HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Jeta e njė tė riu emigrant pėrmes studimeve dhe suksesit

Donald Traboini

DONALD TRABOINI - SHQIPTARI QĖ LA PAS GREKĖRIT NĖ ATHINĖ DHE U NDERUA NGA KRYETARI I BASHKISĖ NĖ BOSTON

-- nga Dalip Greca
"Illyria"- Albanian - American Newspaper, New York
Nr. 1316 & 1317, 13-15 & 17-19 February 2004

Dalip Greca Ja kjo ėshtė Amerika! - thotė babai i Donaldit. - Tė merr pėrdore si njė fėmijė, t'i tregon tė gjitha shtigjet e mundėsive pastaj tė lė e mbase tė braktis, pėr tė krijuar mundėsinė tjetėr, qė gjithėsecili tė provojė forcat e veta...
Kisha dėgjuar se Donald Traboini kishte qenė njė nxėnės i shkėlqyer nė Athinė, njė student po i tillė nė Boston, ndėrsa tani njė inxhinier me plotė tė ardhme i elektronikės. Diēka kisha lexuar nė internet, por Dallėndyshe Dougherty, qė jeton nė Texas, qė para dy vjetėsh mė kishte tėrhequr vėmendjen pėr studentin e shkėlqyer: Pėrse nuk shkruan njė shkrim pėr atė djalė? Kam dėgjuar se fėmijėt e shqiptarėve nė Boston, kur i pyesin se ēfarė duan tė arrijnė nė jetė, pėrgjigjen: Tė bėhemi tė shkėlqyer, si Donaldi!

Shtysa tjetėr, qė mė ēoi tek Donaldi ishte njė shėnim shumė dashamirės pėr bijtė e shqiptarėve emigrantė, shėnim qė mbėrriti nė postėn time nga Kroacia, Merita Bajraktari McCormack. Ajo vinte nė dukje pikėrisht cilėsitė e rralla tė Donaldit, i cili kishte sfiduar ksenofobinė greke dhe kishte triumfuar pikėrisht atje ku shqiptarėt emigrantė i ndėshkonin me operacione tip "Fshesė", ndėrkohė qė nė Boston kishte shkėlqyer sėrish dhe vetė kryetari i bashkisė ia kishte dorėzuar trofeun e fituar... A nuk e meriton ai pėr tė qenė nė qendėr tė gazetės?! Jo vetėm kaq, por edhe pse mė shumė se gjysmėn e jetės e ka kaluar nė mėrgim ai ėshtė deri nė asht shqiptar i mirė siē ėshtė dhe njė qytetar amerikan shembullor.

* * *

Po kush ėshtė Donald Traboini? Ky Shėn Valentin e gjen 24 vjeēar, madje sapo ka festuar 24 vjetorin. E ka festuar me plot miq e shokė. Kėshtu i ka festuar gjithmonė pėrvjetorėt e lindjes ai: herė me shokė e miq e herė me pjestarėt e familjes. Kjo pėr faktin se ka njė rreth tė gjėrė shoqėror falė njohjeve nė komunitetin shqiptar tė Bostonit, ku jeton qė nga viti 1995. Si shumė familje shqiptare, edhe ajo e Donaldit, nė fillim tė viteve '90 mori rrugėt e mėrgimit. Njė pesėvjeēar e kaluan nė kryeqyetin Helen, Athinė. Ky inxhinier i ri, mė shumė se gjysmėn e jetės e ka kaluar nė emigracion. Ėshtė shkėputur nga Atdheu, qė nė vitin 1993. E megjithatė ai ėshtė krejt shqiptar, deri nė qelizė.
- Kurrė nuk e dėgjojmė qė tė flasė anglisht nė shtėpi, me pėrjashtim tė rasteve kur nė celular e marrin miqtė e tij tė shumtė amerikanė. E nė raste tė tilla, ai del diku nė njė kėnd a nė verandėn e prapme tė shtėpisė dhe flet anglisht, - mė shkruan i ati, Koleci.
Mesazhi ėshtė i qartė: Nė kėtė shtėpi flitet vetėm shqip, vetėm kėshtu gjuha nuk vdes. Kėtu ēdo gjė ėshtė shqiptare. E kėtu kurrsesi nuk ka fanatizėm, as mungesė kulturė sepse ai buron nga familja Traboini, qė ka tre breza intelektualėsh, gjyshi Palok Traboini mėsues, poet e luftėtar i kryengritjeve pėr pavarėsi, bashkėluftėtar i Ded Gjo Lulit, babai gazetar, kineast e shkrimtar dhe vetė Donaldi inxhinjeri i ri shkencave kompjuterike.

Por edhe rrėnja qė e lidh nga nėna Liliana me familjen Malita nga Libohova e Girokastrės ka edhe ajo ndikesėn e vet tek ai si njė shqiptar i kulturuar pėrtej nocionit tė lokalizmit e pėr tė mos qenė as kozmopolit pa tė djeshme e as ksenofob pa tė nesėrme.
E theksoj kėtė fakt sepse me jetėn nė emigracion, qė ka kaluar Donald Traboini, me pėrparimet e jashtzakonėshme nė shkollė, ku ėshtė vlerėsuar si nė Greqi dhe nė Amerikė, ekzistonte shtrati pėr njė greqizim apo amerikanizim, siē ndodh jo rrallė me shumė fėmijė shqiptarė nė emigracion. Por tek Donaldi kjo nuk ka ndikuar. Ndoshta edhe si rrethanė se ai ėshtė pinjoll i njė familje me tradita atdhetare. Mund tė ketė shumė faktorė. Por qė tė jetosh nė njė mjedis tė huaj qė bėhet atdheu yt i dytė, tė shkollohesh aty, tė pėrshtatesh nė mėnyrė tė pėrsosur dhe brenda thelbit tėnd tė mbetesh zanafilla, kjo ėshtė vėrtetė njė ndjenjė e bukur. Por nė rastin e Donaldit mbase duhet shkuar deri larg nė fėmijėrinė e tij, tek mbresat qė i kanė mbetur tė pashlyeshme e qė flenė brenda vetes si ėndėrrime tė bukura a tė trishta e qė kurrkush nuk mund t'ia prek veē vetvetja.

Fėmijėria nė Atdhe, Tirana e bukur,
Shkodra dhe Gjirokastra...

Babai i Donaldit, Kolec Traboini, pati njė jetė plot pėrplasje e kontraste; ai i provoi tė gjitha, qė nga mbetja jetim e rritja nė shtėpinė e fėmijės nė Shkodėr e nėpėr konvikte, e deri tek mbarimi i Universitetit e punėsimi nė Kinostudio, ēfarė do tė ndikonte tek ai qė tė pėrpiqej qė fėmijėt e tij, kurrėsesi tė mos kishin fatin e tė atit, tė njė fėmijėrie disi traumatike e pa ngrohtėsinė e familjes. Koleci, ende e kujton incidentin e hershėm, qė i ndodhi me ata tė partisė, incident qė ka lidhje me tė birin.
Nė shkurt 1980, kur i lindi djalė, redaktori i Kinostudios nuk hezitoi t'ia vinte emrin Donald, ashtu si dhe vajzės ia kishte vėnė emrin Denisė. E thirri sekretari i Partisė sė institucionit dhe pasi e uroi pėr djalin i tha: Pse i ke vėnė djalit emėr amerikan? Redaktori u mundua tė lozte nėpėrmjet emrave Donald e Donart pėr tė dalė nga situata provokuese.
E natyrisht, babai i Donaldit kurrsesi nuk mund t'i thoshte atij se ēfarė e kishte tėrhequr drejt kėtij emri, nuk mund t'i thoshte se ēfarė imagjinonte nė ėndėrrimet e tij pėr tė ardhmen e fėmijėve tė vet, se zot na ruaj, ata tė partisė kėrkonin tė dėshifronin jo vetėm emrat por dhe ėndėrrat.
Duke patur babain shkodran e nėnėn gjirokastrite, Donaldi dhe motra e vet Denisa, nuk u edukuan si lokalistė; ata i patėn dyert tė hapura nė veri e nė jug tė Shqipėrisė. Patėn fatin tė jetojnė jo vetėm nė Tiranėn e bukur, ku kishin lindur, por edhe nė Shkodėr e Gjirokastėr.
Kur motra shkonte pushimeve tė verės nė Shkodėr, Donaldi edhe pse 5-6 vjeēar merrte udhėn nė qytetin e Gjirokastrės me muaj tė tėrė. Dhe e pėrshkonte qytetin thuajse pėr ditė, qė nga rrėzė kalasė e deri poshtė tek stadiumi. Ndėrkohė Denisa e vogėl shkonte tek gjyshja e vet nė Shkodėr dhe atje ne plazhin e rėrėn e Velipojės provonte njė ndjenjė kėnaqėsie, qė nuk e gjente nė Tiranė. Kjo lėvizje nė hapsirė i jepte jetės sė tyre bukurinė e gjallėrinė e u ndizte imagjinatėn, se Shqipėria ishte shumė mė e madhe se Tirana e tyre e bukur. E tashmė falė kėtyre endjeve fėmijėrore kanė nė mendje e shpirt kujtime tė bukura e tė paharruara. Fėmijėria e tyre nuk ėshtė njė rrugicė e ngushte, qė tė ēonte vetėm tek dyert e kopėshtit apo shkollės fillore, ajo ka hapsira tejdimensionale nėpėr Atdhe.
Donaldi, ruan nė kujtesė me fanatizėm e krenari tė gjithė pjesėn shqiptare tė jetės sė tij 24 vjeēare. Ai nuk mund tė harrojė ditėn e parė tė shkollės. Si tani kujton kur shkoi tek shkolla e dashur "Avni Rustemi", nė klasėn e parė me mėsuesen e kujdesshme, si njė nėnė e mirė, Antigoni Pandovski. Qė nė fillim mėsuesja do tė dallonte tek nxėnėsi seriozitetin e pazakontė pėr moshėn e tij. Donaldi mėsoi tė ishte i rregullt e kėmbėngulės. Madje qė atėherė mėsuesit i jepnin nė patronazh ndonjė bashkėnxėnės qė ishte i prapambetur pėr ta ndihmuar. Kėsisoj, Donaldi qė herėt fitoi dy tipare aq tė domosdoshme tė praktikės amerikane: tė udhėhiqte dhe njėkohėsisht tė punonte nė ekip. Nė njė farė mėnyre, Donaldi u bė qė nė fėmijėri njė mėsues i vogėl, ndaj e rrethonte dashuria e respekti i mėsuesve. Edhe tani e kujton fytyrėn e dashur e tė qeshur tė mėsueses simpatike Jolanda Pogu-Xhomo, qė nė ēdo rast i afrohej dhe i fliste me fjalė tė ngrohta.
Ishte shkodrane dhe pėr koicidencė kishte qenė edhe mėsuese e babait tė tij, madje edhe Denisės, qė ishte dy klasė mė lart se Donaldi. I kujton gjithashtu me nostalgji shokėt e shoqet e klasės si Sonila Kasapin, qė tani studion nė Itali, Andi Bicin, djalin e poetes Valdete Andoni, Marion Pingulin, qė tani jeton nė Filadelfia, moshatarėt e shkallės sė pallatit, me tė cilėt lozte nė fėmijėri, Dorina Carapuli, Eni Xholin, Manjola Tatilin e tė tjerė.
Atėherė prindėrit e regjistruan edhe nė Pallatin e Pionerit dhe dy herė nė javė pėrshkonte rrugėn "Myslim Shyri" me kitarrėn qė i binte deri nė tokė, sepse ai dhe kitarra kishin gati tė njėjtėn shtat. Donaldit ende i sillet nė kujtesė fėmijėria me bashkėmoshatarėt e tij. Ish koha qė edhe shumė fėmijė tė tjerė si Bojken Lako qė ishte komshiu i Donaldit e jetonin nė tė njėtin pallat kishin pasione pėr instrumentat muzikore. Fqinjia tjetėr, Orjeta Peēi Dado qė atėherė ishte njė talent i vėrtetė nė violinė.
Por ardhja e viteve plot tension e shkėputen Donaldin ashtu si shumė fėmijė tė Shqipėrisė nga shokėt e shoqet, nga ėndėrrimet e fėmijėrisė e jeta e tyre do tė kalonte nėpėr trazirat e kohės.

Nė kujtesė i fle krenaria: Kthim nė origjinė,
nė Traboinin e Ded Gjo Lulit

Edhe pse 11 vjeēar, ikja nga Atdheu qe e trishtė; ai provonte njė ndjenjė dhimbjeje e trishtimi bashkė. Sidoqoftė bashkė me to flinte dhe ėndėrra pėr tė parė botėn e ndaluar... Shkuan fillimisht nė Mal tė Zi, nė trojet e vjetra ku preheshin eshtrat e gjysh stėrgjyshėrve tė vet, nė Traboinin historik tė Hotit tė Ded Gjo Lulit.
Ishte tepėr i vogėl pėr tė kuptuar rėndėsinė e momentit kur kėmbėt e vogla tė pinjollit tė traboinėve ktheheshin sėrisht nė trojet e lashta.
Atėherė ishte e pamundur ta kuptonte simbolikėn qė tashmė ai e ndjen dhe i ėshtė mirėnjohės babait qė e ēoi sė pari nė Traboin, para se tė merrte udhėt nėpėr botė.
Ky ėshtė njė moment i paharruar pėr tė gjithė familjen Traboini. Si e pėrjetuan ata kėtė moment? Le tė shfletojmė pėr njė ēast librin e babait tė Donaldit, me titullin "Gjurmė nė histori":
"Megjithėse nė atė shkurt tė drithėrueshėm tė vitit 1991 e kishim ndarė mendjen pėr t'u larguar nga Tirana e pėr t'u vendosur nė Athinė, kurrėsesi nuk mund tė rrinim pa shkuar sė pari nė Traboin tė Hotit, nė Jugosllavi, nė fshatin e tė parėve tanė. Ai fshat e ai mal, tė cilin ne e mbanim si mbiemėr e do tė shkonim me tė kudo nėpėr botė, ishte ėndrra e ndezur dhe fantazia jonė e pėrbashkėt. Atje duhej tė shkonim sė pari. Me gruan dhe dy fėmijėt qėndruam nė shtėpinė e djalit tė xhaxhait tė Palok Traboinit, Pretash Gojēit, plak i fortė e i mbajtur, qė mė ēonte mallin e Martin Ujkės. Qysh nė kufi na priti i biri, Gjon Pretash Gojēi, qė ruante traditat mė tė mira tė fisit tė Gojēajve, qė tash ėshtė i shpėrndarė nėpėr botė, nga Amerika deri nė Australi. Shkuam bashkė me tim bir nėpėr rrugėt e fshatit. Nuk desha qė ai tė harrojė. Ishte fshati i gjyshit, qė dikur nė fillim tė shekullit, ecte nėpėr kėto shtigje, tamam si ai sot.
Im bir bashkė me djalin e Gjon Pretashit shkonin tė mbushnin ujė nė Kroin e Traboinit. Unė qė i ndiqja me vėshtrim mė dukej sikur ishin imazhet e Palok Traboinit me Martin Ujkėn. Edhe ata kėshtu ishin dikur... Dhe kishin ēuditėrisht tė njėjtėn moshė... Dhe thėrrisnin nė kupė tė qiellit; edhe ata nė fillim - edhe kėta nė fund tė njėjtit shekull. Si ndryshon jeta. E Kroi i Traboinit me ujin e ftohtė po ai. Po ai qiell i kaltėr. Po ajo luginė e blertė me shkurre e drurė. Po ajo kasollė e ēekajve, si njė plakė e kėrrusur qė i falet qiellit prej njė shekulli. Pata fatin tė pi nė atė burim tė ftohtė ku ka pirė dhe gjyshi im Luc Ēekaj i Gojēajve. Im atė Palok Traboini. Ku pi tani edhe im bir Donald Traboini, qė loz e spėrkatet me moshatarin e vet Robertin e Gjon Pretashit. O ujė i kulluar i Kroit tė Traboinit. O mrekulli jetė. Sa mė shumė iki larg teje, aq mė shumė kam etje, njė etje qė mė shtyn tė kthehem, gjithnjė tė kthehem."
Kėshtu si tė thuash, para nisjes sė shtegtimit si emigrantė nėpėr botė, Donaldi i vogėl sikur mori bekimin e trojeve prej tė cilit rridhte mbiemri dhe gjaku i vet. Ishte njė mbresė qė nuk mund tė shlyhej lehtė dhe koha do t'i jepte kuptime tė reja gjatė viteve tė rritjes e shkollimit. Ai gjithėsesi ishte i njohur me rrėnjėt qė i jepnin siguri pėr tė hedhur degė nė ēdo hapėsirė tė dheut. Sot, Donaldi e ndjen veten krenar pėr origjinėn e vet. Ai nuk ia harron tė atit qė i mundėsoi vizitėn e paharruar nė rrėnjėt e fisit.

Donaldi, shqiptari qė la pas grekėrit nė Athinė

Athina ishte njė qytet i madh e marramendės. Shumė mė i ngjeshur se Tirana. E lashta dhe e reja jetonin pranė e pranė me fare pak hapėsirė. Ritmi i jetės ishte i jashtėzakonshėm e lėvizjet e panumurta tė hutonin. Me njė fillim tepėr tė vėshtirė. Babai i Donaldit mezi gjeti njė jerevi tė vjetėr (shtėpi qerpiēi) me qera nė Kesariani tė Athinės, njė lagje kryesisht punėtore ku ishin vendosur grekėt e Smirnit pas luftės greko-turke. Njė vit jetė nė atė shtėpizė qė mbante erė balte e myku, dhe megjithė kujdesin qė bėnin, nuk mund tė kthehej nė njė banesė pėr tė qenė. Kur kujtonin apartamentin nė Tiranė, nė katin e katėrt e nė qendėr tė qytetit, ju vinte tė merrnin nga sytė kėmbėt. Po ku tė ktheheshin? Nga Atdheu vinin gjithnjė lajme plot tension qė nuk tė jepnin kurrfarė shprese.
Donaldi megjithė motrėn, Denisėn u regjistruan nė shkollėn e Kesarianisė, ku bėri pėrshtypje ardhja e tė parėve shqiptarė nė atė shkollė. Por ndryshe nga se kishin dėgjuar e kishin parė nė televizion mėsuesit e nxėnėsit e shkollės sė Kesarianisė, panė motėr e vėlla, tė pastėr, tė rregullt, dy shqiptarė tė vegjėl, tė bukur qė edhe pse nuk dinin as dhe njė fjalė greqisht, me intuitė arrinin tė pėrvetėsonin lėndėt mėsimore. Me njė vullnet tė jashtėzakonshėm pas tre muajve ata mėsuan gjuhėn e pas gjashtė muajve u shfaqėn ndėr nxėnėsit mė tė mirė tė klasės.
Ishte e egėr pronarja e restorantit ku punonin tė dy prindėrit, babai e nėna e Donaldit, qė nuk i linte tė afroheshin qė tė rrinin mbrėmjeve tek Platia para restorantit (se ku tė shkonin vėlla e motėr kur prindėrit e linin punėn nė njė apo 2 tė natės), mirėpo kishte edhe njerėz tė mirė nė Kesariani, qė Donaldit i kanė mbetur nė mendje. Greku i moshuar Miēo Surtis dhe gruaja e tij Vangjelo ishin shpirt njeriu, siē thonė pėr njerėzit e mirė me mirėnjohje, tė dashur e tė afrueshėm dhe shumė e shumė herė Xha Miēua shkonte e interesohej nė shkollė, duke u thėnė mėsuesve se fėmijėt e emigrantėve shqiptarė duhen ndihmuar. Xha Miēua sillte ndėr mend jetėn e tij si emigrant nė Gjermani, ku kishte punuar tipograf dhe kishte mbetur invalid i sėmurė nė mushkėri dhe thoshte se kishte shumė helm nė jetėn e mėrgimtarėve.
Pas njė viti nė Kesariani, familja do tė shpėrngulej nė lagjen Pagrati qė ishte zemra e vjetėr e Athinės. Edhe Donaldi me motrėn ndėrruan shkollėn. Ardhja nė shkollėn e re sikur u dha krahė. Shumė shpejt ra nė sy pėrparimi i Donaldit qė do tė konsiderohej si nxėnėsi mė i mirė i asaj shkolle. Mėsuesit kishin njė admirim tepėr tė veēantė pėr nxėnėsin shqiptar, qė binte nė sy pėr inteligjencėn por edhe pėr bukurinė e tij. Ishte njė kontrast i jashtzakonshėm me atė ēfarė pėrshkruhej pėr emigrantėt shqiptar ēdo natė nė kanalet televizive, ku shfaqeshin fytyra tė shpėrfytėruara, jo pa qėllim.
Duke parė kėtė pėrparim, njė jurist i njohur pensionist, Panajot Marketu, tė cilin Traboinėt e njihnin familjarisht nėpėrmjet sė shoqes, gruas sė mirė Ana, ndėrhyri nė drejtorinė e shkollės dhe nė Ministrinė e Arsimit, qė Donaldi tė kalonte dy klasė njėherėsh. Nė ministri fillimisht i premtuan qė ta merrnin nė njė provim kalimi dhe Donaldi gjithė verėn studioi mėsimet e njė klase mė lart. I pėrvetėsoi mrekullisht, mirėpo kur u paraqit pėr tė dhėnė provimet nė shtator 1993, ministria greke e arsimit refuzoi. Atėherė Avokat Marketu mori Donaldin e tė dy u paraqitėn nė ministri tek zyrtari i lartė i drejtorisė sė shkollave. Avokati Marketu i tha zyrtarit tė lartė pėr Donaldin, se ky ėshtė njė fėmijė, qė i ka kapėrcyer nė dije prej shumė kohėsh bashkėmoshatarėt e vet, prandaj ja ku e ke, pyete pėr ēdo lėndė dhe ai ėshtė nė gjendje tė pėrgjigjet. Zyrtari, edhe pse me paragjykime pėr emigrantėt, fillimisht u zbut dhe pranoi ta pyeste nxėnėsin shqiptar, i cili pyetjeve iu pėrgjigjej pa lėnė hapėsira hezitimi. U bind se fjalėt e avokatit tė moshuar ishin tė sakta e megjithatė nė fund tha: Kirje( Zoti) Panajoti, janė krejt tė vėrteta ato qė thua pėr kėtė djalė tė talentuar (titullari e dinte fort mirė se Donaldi ishte shqiptar) por ligji nuk e lejon. Nuk ka asnjė klauzolė pėr kalimin e dy viteve nė shkollat greke.
Mėrzia e avokatit tė mirė Panajot Marketu ishte e madhe, por ai nuk donte ta lėshonte veten e i tha Donaldit:
"Mė fal se nuk munda tė tė ndihmoj por ti me vullnetin qė ke do tė ndihmosh vetveten e do tė kesh njė tė ardhme tė shkėlqyer! Mos i harro fjalėt e mia dhe mos u praps nė qėllimin tėnd edhe pse mund tė hasėsh kudo kėsisoj burokratėsh."
Atė vit mėsimor Donaldit do t'i dorėzoheshin dy diploma, si nxėnės me pėrparim tė jashtėzakonshėm, mė i miri i klasės e mė i miri i shkollės, lėshuar nga vetė ministri i Arsimit Jorgos Papandreu, qė sot ėshtė ministėr i jashtėm i Greqisė dhe kandidati kryesor pėr kryeministėr nė zgjedhjet e reja. Edhe njė vit mė pas Donaldi do tė shkėlqente si shqiptari qė la pas grekėrit. Me ceremoni nė shkollė, i dorėzohen dy diploma tė tjera po me firmėn e ministrit Papandreu.
Ndėrkohė Donaldi bashkė me motrėn e vet Denisa, qė kishin ėndėrrime qė e tejkalonin jetėn e emigrantit nė Greqi, do tė vazhdonin edhe shkollėn private pėr mėsimin e anglishtes, sepse gjyshi me gjyshen nga nėna, Vasil e Agllai Malita tashmė i kishin shkuar nė Amerikė dhe duke qenė nėnshtetas amerikanė kishin bėrė kėrkesėn pėr bashkim familjar me vajzėn e tyre Liliana, nėnėn e Donaldit.

Jetė emigrantėsh - shpresa dhe tundime

Jeta nė lagjen e bukur Pagrat tė Athinės nuk kishte shkuar pa shqetėsime. Edhe pse nė moshė fėmijėnore, Donaldit do t'i linte mbresa tė thella ardhja e befasishme e policisė sė fshehtė greke nė shtėpi, nė kėrkim tė babait tė tij. Ishte koha kur babai i Donaldit, nė bashkpunim me Festim Litin nė Larisa, Genc Ēobanin, Dhimitėr Gjokėn, Gazmend Kapllanin e Kosta Cancon botonte gazetėn e parė shqiptare nė Greqi "Egnatia", ashtu nė mėnyrė ilegale siē ishin edhe vetė emigrantėt shqiptare. Informuar me hollėsi nga njė grup himariotėsh, qė kishin formuar Shoqatėn e Vorioepirotėve tė Himarės, policia kėrkonte botuesin shqiptar. Policia kurrėsesi nuk e mendonte se ai ishte thjesht njė emigrant si gjithė tė tjerėt dhe kish arritur ta botonte gazetėn pa rėnė nė sy tė policisė qė merrej me tė huajt, e cila kontrollonte ēdo lėvizje tė emigrantėve. Babai i Donaldit nuk ishte nė shtėpi nė ēastin qė miqtė e paftuar ia befėn aty. Koleci, i ati, me tė ardhur, pasi gjenė fėmijėt tė shqetėsuar, merr nxitimthi nė telefon policinė dhe komunikoi me shefin e zyrės qė kishte bėrė "vizitėn": Nuk shoh kurrėfarė shkaku serioz qė tė vijnė nė shtėpinė time policė tė fshehtė pėr tė tmerruar fėmijėt. Unė nuk fshihem dhe nėse keni probleme qė ju i konsideroni serioze pėr punėn tuaj, keni zyra ku mund t'i prisni njerėzit dhe sqaroni paqartėsitė dhe keqkuptimet. Por nė shtėpi kurrėsesi jo. Nuk keni tė drejtė zotėri!
Ishte njė situatė serioze pėr familjen. Edhe pse nė moshė tė vogėl, Donaldi e kuptonte kėtė sepse kishin filluar edhe dėbimet masive me operacionin fshesa, ekranet e stacioneve televizive buēisnin orė e ēast nga lajme tė tilla. Por gjithėsesi nga ballafaqimi, policia greke nuk gjente as dhe njė klauzolė pėr shkelje ligji pėr botimin e gazetės, sepse nė Greqi, pas viteve tė diktaturės ushtarake, ligji i shtypit ishte i bardhė. Pra nuk kishte kurrfarė ndalese ligjore. Babai i Donaldit ishte konsultuar mė parė miq, si shkrimtarin Spiro Xhai e njė avokat arvanitas, qė e kishin sqaruar pėr tė gjitha detajet e ligjit tė shtypit nė Greqi.
Po le tė ndjekim rrjedhėn e jetės tė Donaldit, i cili nė vitin 1995, nė vazhdėn e sukseseve tė tij shkollore, laurohet me medalje si nxėnės qė, me pėrparime shquhej si nderi i kryeqytetit, dhėnė nga kryetari i bashkisė sė Athinės Dhimitri Avramopulos.
Ai do tė largohej nga vendi i helenėve si sfidues; kishte nganjėdhyer mbi fėmijėt e tyre! Ndarja nga Athina padyshim qė kishte emocionet e veta sepse ishin vitet e fėmijėrisė sė tij dhe tė pragut tė adoloshencės. Ishte kohė e mbresave, emocioneve tė kundėrta, bartja nė shpirt e tensionit se ishin shqiptarė e nė dorė tė fatit e tė frikės sė operacionit "Skupa - fshesa", ankthi i pėrhershėm i emigrantėve shqiptare, pa pėrmendur lajmet ogurzeza tė vrasjeve e vdekjeve tė emigantėve shqiptarė, qė gjithesesi hynin edhe nė botėn e tronditur tė fėmjėve shqiptarė nė mėrgim.
Ndarja ka edhe kuptimin e emocionit, tė largimit prej njerėzėve tė mirė qė do tė ruhen gjithmonė nė kujtesė, si familja e shqiptaro-grekes Lekso Sevit kushurirės nga nėna tė Donaldit, lunxhiotes athinase hallė Zogo(Zoica Loli), nga Vasua e mirė e Pandeliu zemėrbardhė, nga Xha Miēo ( Surtis) e Vangjeloja e urtė, nga avokati zemėrbardhė Panajot Marketu me tė shoqen Ana nė krye tė tė gjithave ndarja emocionale me mikun e babait tė vet, ish presidentin e Arvanitasve tė Greqisė, shkrimtarin Aristidh Kola, i cili shtroi njė darkė nė shtėpinė e tij me rastin e largimit tė familjes Traboini pėr nė Amerikė. Atė natė tė nxehtė korriku, me tė zotin e shtėpisė, arvanitasin e madh Aristidh Kola, qė kishte mbledhur shqiptarė e arvanitas nė tryezėn e vet pėr nder tė tyre, duke pėrfshirė dhe familjen e piktorit Robert Aliaj - Dragot, Donaldi do ti ruajė nė kujtesė pėr tėrė jetėn.
Me gėzim e trishtim pėrzier u largua Donaldi, tashmė 15 vjeēar, nga Greqia drejt kontinentit tė ri tė shpresave mbarėnjerėzore.

Amerika - toka e bekuar,
ku ėndrrat nuk kanė frikė tė jetėsohen

Ardhja nė Amerikė ishte njė zhvendosje e re, e cila pėrmban brenda vetes peripecitė e familjes; tė strehimit, punėsimit dhe shkollimit. Fillimi gjithandej ėshtė i vėshtirė dhe urimi, qė shqiptarėt i japin njėri- tjetrit sapo shkelin nė kontinentin e largėt: Ju marrtė Amerika me tė mirė!, nuk ėshtė i pavend. Traboinėt u vendosėn nė fillim nė Filadelfia.
Pasi qėndruan tre muaj nė atė qytet, prindėrit, duke mos pasė kurrėfarė mundėsie punėsimi, u zhvendosėn nė veri, nė Boston, ku komuniteti shqiptar ishte mė i zgjeruar dhe mundėsitė e punėsimit e shkollimit ishin mė tė mėdha. Asgjė nuk ėshtė shlyer nga kujtesa.
Nėntor-dhjetori i vitit 1995 i priti me dėborė. Ishte dėbora e parė e dendur, e ftohtė, qė Donaldi nuk e kishte parė kurrė nė jetėn e vet. E jeta edhe kėtu pėr emigrantėt fillon e vėshtirė. I mbetur i papunė, babai i Donaldit, kujton se nė njė ditė mė dėborė tė dendur merr dy lopata plastike e i thotė tė birit tė shkojnė e tė kėrkojnė se mos ka amerikanė tė moshuar, qė do tė kishin nevojė pėr t'iu pastruar dėborėn rreth e qark shtėpive. Gjetėn dy-tre raste dhe nė duart e tyre u mblodhėn 22 dollarė. E ēfarė ishin 22 dollarė?! Babai i thotė Donaldit tė merrnin rrugėn pėr ndonjė lagje tė pasurish, e ndėrsa ecnin, para njė shtėpije shohin njė fėmijė qė pastronte dėborėn.
- Donald, i thotė i ati, ti e di mirė anglishten, pyete kėtė fėmijė se mos duan prindėrit t'ua pastrojmė dėborėn. Donaldi ngurron, kur papritur fėmija, qė dėgjon bisedėn e tyre, u afrohet e u thotė shqip:
- Po kam nevojė. Eja e mė ndihmoni!
Babai i Donaldit e kuptoi dhe qeshi. Kėtu nuk ishte fjala pėr tė punuar e pėr tė fituar ndonjė dollarė, por pėr solidaritet shqiptar. Ju pėrveshėn oborrit e rrugės para shtėpisė dhe e pastruan. Fėmija ishte Marloni, djali i doktor Dritan Hysit, i cili mė pas, si u tha faliminderit iu lut qė tė shkonte adhe ai bashkė me ta pėr tė fituar diēka pėr familjen. Donaldi sa herė e kujton kėtė episod buzėqesh. Jeta e fėmijėve shqiptarė nė emigracion ėshtė e bashkėshoqėruar nga peripeci tė tilla. Por me kohė gjėrat ndryshojnė sepse Amerika ėshtė vendi i mundėsive dhe i ēudirave. E kjo ēudi shprehet kėshtu. Donaldi qė ndihmonte babain me lopatė plastike nė dėborėn e madhe tė fundit tė vitit 1995 ėshtė tani njė inxhinjer i zoti e specialist i ēmuar me tė ardhme. Ndėrsa Marloni i vogėl sot ėshtė biznesmen, ka hapur jo larg vendit ku u takuan atė ditė dimri njė lokal tė bukur, bufe-restorant dhe e ka pagėzuar me njė emėr shqiptar: "Apolonia". Aty shkojnė dhe pijnė kafe shqiptarė e amerikane se bashku. Ja kjo ėshtė Amerika - thotė babai i Donaldit. - Tė merr pėrdore si njė fėmijė, t'i tregon tė gjitha shtigjet e mundėsive, pastaj tė le, e mbase tė braktis pėr tė krijuar mundėsinė tjetėr, qė gjithėsecili tė provojė forcat e veta.
Donaldi u regjistrua nė vitin e dytė tė Hight School nė West Roxbury.
Fillimisht pėr tė pėrballuar shpenzimet familiare u detyrua qė tė nisė njė punė nė supermarketin Rosh Brothers me orė tė reduktuara. Mirėpo prindėrit e tij, me merakun se djali nuk do tė kishte mundėsintė tė shkėlqente ashtu si edhe nė shkollat e Athinės, i thonė qė ta lėrė punėn. Puna e tij do tė ishte vetėm mėsimi e shkolla. Duke qenė nė gjendje ekonomike tė varfėr e tė pamundur pėr tė paguar shkollimin e lartė, Donaldi duhej tė luftonte pėr tė marrė sa mė shumė schoolar-shipe, siē i thonė nė anglisht ndihmave qė u japin studentėve me pėrparim tė mirė.
Donaldi e vlerėsoi me seriozitetin e njė tė rrituri propozimin e prindėrve. E pranoi kushtin, madje kurrė, nė asnjė rast nuk kėrkoi, qoftė dhe njė dollar, ndihmė nga familja. Tre vitet e High School-it pėr tė ishin pėrkushtim. I vuri vetes detyrė tė mėsonte pėrditė. Asnjė mėsim nuk duhej nėnvleftėsuar.
Ai kishte disavantazhin se kishte njė vit nė shkollėn greke dhe ky vit i parė nuk kishte kurr fare pikė qė mund tė mblidhej nė rezultatin pėrfundimtar tė katėr vjetėve. Pra ai duhej qė kėtė disavantazh ta mbulonte nėpėrmjet marrjes sė vlerėsimeve maksimale. Nė vitin e dytė ishte njė nxėnės normal, por nė tė tretin nis pėrparimi dhe pėrsėritja e sukseseve tė Athinės. Merr diploma vlerėsimi pėr thuaj tė gjitha lėndėt. I japin dhe dy medalje, njė prej tė cilave ka nė reliev fytyrėn e Franklinit. Madje e caktojnė, ashtu si dikur nė Shqipėri dhe nė Athinė, qė tė pėrkujdesej pėr nxėnėsit mė tė dobėt nėpėrmjet marrjes nė patronazh. Kėshtu Donaldi mori dy nxėnės, tė cilėve u spjegonte mėsimet si tė ishte mėsuesi i tyre. Nė shkollė ai fitoi respektin e tė gjithė mėsuesėve dhe tė nxėnėsve. Dhe ishte e natyrshme se ai tė dilte nxėnėsi mė i mirė i shkollės sė tij dhe ndėr nxėnėsit mė tė mirė tė shkollave tė Bostonit.
Fotografia e Donaldit u botua nė faqen e gazetės "Boston Globe" nė vitin 1998 bashkė me nxėnėsit mė tė mirė tė qytetit ,si krenaria e qytetit pėr atė vit mėsimor. Bashkia e Bostonit ēdo vit organizon ndarjen e trofeve mėsimore nė Citi Hall. Nė kėtė ceremoni Donaldi e mori kupėn vlerėsuese nga dora e Kryetarit tė Bashkisė sė Bostonit Tomas Menini, moment qė u fiksua nė fotografi. Por trofeja mė e madhe pėr Donaldin do tė ishte fitimi i katėr viteve studime falas nė Boston University. E kjo ėshtė njė gjė e madhe pėr njė familje emigrantėsh shqiptarė, qė kishin jo mė shumė se tre vjet nė Amerikė.
Karakteristikė e Donaldit gjithnjė ka qenė tė qenit modest. Nuk e vlerėson vetveten tė jashzakonshėm, pėrkundrazi nga mė tė zakonshmit madje suksesin e konsideron vetėm vullnet, sakrificė e pėrkushtim. Pa kėto cilėsi nuk mund tė arrihet kurrgjė. Njeriu i ditur, specialisti, shkencėtari nuk kanė lindur e nuk krijohen me njė ditė. Janė shumė ditė e netė, muaj e vite tė mbledhura sė bashku, si copėzat e njė mozaiku, qė e bėjnė njeriun personalitet nė fushėn e tij.
Thjeshtėsia ėshtė premisa qė tė shtyn tė gėrmosh nė fushat e dijeve, nė kėrkim pėr tė mėsuar gjėra qė ende e pafundėsisisht nuk i di njeriu me natyrė studioze. Njeriu kurrė nuk ėshtė i ditur sepse tė fshehtat e shkencės janė tė pafundme.

Si i zuri studenti dy miq nga Kosova

Nė vitin 1998 babai i Donaldit qė kishte lidhjet e veta me veprimtarė nga Kosova, merr nė shtėpinė e tij delegacionin kosovar qė vinte nė Kongresin 8-tė Botėror tė Infektologeve, qė zhvillohej nė Boston. Ata thjeshtė ishin interesuar pėr njė hotel, por babai i Donaldit kurrėsesi nuk kishte pranuar njė zgjidhje tė tillė. Pėr delegacionin e Kosovės do tė ishte rezidencė shtėpia e tij, paēka se me qera dhe e vogėl, por gjithėsesi ishte shtėpi shqiptare. Pėr Donaldin dhe Denisėn njohja me dy intelektualėt shqiptarė tė Kosovės ishte njė rast i veēantė dhe pse jo i lumtur.
Kishin dėgjuar pėr Kosovėn, madje kish edhe njerėz nė shtypin shqiptar, qė teorizonin pėr ndryshimet kolosale nė mes tė shqiptarėve tė Shqipėrisė e atyre tė Kosovės. Donaldi konstatoi nga njohja me Profesor Kajmak Gazidedėn dhe doktor Ilir Tolaj, se jo vetėm qė nuk kishte kurrfarė dallimi, por pėrkundrazi njė afri tė jashzakonshme si tė ishin tė njė familje.
Duke e pyetur babain e Donaldit, shkrimtarin Kolec Traboini se si i erdhi rasti pėr tė bėrė strehė shtėpinė e tij pėr delegacionin e mjekėve nga Kosova, kur nė Boston kishte shqiptaro-amerikanė nė gjendje shumė mė tė mirė ekonomike se njė emigrant 3 vjeēar nė Amerikė, ai thotė se e-maili qė i kishte dėrguar Selim Qazim Tolaj nga Sllovenia, ishte si njė dhuratė prej zotit. Kjo edhe pėr faktin se Koleci e ka patur babain e vet mėsues tė gjuhės shqipe nė Prizren nė vitin 1911.
I ishte pėrgjigjur menjėherė Selimit se i priste mjekėt nga Kosova nė shtėpinė e tij. Edhe pse ishte ngushtė, tė ishin tė sigurtė se do ta ndjenin veten nė Boston si nė Prishtinė. E kėshtu ndodhi. Madje kur erdhėn nė atė apartament tė vogėl (tani familja Traboini ka shtėpinė e vet tre katėshe tė marrė me kredi), Profesor Kajmaku dhe Doktor Iliri ishin gjendur vėrtetė nė njė mjedis tė ngrohtė dhe nė ballė tė shtėpisė kishin parė fotografinė me ngjyra tė Adem Jasharit, qė kishte veē njė muaj qė ishte vetmohuar nė emėr tė lirisė sė Kosovės. I ndjeri Profesor Kajmaku ėshtė ndalur para fotografisė, e ka soditur gjatė dhe pastaj, si kishte thėnė se e shihte pėr herė tė parė atė foto, kishte shtuar fjalėt: "po e ndjej veten si nė Kosovė".
Pėr shtatė ditė qė qėndruan nė Boston nė shtėpinė e tij, Donaldi i shoqėroi me makinė pėr tė parė qytetin, i ēoi nė Kishėn e Shėn Gjergjit tė Fan Nolit, nė takimin me At Arthur Liolinin dhe zuri me tė dy intelektualėt kosovarė njė miqėsi tė paharruar. Motra e Donaldit, Denisa do t'i shoqėronte tė dy intelektualėt e Kosovės tek patrioti Athony Athanas, qė do t'u shtronte njė drekė me respekt tė jashtėzakonshėm pėr shqiptarėt e Kosovės. Babai i Donaldit u bėri fotografi tė shumta madje edhe njė film rreth 20 minuta pa harruar tė shtypte njė buletin tė posaēėm pėr kėtė delegacion, duke e shpėrndarė nė tri kishat shqiptare nė South Boston.
Koleci nuk mund tė mbajė brenda vetes njė ngjarje tė dhimbėshme qė ndodhi ato ditė: Nė Kishėn e Shėn Trinisė, Kolec Traboinit i ishte afruar shqiptaro-amerikani Xhon Josef, me origjinė nga Korēa e i kishte thėnė se donte t'i takonte kosovarėt dhe do t'u jepte si dhuratė 200 dollarė. E kėshtu u la qė do tė bashkoheshin ndonjė ditė pėr tė pirė bashkė njė kafe ku do t'ua bėnte edhe dhuratėn.
Po kjo kafe nuk u pi kurrė. Dy ditė pasi qė mjekėt nga Kosova kishin ardhur nė Boston, i miri Xhon Jozef kishte ndėrruar jetė, ēfarė krijoj pikėllim pėr tėrė komunitetin shqiptar tė Bostonit.
Njė lajm tė tillė tė hidhur do tė merrej vite mė pas edhe pėr Profesorin Kajmak Gazideda qė ndėrroi jetė nė Prishtinė, e qė familjes Traboini nė Boston u solli dhembje e pikėllim. Pak muaj mė parė nga Konektikati, nė familjen Traboini telefonoi e shoqja Flora dhe vajzat Albana e Dardana. Ishin biseda ngushėlluese pėr dhembjen qė ende qėndron nė zemrat e familjarėve, tė afėrmeve e miqėve pėr profesorin e paharruar. Ndėrsa pėr Doktor Ilir Tolajn, Donaldi ka njoftimin se pa ju ndarė mjeksisė ka nisur udhėn e veprimtarisė politike duke krijuar njė parti tė re nė Kosovė. Donaldi ėndėrron qė njė ditė tė shkojė e ta shohė Kosovėn, se sidoqoftė e ka njė mik nė Prishtinė.
Nė atė kohė tė tensionuar pėr ēėshtjen e Kosovės, Donaldi duke parė propogandėn antishqiptare qė bėhej nė Internet me shpifje historike, shkruan njė shkrim tė gjatė nė anglisht mbi prejardhjen ilire dhe autoktoninė e shqiptarėve nė Ballkan, shkrim qė u shpėrnda nėpėr tė gjitha faqet e internetit.

Studenti i shkėlqyer nė Boston University

Katėr vite nė Universitetin e Bostonit, nė fakultetin e inxhinjerisė elektronike, padyshim qė ishin vite me lodhje e pėrkushtim.
Volumi i jashtėzakonshėm i lėndėve kėrkonte studim tė pėrhershėm. Humbja e njė ore mėsimi t'i sjell pasojat e moskuptimeve varg, prandaj Donaldi u pėrqėndrua akoma mė shumė nė mėnyrėn e tij tė veēantė tė mėsimit, sistematikisht pa nėnvleftėsuar edhe mėsimin mė tė thjeshtė. Sepse nuk ka mėsim tė thjeshtė e tė vėshtirė. Ka moskuptim nga shkėputja e vemendjes e krijimi i boshėllėqeve qė tė ēorientojnė. Por kjo nuk do tė thotė qė tė humbėsh tėrė kohėn pas librave se edhe jeta duhet jetuar. Kanė edhe studentėt botėn e tyre. Diku njė mbrėmje-parti me Lida e Valdi Margaritin, Ledina Lopcin, Elton Kurunin, Andi Dhimitrin qė ka mbaruar Konservatorin Berkli pėr muzikė e plot tė tjerė. Njė turne nė Kanada, apo njė javė pushimi nė Florida - edhe kėto janė pjesė e jetės sė tyre rinore.
Nė njė dasėm shqiptarėsh nė Roslindale, rajon i Bostonit, ku Donaldi ishte ftuar familiarisht, disa tė njohur qė ishin nė njė tavolinė afėr, merreshin me djalin e vet 10 vjeēar dhe nė njė rast e pyesin, siē pyesin gjithė prindėrit, se ēfarė do tė bėhesh kur tė rritesh. Fėmija hodhi sytė pėrqark dhe si e ndaloi vėshtrimin tek Donaldi tha me njė zė tė prerė: "Si ky!".
Aty nė tavolinė qeshėn me pėrzemėrsi duke thėnė" U bėfsh!", e duke parė nga prindėrit e Donaldit me ndjenjė respekti.
Donaldi kish nisur tė kuptonte se pėrparimi e sukseset e tij nuk ishin nė anonimitet. Nė komunitetin shqiptar, nė rajonion e Roslindales por edhe nė pėrgjithėsi nė Boston kishte tashmė jehonė pėrparimi i tij, dhe e shihnin kėtė pėrparim si njė shembull pėr fėmijėt e tyre.
Gjatė viteve tė studimit, Donald Traboini kishte formuar njė rreth shumė tė mirė shokėsh me tė cilėt formuan shoqatėn e studentėve shqiptarė, ku merrnin pjesė aktive studentėt Eriola Kruja, Kreshnik Bejko, Artin Spahiu, Adnan Derti, Suela Lika qė tani ėshtė pėrkthyese me ushtrinė amerikane nė Kosovė e tė tjerė.
Nė kuadrin e njohjes tė studentėve me arritje nė fusha tė ndryshme tė shkencave shoqėrore historike, Universiteti i Bostonit kishte njė fond qė mbulonte shpenzimet pėr seminare, apo sesione shkencore. Pėr veprimtarinė e vitit 1999, Donaldi propozon qė tė ftohej nė Universitet shkrimtari arvanitas Aristidh Kola, pėr t'u mbajtur studentėve shqiptare nė ketė universitet disa biseda mbi rrėnjėt pellazgjike e ilire tė shqiptarėve nė Ballkan.
Shkrimtari Aristidh Kola e kishte pranuar ofertėn pėr njė udhėtim nė SHBA nė kohėn kur universiteti ta shihte tė mundėshme. Mirėpo askush nuk e di ēfarė realisht ndodh pas kuintave. Lobi grek qė ka ndikimn e vet nė kėtė universitet, mesa duket e nuhati kėtė perpjekje te studenteve shqiptare dhe kėshtu nga zyrat e universitetit u tha se pėr atė vit do tė bėhej vetėm njė aktivitet, pra ftesa pėr arvanitasin e madh do tė shtyhej pėr njė kohė tjetėr. Donaldin kjo e dėshpėroi, por dėshpėrimin mė tė madh e pėsoi kur mori lajmin e hidhur se Aristidh Kola vdiq nė rrethana misterioze nė prag tė vjeshtės sė vitit 2000. Pėr kėtė vdekje babai i Donaldit shkroi njė shkrim shumė tronditės "Vrasja e dytė e Aristidh Koles" qė u botua nė gazetėn "Dielli" dhe "IIlyria".

Inxhinjeri i ri i "Raytheon" - kompanisė elektronike
ndėr mė tė mėdhatė nė botė

Duke ruajtur vazhdimėsinė, me studime sistematike, Donald Traboini merr dipllomėn universitare duke u cilėsuar si njė nga studentėt mė rezultativė e me tė ardhme, ēfarė ishte njė premisė e mirė rekomanduese pėr sistemimin nė ndonjė kompani elektronike.
Megjithatė duhet thėnė se koha nė tė cilėn Donaldi e mbaroi universitetin, nuk ishte mė e pėrshtatshmja. Ngjarjet e 11 shtatorit 2001 do tė sillnin njė gjendje kolapsi pėr shumė kompani duke pėrfshirė ato elektronike. Herė pas here njoftoheshin mbyllje apo kufizim tė veprimtarisė sė tyre, ēfarė pėr Donaldin ishte sfidė shumė mė e madhe se sa tėrė vitet e studimeve. E megjithatė pas disa aplikimeve nė institucione e ndėrmarrje tė ndryshme, kompania "Raytheon" e thėrret dhe pasi e teston, duke parė edhe rezultatet e studimeve, vendos ta marrė nė punė.
Kėshtu Donaldi filloi punėn si inxhinjer elektronik nė moshėn 22 vjeēare. Kompania bėri edhe disa shkurtime nė efektivin e saj, por megjithatė duke parė perspektivėn e tij, Donaldin e mbajti. Madje e futi nė njė kurs special qė ai e pėrfundoi me sukses. Donaldi ka sadifaksionin tė jetė shqiptari i dytė i punėsuar nė kėtė kompani tė vjetėr. Deri tani vonė aty ka punuar njė inxhinier shqiptaro-amerikan, qė konsiderohej veterani i "Raytheonit", njė nga kompanitė elektronikė tė sofistikuara ndėr mė tė mėdhatė nė Amerikė dhe nė botė, e me degė tė shtrira nė Europė e gjetkė.
Se ēfarė ėshtė "Raytheon" nė Amerikė mjafton tė sjellim shembullin se nė fillim tė luftės nė Irak, gazetat amerikane shkruanin se drejtuesit e specialistėt e kėsaj kompanie ishin nė ankth sepse nė luftė do tė testoheshin pajisjet e saj elektronike tė raketave "Patriot". Por fusha e prodhimit te "Raytheonit" ėshtė e gjėrė dhe e pafund, qė nga avionet e raketat deri tek radarėt e nėndetėset. Por mbase nuk ėshtė vendi kėtu tė flasim pėr kėtė temė, pėr tė mos hyrė nė sekretet e teknologjisė sė sofistikuar.

Njė herė nė kėtė kompani kishte ardhė njė ekip shqiptar i Ministrisė sė Mbrojtjes. Donaldi qė e mori vesh kėtė njoftim, (ishte mesa duket ndonjė tentativė pėr kontratė biznesi), shpresoi pra qė marrvėshja tė arrihej, ēfare do t'i krijonte mundėsi qė bashkė me ekipet e "Raytheonit" tė shkonte dhe ai nė Shqipėri pėr zbatimin e kontratave. Ishte njė rast i mirė qė ai tė shkonte nė Atdhe si specialist. E kishte dėshirė kėtė kontribut. E gjithashtu do tė kishte rastin tė kthehej sėrisht nė ato rrugė, nė ato sheshe e nė atė shtėpi tė fėmijėrisė sė tij, qė nuk e ka parė qė nga viti 1993. Mirėpo kjo nuk ndodhi dhe gjasat janė qė kontrata u firmos me ndonjė kompani tjetėr rivale andej nga Detroiti a Michigani.
Donaldi, qė kėto ditė ka shkuar nė Florida, ku do tė punojė disa muaj nė filialin e atjeshėm, shprehet se ai gjithesesi shpreson se zyrtarėt shqiptarė do tė bėjnė nė tė ardhmen ndonjė kontratė me kompaninė me emėr nė botė "Raytheon", e kontributi i tij pėr Shqipėrinė nuk do tė mungojė.

Ndėrsa motra e tij Denisa, qė ka mbaruar studimet e Clark University nė Worcester, (ku jep kontribut me schoolar-shipe pėr shqiptarėt shqiptaro-amerikani i mirėnjohur Peter Cole, me tė cilin Denisa ka njė fotografi tė botuar nė gazetėn Illyria), ishte nė Shqipėri verėn e vitit tė kaluar dhe qėndroi njė javė nė Shkodėr e Tiranė. Shėtiti nėpėr tė gjitha vendet e fėmijėrisė.

Madje ngasja e ēoi dhe nė Greqi tė shihte njerėzit dhe shtėpizėn e vjetėr prej qerpiēi tė ėndrrave tė dikurshme si fėmijė emigrantėsh. Shkoi tek Platia e Kesarianise, u takua me pronaren e restorantit, ku prindėt e saj punonin e rropateshin dymbėdhjetė orė nė ditė (nėnės sė saj Liliana desh iu paralizuan duart), e ēuditėrisht pronarja Zoi e njohu edhe pse kishin kaluar aq vite nga koha kur i zbonte nga lokali, e si pasojė me vėllain Donaldin i ngrysnin netėt plot drithėrime nė vetmi.

Denisa kishte nevojė t'i kthehej atyre kujtimeve pėr tė ndjerė vėrtetė mrekullinė e atij vendi qė quhet Amerikė dhe qė e transformoi jetėn e saj. Pas mbarimit tė Universitetit ka filluar punėn nė njė zyrė avokature, me shpresė qė tė vazhdojė studimet pėr avokaturė, ēfarė ėshtė shumė e vėshtirė, sigurisht, por tė rinjtė shqiptarė nė botė gjithmonė janė shfaqur me virtutin e guximit, prandaj dhe shkėlqejnė si nė universitetet e Amerikės, Europės e kudo nė botė.

Shqipėria kurrė nuk duhet tė harrojė se nėpėr botė ka njė potencial tė jashtėzakonshėm intelektual. Ka kėta bijė emigrantėsh qė shkėlqejnė...
Dashtė Zoti, qė si baticat qė i risjellin ujrat brigjeve, t'i kthehet prapė Atdheut ky brez rinor me dije tė pafundme e energji tė pashtershme.

Shkurt 2004

"Illyria"- Albanian - American Newspaper, New York
Nr. 1316 & 1317, 13-15 & 17-19 February 2004

-- Mė tepėr tek www.traboini.com

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara