HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kosova nė duldung

-- nga Arben Ēokaj

Arben Ēokaj Statuskuo! Kosova ndodhet nė duldung nga administrata e UNMIK-ut. Huazuam kėtė fjalė gjermane “duldung”, pėr tė shtjelluar gjendjen reale, emocionale e transformuese tė njė populli, nėn ndikimin e njė sistemi shoqėror, qė pėrveē tjerash imponon njė psikologji nėnshtruese.

Nga ana tjetėr, “duldung” shpjegon mė sė miri gjendjen e Kosovės sot. Njė popull qė vazhdon tė mbahet i mbyllur artificialisht nga njė administratė ndėrkombėtare, e cila kėrkon standarte, kur nė fakt kjo administratė vėtė-paguhet pėr tė drejtuar kėtė popull dhe njėkohėsisht pėr tė ngritur edhe standartet e tij. Ironi e radhės kjo, e ish-administratorit gjerman Shtajner.

Pėr ata qė nuk e dinė, koncepti gjerman “duldung” nėnkupton tolerancė. Kur njė i huaj pėr shembull kėrkon qėndrim nė Gjermani, administrata e tė huajve, nė tė shumtėn e rasteve, i jep atij si fillim tė drejtė qėndrimi sipas konceptit “duldung”, derisa ēėshtja e kėrkesės pėr qėndrim tė shqyrtohet. Gjatė kėsaj kohe, qytetarit nėn “duldung” nuk i lejohet tė dalė jashtė njė territori tė caktuar, pra mbahet i izoluar, pa tė drejtė shpėrnguljeje, apo lėvizjeje nga njė vend nė tjetrin edhe brenda Gjermanisė. Nė tė shumtėn e rasteve (ku gjejnė mė butė), sidomos pėr qytetarėt shqiptarė nga Kosova, ndodh qė kjo tolerancė (pra “duldung”) tė vazhdojė pėr vite me radhė, 5-6 deri nė 12-13 vjet rresht e mė shumė, saqė njerėzit fillojnė e sėmuren mendėrisht nė pritje tė njė qėndrimi, pasi nuk u mbetet asgjė tjetėr vetėm tė presin, nė ato kushte jo fort tė lakmueshme. E kur s’tė mban toka jote, s’tė mbajnė as tė tjerėt...

Administrata e tė huajve nė Gjermani, e cila ėshtė e decentralizuar nė bazė tė njėsive bashkiake dhe qarqeve, nė varėsi tė vendit dhe forcave politike qė drejtojnė njėsitė, e pėrdor konceptin “duldung” si formė tė moskokėēarjes. Pra, nga njėra anė kjo administratė ruan numrin e klientėve nė “duldung” pėr tė justifikuar rrogat e tyre, gjė qė ėshtė primare, dhe nga ana tjetėr qytetarėt e huaj mbahen nė gjendje statuskuoje, gjithmonė tė gatshėm pėr t’u kthyer prapa, ose nė rast nevoje pėr t’u dhėnė qėndrim, nėse beqarėt nuk gjejnė rrugė tė tjera... Me fjalė tė tjera, nuk martohen. Mund tė tingėllojė ēuditshėm, por shtete sociale si Gjermania, Danimarka e shumė shtete tė tjera evropiane, janė si njė familje e madhe; ato kujdesen edhe pėr tė martuar vajzat e tyre beqare, tė cilat gjatė jetės sė tyre, marrin njė dozė tė madhe puthjesh nga burra tė ndryshėm, qė ato provojnė, pėr tė mbetur nė fund tė pamartuara...

Nisur nga pikėpamje njerėzore, intelektuale dhe kartave ndėrkombėtare pėr tė drejtat e njeriut, apo nė kėtė rast tė kombeve pėr vetė-vendosje, njeriu si fillim pret qė fjalėt e bukura, tė shkruara nė kėto ligje e karta ndėrkombėtare tė respektohen vetvetiu, pra automatikisht nga njerėz profesionistė, por ja qė realiteti shpeshherė nuk pėrputhet si duhet me teorinė. Kėshtu qė nga frika e ekstradimit, aplikuesit e huaj gjejnė njė koekzistencė jo-ligjore me autoritetin e tė huajve. Administrata e tė huajve nga ana tjetėr e ruan kėtė gjendje “tėrhiq e mos lėsho” nga dėshira pėr tė ruajtur numrin e caktuar tė klientėve. Dhe kjo ndodh rėndom kur individė (ose popuj) tė ndryshėm nuk janė nė gjendje t’u imponohen ligjeve tė shkruara, pėr tė ruajtur kufirin e kėsaj tolerance, qė nė gjermanisht quhet “duldung”. Individi fatkeq kthehet nė kėtė mėnyrė nė “mall konsumi”... Kėshtu qė ai zvogėlohet aq shumė, pėrulet sa njė mizė nė pėrvuajtjen e tij, duke mos e ditur se nė kėtė botė tė madhe, kjo ėshtė vetėm njė lojė.

Nėn kėtė trysni psikologjike tė shtrirė nė vite, individi degjeneron, pėrflet vetveten, duke parė se sa pak vlen jeta e tij. Mos ndodhtė qė kėtij individi t’i refuzohet e drejta e qėndrimit, e cila edhe ndodhė nė shumė raste, pas disa viteve pune tė papaguar (nė mėnyrė qė i huaji tė mos ketė tė drejtė pensioni nga autoritetet gjermane, pasi pensioni ėshtė njė ēėshtje e ndjeshme pėr ēdo shoqėri tė plakur tė Evropės plakė), dhe individi i tjetėrsuar nuk ka as guximin tė mendojė, se kjo fatkeqėsi personale i dedikohet autoritetit tė tė huajve, qė nuk kursen as gjuetinė e shtrigave pėr tė ē’organizuar viktimėn e vet, dhe pėr t’ia “ēuar” nė mendje aplikuesit, se njė i afėrt i tij, njė nga rraca e tij, e ka spiunuar, e ka shitur...

A nuk ndodhė sot pak a shumė kėshtu nė Kosovė?! Praktikat evropiane “hedh gurin e fsheh dorėn” duket se i kanė futur forcat politike shqiptare nė njė grindje teatrale ndėrmjet njėra-tjetrės. Duke favorizuar tė dobėtin e dobėsuar tė fortin. Nė zgjedhjet e kaluara, LDK u detyrua tė pranojė postin presidencial nė shkėmbim tė postit kryeministror me partinė opozitare PDK. Si mund tė qeverisin bashkė dy parti opozitare?! Kjo nuk ndodh nė asnjė vend demokratik tė botės – vetėm pėrkohėsisht. Nuk ka asgjė tė keqe, pėrkundrazi, qė forcat politike shqiptare tė ishin tė bashkuara derisa Kosova tė bėhej e pavarur, por kjo nė praktikat e ekzistencės demokratike tė njė shoqėrie tingėllon mė shumė si folklorike. Nuk duhet qė Kosova tė trajtohet si rast i veēantė, nėse Kosova do qė tė rritet deri nė njė shtet tė pavarur. Pėr mė tepėr, nė tė gjithė kėtė inskenim “alla evropianēe”, kjo ndodh sepse organet e zgjedhura me votėn e lirė tė popullit tė Kosovės vazhdojnė tė konsiderohen “taktikisht” nga ndėrkombėtarėt, nėn terminologjinė e UNMIK-ut, si “organe tė pėrkohėshme”, pėr tė ruajtur rrogat dhe dominancėn e tyre dhe nė tė njėjtėn kohė pėr tė pėrkėdhelur sedrėn e serbėve, tė cilėt sapo nuhasin pėrdorimin e termave taktikė, nuk ngurrojnė tė lėpijnė dhėmbėt...

Ne shqiptarėt nuk i jemi pėrshtatur akoma sa dhe si duhet asaj qė quhet “unitet nė mes dy tė kundėrtave” nė politikė. Mendimet e kundėrta duhet tė ekzistojnė nė njė konkurrencė demokratike tė partive dhe individėve, rreth njė bėrthame unike tė interesave tė pėrbashkėta. Frika qėndron tek fakti se shoqėria shqiptare tėrhiqet sot mė tepėr drejt polarizimit sesa drejt ngjizjes apo koncentrimit tė interesave tona tė pėrbashkėta. Kosova nė kėtė rast e ka mė tė vėshtirė, pasi politikanėve tė saj u duhet sot tė gjejnė njė rrugė tė pėrbashkėt koncentruese, nė pėrballje me formulat alternuese, ēorientuese e jo stabile tė ndėrkombėtarėve dhe njėkohėsisht pėrballė vetė serbėve, tė cilėt rrinė e presin hutimin e viktimės. Pėr tė mos e konceptuar UNMIK-un si “armik”, ėshtė mirė qė administratės ndėrkombėtare t’i tregohet vendi qė zė dhe duhet tė zėrė, pa e lejuar qė tė paternalizojė pėr interesa banale tė drejtat e patjetėrsueshme tė shqiptarėve tė Kosovės.

Nėse politikanėt shqiptarė nuk e kuptojnė se askush tjetėr nuk ka pėr t’ua dhėnė tė drejtat e tyre, pra nuk mund tė jetė mė i interesuar se ata vetė pėr pavarėsinė e Kosovės, po qe se ata, nė njė mėnyrė apo tjetėr nuk gjejnė rrugėt e duhura pėr ta fituar pavarėsinė, atėherė rruga e Kosovės drejt shtetit tė pavarur zgjatet, humbet kuptimin qėllimi i saj, dhe shqiptarėt mund ri-viktimizohen. Por nėse shqiptarėt kėmbėngulin nė implementimin e standarteve demokratike nė shoqėrinė kosovare, liberalizojnė dhe privatizojnė tregun, u imponohen ligjeve ndėrkombėtare me forcė e vullnet, duke ruajtur me finesė marrėdhėniet me aleatėt, siē kanė bėrė shpeshherė, atėherė Kosova e hapur e demokratike mund tė bėjė gabime si fillim, por shoqėria kosovare do tė jetė mė e ndėrgjegjėshme dhe mė e shėndoshė, dhe interesat e saj nuk do tė mund tė shiten kurrė. Nė njė shoqėri demokratike pėrballesh me njė publik tė mirėinformuar, i cili ėshtė i vetėdijshėm pėr kėrkesat dhe fatin e tij. Me njė publik demokratik nuk mund tė luash!

Politikanėt shqiptarė nė Kosovė, duke mos dashur qė tė krijojnė acarime me mbėshtetėsit ndėrkombėtarė, i tolerojnė punonjėsit ndėrkombėtarė qė ata tė marrin rroga tė majme nė emėr tė Kosovės. Ekuilibri duhet tė ruhet me kujdes, nė mėnyrė qė administrata shpeshherė e burrokratizuar ndėrkombėtare tė mos e konsumojė gradualisht edhe Kosovėn, nisur nga pikėpamja e kthimit tė individit nė qėnie konsumi. Nė pėrgjithėsi, kosovarėt sot nuk mund tė lėvizin me pasaportat e tyre askund, pėrveē Shqipėrisė e ndonjė vendi tjetėr fqinj. Shqipėria nė anėn tjetėr vazhdon tė mbahet e izoluar nga Evropa – populli shqiptar nuk mund tė lėvizė lirshėm nė Evropė, pėr shkak tė njė politike nėnshtruese qė luan shteti shqiptar, i cili absorbon me ose padashje edhe akuza nga mė tė ndryshmet pėr korrupsion, trafik tė organizuar, etj. etj. Evropianėt “e paqortueshėm” e praktikojnė mjaft mirė induktimin e ndjenjės sė fajit tek viktima e tyre... Fajtorė janė dhe do tė mbeten shqiptarėt sipas psikologjisė sė luajtur evropianēe... “Po ai qė ma vodhi lopėn ore, nuk paska faj?!...” – citojmė njė sentencė tė njohur humori.

Zgjedhjet nė Kosovė po afrojnė. Viti 2005, i konceptuar nga administrata amerikane si vit i pėrcaktimit tė statusit tė Kosovės, nuk duket se u pėlqen evropianėve, tė cilėve u shijon mė tepėr toleranca apo “duldung”-u i tyre shumėvjeēar. Kreu i UNMIK-ut, pėrsėri njė danez, u zgjodh nga sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė, ngaqė Danimarka luan sot njė politikė pro-amerikane, pėrkundėr disa vendeve tė tjera evropiane. Danimarka vetė – njė mbretėri monarkike vazhdon tė jetė njė vend i veēantė, duke mbajtur akoma dy koloni nėn vete: Ishujt Faroe dhe Grėndlandėn. Njė administrator danez do tė ishte i pranueshėm pėr interesat shqiptare nė Kosovė vetėm nė rastin kur besohet thėnia klerike: “Mos bėni si bėj unė, por bėni si them unė!”

Politika ndėrkombėtare duket e fragmentarizuar pėrsa i pėrket ēėshtjes sė statusit tė ardhshėm tė Kosovės. Secili politikan nė ndėrgjegjen e vet (edhe politikanėt serbė), e dinė se e drejta ėshtė me kosovarėt, pra me shqiptarėt e Kosovės, tė cilėt janė pėrcaktuar pėr pavarėsi. Por, ashtu si teoria ndryshon prej praktikės nė vendimmarrjen ndėrkombėtare, edhe kjo e drejtė e kosovarėve nuk mund tė merret si absolute, pasi nuk ka matės tė absolutizmit nė marrėdhėniet ndėrkombėtare, nėse shqiptarėt nuk bėjnė pėrpjekje maksimale pėr tė jetėsuar tė drejtėn e tyre tė patjetėrsueshme.

Politikanėt e afirmuar kosovarė kanė pėrvojė nė kuptimin e gjendjes reale tė popullit tė tyre dhe nė kuptimin e asaj mjegullnaje qė e rrethon Kosovėn. Gjatė kėtyre viteve tė Kosovės nėn lirinė e kufizuar tė “duldung”-ut, politikanėt shqiptarė kanė marrė edhe mė shumė pėrvojė, por ata duhet tė tregohen psikologjikisht tė aftė qė tė pėrballojnė kėtė situatė tė ndėrlikuar psiko-emocionale me gjithė morinė e makinacioneve qė e shoqėron kėtė gjendje, nė mėnyrė qė rezultantja e tė gjitha forcave vepruese nė Kosovė tė drejtohet nga qėllimi i vetėm: Pavarėsia e samėshpejtė e Kosovės. Edhe po tė punohet si duhet, rruga nuk ėshtė e lehtė. Por ajo qė do i shėrbejė Kosovės mė shumė, do tė jetė kristalizimi nė zgjedhjet e ardhėshme i njė pozite liberale mė tė qartė, dhe njė opozite centriste mė konstruktive.

Nėse rregullat e lojės tė njė demokracie moderne, larg konjukturave eksperimentale tė UNMIK-ut pėr tė rregulluar numrat nė sallėn e parlamentit kosovar qė tė dominojė pakica, si nė kohėn e Titos, nuk respektohen edhe kėtė herė nė Kosovė, atėherė populli i Kosovės duhet tė pėrgatitet pėr zgjatjen e statuskuosė, ose tė asaj qė gjermanėt e quajnė “duldung”. Tė mos harrojmė se evropianėt janė mjeshtėr tė “vrasjes me pambuk”, qė e fusin ujin nėn rrogoz pa u ndjerė...

Kosova pas zgjedhjeve duhet tė ketė njė maxhorancė qė e drejton popullin e saj drejt qėllimit tė pavarėsisė dhe jo pėrzierjen e opozitės nė qeveri, qė ndonėse drejton qeverinė paraqitet shpeshherė me mendime kontraverse. Populli i Kosovės e ka nė dorė t’i besojė nė zgjedhjet e ardhėshme asaj force politike qė ėshtė mė e besueshme pėr mishėrimin e interesave tė tij.

18.07.2004

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara