HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


ISMET BERISHA - PERSONALITET I SHQUAR QĖ KA NDIKUAR NĖ ZHVILLIMET POLITIKE TĖ KOHĖS *

-- nga Shefqet Dibrani, shkrimtar

Shefqet Dibrani Tomė Mrijaj & Klajd Kapinova “LIDHJA E PRIZRENIT (1962-2002) – themeluesi e udhėheqėsi Ismet Berisha”, monografi, New York.U.S.A. 2002, faqe 306.

Monografia “LIDHJA E PRIZRENIT (1962-2002) – themeluesi e udhėheqėsi Ismet Berisha”, i kushtohet veprimtarisė patriotike tė kėsaj organizate e cila u themelua nga Ismet Berisha nė vitin 1962. Autorėt e monografisė janė Tomė Mrijaj dhe Klajd Kapinova tė cilėt kanė mbledhur e sistemuar materialin me mjaftė kujdes. Ata i kanė gėrshetuar ngjarjet e shumta duke ndėrlidhur veprimtarinė e organizatės me personalitetin e njeriut dhe ndikimin e kėtij tė fundit nė zhvillimet e gjithmbarshme jo vetėm mbrenda organizatės „Lidhja e Prizrenit“, por ka ndikuar nė zhvillimet botėrore, dhe kjo ėshtė e kuptueshme kur dihet se kjo periudhė ka qenė pėrplot ngjarje tė cilat ishin pėrplot rrėmujė e rrėmet zhvillimesh politike e luftarake nė hapsirat shqiptare, gjė qė edhe mbrenda kėsaj monografie personaliteti i Ismet Berishės do tė kaloj atė barspeshėn nė mes tij dhe „Lidhjes…“, kurse ndikimi i tij ėshtė mbase evident.

Monografia sigurisht parqet vetėm njė spekter tė kufizuar dhe seleksionuar me kujdes nga autorėt, tė veprimtarisė sė gjithmbarshme tė „Lidhjes sė Prizrenit“ qė vjen si kurorėzim i njė pune 40-vjeēare e cila pėr vite tė tėra ka luajtur njė rol tė caktuar nė afirmimin e ēėshtjes sė Kosovės dhe asaj shqiptare nė pėrgjithėsi. Monografia „Lidhja e Prizrenit“ ėshtė njė kontinuitet ngjarjesh e veprimesh qė nga Lidhja e Prizrenit mė 10 qershor 1978 e gjerė nė ditėt e sotme.

Kreu i I- rė i kėsaj monografie nis me shkrimin „Lidhja e Prizrenit 10 qershor 1878 dhe Lidhja e II-tė (Prizren 1943) si dhe ajo e III-tė (1962, SHBA)“ duke zbatuar siē thuhet me pėrpikėmėri tė gjitha vendimet historike tė saj. Nė vazhdim tė kėtij kreu gjejm trajtesa tė nduarduarta tė cilat leēitin vėmendshėm shumė ngjarje tė caktuara nė mesin e tė cilave po i veēojmė: „Lufta pėr mbrojtjen e Kosovės dhe Lidhja e Dytė e Prizrenit, mbajtur mė 16-20 shtator 1943“; mė pas do tė vijojnė trajtesa tė tjera siē janė: „Kryetari i Lidhjes sė Prizrenit nė mėrgim ing.Xhafer Deva nga Mitrovica“; „Lidhja e Tretė e Prizrenit nė mėrgim e themeluesi Ismet Ukė Sadik Berisha“ . Nė kėtė kapitull ipen shėnime edhe pėr Kongreset e Lidhjes sė Prizrenit nė mėrgim dhe materiale tė tjera me rėndėsi qė do tė saktsojnė shumė data e bėme me rėndsi, sidomos pėr studiuesit e ēėshtjeve historike.

Kreu i II- tė i kėsaj monografie i kushtohet themeluesit tė saj Ismet Ukė Sadikut pėrkatsisht pasardhėsit tė oxhakut tė Sadik Ramės nga Gjyrgjeviku i cili vetėm nė Shtetet e Bashkuar tė Amerikės ka njė veprimtari patriotike prej mėse katėr dekadash (1962-2002). Gjat leximit tė kujdesshėm, kollaj venerohet se autorėt kanė bėrė hulumtime pėrkatse nėpėr arkivat e shumta qoftė tė kėsaj organizate apo edhe nėpėr arkivat shtetrore gjė qė i kanė dhėnė njė peshė pak mė shkencore shkrimeve tė karakterit historik e dokumentar siē janė ato pėr familjen Berisha, ndėr to dallojnė shkrimet:
„Dera e familjes Berisha nė arkivat e historisė“, „Familja e Sadik Ramės nėpėr shekuj“, „Kush ėshtė Ismet Ukė Sadiku?“, pastaj njė „Histori e shkurtėr e Ismet Berishės gjatė viteve 1943 – 1956“ , janė ngjarje tė karakterit historik dhe shėnimi i burimeve vetėm sa e ka ngritur atė anėn shkencore tė zhvillimeve historike. Poashtu nė kėtė pjesė tė monografisė flitet edhe pėr jetėn e Ismet Berishės, i cili ka pėrjetuar kalvaret e tmerrit gjersa ėshtė arratisur nė Perėndim dhe mė pas ėshtė vendosur nė Amerikė. Po nė kėtė pjesė do tė ndeshemi me pėrjetimet traumatike nepėr gjyqe e burgje tė asaj kohe, aktakuza e ndriqime qė pasqyrojnė fatin e njeriut dhe intelektualit nė rrethanat e reja tė krijimit tė aparatit represiv komunist tė asaj kohe qė udhėhiqeshin nga mercenar komunist tė tipit Ali Shukria me kompani. Kurse perepecitė e Ismet Berishės nė emigracion e ri, sė pari nė Austri e deri te largimi i tij nga Evropa dhe vendosja pėrfundimtare nė SHBA, janė materiale tė tjera interesante, dhe leht kuptohet se kanė ndikuar edhe nė veprimtarinė patriotike tė Ismet Berishės dhe nė pėrcaktimin e tij tė njė nacionalisti tė pa epur deri nė realizimin e ėndrrės sė tij dhe brezave tė tėrė shqiptarėsh, ku nuk do tė mungoj kurrė vullneti pėr tė punuar pėr ditėn qė i sollėn Kosovės.

Nė kreun e III- tė, ėshtė pėrfshirė njė bisedė e gazetarit Dervish Jahjaga qė e ka bėrė me patriotin e flaktė Ismet Berisha, intervistė kjo e botuar nė tre vazhdime nė gazetėn e pėrditshme „Bota sot“, pėrkatsisht mė 19, 20 e 21 shtator 2001.

Nė kreun e IV - tė, „Arkivi i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė mėrgim New York“ qė nga themelimi i saj nė vitin 1962 e deri nė vitin 2002, kap nje perudhė prej katėr dekadash, ku janė pėrfshinė letra, mesazhe, telegrame, korrospodenca, kumtesa, fjalime pėrvjetor etj, qė janė mbajtur gjat kėsaj periudhe. Nėpėr letrat e shumta do tė gjejm emra tė njohur tė emigracionit shqiptar nė mesin e tė cilėve: Leka I, Mbreti i Shqiptarvet, (Madrid, 25 Nanduer 1966), Tahir Zavalani, Xhafer Deva, Hasan Dosti, kapiten Ahmet Sata, Kolė Mirakaj, Muharrem Bajraktari, Tahir Zajmi, Spiro Theodhosi etj.etj. qė kanė korrosponduar me kryetarin e Lidhjes Ismet Berishėn . Poashtu janė pėrfshirė raporte e fjalime pėr ngjarje e bėma tė caktuara qė e bėjnė mė interesante jo vetėm kėtė kapitull por monografinė nė pėrgjithėsi.

Njė pjesė tė konsiderueshme tė monografisė e ka zėnė letėrkėmbimi, pėrkatsisht botimi i faksimileve tė letrave nė gjuhėn angleze tė cilat i ka marrė Presidenti i Lidhjese Ismet Berisha qoftė nga Hillery Rodham Clinton (15.02.2000), apo letrat-pėrgjigjet nga Shtėpia e Bradhė, nga United States Department of State , Washngton D.C., njė letėr nga Al Gor dhe letra nga njė plejadė personalitetesh tė shquara tė Sanatit dhe Depertamenteve vendimarrėse kryesisht nė Amerikė qė dėshmojnė angazhimin patriotik tė kėsaj organizate dhe kryetarit tė saj Ismet Bersiha . Nė mesin e kėtyre letrave ėshtė publikuar edhe ftesa qė Partia e Progresit Demokratik (mė pas Partia Demokratike e Kosovės), ia ka bėrė z. Ismet Berisha pėr tė prezentuar nė Kongresin e I-rė tė saj qė i ka zhvilluar punimet nė mesė datės 20-24 maj 2000 nė Prishtinė, tė cilėn e ka nėnshkruar kryetari Hashim Thaēi . Gjithashtu nė kėtė rubrikė ėshtė pėrfshirė edhe njė letėrnjoftim qė e ka lėshuar Ushtria Ēlirimtare e Kosovės nė tė cilėn ėshtė emblema e UĒK -sė dhe ne te shkruhet: „Letėrnjoftimi i ushtarakut Ismet Berisha“, shifra „00430“ si dokument origjinal qė pohon angazhimin e drejtpėrdrejt tė Ismet Berishės edhe nė Luftėn e fundit nė Kosovė.

Kurse nė fotoreportazhin e pėrfshirė nė kėtė monografi do tė shofim Ismet Berishėn nėpėr shumė manifestime e aktivitete petriotike e deri te takimet me personalitete tė shumta botėrore siē janė: Hillary Clinton , kongresmenin Mr.Christopher Shays, Weslwy Clark, Thom Lantos, Xhozef Diogardin , kurse fotografitė me personalitete tė shquara tė shqiptarėve nė mėrgim, siē janė Xhafer Deva, Rexhep Krasniqi na kujtojnė atė eliten shqiptare nė mėrgim qė bėnė njė jetė pėr shqiptari. Po ashtu nuk mungojnė as fotoreportazhet me njė varg personalitetesh tė jetės kulturore e akademike nė Shqipėri e Kosovė, nė mesin e tyre dallohet edhe fotografia e Ismet Berishės me kryetarin e Kosovės dr.Ibrahim Rugovėn .

Monografia „LIDHJA E PRIZRENIT 1962-2002, themeluesi e udhėheqėsi Ismet Berisha“ jo qė qet nė pahė veprimtarinė patriotike tė kėsaj organizate por katėrcopėrisht dėshmon veprimtarinė petriotike tė themeluesit tė saj Ismat Berisha , veprimtaria e tij do tė mbetet si njė gurthemel i rėndsisė sė parė nė Pavarėsin e Kosovės dhe njė shembėll pėr breza tė tėrė shqiptarėsh qė veprojn nė mėrgim.

Pėrveē literaturės sė pėrdorur janė edhe shumė gjėra tė cilat nuk arritėm ti pėrmendim, megjthatė autorėt e monografisė Tomė Mrijaj dhe Klajd Kapinova kanė bėrė njė punė me vlerė, tė njė rėndėsie me vlerė historike qė duhet vlerėsuar dhe tė ruhet mė gjat se sa kohėrat kur ajo ėshtė shkruar.

*Botuar nė gazetėn Illyria-New Yuork, 08.06.2004

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara