HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


In Memoriam Prof. Gjon Shllakut

VDEKJA E KULTURĖS KLASIKE

Stefan Ēapaliku -- nga STEFAN ĒAPALIKU

Qyteza shqiptare e Tuzit nė Malin e Zi i ngjan mė shumė njė fshati tė madh, diku nė mesin e tė cilit ndodhet gjimnazi, njė godinė e madhe, shumė e kėndėshme e ku mėsojnė fėmijtė e tė dy komuniteteve, shqiptarėve dhe malaziasve. Ka shumė gjėra qė mund tė tė bėjnė pėrshtypje nė njė shkollė tė tillė. Por "tronditjen" mė tė madhe e pėsova kur takova njė burrė tė hollė e tė gjatė. Miku im, profesori i letėrsisė, ma prezantoi zotėrinė thjesht:"Profesori i latinishtes"! -Pse nė kėtė gjimnaz studiohet latinishtja?- dhe ato mė vėshtruan nė njė farė mėnyrė sikur t'i kisha pyetur "Pse ju vishni kėpucė?!!!" Prej kėndėj nisėn tė mė kujtoheshin me radhė shkollat tona, gjimnazet ku ende sot e kėsaj dite nuk studiohet as shqipja, librat e vjetėr tė latinishtes, tė mbetur nė bibliotekėn time prej tė parėve, qė kishin studiuar nė shkollat e Shkodrės, e gjithė letėrsia greke dhe romake qė kisha lexuar nė gjuhėn shqipe e plot asocime tė tjera tė kėtij lloji.

Po, a nis kultura prej andej?
Eshtė mjaft e vėshtirė pėr t'i kthyer njė pėrgjigje pa ekuivoke. Ka plot qė mendojnė se dija ndėrtohet nė formėn e njė piramide me bazė tė gjėrė e qė vjen pastaj duke u ngushtuar nga koha nė kohė. Ka tė tjerė qė janė tė mendimit se dijet ndėrtohen edhe nė formen e njė ngrehine pllakash, ky mbi tė ngushten mund tė vendoset njė e gjėrė e kėshtu me radhė. Ka prapė tė tjerė tė cilėt thonė se diakronia, pra kalimi nga mė e vjetra tek mė e reja, ose anasjelltas nuk ėshtė gjithaq e nevojshme. Por gjithsesi, njė gjė ėshtė e sigurtė, kultura humane ėshtė njė koncept nė lėvizje prej fillimeve tė njerėzimit e deri mė sot. Ajo ka pikat e veta tė forta, kulmet, pllajat, luginat, tatėpjetat e teposhtet, tė cilat vinė e pikėzohen nė komunitet dhe te individėt, tė cilėt pastaj nė mėnyrė inkoshiente apo nė formėn e njė kulture tė parashkruar, i transmetojnė e i trashėgojnė.

Humanitetet, posaqėrisht, nuk arrijnė dot tė ekzistojnė pa pikat e fillesave. Tė gjithė jemi dėshmitarė sesi librat dhe traktatet shkencore nisin e mbarojnė duke marrė si pika referimi atė ēfarė ėshtė thėnė nga tė tjerėt, sesi ato i interpretojnė, i analizojnė, i sintetizojnė dhe sesi "guxojnė tė thonė diēka mė tepėr". E kjo padyshim qė do thotė se njohja e zanafillave kulturore ėshtė shprehje e qartė e formimit tonė. Greqia e vjeter dhe Roma antike akoma vazhdojnė tė pėrbėjnė themelet e qytetėrimit pėrėndimor. E nėse ky qytetėrim vazhdon tė mbetet aspiratė e popullit tonė, siē rėndom deklarohet, atėherė ai duhet tė jetė prezent, nė shkollė, nė institucione, nė komunitet.

Ku janė helenistėt dhe latinistėt?
Kur njė profesor i Universitetit tė Prishtinės, Engjėll Sedaj qė mbronte doktoraturen me temėn "Homeri nė letersine dhe kulturen shqiptare", kish ardhur nė fundin e viteve '80 tė takonte nė Shkodėr pėrkthyesin e "Iliadės" prof.Gjon Shllakun, askush se kish lejuar tė realizonte takimin, duke i thėnė se kėtė njeri s'e njihnin. Prej kėsaj Sedaj detyrohet tė shkruajė nė disertacionin e tij se biografia e pėrkthyesit tė "Iliades" ėshtė po kaq e panjohur sa dhe ajo e Homerit. Dhe me tė vertetė. Kush i njeh Frano Alkajn, Sotir Papahriston, Stefan Priftin, Henrik Lacen, Injac Zamputin, Kolė Ashten, Pashko Gjeēin, Gjon Shllakun, Mark Demen, Spiro Ēomoren, Mark Ndojėn, etj.etj? Padyshim qė t'ia pėrmendėsh kėto emra brezit tė shkollarėve tė sotėm vėshtirė se do i kujtonin ndonjė gjasend.

Njė pjesė e tyre qenė specializuar edhe nė fusha tė ngushta tė filologjisė, nė latinishten klasike, divulgative, tė Mesjetes, etj. Veē njė pjese tė konsiderueshme tė letėrsise klasike, ato na pėrcollėn nė gjuhėn shqipe edhe dokumente tė rėndėsie tė jashtzakonshme pėr historinė e kombit tonė, duke lavruar nė kėtė mėnyrė tė gjitha pėrmasat e shqipes.

Tė gjithė syresh kanė ndėrruar jetė. I fundmi u nda Prof Gjon Shllaku, pėrkthyesi i "Iliadės" sė Homerit, tragjedive tė Sofokliut, poemave tė Virgjilit, "Kangėve tė Rolandit" si dhe hartues i fjalorit nė dorėshkrim "Latinisht-shqip me rreth 60.000 fjalė.

Ndonjė qė ka mbetur prej atyre qė s'i kemi pėrmendur mė lart rri "fshehur diku" nė ndonjė cep tė kuzhinės sė vogėl, pėr t'i liruar vendin (qė kurrė se kanė pasur), gazetarucėve, shėrbėtorėve tė dy zotnive, pjellakeqėve, matrapazėve tė strukturave bulevardeske, qė realizojnė nė mėnyrė perfekte e tė ditėpėrditshme mishmashin e paēamurit tė shqipes me ēerekoanglishtoitalishten e tyre.

Ku janė pasardhėsit?
Pasardhės nuk lanė. S'patėn kurrfarė mundėsie. Lufta e tmerrshme qė Enver Hoxha i shpalli njerzve me kulturė pėrėndimore, i sterilizoi. Por edhe pas viteve '90, "Muri i tyre i Berlinit", qėndroi nė kėmbė, i fortė, i paepur. Dhe ky ėshtė fati i dijes. Vepra tė njė rėndėsie tė jashtzakonshme kanė mbetur nė dorėshkrim, tė mbėshtjella me kartona historikė si ti takonin bibliotekės sė Aleksandrisė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara