HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Gjenerata e Re Shqiptare nė Amerikė, fton nė njė projekt tė madh gjithė rininė studentore shqiptare, nė Botė

Ide e madhe pėr tė kthyer studentėt shqiptarė nė atdhe

-- nga Beqir SINA, Nju Jork (SHBA)

Beqir Sina Ide, e cila ka si qėllim qė tė gjithė kėta tė rinj tė kthehen nė vend-lindje dhe me pėrvojėn e tyre tė fituar nė vende tė ndryshme (shkollat e qyterimit) tė japin kontributin e tyre nė stabilizimin e vendit, nė institucionalizimin e Demokracisė dhe spatrimin e korrupsionit, qė ka gllaberuar ēdo qelizė tė Qeverisė sė Republikės sė Shqipėrisė

NEW YORK NY : Gjenerata e Re Shqiptare"New Albanian Generation" organizata e tė rinjėve shqiptarė nė botė me qėndėr nė New York tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės ka intensifikuar aktivitetin e saj. Me njė dashamirėsi tė madhe ata po ju bėjnė thirrje tė gjithė rinjėve shqiptarė nė mėrgim, se sapo kanė marrė "dorė" njė projekt qė tė regjistrojė tė gjithė studentat shqiptarė kudo qė ndodhen nėpėr botė. Kėshtu, qė, teknollogjia moderne i bėnė tė gjithė studentet pa asnjė harxhim tė registrohen duke klikuar butonin Register e cila ndodhet nė web site(in) e kėsaj organizate, krahun e majtė tė "dritares" elektronike dhe plotėsoni formėn e cila do tė vonojė jo mė shumė se dy minuta. Gjenerata e Re Shqiptare"New Albanian Generation" do tu jet mirėnjohės pėr kėtė regjistrim dhe u falenderon pėr bashkpunimin tuaj.

Zotėri Shkėlqim Berisha, kryetarė i Gjeneratės sė Re Shqipėtare pėr kėtė inisiativė i tha gazetės kombėtare Bota sot, nė SHBA-s se " Nė bazė tė projekteve tė njėpasnjėshme qė organizata e re rinore nė Mėrgim, ka ndėrrmarė kohėt e fundit, NAG(siē janė inicialet) i ka vėnė si detyrė vetes se erdhi koha qė tė fillohet me njė nga programet mė tė mėdhaja dhe prestigjoze.

Berisha tha "Fjala ėshtė pėr mundėsimin e kthimit tė sa mė shumė studentėve Shqipėtarė nga tė gjitha trevat, nė vėndlindje pas mbarimit tė universiteve ose tė studimeve pasuniversitare. Ideja ėshtė hedhur nga unė fillimishtė, si kryetari i kėsaj organizate, dhe, gjeti nga tė gjithė anėtarėt e Bordit, kolegeve tė mi nė kryesi nė njė nga mbledhjet e Bordit drejtues, mbeshtetje tė plotė . Duke pasur parasyshė kushtet e emigracionit tė madh qė ka kapluar shqiptarėt, sidomos gjatė kėtyre viteve tė fundit, ėshtė vėnė re se shumė tė rinjė shqipėtarė, kanė filluar studimet Universitare nė Mėrgim. Disa kanė marrė bursa nga Shqipėria disa kanė ikur si refugjatė, por kanė arritur tė fillojnė studimet dhe ėshtė bėrė njė numėr shumė i konsideruar qė po mbarojnė kėto studime, jashtė Shqipėrisė.

Sipas tij, duke u nisur nga kushtet jashtėzakonisht shumė tė vėshtira, qė po kalon vendi jonė nė tė gjitha drejtimet lindi kjo ide, e cila ka si qėllim qė tė gjithė kėta tė rinjė tė kthehen nė vend-lindje dhe me pėrvojėn e tyre tė fituar nė vėnde tė ndryshme(shkollat e qyterimit) tė japin kontributin e tyre nė stabilizimin e vendit, nė institucionalizimin e Demokracisė dhe spatrimin e korrupsionit, qė ka Gllaberuar ēdo qelizė tė Qeverisė sė Republikės sė Shqipėrisė.

Nė kėtė mėnyrė tha Berisha "Duke qėnė se do tė arrijmė tė kthejmė njė numėr tė konsideruar nė vendin tonė, do tė arrihet tė shikohen rezultatet e para shumė shpejt, pasi, kėta tė rinjė e kanė parė Demokracinė dhe kapitalizmin drejtėpėrdrejtė dhe e kanė provuar dhe shijuar duke ditur se ēdo tė thotė tė jeshė njė shtet me tė vertet demokratė. Kėta tė rinjė shumė shpejt do tė ingranohen nė shoqėri ose parti tė ndryshme dhe do tė japin ide e tyre nė tė gjitha fushat. Kėta tė rinjė do tė arrijnė tė marrin poste drejtuese nė tė gjitha instancat shtetėrore dhe do tė japin kontributin e tyre nė ēdo lloj projekti apo programi.

Kėtė lloj mėnyre tė vepruarit zotėtri Berisha nuk e quajti mburrurje, por tha ai studentėt shqipėtarė po shkėlqejnė nė shumicėn e shkollave e fakulteteve tė Botės, me rezultatet e sjellje tė shkėlqyera jo vetėm nė studime por edhe nė jetėn pėrditėshme sociale. Kemi studentė e studente nė tė gjitha drejtimet qė patjetėr do tė ndihmojnė veten, familjen e Shqipėrinė, me shumė projekte tė financueshme dhe asistencė teknike.

Sa ėshtė i gatshem Shteti Shqipėtare qė t'i stimulojė kėta intelektualė tė rinjė me vende pune?

Megjithatė sipas tij njė problem qė lindi nė kėtė mbledhje, tė Bordit Drejtues, ishte se : tė gjithė studentėt janė mėse tė lumtur, qė tė kthehn nė vendin e tyre, pėr tė dhėnė kontributin e vet nė ēdo aspekt, por sa ėshtė i gatshem Shteti Shqipėtarė qė ti stimulojė kėta intelektualė tė rinjė me vende pune? sa janė tė gatėshme partitė Politike, qė tė afrojnė e stimulojnė kėtė korpus tė ri mendimi, kėtė Gjeneratė tė Re qė po lė gjurmėt e veta, nė kėtė mijėvjeēarė tė ri nė vendet mė tė mėdhaja tė Botės demokratike, duke e filluar nga vendi kampion i lirisė e demokracisė nė Botė - Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

Ai vijoj duke thėnė se kėtė shqetėsim apo problem si t'a quajm, u arrit qė tė fillojė ky program me hapin e parė qė ėshtė fillimi i regjistrimit tė studentėve. Me pas do tė fillojmė tė ngrejmė njė fond, tė cilin do ta pėrdorim pėr ēdo student qė do tė kthehet nė vėndin tonė pas pėrfundimit tė studimeve. Dhe me pas do ti mbėshtesim dhe pėrkrahim nė punėn e tyre pėr reformimin e shtetit tonė dhe vendosjen perfundimtare tė demokracisė.Ky projekt ėshtė marrė pėrsipėr nga kordinatori i organizatės Gjenerata e Re Shqipetare pėr bashkėpunim me studentėt zotėri Roland Neza.

Me anė tė gazetės suaj e medias shqiptare tha zotėri Shkėlqim Berisha, kryetarė i Gjeneratės sė Re Shqipėtare, ju! bėjmė thirrje tė gjithė studentėve Shqipėtarė nė Mėrgim, qė tė regjistrojnė emrin e tyre nė faqen tonė tė internetit nė domain(faqen elektronike) nė adresen " www.NewAlbanianGeneration.com " tek logoja - Register. Ju bėjmė thirrje tė gjithė organizatave tė tjera Shqipėtare Politike, Jo Politike Rinore dhe tė gjitha drejtimeve qė tė ndihmojnė sadopak nė finalizimin e kėtij projekti.

Pėr ilustrim, shfrytėzohet adresa: www.NewAlbanianGeneration.com

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara