HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Liga Qytetare pėrkrah thirrjen pėr votim me lista tė hapura nė Kosovė

-- nga Shirley Cloyes DioGuardi

OSINING, NJU JORK, 27 SHKURT 2004 — Gjatė gjithė vitit tė kaluar, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane ka lobuar qeverinė e SHBA-ve pėr tė pėrkrahur thirrjen e shoqėrisė civile nė Kosovė dhe disa anėtarėve tė Kuvendit tė Kosovės pėr njė reformė nė sistemin elektoral. Nuk i kemi bėrė publike tė gjitha angazhimet tona nė kėtė drejtim, duke mos dashur tė shkaktojmė tėrheqjen e vėmendjes sė mediave parakohe nė njė diskutim tė rendėsisė kritike pėr tė ardhmen e Kosovės nė demokraci. Por, tani pasi qė Grupi Punues pėr Zgjedhjet ka dėshtuar nė gjetjen e njė koncensusi nė pėrkrahje tė listave tė hapura, dhe pasi qė OSBE-ja, e cila thellėsisht i kundėrshton listat e hapura, ia ka lėnė kėtė ēėshtje Administratorit tė UNMIK-ut Harri Holkeri pėr tė marrė vendimin pėrfundimtar, ndihemi tė obliguar qė tė shprehim publikisht pozicionin tonė nė kėtė ēėshtje.

Kosova ka nevojė pėr njė system mė transparent dhe tė dizajnuar ashtu qė do tė rriste pėrgjegjėsinė e zyrtarėve tė zgjedhur si dhe nivelin e pjesėmarrjes qytetare nė procesin demokratik. Si minimum, sistemi i tanishėm proporcional duhet tė pėrfshijė listat e hapura nė zgjedhjet parlamentare tė Tetorit 2004, nė mėnyrė qė Kosovarėt tė kenė mundėsinė e votimit pėr njė person, dhe jo vetėm pėr njė parti politike.
Votuesit duhet tė dijnė se kush janė ligjvėnėsit e tyre dhe se kujt duhet t’i drejtohen kur kanė ndonjė problem. Sistemi i tanishėm inkurajon lojalitetin ndaj njė partie politike dhe veēanėrisht ndaj udhėheqėsisė partiake, nė vend se tė inkurajojė pėrfaqėsimin qytetar. Listat e hapura do tė sjellnin mė shumė pėrgjegjėsi dhe transparencė nė njė sistem qė nėnkuptohet tė jetė demokratik.

Ėshtė i dhimbshėm fakti kur mėsohet se OSBE-ja kundėrshton listat e hapura (sikurse edhe ēfarėdo ndryshime tjera nė sistemin elektoral tė Kosovės) duke argumentuar se njė aprovimi i njė sistemi tė tillė me lista tė hapura para zgjedhjeve tė Tetorit 2004 do tė ishte shumė kompleks dhe i shtrenjtė. Por, edhe tash, kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Listat e hapura do tė kėrkonin njė shumė minimale pėr edukimin publik tė votuesve nė lidhje me to dhe fletėvotimet e reja. Fletėvotimet do tė kushtonin pak mė shtrenjtė dhe numėrimi i votave do tė mund tė merrte mė shumė kohė, por e gjithė kjo do tė mund tė bėhej pa ndonjė injektim tė madh tė resurseve shtesė.

Ideale do tė ishte edhe implementimi i njė sistemi tė qarkut, tė ngjashėm me atė qė Shtetet e Bashkuara aplikojnė pėr zgjedhjen e anėtarėve nė Dhomėn e Pėrfaqėsuesve tė SHBA-ve, nė mėnyrė qė votuesit tė kenė njė pėrfaqėsim mė kuptimplotė nga niveli lokal nė atė qėndror qeveritar. Sigurisht se krijimi i qarqeve (distrikteve), jo sikurse krijimi i listave tė hapura, do tė ishte mė kompleks dhe mė i shtrenjtė. Sidoqoftė, sikur tė kishte resurse tė mjaftueshme edhe sistemi i qarqeve do tė kishte qenė i mundur tė aplikohej pėr zgjedhjet e 2004.

OSBE-ja lehtė mund tė arsyetojė pozicionin e saj duke u thirrur nė atė se kinse po i qėndron besnike misionit tė saj nė mbajten e shpenzimeve nė minimum dhe tė sistemit sa mė tė thejshtė. Por, ky ėshtė njė pozicion, tė mirat e tė cilit maten me gram, e jo tė mirat me kilogram, pėr tė cilin OSBE-ja do tė japė pėrgjegjėsi eventualisht. Kosova, edhepse gjithėmonė ka qenė pro-Pėrendimore dhe pro-demokratike, ende po mbahet e lidhur nga mbeturinat e mentalitetit tė ish-Jugosllavisė. Ajo padyshim ka mundėsi qė tė ēlirohet nga ky mentalitet, por nuk mund tė bėjė njė gjė tė tillė nėse OJQ-tė multinacionale si OSBE-ja, e thirrur pėr tė sjellur standarded demokratike Perėndimore nė Kosovė, promovojnė njė sistem politik qė ka mangėsi serioze edhe pesė vite pas pėrfundimit tė luftės.

Si rrjedhojė e njė rritje tė mosbesimit nė procesin elektoral, fatkeqėsisht vetėm 54 pėrqind e elektoratit Kosovar ka votuar nė zgjedhjet e kaluara, nė krahasim me mėse 80 pėrqind qė kishin votuar nė zgjedhjet e menjėherė pas luftės. Tė dyja, listat e hapura dhe krijimi i qarqeve do tė inkurajonin Kosovarėt pėr tė votuar nė numėr mė tė madh. Tash ėshtė koha pėr tė aplikuar listat e hapura, sė paku, dhe pėr tė lansuar njė fushatė pėr njohjen e publikut me to. UNMIK-u, OSBE-ja, dhe institucionet tjera ndėrkombėtare, qė kanė investuar aq shumė fonde dhe kohė nė Kosovėn e pasluftės vetėmse do tė pėrfitonin nga ky veprim. Ato po ashtu do t’ju jepnin mė shumė shpresa pėr tė ardhmen Shqiptarėve tė Kosovės, ende nė rimėkėmbje e sipėr nga pasojat e spastrimit etnik, ekspulsionit masiv, gjenocidit, sikurse edhe Serbėve jokriminelė, qė duan tė jenė pjesė productive nė shoqėrinė Kosovare. Duke vepruar kėshtu, kėto institucione atėherė do tė ndihmonin nė arritjen e njė demokracie tė mirėfilltė dhe tė stablitetit nė Kosovė dhe rajon.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara