HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


T’i ikėsh "Lindjes" nga Shkodra

-- nga Elsa Demo

Elsa Demo Piktori Sytki Brahimi nė vitet pas ’90-ės ndieu peshėn e izolimit tė dekadave dhe shkollės shqiptare tė pikturės qė mė sė shumti i pėrkiste Lindjes. Ē’do tė ndodhte me “artistin e sė kuqes”, kur ekspozoi pėr herė tė parė nė Perėndim? Reaksioni i Brahimit pėr dėbimin e komplekseve tė njė piktori lindor dhe zgjedhja pėr tė jetuar e krijuar larg qendrės, nė qytetin e tij Shkodėr.

Tė nisesh nga Shkodra nė Perėndim me njė tufė tablosh nė sqetull, qė nė Shqipėri tė janė dukur shumė tė mira, mund t’i ketė ndodhur jo vetėm Sytki Brahimit. Dhe kur arrin nė njė qytet tė ftohtė austriak si Klagenfurti, nė njė galeri plot dritė, atmosferė dhe luks, qėllon t’i heqėsh punėt nga muri. Ato qė tė ishin dukur aq tė mira. “I refuzon muri, e jo mė ti.” Kėshtu ėshtė ndier piktori Sytki Brahimi, nė ekspozitėn e parė personale nė Austri, nė vitin 1996. Historinė mė sipėr ai na e tregon pėr tė argumentuar se si ishte pėrballja e parė me Perėndimin e njė artisti tė shkollės sė Lindjes.

Si mund tė hyjė njė artist shqiptar nė rrjedhėn e artit bashkėkohor, kur muzetė dhe kryeveprat e artit botėror deri nė vitin ’90 i ka parė vetėm nė libra? Kur epoka qė derdhej para kėsaj ishte kundėr estetikės dhe modeleve tė artit modern, kur virusi i realizmit socialist, u mor nga rusėt, dhe mė pas ky “privilegj” u izolua? “Kurioziteti i parė i perėndimorėve pėr njė artist nga Lindja, shembet menjėherė dhe je pėrballė njė shije tjetėr. Eshtė e vėshtirė, sepse klienti jep e merr me pikturėn, e nėse edhe ajo e luan kėtė rol, atėherė ata e blejnė. Ekzotika ėshtė momentale dhe humbet shpejt. Kurioziteti merr fund dhe ndien se duhet tė ndjekėsh rrjedhat e artit bashkėkohor.”

Pėr piktorin 52-vjeēar, qė sė fundmi ekspozon nė Qendrėn Kulturore “Lindart”, t’i ikėsh shkollės sė Lindjes, s’do tė thotė ta mohosh atė, por tė krijosh njė tjetėr pikėnisje, njė kėrkesė rigorozisht brenda vetes. Tė kėrkosh tė hysh nė rrjedhėn bashkėkohore apo tė kapėsh kohėn e humbur, sfidė qė ka kryqėzuar jo pak artistė shqiptarė, ekziston edhe rreziku i konformizmit apo plagjiaturės.

Piktori shkodran jo rrallė herė ėshtė ndeshur me pėrēmimin qė perėndimorėt, ose mė saktė austriakėt, mes tė cilėve ka ekspozuar disa herė, i bėjnė artit qė vjen nga Lindja, kryesisht nga Ballkani, ku artisti ėshtė e vėshtirė tė jetė cilėsor. Madje kur e marrin vesh se vjen nga njė prej vendeve tė tij, i kanė treguar me dorė edhe galeri tė veēanta ku ekspozojnė piktorė nga Ballkani. Megjithatė Sytki Brahimi nė kėto vende ka lėvizur me motivet shqiptare, motive tė traditės sė jetesės dhe ato historike, por nė njė frymė ku dominon e kuqja dhe forma ėshtė lehtėsuar, duke deheroizuar subjektet, njeriun, peizazhin.

Ai jeton nė Shkodėr dhe fjala bie nė njė tablo me titull “Rruga pėr nė kala” motivi tradicional nuk do tė thotė tė shohėsh qartė vizualisht njė rrugė dhe njė kala. Nė kėtė rast kanonet e traditės thyhen nė memorien dhe pėrjetimin individual tė artistit pėrballė kalasė. Kėtė gjė Brahimi e bėn me njė lloj vetėdije, sepse siē edhe thotė “publiku nuk pėlqen t’i lexojė tė gjitha para njė pikture, si para njė romani”. Nė ciklin e stinėve tė vitit, tė cilat Brahimi i ka ekspozuar nė “Lindart” ndodh qė e verdha e stinės sė verės ndėr pemė, ėshtė kaq e forė sa mund tė ndiesh diell tė nxehtė nė kokė.

Ai pėrdor me densitet, veēanėrisht ngjyrėn e kuqe, dhe pėrgjithėsisht ngjyrat e forta. Eshtė quajtur “piktor i sė kuqes”, njė ngjyrė qė pėr tė ėshtė “instiktive, plotėsuese”. Megjithatė “motivet e mia janė krejtėsisht shqiptare”, - thotė Brahimi. “Tė akumulosh traditėn e artit botėror dhe shqiptar ėshtė thjesht nevojė, kulturė. Ndėrsa tė kėrkosh rrugė tė reja nė art, ku suksesi ėshtė gjithmonė i dyshimtė, ėshtė krejt normale pėr ēdo artist.”

Kokė e madhe
“Kthim”, e ka quajtur Sytki Brahimi ekspozitėn qė ka hapur nė Tiranė, pas disa vitesh udhėtim nė vende tė ndryshme. Janė 22 piktura nė vaj, ku e vetmja gjė qė nuk shkon qysh nė vėshtrimin e parė janė kornizat. Ato gjithmonė kushtojnė dhe shpesh tabloja humbet apo fiton pėr shkak tė tyre. Njė cikėl interesant ndėr tablotė e vajit, me njė tė kuqe tė pakursyer, ėshtė cikli “Kokat”, qė nisin disi figurative dhe abstragohen natyrshėm. Nė vitin ’96 kur ekspozon pėr herė tė parė nė Galerinė Kombėtare tė Arteve, mes tė tjerash kishte edhe tablonė e njė koke tė madhe. Brahimi e ka zhvilluar mė tej “gjetjen” dhe tani kemi pėrballė serinė e “kokave tė mėdha”. “Rreth kokės sillen tė gjitha: politika, ekonomia, arti, pasionet e mira e tė mbrapshta. Rreth saj koncentrohet gjithė ajo qė ka shkuar dhe gjithė ajo qė ka pėr tė ardhur, ajo qė duket se jashtmi dhe ajo qė sillet sė brendshmi, dy gjendje qė bien nė kundėrshtim.” Ky ėshtė shpjegimi filozofik i Brahimit pėr ciklin e kokave qė nuk mbyllet me kaq, pasi edhe rruga pėr tek njeriu, sipas piktorit shkodran, mbetet gjithmonė e hapur.

Pa Tiranėn
Sytki Brahimi ėshtė lloji i artistit qė nuk ka parė shumė libra arti dhe nuk ka pasur ndonjėherė ndonjė idhull, sepse i ėshtė frikėsuar konformizmit. Ai beson se artisti ėshtė i vetėdijshėm pėr artin qė bėn, si kur krijon pėr tė mbijetuar dhe kėtu hyn shumica e artistėve, ashtu edhe kur zgjedh rrugėn mė tė vėshtirė. Kjo e dyta s’pyet nė jeton nė Shkodėr apo Tiranė, nė krijon nė mirėqėnie apo mbijetesė.
I lindur nė Shkodėr nė vitin 1951, Brahimi ndoqi studimet nė Institutin e Lartė tė Arteve, me pedagogė Sali Shijakun, Niko Progrin, Danish Jukniun, Maks Velon. Me pėrfundimin e studimeve nė vitin ’76 kthehet pėrfundimisht nė qytetin e tij ku jeton sot e kėsaj dite. Megjithėse qendra, nė kėtė rast Tirana, pėr njė artist ėshtė aty ku janė institucionet, ku janė edhe shanset mė tė mėdha, Sytki Brahimi nuk preferon qendrėn. Nuk i pėlqen zhurma. Pastaj, pėr tė ka rėndėsi tė ketė zhurmė sė brendshmi. “Tirana ėshtė nė proces dhe tė gjithė mendojnė dhe duan tė jetojnė brenda kėtij procesi. Por me qendrėn mund tė komunikosh edhe pse je larg saj.”

Vetėm njė rebel
Sytki Brahimi ėshtė edukuar nė njė shkollė tė mesme tė rreptė ku edhe fitoi tėrheqjen prej ngjyrave, tė cilat nuk janė tė pėrfshira nė spektrin normal tė ngjyrave. Duke i mbetur besnik “mollės sė ndalueme” tė kujtimeve tė fėmijėrisė sė tij, e cila ishte edhe dashuria e tij e parė, ai nuk dėshiron tė bėhet i modės. Nuk ėshtė rebel, por ėshtė i kėnaqur nėse pikturat shprehin rebelim me anė tė prekjes sė penelit tė tij, me anė tė paqėndrueshmėrisė sė linjės dhe shprehjes sė njė ngjyre.

Ai beson nė pikturėn e tij pasi e di qė ato kanė shumė pėr tė shprehur. Sipas mendimit tė tij, piktorėt janė mjeshtra, qė kanė aftėsi tė shprehin e tė prekin ndjenjat mė tė thella. Ai ėshtė i kėnaqur me aftėsinė e tij pėr tė krijuar harmoni, tė paqėndrueshme dhe tė balancuar, njė harmoni meditative brenda universit tė tij. Sytki Brahimi ėshtė njė rebel dhe vetėm njė rebel!

Shekulli, 10/01/2004

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara