HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Krerėt e forcave tė djathta nė Komunitetin shqiptaro-amerikan pėrgatiten t'i shkruajnė ambasadės amerikane nė Tiranė

Shqiptaro - amerikanėt mbėshtesin protestat e opozitės

-- nga Beqir SINA, Nju Jork (SHBA)

Beqir Sina NEW YORK NY: Komuniteti shqiptaro-amerikan i Nju Jorkut mbeshtet protestat e opozites shqiptare ne kuadrin e levizjes "Nano, ik!". Jane po thuajse te gjithe kreret e forcave te djathta ne komunitet, nacionaliste, demokrate e patriote te cilet jane gati te hidhen perseri ne protesta te tjera anti qeveritare ne Amerike.

Protestat shqiptare ne Amerike, ose Fokusi i vemendjes se forcave te djatheta per te rrezuar Qeverine kuslinge mafiozo komuniste te Fatos Nanos, duket se po merr permasa te paparishikueshme. Ne nje leter, qe perfaqesues te ketij komuniteti kane pergatitur per t'ja drejtuar ambasades amerikane ne Tirane, thuhet se ata kane ndjekur me vemendje e shqetesim te madh zhvillimet e fundit ne vendlindjen e tyre, Shqiperine. Ata vleresojne sidomos demonstraten paqesore kundra regjimit mafiozo-komunist te Fatos Nanos te dates 7 shkurt 2004.

"Me kete qellim edhe ne zhvilluam nje tubim para zyrave te ambasades shqiptare ne Nju Jork. Me kete rast pershendesim popullin e Shqiperise dhe e falenderojme ate, i cili mori pjese ne kete demonstrate model ne rajon e gjetke per nga zhvillimi, duke demonstruar qytetari dhe kulture te larte te protestes mbarepopullore", thekson letra e komunitetit shqiptaro-amerikan, i cili denon ēdo akt dhune dhe rrebelimi, si edhe shantazhet e kercenimet e qeveritareve.

Shqiptaro-amerikanet reagojne edhe ndaj qendrime jo realiste te disa perfaqesuesve te komunitetit nderkombetar, te cilet jane shfaqur njeanshmerisht, pa percaktuar faktoret dhe shkaktaret e vertete qe jane brenda strukturave te qeverisjes aktuale shqiptare.

Perfaqesues te ketij komuniteti shprehin angazhimin e tyre per te sensibilizuar opinionin nderkombetar lidhur me domosdoshmerine e largimit te qeverisjes se Partise Socialiste, e cila gjate ketyre shtate viteve te fundit i ka sjelle vendit krizen me te rende qe ai ka pesuar ndonjehere.

Ne letren e pergatitur per ambasaden e SHBA ne Tirane, perfaqesues te komunitetit shqiptaro-amerikan te Nju Jorkut konfirmojne predispoziten e ketij komuniteti per te ndihmuar me te gjitha format e mjetet mbarevajtjen e protestes se opozites shqiptare deri ne largimin e pseudomazhorances se majte dhe rindertimin e mazhorances parlamentare nepermjet zgjedhjeve te pergjithshme te parakohshme.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara