HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


ĒFARĖ FLASIN SHQIPTARĖT NĖ FORUMET E TYRE NĖ INTERNET PĖR SITUATĖN NĖ SHQIPĖRI, PAS PROTESTAVE PĖR RRĖZIMIN E QEVERISĖ NANO?

-- nga Beqir SINA, Nju Jork (SHBA)

Beqir Sina BENSONHURST(BROOK) NY: Lidhur me situatėn alarmuese rreth Shqipėrisė, pas protestave mbarėpopullore kundra qeverisė Nano, forumet elektronike nė faqet e tyre tė shqiptarve, nė rrjetin "Internet", po zhvilloin thuajse cdo ditė debate tė forta nė njė formė tė lirė qė mund tė quhet anketim me temėn "Kujt dhe pėrse i duhen protestat Nano Ik?". Megjithse, nuk ka ndonjė rezultat zyrtar, ose ndonjė organizimė tė mirėfilltė tė kėtyre debateve, por po ti hedhėsh njė sy tė gjitha debateve, konsiston: se deri mė sot nė tė gjitha forumet, nėpėr portualet shqiptare nė "Internet" marrin pjesė vizituesit e sajtit shqip, nė rrjetin e "Internetit" nga cdo vendė i botės. Prandaj, duke hyrė nė cdo sajt, mund tė nxjerrish disa perfundime paraprake. Interesim mė tė madh nuk ka njohur ndonjėher bota shqiptare nė Internet. Debatet tregojnė se antarėt dhe vizitorėt e kėtyre formumeve shqip nė "Internet janė bashkombas nga Shqipėria, SHBA, Kanadaja, Britania e Madhe, Gjermania, Kosova, Greqia, Turqia, Italia, Spanja, Zvicera, Austria, Suedia, vendet e tjera te Evropes, Azisė, Amerikes sė Jugut, si dhe ndonjė nga Australia, Kina e Japonia.

Ne Fokusin e shqiptarve "Protestat "Nano Ik"!!!

Mendimet e antarėve dhe vizitorve shqiptarė, tė cilėt jetojnė nė njė numėr tė tillė tė madh vėndesh dhe kontinentesh tė ndryshme tė njohur mirė me rrjedhėn e ngjarjeve dhe zhvillimeve mė tė fundit nė Shqipėri, tė lejon qė tė gjykosh drejt pėr spektrin e krijuar tė medimeve pėr problemet e mėdha qė e prokupojnė mė sė shumti kėta shqiptarė nė atdheun e tyre - Republikėn e Shqipėrisė. Shumica dėrrmuese e pjesemarrėsve tė diskutimeve ose sic mund tė quhet dhe anketimit, mendojnė se protestat "Nano Ik", qė u zhvilluan nė 7 shkurt 2004 dhe ato qė janė planifikuar tė zhvillohen mė 21 shkurt 2004, nga opozita shqiptare, mund tė rrėzojnė qeverinė Nano dhe pėr pasoj tė sjellin largimin e tij nga vendi, duke i celur kėshtu Shqipėrisė, dritėn e ashtuquajtur "jeshile" pėr tė zhvilluar zgjedhje tė lira e tė ndershme. Largimi i kėsaj qeverie sipas shumė mendimeve, konkludon nė atė se ajo mund tė forcojė demokracinė dhe rrisė qėndrueshmėrinė politike, si dhe mund tė kėtė ndikime shumė pozotive nė antarsimin e Shqipėrisė nė strukturat Euro-Atlantike hapjen e dialogut pėr nė BE.

Njė pėrgjigje pozitive pėr pikėpyetjen pėrkatėse: "Kujt dhe pėrse i duhen protestat Nano Ik?" e merr lehtė fare nga thuajse mbi 80% tė pjesėmarrėsve tė debateve-anketimeve. Gjatė pėrgjigjes pėr pyetjen imagjinare, e cila mund tė na krijohet nė kėto debate: ā€œSe cili ėshtė, sipas tyre mendimi i motivit kryesor ose i synimit tė lagimit tė kėsaj qeverie e njohur si mė e keqja e tė gjitha kohėrave, pra nė dobėsimin e klanit e klikės mafiozo komuniste dhe, ndoshta, shkarkimin e Fatos Nanos nga pushteti, prap po tė njėtat shifra gjenė kudo me mė shumė me nga mbi 75% deri 85% - grumbulloin variantet se: Ky ėshtė arsytimi i tė gjithėve qė mendojnė pėr njė Shqipėri tė lirė, demokratike e tė prosperuar, pėr tė vėnė nė vend dinjitetin dhe krenarinė kombėtare tė nėpėrkėmbur nga klika mafiozo komuniste e klanit Nano & Co.

SHBA: "Protesta Po! Dhune Jo!"

Po qe se do tė vesh re me kujdes kėto forume, rezulton se pothuajse tri tė katėrtat e debatuesve ose 75% e tyre - janė tė sigurt se forcat opozitare tė mbeldhura sė bashku kanė tė drejtė qė tė ndermarrin veprime protestuese, tė drejtuara tė gjitha pėr permbysjen e kėsaj qeverie. Shumica e tė debaturave nė mėnyrė tė padiskutueshme mendojnė se qendrimi i SHBA-ve ėshtė motivi kryesor i veprimeve tė fuqisė sė demonstrimeve paqėsore para botės sidomos deklarimi i Ambassador James Jeffrey (Xhejms Xhefri) kur tha se"Jemi pro protestave paqesore! por, kundra dhunės". Duke qėnė kėshtu me shumė fines diplomatike i vetmi vend i botės qė pas protestave tė 7 shkurtit, ka mbajtur njė qendrim tė hollė kritik ndaj Qeverisė sė Fatos Nanos. Kėshtu, tė dhėnat e para nga kėto debate nė forumet shqiptare nė "Internet" dėshmojnė qartė se shumica dėrrmuese i shqiptarve nė mėrgim, i jep pėrparėsi rrugės paqėsore tė largimit tė kėsaj qeverie dhe shpuarjen e vendit drejt zgjedhjeve tė parakoheshme, tė lira, tė ndershme e demokratike.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara