HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Tėrheqje e majtė

-- nga Arben ĒOKAJ

Arben Ēokaj Opozita e djathtė shqiptare nuk ka parė rrugė mė tė mirė pėr tė larguar kyeministrin Nano, vetėm pėrmes protestave paqėsore e demokratike. Shoqėria shqiptare e ndodhur nė njė fazė tė tejzgjatur tranzicioni 13 vjeēar, e shokuar herė pas herė nga ngjarje rrėnqethėse politike, qė kanė marrė jetė njerėzish dhe kanė cėnuar rėndė edhe ekzistencėn e shtetit shqiptar, duket se do tė ngrejė krye kundėr nėnshtrimit vasal tė qeverisė Nano, si dhe korrupsionit e papėrgjegjshmėrisė sė tejskajshme tė administratės sė sotme shtetėrore. Shqipėria nuk i ka krijuar akoma mekanizmat e qėndrueshėm tė ruajtjes sė votės sė lirė dhe tė respektimit tė vullnetit tė votuesve. Prandaj opozitės i duhet sot tė veprojė nė rrugė tė tjera, qė gjithnjė janė demokratike dhe qė presojnė njė vullnet progresist shoqėror.

Elementi pozitiv qė mund tė vėsh re sot nė Shqipėri, ėshtė padyshim shtypi dhe media e lirė. E para vjen fjala. Shprehja e mendimit hapur nė mediat shqiptare, pavarėsisht vėshtirėsive tė mėdha, vlen pėr t'u respektuar, pasi atė nuk e gjen shpeshherė edhe nė mediat e vendeve me demokraci tė zhvilluara, tė cilave u referohemi shpesh. Shqiptarėt pra, tendenciozė nė rebelimin e tyre, nuk tremben tė heshtin, ata sot flasin hapur. Dhe kjo ėshtė A-ja e demokracisė - shprehja e lirė e mendimit. Pas kėsaj vjen respekti pėr mendimin e kundėrt, gjė qė duket se merr mė shumė kohė pėr t'u bėrė natyrė e njė shoqėrie. Ajo qė na intereson sot tė gjithėve, ėshtė krijimi i njė klase politike shqiptare, qė nuk gjeneron konflikte, por di tė merret vesh pėr tė mirėn dhe interesin e votuesve shqiptarė. Jo tregtarė mishi, por njė klasė tė kualifikuar politike, qė normat demokratike nuk i lė tek A-ja (pra vetėm tek shprehja e lirė), por edhe tek veprimi i lirė e demokratik, qė ndėrthuret edhe me iniciativėn e lirė qytetare.

Kėtu nė mes tė Evropės, ndodhet njė nga vendet mė tė fuqishme tė saj, Gjermania. Kėto ditė, kancelari gjerman Schrėder u detyrua tė tėrhiqej nga kreu i Partisė Socialdemokrate (SPD), pasi sondazhet tregojnė pėr muaj me radhė, se partia e tij, vėshtirė se mund tė marrė 24 % tė votave, nėse zgjedhjet bėhen tani. Por cila ėshtė arsyeja qė opozita gjermane me koalicionin e unionit Kristiandemokrat (CDU) dhe Kristiansocial (CSU) nuk ngrihet nė protesta pėr tė rrėzuar kancelarin Schrėder?

Arsyen duhet ta gjejmė tek mekanizmi i respektimit tė votės sė lirė, qė aplikohet relativisht nė Germani, dhe e dyta ėshtė se sondazhet politike japin njė vėrtetėsi tė madhe tė realitetit. Kėtu nuk mund tė rrimė pa pėrmendur edhe faktin se Kristiandemokratėt (CDU), partia opozitare mė e fuqishme nė Gjermani, drejtohet nga njė grua. Ajo ėshtė fizikania Angela Merkel, njė grua serioze dhe mjaft e aftė nga Gjermania Lindore, por qė gjithnjė mbetet njė kundėrshtare e "butė" para kancelarit Schrėder, pėrderisa ajo e ka vėshtirė ta sfidojė atė personalisht, me njė kandidaturė pėr kancelare. Shoqėria gjermane, ndonėse e emacipuar sa duhet, nuk beson akoma se njė grua mund ta drejtojė vendin nė kėtė botė tė egėr. Dhe kjo duhet tė jetė arsyeja pse zonja Merkel nuk e sheh veten si kandidaturė tė aftė pėr tė sfiduar socialdemokratin Schrėder, kur dihet se po tė bėhen zgjedhje tani, unioni i saj fiton mbi 50% tė votave.

Nė 5 vjet sundim tė socialdemokratėve nė Gjermani, shoqėria gjermane i ka zvetėnuar gradualisht vlerat e saj demokratike, dhe analistė tė ndryshėm e kanė pėrmendur herė pas here faktin se shoqėria gjermane ndodhet sot nė njė krizė tė papritur, me borxhe tė mėdha dhe pa njė prespektivė tė qartė. Sikur partia e Schrėderit tė kishte qėndruar nė pushtet nė Gjermani, aq gjatė sa ē'kanė qėndruar nė pushtet tė majtėt shqiptrarė, atėherė nuk ka asnjė dyshim se Gjermania do tė kishte sot njė nivel zhvillimi tė pėrafėrt me Shqipėrinė.

Teksa ecėn me makinė nė autostradat e betonta gjermane, nga Mynihu pėr nė Belin, mund tė ndjesh rrumbullakėsinė e globit nė kėtė rrugė tė gjatė dhe njėkohėsisht, mund tė vėresh edhe ndryshimin e zhvillimit brenda tė njėjtės Gjermani: asaj tė perėndimit, dhe asaj tė lindjes. Ku qėndron sekreti i kėtij ndryshimi nė zhvillimin ekonomiko-shoqėror brenda sė njėjtės rracė? Nuk ka ekuivok: ndryshimi qėndron nė sistemin politik tė zgjedhur. Pushteti i tė majtėve, sado progresist tė jetė, ai krijon vlera materiale vetėm pėr njė klasė tė caktuar, qė e parė nė tėrėsi ėshtė e destinuar tė humbasė, pasi vetė shteti humbet njė ditė nga varfėria e popullit.

Krahu politik i Schrėderit, njė pjesė e tė cilit ha edhe bar pėr tė mos i shkelur parimet, i kanė presuar gjatė gjithė kohės kristiandemokratėt e Kolit, qė t'i afrohen qendrės dhe tė fusin disa norma sociale nė shoqėri. Ky krah politik e kupton sot, se shoqėria gjermane nuk ėshtė rentabėl dhe ata vetė janė tė detyruar ta prishin sistemin e krijuar, pasi shoqėria nuk ecėn mbi kėto norma. Schrėder mendon se duhet tė bėhen reforma tė fuqishme pėr tė shmangur Gjermaninė nga fundosja, por mėnyra se si Schrėder dėshiron t'i bėjė reformat, s'mund tė jetė tjetėr vetėm nga e majta. Schrėder synon ta ēojė shoqėrinė gjermane (dikur shembull i shoqėrive me bazė sociale) edhe njė hap nga e majta - drejt shoqėrive skandinave, ku gjithēka pothuajse pėrqėndrohet nė dorė tė shtetit.

Pėrmes tėrheqjes sė tij kėto ditė, Schrėder synon tė forcojė pozitat e veta, kur gjithkush e sheh se vendi po shkon drejt katastrofės dhe vetėm zgjedhjet e parakohėshme mund tė hapin rrugėn pėr njė rikuperim tė shoqėrisė mbi baza tė reja. Nė mars 2004 pritet tė zgjedhet presidenti i ri i vendit, i cili do tė jetė nga krahu i djathtė politik. Dhe Schrėder nuk do e ketė tė lehtė me presidentin e ardhshėm. Shefja e CDU-sė kėrkoi tėrheqjen e Schrėderit edhe nga posti i kancelarit. "Njė lider qė nuk mund tė drejtojė partinė e tij, nuk mund tė drejtojė as vendin", theksoi Merkel. Edhe krerėt e dy partive tė tjera opozitare kėrkuan njė fillim tė ri, me zgjedhje tė reja.

Nė analogji me sa mė sipėr, problemi i Shqipėrisė paraqitet nė tė njėjtin plan, me njė kryetar qeverie tė paaftė tė drejtojė partinė e tij. Partia Socialiste ka sot njerėz mė tė pėrkushtuar dhe mė tė aftė pėr tė drejtuar vendin, se Nano, i cili synon tani tė ruajė pushtetin e tij me shantazhe e kėrcėnime ndaj kundėrshtarėve, apo favore ndaj familjarėve tė presidentit Moisiu, etj. Duhet mė tepėr se kaq!

Nėse mekanizmat e sondazheve do tė ishin krijuar dhe do tė ishin kaq tė besueshme edhe nė Shqipėri, sa ē'janė nė Gjermani, atėherė edhe opozita shqiptare, Partia Demokratike dhe kreu i saj Berisha, nuk do tė kishin nevojė qė tė ndėrmerrnin njė lėvizje qytetare nėn thirrjen "Nano ik!". Politika shqiptare sot ka rėnė nė grackėn e mashtrimeve tė veta nė kėto vitet e tranzicionit, dhe sot ka lindur nevoja, qė votuesit shqiptarė tė rizgjohen, dhe tė bėhen mė tė pėrgjegjėshėm pėr fatin e tyre. Ata nuk duhet t'ia lėnė jetėn e tyre nė dorė Fatos Nanos, tė cilit duket se i tepron puna, qė i nxjerr nusja e tij e re.

Duke nuhatur pakėnaqėsitė shoqėrore, kreu i opozitės Berisha synon me tė drejtė tė shfrytėzojė kėtė dobėsim tė pėrgjithėshėm tė shtetit shqiptar, pėr tė ndryshuar njė realitet tė padurueshėm nė shoqėri. Dhe koha ka ardhur. Kjo ėshtė detyra e opozitės - tė mos e lėrė shtetin tė gabojė. Por gabimet e Nanos janė tė pandreqėshme dhe ka kohe qė e kanė kaluar pragun e durimit. Shqiptarėt nuk mund tė jetojnė vetėm pėr kėnaqėsitė e njė kryeministri tė papėrgjegjshėm, i cili vjel tė ardhurat e popullit pėr tė pasuaruar njė grup njerėzish, dhe pėr tė nxjerrė nė dritė vetveten si fluturak, ku e keqja nuk i prek as kėmbėt...

Berisha ka patur kohė tė mėsojė nga humbjet e mėdha, dhe si personifikim i vetė Shqipėrisė nė kėtė kontekst, ai ka humbur, por nuk ka rėnė plotėsisht. Ai ka humbur pėr t'u ringritur, dhe ashtu duhet tė ringrihet edhe shoqėria shqiptare, qė tė mos vijė dita, kur tė ndjehemi mė tė poshtėruar se ē'jemi nga politikat denigruese tė kryeministrit Nano. Shqiptarėt duhet tė ndjehen mė afėr vendimeve tė politikanėve pėr fatin e tyre. Kėtė synon me siguri edhe hapja e PD-sė. Njė emancipim mė tė madh tė shoqėrisė, njė hallkė mė tė fuqishme ndėrlidhėse tė politikanėve dhe popullit qė ata drejtojnė.

Po tė kishte njė moral mė tė konsoliduar politik dhe po tė mos ishte i implikuar nė qarqe tė dyshimta interesash, kryeministri Nano do mbante njė linjė mė tė arsyeshme me kundėrshtarėt e tij, dhe sidomos me opozitėn shqiptare. Nė kėtė kohė tėrheqjesh tė sė majtės evropiane, Kryeministri Nano duhej tė bėnte njė hap prapa. Por Nano e di, ashtu siē e di edhe kancelari gjerman Schrėder, se ikja e tyre ėshtė e pakthyeshme. Pra, tė dy kėta politikanė, qė i kanė shkaktuar jo pak fatkeqėsi popujve tė tyre respektivė, e dinė sot se pėrballen realisht me fundin e tyre politik.

Schrėder veproi taktikisht pėr t'u tėrhequr nga kryetar i partisė sė tij - njė rast unikal nė historinė e Gjermanisė - dhe pritet qė presidenti i ardhshėm gjerman tė ndihmojė largimin e Schrėderit edhe nga posti i kancelarit. Sa i pėrket Nanos, ne shqiptarėt jemi lodhur tashmė me pėrsėritjet e rėndomta tė qeverive jo-efikase, Nano 5, Nano 6, Nano 7, etj. Tani ka ardhur koha qė tė gjithė tė themi: Nano ik! Dhe kjo tė bėhet pėr hir tė disa interesave paksa mė tė gjėra, pėrderisa presidenti shqiptar ėshtė i blerė ndėrkohė dhe nuk mund ta kryejė siē duhet detyrėn e tij kushtetuese.

7 shkurt 2004

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara