HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Protestat e shqiptarėve tė Amerikės

New York: Pėr njė Shqipėri tė Bashkuar tė Lirė e Demokratike

-- nga Beqir SINA, Nju Jork (SHBA)

Beqir Sina Manhattan NY: Teza kryesore e mesazhit tė perherėshėm, tė demostratave anti komuniste nė Amerikė, zhvilluar nga nacionalistėt, patriotėt e demokratėt shqiptaro - amerikan, kanė qėnė disa nga shtyllat e ēėshtjes kombėtare ; Kosova, shqiptarėt nė trojet etnike, ēėshtja Ēame, rrėzimi i Qeverisė sė Tiranės. Mesazhi i tyre u ėshtė drejtuar ngahera Qeverisė amerikane, kongresit, senatit dhe popullit tė SHBA-vė, nė pėrpjekje titanike pėr tė ndihmuar nė tė gjitha aspektet ēėshtjen shqiptare nė Ballkan, dhe, njėra nga shtyllat kryesore ka qėnė demokratizimi i Shqipėrisė. Nė kėtė aspekt roli historik i nacionalistėve, patriotėve dhe demokratėve shqiptarė nė SHBA-ės, qėndron, pikėrisht nė luftėn kundėr Qeverisė komuniste tė Tiranės, kuslingve dhe mafies politike.

Protesta nė New York

Kriza e Kosovės, ngjarjet e njėpasnjėshme nė trojet etnike, lufta kundra terrorizmit ndėrkombėtar, u bėnė njė provė e mirė dhe nga mė seriozet pėr tė verifikuar se sa ėshtė i qėndrueshėm mendimi se nacionalistėt, patriotėt e demokratėt shqiptaro - amerikan, janė shtylla kryesore e ēėshtjes kombėtare . Pėr arsye se nė shumė raste gjatė kėsaj kohe, nė sajė tė rolit tė tyre ata treguan elasticitet duke u arrit tė pengohet gėrryerja e detyrave unike e strategjike tė nacionalisteve, ptaritotėve e demokratėve. Nė tė njėjtėn kohė ata mblodhėn forcat dhe ruajtėn nė thellb karakteristikat, tė cilat e karaterizojnė vetė emrin e diasporės pėr tė pėrligjur arsyen pėrse u larguan nga Shqipėria....!?! Kėtė pikėrishtė kanė dashur tė shprehin krerėt e organizatave pjesėmarrėse nė protestė si : Federata Pan-Shqiptare e Amerikės VATRA, Blloku kombėtar indipendent, Gjenerata e re shqiptare, Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, Partia Lėvizja e Legalitetit dhe Shqiptaro-Amerikanėt pėr Demokraci.

Protesta nė New York

Nano thikė pas shpine Kosovės

Njėzėri shqiptarėt tė bashkuar nė njė protestė pėrpara Misionit shqiptar pranė OKB-sė nė New York, kanė kėrkuar largimin e asaj qė ata e quajtėn regjimi socialisto komunist i Tiranės apo klika mafioze e Nanos&Co. Mjaft mė vrasjeve politike dhe vdekjes sė shqiptarėve nė Jon apo Adriatik. Njė orė e mė parė Nano duhet t'u hiqet qafe shqiptarėve si e keqja mė e madhe pasi po i mbyt dhe nuk po i le tė marrin frymė lirisht shqiptarėt.

Kanė qėnė shtatė organizata shqiptare tė Trishteteshit Nju Jork, Nju Xhersi e Konektikat, nga tėgjitha trojet etnike, Shqipėria, Kosova, Ēamėria,Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova Lindore tė cilėt pėr mė se dy orė nėn udhėheqjen e Vatres pėrfaqėsueses mė tė madhe tė diasporės shqiptare, qė kanė bėrė thirrje pėr bashkim mbarė kombėtar pėr tė shporrur qeverrinė e Nanos, e cila sipas tyre ėshtė konsideruar si fajtorja kryesore pėr gjėndjen e mjeruar tė shqiptarėve. Kryetari i Vatrės, trashgimtari i kolosve tė kombit Nolit, Konicės, Pecit ing. Agim Karagjozi, qė nė fillim tė fjalės sė tij u shpreh se kurrė kjo shoqatė nuk e ka njohur qeverrinė komuniste tė Tiranės, madje e ka konsideruar atė si kriminale dhe njė njoll tė zezė pėr shqiptarėt si nė Shqipėri, Kosovė e gjetke. Ndaj ai me kėtė rast bėri thirrje pėr bashkim tė tė gjithėve, pa dallim feje, krahine apo ideje qė tė marrin pjesė dhe tė protestojnė kundėr gjėndjes sė krijuar nė Shqipėri. "Kurrė nuk do tė kishim dėshirė qė tė protestonim pranė njė Misioni shqiptar nė Amerikė, por konstatojmė me keqardhje se edhe ky Mision ėshtė pjesė e asaj qeverie",- u shpreh zoti A. Karagjozi.

Dr. Gjon Bucaj, nėnkryetar i Vatrės, ka drejtuar me dinjitet kėtė protestė dhe falenderuar gjithė pjesėmarresit. Ai propozoi qė protesta e shqiptaro-amerikanėve nė New York tė nisė me njė minutė heshtje pėr gjithė viktimat e klikave sllavo-komuniste qė qeverisin shqiptarėt, si dhe nė veēanti pėr viktimat mė tė fundit tė tragjedisė sė Karaburunit . Nė pėrshėndetjen e tij nėnkryetari i tjetėr i VATRES, z.Agim Rexhaj, u shpreh se qeveria e sotme e Tiranės ėshtė po aq e izoluar sa edhe ajo e Enver Hoxhės dhe Ramiz Alisė me SHBA-s,, pasi kurrė Nano, nuk ka marrė ndonjė ftesė zyrtare nga Administrata Amerikane tė vizitojė SHBA-s. "Nano,- tha ai,- ia ka ngulur thikėn pas shpine Kosovės. Nano ishte ai qė u takua me Milosheviēin dhe tradhėtoi keqazi interesat shqiptare, duke e konsideruar botėrisht Beogradin si kryeqytet tė shqiptarėve tė Kosovės".

Nė vijim ai shtroi pyetjen se sa herė Nano ka vizituar Kosovėn?! Nė mbyllje tė fjalės sė tij z.Rexha deklaroi se shqiptaro amerikanėt, duke pasur paravetes njė vend demokratik, si SHBA, nuk mund ta pranojnė njė qeveri tė korruptuar dhe tė lidhur me vrasje politike si ato tė Ahmet Krasniqit dhe Azem Hajdarit.

Motra e vėllezėr a e meritoni njė qeveri tė tillė ?!

Me kėtė thirrje kreu i shqiptaro amerikanėve pėr demokraci z.Muhamet Omari kėrkoi qė tė nxisė disi frymėn e protestės kundėr atij regjimi qė vazhdon tė vrasė e tė grabisė shqiptarėt. Gjithashtu nė emėr tė unitetit kombėtar z.Omari kėrkoi qė me protesta mbarė kombėtare tė ēlirojmė familjet tona tė cilave po u meret fryma nėn atė gjėndje tė skajshme tė mjerimit qė ka pllakosur nė Shqipėri. Ndėrkaq juristi Omari tha se : "Kemi dalė tė protestojmė edhe kundėr presidentit tė Shqipėrisė,,- qė dekretoi ministra tė korruptuar, dekoroi Fehmi Avdiun njė ish-gjykatės i tmerrshėm i cili ka dhėnė 17 dėnime me vdekje dhe 879 vite burg vetėm pėr motive politike". Gjithashtu, ai i bėri thirrjeTiranės, Shkodrės sė martirizuar, Vlorės sė Flamurit e tė familjeve tė mėdha atdhetare e antikomuniste, i bėri thirrje Korēės, Gjirokastrės, Elbasanit,Fierit, Lushnjes, Durresit, Kukesit,Peshkopisė dhe gjithė shqiptarėve intelektualė dhe demokratė tė ndėrgjegjėsohen pėr rolin qė kanė.

Nė protestė e mori fjalėn edhe kryetari i Partisė Lėvizja e Legalitetit pėr Trishteteshin z.Hakik Mena i cili u shpreh se pėr shqiptarėt ishte fatkeqėsi ardhja e ish-komunistėve nė pushtet tė cilėt qė nė fillim nisėn me vrasjen e Arben Brocit duke treguar se nuk mund tė pajtohen me njė Shqipėri tė lirė dhe demokratike. "Komunisto-mafiozet,-u shpreh z.Mena,-filluan shantazhet dhe presionet me krijimin e organiztės famėkeqe "Hakmarrja pėr Drejtėsi" dhe vrasjen e nacionalistit dhe demokratit tė flaktė Kolonel Bujar Kaloshit. Kėto presione kulmuan me vrasjen e liderit tė demokracisė Azem Hajdarit dhe Ministrit tė Mbrojtjes sė Kosovės Kolonel Ahmet Krasniqit.

Ata krijuan me anė tė grekėve kushtetutėn anti shqiptare. Ata sabotuan luftėn e Kosovės duke mohuar liderėt e vėrtetė deri nė provokim tė luftės civile nė Kosovė e Shqipėri". Z.Mena u shpreh se e vetmja zgjidhje pėr kombin shqiptarė nė kėto momente tė vėshtira dhe shpėtimi i shqiptarve nga zgjedha komuniste ėshtė Mbreti i tė gjithė shqiptarve Naltėmadheria e Tij Leka i I. Me parrullat mbretėrore "Atdheu mbi tė gjitha" dhe Paqe, Vllaznim Bashkim" kreu i legalistėve tė Treshteshit, e mbylli pėrshėndetjen e tij. Aktivisti i shquar i komunitetit zotėri Geri Q. Kokalari tha se :"Ju duhet ta keni mirė parasysh qė unė si njė shqiptaro amerikan, jam tepėr i bindur qė flas nė emėr tė njė numri mjaft tė madh shqiptaro amerikanėsh, besoj se Fatos Nano ėshtė njė i korruptuar qė nga koka deri tek kėmbėt.

Dhe nėse Nano ėshtė nga ai lloj "shok armėsh" qė i duhet SHBA-sė si partner, na bie tė themi qė politika jonė e jashtme ėshtė nė njė gjendje pėr tė ardhur keq. Pozicioni juaj ndaj Nanos duhet tė bėhet publik me qėllim qė shqiptaro amerikanėt tė dinė tė pėrgjigjen. Ju duhet qė gjithashtu ta kini tė qartė se nuk e kam harruar ēėshtjen e akuzave tė mia nė lidhje me njė numėr llogarie tė Fatos Nanos nė "Credit Suisse" dhe e kam pėrqendruar gjithė vėmendjen pėr tė ushtruar edhe mė tej presion me qėllim zbardhjen e kėsaj ēėshtjeje. Ju premtoj se do tė bėj gjithė ē'ėshtė e mundur qė kjo gjė tė dalė njė ditė nė dritė tė diellit.Njė familje demokratėsh shkodran, Sydki Diēi dhe Engjellushe Lici, i tha gazetės kombėtare Bota sot se:" Kur do tė ngopet Nano me Shkodrėn? mos don tė hapė edhe digat e Vaut tė Dejes e tė mbys gjithė Shkodrėn!?!"

Pėr njė Shqipėri tė Bashkuar tė Lirė e Demokratike !!!

Si konkluzion nga kjo demostratė politike paqėsore u pa se ajo tregojė se ėshtė nė vazhdėn e protestave qė shqiptaro-amerikanėt bėjnė pėr mė se gjysėsėm shekulli pėrtejoqeanit, kundra neokomunistėve sot nė pushtet dhe vgelave tė tyre. Para disa ditėsh njė organizatė e tjetėr e tė rinjėve shqiptarė nė Amerikė e quajtur "Gjenerata e re shqiptare" ("New Albanian Generation") duke ndjekur rrugėn e vatranve (PanFederatės sė Shqiptarve tė Amerikės - VATRA" ka organizuar njė protestė kundėr diskriminimit tė shqiptarėve nė Greqi nga qeveria e racistet greke.

Ndėrsa, sot kur nė Shqipėri, siē dihet janė paralajmėruar rrevolta popullore qė do tė fillojn me njė protestė tė fortė tė opozitės tė shtunėn( datė 7 shkurt, mė qėllim pėrkujtimin e tragjedisė sė Karaburunit(9 janarit), ku humbėn jetėn rreth 30 vetė, pa ditur fatin e atyre qė janė tė zhdukur nė New York - kryeqėndėrėn e botės, politikės, ekonomisės kulturės dhe historigrafisė rifilluan demostrata pėr rrėzimin e kėsaj qeverie. Protesta e njujorkut, konsiderohet si prologu i njė valė tė gjėrė protestash qė do tė shperthejen nė tė gjithė Shqipėrinė, duke marr sė shkak, dhimbjen e madhe tė tragjedisė sė 9 janarit, gjėndjen e rėndė ekonomike, apo edhe pėr arsye tė mirefillta politike. Demostrata "Tė ik Nano" hyri nė historin e kėsaj pjese tė disaporės shqiptare kėtu pėrtej oqeanit Atlantik.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara