HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Zhgėnjimi Ballkanik II - Koment analitik

LUFTA POLITIKE DHE MASKAT E VEPRIMIT OGURZI

-- nga Shefqet Dibrani, shkrimtar

Shefqet Dibrani 1.

Java qė lamė pas u pėrcoll me dy sensacione jo vetėm pėr natyrėn kosovare tė fushatės paszgjedhore (deri sa administratori ndėrkombėtar do t’i nėnshkruajė ato), por pėrpjekjet u bėnė qė kėto dy raste tė marrin pėrmasa edhe mė tė gjėra. Pavarėsisht se rastet duken si diametralisht tė kundėrta ato puqen nė njė qėllim thellsisht tė asaj qė i thuhet politikė antia-merikane nė Kosovė dhe Ballkan pėrgjithėsisht, e cila ka skenarist pėrfid tė interesave tė mėdha jo aq qė lidhen me Kosovėn dhe Ballkanin se sa me rregullimin global tė planetit tonė. Pra, jo rastsisht, dhe jo pa menduar mirė Ramush Haradinaj u intervistua nga pėrfaqsuesit e Tribunalit tė Hagės pikėrisht nė kėtė kohė si dhe rrėmbimi i Shqipe Hebibit, e cila u gjend nė Afganistan, sikur tė na zbriste nga qielli, duke tėrhequr krejtėsisht vėmendjen e opinionit vendor dhe deri diku mendjen e atij ndėrkombėtar, pikėrisht rreth ngjarjeve qė po ndodhin nė Kosovė, nė kėtė kohė trazimesh dhe pėrshpejtimesh tė pėshtjellimeve jo vetėm aq tė zgjedhjeve por tė gjetjes sė formulave jofunksionale pėr njė aparat shtetror jofunksional, i cili do tė ketė pėrgjegjsinė mė tė madhe historike nė historinė mijėvjeēare tė Kosovės.

Nėse lideri i AAK Ramush Haradinaj ėshtė marrė nė pyetje pikėrisht pėr shkak tė angazhimit parimior tė drejtėsisė qė ky mekanizėm ndėrkombėtar e paska ndėrmend ta bėjė nė Kosovė dhe Ballkan, koha e ekzekutimit, pėrkatsisht e krijimit tė njė sensacioni e zhvleftson atė duke shtuar mėdyshje edhe mė tė mėdha. Por “dardha e ka bishtin prapa” thotė njė urti popullore, dhe kjo duket edhe nė rastin e z. Haradinaj, i cili nė politikėn kosovare ėshtė qe prej se mbaroi lufta, prandaj mund tė nėnkuptohet se drejtsia ndėrkombėtare dhe pikėrisht Tribunali i Hagės e ka ndėrmend mė shumė tė “ekuilibrojė” dhe "barazojė" “viktimėn me xhelatin”, tė cilėt herėt a vonė do tė ulėn nė tryezėn e bisedimeve, ngase ai mund tė zėvendėsohet me njė soj “jogursolucioni” pro jugosllav, i cili vrullshėm u fut nė politikėn kosovare pa e pasur tė qartė edhe qėllimin e tij final. Pastaj kėta mekanizma ndėrkombėtarė nuk e ditkan, apo nuk duan tė kuptojnė se nė Kosovė kanė ndodhur vrasje makabre. Ato krime bizare janė stimuluar publikisht nga shtypi dhe persona publikė, qė nė mėnyrė marramendėse u bėnė edhe milionerė, madje pa udhėhequr asnjė veprimtari profitabile.

Pastaj kjo shoqėri ndėrkombėtare duhet tė kuptoj se Kosova po pėrmbytet nga kriminaliteti ekonomik, sepse vetėm nė kėtė vend kanė lindur me dhjetra e dhjetra multimilionerė, tė cilėt janė pasuruar mbrenda njė kohe rekorde, qė duhet tė zėnė vend tė merituar edhe nė Librin e Genisit.

Nėse kėtyre pėrpjekjeve pėr drejtėsi (qoftė kjo morale), ia shtojmė faktin se nė vendkalimin kufitar nė Merdare tė Llapit vijnė eshtrat e tė maskaruarve gjithmonė nė njė moment tė caktuar, pra pėr ta mbajtur nė ethe politikėn e Kosovės, intervistimi nė kėtė kohė i Ramush Haradinajt (pa dashur t’ia heqim asnjė barrė me tė cilėn ngarkohet ai), nuk ka asnjė qėllim pozitiv, pėrveē se politikėn kosovare ta mbėrthejnė edhe mė tej kėto ethe trishtuese.

Duke i ditur aspiratat shekullore tė popullit shqiptar pėr tė prosperuar me njė rend dhe qytetrim demokratik, askush nuk duhet tė shqetėsohet pse ėshtė marrė z. Haradinaj nė intervistim, sikurse nuk duhet tė shqetėsohet nese nesėr do tė mirret edhe dikush tjetėr, por secili duhet tė shqetėsohet pėr mėnyrėn dhe momentin kur bėhet kjo, sepse kjo po bėhet pikėrisht pėr ta mbėrthyer Kosovėn nė njė kurth me rreziqe evidente dhe tė pashmangshme.

2.

Poashtu javėn qė shkoi, si ngjarje kryesore e mediave kosovare ishte edhe rrėmbimi i Shqipe Hebibit dhe dy kolegėve tė saj nė Afganistan. Rasti ėshtė shqetsues dhe nė mos tjetėr ai ėshtė njė rast qė do pėrkrahje humanitare pėr t’u angazhuar ēdo mekanizėm qė tė shpetohen jetėrat e tyre. Po njė gjė qė mė la pėrshtypje ėshtė fakti se angazhimi i saj qenka bėrė mbi parime fetare, sepse ajo atje paska shkuar pikėrisht pėr t’i ndihmuar njė vendi mysliman, tė paktėn kėshtu u pa nga storie tė shumta filmike qė media tė ndryshme kanė raportuar nga Kabuli.

Edhe reagimet e tjera qė vazhduan ishin nė funksion tė njė politike thellsisht myslimane, duke lėnė pėrshtypjen se mekanizmi fetar nė Kosovė ėshtė i fuqishėm, kėtė sikur e sforconte televizioni Al Xhazira duke i dhėnė vend tė posaēėm rolit tė njė shqiptareje nė Kabul. Por shkuarja nė Kabull edhe e qarqeve qė i kanė lidhjet e ngushta me Moskėn dhe atje tė ndėrmjetsohet nė emėr tė besimit dhe muajit tė shenjtė tė Ramazanit bėnė pėr t’u ngathur edhe ndjenjat e fundit. Futja e elementit Rus nė kėtė mes sikur do t’i ketė pasojat e veta, sėpaku do tė keqkuptohet se ėshtė njė tendencė pėr t’u sforcuar militantizmi fetar qė ka qėllim krijimin e njė minimoēalishteje anti-amerikane nė Ballkanin shumė etnik.

3.

Zgjedhjet Presidenciale nė Amerikė mbėrthyen mendjen e opininit ndėrkombėtar, por nė shumė qarqe ballkanike sikur dy rastet e theksuara mė lart zėnin kreun e tabelės. Megjithatė lufta pėr Shtėpinė e Barshė e favorizoi Bushin jo pėr njė politikė aq fitimprurėse qė i solli Amerikės nė mandatin e shkuar por pikėrisht pėr vendosmėrinė e tij pėr t’i zgjeruar kufijtė e demokracisė edhe nė Lindjen e Mesme.

Dihet se pikėrisht nė kėtė kohė ėshtė nisur njė armiqėsi e pashembullt anti-amerikane, e cila sado qė e ka qendrėn nė Lindjen e Mesme, stimulues tė saj ka nė gjithė botėn dhe madje nė Evropėn e qytetruar, tė cilat i gėzohen ēdo dėshtimi Amerikan. Vetėm mos pėrfshirja nė koalicion me Amerikėn (qoftė kjo gjatė luftės ose pas mbarimit tė saj), do t’i ketė trimėruar grupet militantiste islamike se do t’ia dalin kundėr Amerikės, pasi qė ajo nuk pėrkrahet edhe nga vende tė caktuara ,qofshin kėto Evropiane apo Botėrore. Mospėrkrahja e Amerikės sikur u bė pėr ta futur atė nė njė moēalishte trishtuese, por ja amerikanėt me politikėn e tyre pragmatiste dėshmuan diēka qė ėshtė pritur dhe qė duhej tė triumfonte pikėrisht me zgjedhjet e fundit presidenciale.

Sikur vende tė caktuara mos ta sabotonin politikėn Amerikane nė Lindjen e Mesme, jemi tė sigurtė se viktimat dhe shkatėrrimet e atyre vendeve do tė ishin mė tė pakta, dhe do tė kishte gjasa pėr ndryshimin e njė kursi politik edhe nga Shtėpia e Bardhė. Tani zgjedhjet nė Amerikė i fitoi Presidenti Bush, nė njė garė shumė mė tė lehtė se sa nė mandatin e parė me Al Gorin, duke qitur nė pah se Amerika dhe Amerikanėt e kanė kuptuar lojėn anti-amerikane qė bėhet ndaj vendit tė tyre. Shpresojmė qė ky rast duhet t’i japė leksion asaj pėr tė mos lejuar krijimin e njė minimoēalishteje jo-demokratike nė Ballkan.

Sepse ajo po bėhet duke u stimuluar kapitalistėt e rinj, tė cilėt i kanė tė ruajtur lidhjet me shtetėt qė tradicionalisht kanė pasur njė politikė anti-amerikane, tė cilat vazhdimisht pėrkrahin mėnyrat e militantizmit fetar, tė cilat e kanė burimin nė ato vende, ku i ka konfliktet e hapura Amerika, gjė qė shqetėsojnė jo vetėm shqiptarėt etnikė tė Kosovės por duhet t’i shqetsojnė mė shumė strukturat e politikės Amerikane dhe tė tė gjitha atyre vendeve qė kanė pėr qėllim tė krijohet stabiliteti politik e ekonomik i kėtij vendi.

7 nėntor 2004.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara