HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kur shteti degjeneron

-- nga Arben Ēokaj, 21.09.2004

Arben Ēokaj Kur dikush nuk i respekton standartet morale tė njė shoqėrie, atėherė kemi tė bėjmė me degjenerim. Shteti i sotėm shqiptar ėshtė larguar mjaft shumė nga morali qė duhet tė ketė njė shtet demokratik. Pėrmes kėrcimeve spektakolare, kryeministri dhe ministrat e shtetit, tė zėnė mė shumė me interesa vetjake jo-legjitime, e kanė harruar moralin shtetėror dhe sillen pa respekt kundrejt organeve tė kėtij shteti dhe popullit qė pėrfaqėsojnė, sikur shteti tė ishte njė grupim mafioz, ndėrsa populli pa vlerė.

Forma e organizimit nė shtet tė njė shoqėrie, nė bazė tė disa ligjeve juridike e morale mund tė pėrbėjė edhe njė grupim mafioz. Kjo varet nga morali dhe karakteri i atyre njerėzve qė drejtojnė shtetin dhe qė pėrfaqėsojnė njė shoqėri tė caktuar. E vėrteta e hidhur ėshtė se faji pėr degjenerimin e shtetit nuk bie vetėm mbi shtetarė tė degjeneruar, por edhe mbi vetė shoqėrinė, e cila nuk ėshtė nė gjendje tė gjejė rrugė dhe mėnyra pėr tė larguar nga pushteti disa shtetarė tė degjeneruar.

Krizat janė dukuria kryesore e njė shteti nė degjenerim.
Nuk ka dyshim qė shteti i sotėm shqiptar ka degjeneruar me kohė. Shenjat pėr kėtė janė tė shumta, shėrimi ėshtė i vėshtirė. Qė nga viti 1997, shteti shqiptar nuk ka gjetur prehje, duke u hedhur nga kriza nė krizė. Krizat kanė patur arsye tė ndryshme qė tė gjenerojnė dhe kjo duket se ka ardhur kryesisht nga mosrespektimi i vullnetit tė lirė tė zgjedhėsve, qė mė pas ka dhėnė pasojat e pasurimeve tė paligjshme pėr pushtetarėt, sidomos nga moskontrollimi apo lejimi me qėllim i trafikut tė drogės dhe qėnieve njerėzore. Por nuk duhet tė harrojmė gjithashtu se edhe individė nė krizė, si kryeministri apo ministra tė tij kanė qenė herė subjekt e herė objekt i prodhimit tė krizave.

Kur instiktet nuk kontrollohen nga forca e arsyes sė trurit, gjėrat shpeshherė rrjedhin nė moskuptim dhe kaotizėm. Pėr shembull, arrestimi i para disa ditėve i ish-kreut tė policisė sė Tiranės, Pjerin Ndreut, paraqet ndėr tjera edhe njė dėshirė tė papėrmbushur tė ministrit tė rendit Toska, i cili nuk duket se njeh apo respekton ligjet. Them kėshtu, sepse duke u nisur nga fakti qė largimi nga detyra i Ndreut (dhe krerėve tė tjerė tė policisė sė shtetit) zbulon padyshim afera tė dyshimta tė ministrit tė rendit, dhe ngaqė ministri Toska nuk ėshtė nė gjendje tė bėjė mė shumė pėr tė mbyllur gojėn e ish-kreut tė policisė, nė njė shtet qė mundohet tė paraqesė njė fytyrė demokratike, atėherė ky i fundit mundohet t’i shprehė dėshirat e tij nė njė formė qesharake e somnambuliste, duke prodhuar kėshtu njė skandal nė formėn e njė spektakli mediatik: arrestohet ish-kreu i policisė sė Tiranės, i cili lirohet menjėherė nga gjykata. Kujt i shėrbeu ky arrestim? A mos u bė pėr tė trembur Ndreun? Urdhėr-dhėnėsi (kushdo qoftė) a i kėnaqi epshet e tij me kėtė arrestim? A ia arriti qėllimit?! Jo!

Por kjo nuk ėshtė kryesorja. Kryesorja ėshtė njė histori e vjetėr e filozofisė sė arratisjes nga realiteti. Qeveria Nano ėshtė krijuar pėr herė tė fundit me njė koncept tė ri “alla Xhoi”. Ky koncept, i pėrdorur shpeshherė edhe nga qeveritarė nė perėndim (si psh. Shrėder), bazohet nė gjetjen e rrugėve dytėsore, nėnvleftėsuese, pėr t’u larguar nga njė problem kryesor, apo madhor. Qeveria Nano, qė nga koha e ardhjes nė pushtet jeton nė mungesė kohe. Sa herė del nė pah njė problem themelor, Nano & co. prodhojnė nga njė krizė apo skandal, qė njerėzit tė merren me tė. Nėse nuk munden ta bėjnė kėtė gjithmonė, atėherė Nano bėn xhiron e radhės pėr nė njė vend tė huaj. Kėto dredhi duket se janė kuptuar mirė nga OJQ-tė dhe opozita, e cila ka kohė qė ka filluar tė jetė mjaft e ekuilibruar duke krijuar dosje tė tėra me evidentimin e kėtyre fenomeneve, por pa qenė nė gjendje tė gjejė rrugėn efikase pėr tė ndaluar degjenerimin e shtetit, pasi kjo nuk ėshtė njė punė fort e lehtė nga pozicioni i tė qėnit nė opozitė.

Tani parlamenti shqiptar, i cili ndodhet nė krizė pasi nuk ka mazhorancė tė pėrcaktuar, ka me se tė merret: Duhet tė heqė imunitetin e deputetit Lesi. Nuk ka gjė mė tė rėndėsishme sot pėr sot, pėr tė tėrhequr vėmendjen e opinionit publik, vetėm imuniteti i botuesit Lesi, gazeta e tė cilit, sipas gojėdhėnave paska fyer rėndė dinjitetin e njė zonje tė papėrlyeshme dhe tė pafyeshme, e cila aksidentalisht pati fatin tė bėhet gruaja e dytė e njė burri qė ēuditėrisht u bė pėrsėri kryeministėr. Makina intriguese e daravitjes sė mendjeve tė varfėra njerėzore nuk harron periodat e veta, nė prodhimin e fenomeneve ngacmuese kundrejt kundėrshatėve, nė momente krizash.

Krizat e njėpasnjėshme sjellin vdekjen e shtetit.
Pas ikjes sė Metės nga PS dhe tėrheqjes me vete tė 9 deputetėve socialistė, Mazhoranca 71-she e soialistėve nė parlamentin shqiptar nuk mund tė formohet mė. Nano u tregua shumė i qetė nė konferencėn e shtypit, qė mbajti mė pas, ndonėse ai duket se pa fundin e qeverisjes sė tij. Thonė se para vdekjes, njeriu qetėsohet. Kjo vjen ndoshta ngaqė njeriu qė po vdes, e ka kuptuar gjendjen e tij dhe ngaqė nuk mund ta kthejė prapa fatin e vet, ai pranon verdiktin e pėrcaktuar nga tė tjerėt, nga njė forcė natyre apo Zoti, qė tashmė i ka nė dorė ditėt e fundit tė tij. Njeriu qė po vdes, po tė ishte nė gjendje do tė bėnte edhe udhėtimin e tij tė fundit jashtė shteti, nė ndonjė vend ekzotik, ku tė tjerėt tė mos e njohin dhe tė mos e tregojnė me gisht, duke i treguar atij pjesėn e padėshirueshme tė vdekjes. Kėshtu pra, qeveria Nano po vuan nė gėrrhamat e fundit tė saj. Qeveria Nano po vdes, do apo nuk do zoti Nano; arrestohet apo jo ish-kreu i policisė sė Tiranės; hiqet apo jo imuniteti i deputetit Lesi... Tė dashur miq, qeveria Nano po vdes, kjo ėshtė e pakthyeshme. Qeveria Nano jeton ditėt e fundit tė ekstazės sė saj...

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara