveria komuniste e Fatos Nanos"

Gazeta jone bisedoi me kryetarin e deges se Partise Levizja e Legaliteit per Treshteshin, zotin Hakik Mena. Mena tha se: "Gjeja kryesore ose shkaku i provokimit te kesaj demostrate eshte tragjedia e 9 janarit e cila mori jeten e 21 te rinjeve shqiptare dhe ra ne mosperfilljen e Fatos Nanos duke vazhduar ne menyre teper indinjuese, pushimet egzotike ne oazet e Orientit. Pra, tha ai, u mbyten njerezi e pafajeshem, vetem se deshironin nje jete me te mire per t'i shpetuar deri ne vetėfiljim jetes mizerabel qe e ka katandisuar kjo qeverisje vendin tone, sot. Ne ket kontekset kemi parsysh se ēdo tragjedi qe ndodh ne Shqiperi sot, eshte fruti i politikes represive qe po ndjek qeveria komuniste e cila me ēdo kusht kerkon te mbaj pushtetin.

Dhe nje faktor i rendesishem i ngrtijes se zerit nacionalist dhe demokrat kundra kesaj qeverie ne Amerike eshte se ajo eshte qeveri qe mbahet ne kembe vetem ne saj te konjukturave serbe e greke ne Shqiperi, duke mos perjashtuar ketu Mafien rajonale me ne krye kryemafiozin Fatos Nano. Mbi te gjitha shqetesimi ka mbritur kulmin pasi qe kjo qeveri eshte nje nder qeverite me te keqija qe ka njohur Shqiperia ne historin e saj. Pra ky kompleksitet i zi, i keqeqeversijes se Fatos Nanos, na ka detyruar t'i therrasim te gjitha forcat nacionaliste, patriotet e vertet e demokratet shqiptare ne Amerike qe te dalim dhe te protestojm ne menyre paqesore para Misonit te Perhereshem Shqiptar ne Kombet e Bashkuara.

Duke pase parasyshe se edhe sot ne shekullin e 21-te, populli shqiptar te vuaj ende nga skamja e mjerimi, te ndjej ēdo dite mungesen e theksuar te dritave, ujit e bukes te jet i kercenuar me nje gjendje katrastofike ekonomike te vendit deri ne nivelin "zero" na therret zerin e ndergjgjes kombetare t'i drejtohemi ne rradhe te pare SHBA-s, institucioneve te saja Qeverise Amerikane, Senatit e Kongresit amerikan, Kombeve te Bashkuara me ane te nje peticioni.

Morem mendimin qe edhe komuniteti shqiptare ne Amerike kryesisht ai i treshteshit, te japi sado pak me pjasmarrje kontributin e vet per t'i thene Jo njeher e pergjithmon kesaj Qeveria. Dhe nje arsye e fort eshte se ne kete moment largimi i kesaj qeverie dhe zgjedhjet e lira e ndershme jane nje kontribut i madh i ēeshtjes kombetare. Pra keto jane anet me pozitive per te bere nje demostrat te till te udhehequr nga slogani tradicional i kesaj pjese te diaspores ne Amerike" Poshte Qeveria Komuniste e Fatos Nanos".

Dhe ne kete kuader Levizjes Kombetare Partia e Legalitetit i jane bashkengjitur shume organizata, dege partije, shoqata e individ te veēant nacionalist, patriot e demokrat te vertet. Demostrata do te zhvillohet e udhiqet nga flamuri i nacionalizmit ne diaspore, shoqata e Amerikes PanShqiptare VATRA. Vatara si shoqat patriotike me fryme te thell nacionaliste e ka marre persisper ngritjen e zerit te protestes.

Te shperndahet Parlamenti dhe Presidenti te kerkoj zgjedhje te reja te lira e te ndershme

Demostrata ka si per qellim edhe kerkesen ultimative drejtuar presidentit te Republikes se Shqiperise zotit Alfred Moisiu te kerkoje shperndarjen e parlametit duke kerkuar zgjedhje te menjehereshme.Demostrata ka ne thelb te saj nje mesazh i qart politik i cili kerkon te vendos ne duart e shqiptarve fatin e tyre, per nje te ardhme me te lumtur dhe me me prespektive dhe tregon solidaritetin e saj me dhimbjen e madhe qe ka shkatuar tragjedia e 11 janarit. E rendesishme ne kete demostrate eshte perpilimi i nje peticioni drejtuar kancelarive perendimore dhe institucionve me te larat Amerikane.

Ne qoftese shume organizata dhe individe te veēante marrin pjese ne kete demostrat athere ky edhe do te jet suksesi i saj. Ne jemi te bindur tek te gjitha ato organizata e shoqata te cilat jane me te vertet me profil kombetare e anti komuniste. Dhe ne se kjo arrihet athere i themi te gjithe shqiptarve se ka ardhur koha qe ju vet t'a zgjidhni te ardhmen tuaj duke pas syt gjithmon nga ky shtet i madh si jane Shtetet e Bashkuar te Amerikes. Megjithse , nuk pritet ndonje pjesmarrje si ajo e demostratave anti komuniste te viteve para 90' ose si ato masivet per ēeshtjen e Kosvoves vendosmeria jone dhe karkateri i demostrates jane pika me e rendesishme dhe nje ngjarje historike per kete pjese te diaspores. Per te vetemen arsye se mbas nje vetasfiksimi te pakuptueshem ne prapseprap gjejme forca dhe organizohemi per te treguar se fryma anti-komuniste, nacinaliste, ptariote dhe demokrate jane te gjalla dhe nuk vdesin kurr.

Ne jemi te ndergjegjeshem per detyren dhe na vjen shume keq qe kjo nuk duhej te ndodhte, qe para opinionit amerikan dhe atij nderkombetar shqiptaret te dalin e te protestojne kundra qeverise se tyre e Misonit shqiptare prane Kombeve te Bashkuara. Por ,akumilimi i shume problemeve dhe dhimbja e madhe na shtyne te ndermarrimim kete veprim demokratik dhe nje nga format me te qyteruar te njohura nga kartat nderkombetare per lirit e te drejtat e qytetarve ne mbar boten. Kjo qe bjeme ne sot do te ishte e mire te behej kundra ambasadave te Greqise apo Serbise, por ja qe nevoja na therret ti themi qeverise sone largoju nga pushteti e leri vendin forcave progresite ne vend.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara