HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shkodra, si ana e errėt e Kalifornisė

-- nga Bujar Skėndaj

Deklarata e dy ditėve mė parė e biznesmenit Radovani nga Shkodra mė kujtoi gremisjen qė pėsoi Kalifornia, shteti mė i madh i SHBA, nė dy tre vjetėt e fundit. Por, ēfarė qe ajo qė kumtoi biznesmeni nga Shkodra?

"Nėse vazhdohet edhe mė tej me pengesat qė na nxjerr KESH-i dhe institucione tė tjera shtetėrore, tha ai, atėherė unė do e transferoj biznesin tim nga Shkodra nė Mal tė Zi". Pikėrisht kjo kishte ndodhur edhe nė Kaliforni. Defiēiti prej $ 30-40 miliardė gjatė mandatit tė parė dhe fillimit tė mandatit tė dytė tė Guvernatorit Devis Grei, krijoi njė gjendje amullie dhe mosbesimi te biznesmenėt. Nė vetėm pak muaj, qindra e mijėra biznese ikėn nga ky shtet dhe u vendosėn nė shtete mė tė sigurta, me qėndrueshmėri ekonomike e financiare. Mijėra vende pune humbėn. Kalifornia pėrjetoi njė krizė tė vėrtetė social ekonomike.

Kjo gjendje e pakėndshme shkaktoi reaksion nė popullsinė kaliforniane. U shpallėn zgjedhje tė parakohshme, nė tė cilat Grei humbi; dhe vendin e tij e zuri Shvarceneger.

Ēfarė premtoi aktori i famshėm i Hollivudit gjatė fushatės elektorale? Siguri dhe ngritje ekonomike, rikthim tė bizneseve tė dikurshme, normalitet, punė... Madje shpalli edhe luftė... kundėr korrupsionit. Ėshtė e famshme deklarata e tij se "do marr vetė fshesėn dhe do shkoj tė pastroj San Antonion". Natyrisht jo nga plehrat, por nga mashtrimi, korrupsioni...

Nė Shkodėr, si nė tėrė vendin, biznesi shqiptar ėshtė trajtuar si mish i huaj. Ėshtė mbajtur nė gjendje kome. Drita e kandilit tė kėtij biznesi ėshtė pėrpėlitur gjatė tėrė viteve tė qeverisjes socialiste. Kanė mbijetuar vetėm ato biznese, pronarėt e tė cilave kanė sakrifikuar shumė, kanė rezistuar sepse brenda tyre nuk ka ekzistuar vetėm synimi pėr fitim, por, me sa duket, edhe njė ndjenjė qytetarie patriotike. Por, sikundėr ēdo gjė e ka njė kufi durimi, tashmė duket se i ka ardhur fundi edhe rezistencės dhe sakrificės sė biznesmenėve vendas. Deklarata e afaristit shkodran ėshtė e frikshme. Ajo paralajmėron njė tė keqe edhe mė tė madhe pėr shqiptarėt: Humbjen edhe tė atyre pak bizneseve shqiptare. Pėr pasojė edhe humbjen e disa mijėra vendesh pune. Njė plagė mė shumė nė ekonominė e familjeve tė vobekta shqiptare.

Mirėpo tani nuk bėhet fjalė mė pėr falimentim biznesi. Me kėtė janė mėsuar shqiptarėt. Ajo qė ėshtė e re nė kėtė rast, ėshtė pikėrisht transferimi i biznesit nė njė vend tjetėr, qė nė njė kuptim, ėshtė edhe mė fatal se falimentimi. Sepse falimentimi ėshtė, megjithatė, njė e keqe qė edhe mund tė mėnjanohet njė ditė. Njė politikė mė kombėtare e qeverisė, njė mbėshtetje mė e madhe e biznesit vendas, i jep krahė kėtij. Dhe shqiptarėt, qė shquhen pėr iniciativė dhe guxim edhe nė biznes, do tė provojnė sėrish e sėrish. Kurse me transferimin e bizneseve nė njė vend tjetėr, shkatėrrohet pėrfundimisht baza e ekonomisė sonė, humbet besimi. Dhe, pėr mė keq, pas disa kohėsh do tė jemi tė detyruar tė importojmė prodhime tė bizneseve shqiptare, tashmė tė vendosura jo nė Shqipėri, por pikėrisht nė vendet fqinje si Mali i Zi, Maqedonia... Qė qeveria e sotme ka ndjekur dhe ndjek njė politikė nėnshtruese ndaj biznesit grek psh., kjo ėshtė njė gjė e njohur. Siē ėshtė i njohur fakti qė taksat doganore favorizojnė importin nė dėm tė prodhimit vendas. Kjo ka sjellė edhe falimentimin e biznesit vendas. Por, qė tė detyrohen edhe ato pak biznese qė kanė arritur tė mbijetojnė deri mė sot, tė marrin udhėt e mėrgimit, kjo i kapėrcen tė gjithė kufijtė e pėrfytyrimit.

Mėrgimit fatkeq tė vetė shqiptarėve, i bashkangjitet tani edhe mėrgimi i bizneseve tė kėtij vendi. Njė urrejtje e tillė qeveritare ndaj ēdo gjėje pozitive shqiptare, nuk ėshtė menduar kurrė. Sot, pėr fat tė keq, ėshtė realitet. Madje njė realitet qė sapo ka nisur dhe fundi i tė cilit nuk mund tė parashikohet. Lajmėrimi i biznesmenit shkodran Radovani nuk ėshtė thjesht njė deklaratė. Ėshtė njė alarm pėr ēdo shqiptar qė ka veshė dhe sy. Qeveria tashmė dihet, nuk ka as sy, as veshė pėr tė parė e dėgjuar thirrjet dhe rėnkimet e shqiptarėve dhe tė bizneseve tė tyre tė rralla!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara