HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


ELSIE:

Fjalori i shqipes zyrtare ėshtė vetėm gjysma e gjuhės sė vėrtetė

-- nga Dhurata Hamzai, TemA, 18.12.2004

Intervisė me studiuesin dhe pėrkthyesin e njohur Robert Elsie
(www.elsie.de)

Robert Elsie Gjuha letrare, siē ėshtė nė atė fjalör, nuk ėshtė e plotė fare. Kjo ėshtė e e vėrtetė. Ėshtė gjynah, sepse ėshtė gjithė pasuria e gjuhės sė Veriut qė mungon. Edhe nė jug ka fjalė qė nuk janė aty. Unė vuaj shumė per fjalor, sepse unė kur lexoj letėrsi shqiptare dhe kur has njė falė qė nuk e kuptoj, zakonisht nuk e gjej nė falorin e Akademisė, kjo mė mėrzit shumė. Fjalori i shqipes zyrtare ėshtė vetėm gjysma e gjuhės sė vėrtetė.

E vėrteta e madhe na rrėfen qė kanadezi, Robert Elsie, ishte njėri nga ata qė kishte mė shumė merita ndėr fituesit e tjerė tė "Pendės sė argjendtė" qė shpėrndau Ministria e Kulturės tė enjten nė mbrėmje. Kjo u duk qartė nga duartrokitjet e pėrzemėrta qė publiku i dhuroi atij gjatė ceremonisė. E me siguri do t'ia vlente pėr ta vlerėruar edhe mė tepėr, sikur njė mendje e kujdesshme tė ndiqte gjithė kontributin e tij nė vite, qė ka dhėnė Elsie pėr tė rritur imazhin e letėrsisė shqipe nė botė, imazhin e letėrsisė sė njė vendi tė vogėl qė botės i serviret keq. Megjithatė, Robert Elsie beson tek vlerat krijuese tė kėtij populli, duke gjetur mrekullitė nė trashėgiminė e mėparshme dhe vlerat letrare tė shpallura nė kohė tė ndryshme.

Ėshtė ai qė ka kėrkuar i pari dhe i fundit, ndoshta. Ende kėrkon e mundohet tė gjejė riėpėr botė njė shtėpi botuese pėr letėrsinė shqipe, kudo qė tė jetė, nė Amerikė, ose gjetkė nė Europė. E kur nuk e gjen kėtė mundėsi, pėrsėri Elsie tregohet "kokėfortė"; tė gjitha veprat letrare tė pėrkthyera, studimet pėr letėrsinė shqipe, e vlerėsimet pėr kėtė kulturė i ka hedhur nė "bibliotekėn e metropolit ndėrkombėtar", nė faqet e internetit. "Ėshtė e vėshtirė, thotė ai, qė tė ketė njė pėrkrahje kultura shqiptare, qė tė ketė njė vend ku tė botohet ajo kulturė, megjithėse ka". Kėto shqetėsime ai t'i thotė me zemėr nė dorė. Dhe kur e sheh se si bisedon nė shqip, tėrė shqetėsimet e tij pėr kulturėn tonė, harron fare se Elsie ėshtė njė i huaj.

Kanadezi di disa gjėra mė shumė se ne, sepse ka kėrkuar nėpėr Shqipėri e trevat shqipfolėse gjithēka qė i ėshtė dashur, sidomos fjalė, e akoma mė me lakmi letėrsi orinike. Ka shkuar deri nė Plavė e nė Guci, ka takuar shqiptarė, ka takuar gjuhėn tonė qė nė fjalorin aktual tė shqipes ka ardhur i gjymtė, aq i gjymtuar saqė pėrkthyesit e shqipes nė gjuhė tė huaj do ta kenė tė gjatė mundin pėr ta pėrshtatur njė vepėr tė shkrimtarėve shqiptarė nė gjuhėt pėrkatėse. Pėr ta bėrė kėtė punė mirė e pėr tė sfiduar kėtė mangėsi tė pafalshme, vetė Robert Elsie, ėshtė nga tė rrallėt tė huaj qė ka takuar njerėz qė flasin nė dialektet e tyre deri nė zonat mė tė thella. Ka qėndruar me ta, me qėllim qė tė mbledhė, ende pa u zhdukur, fjalėt qė mungojnė nė shqipen e cunguar zyrtare.

Njė tjetėr imazh tė shfaqet kur bisedon vetėm pak minuta me Elsie-n. Pas bisedave tė tilla lind dilema se cila do tė ishte mė e mirė pėr t'ia rrėfyer publikut pas kėsaj bisede; njė pėrshkrim ku thuhen tė gjitha, njė intervistė, apo njė bisedė. Mes kėsaj dileme qė do ta kishte ēdo njeri qė pėrpiget tė shkruajė, studiuesin dhe pėrkthyesin Robert Elsie do ta njihni mė thjeshtė dhe mė mirė nėpėrmjet disa rrėfimeve tė tij nė njė intervistė tė veēantė, dhėnė pėr gazetėn TemA.


Intervista:

Letėrsia shqipe nė internet, s'ka shtėpi botuese

Nė mendjen e studiuesit dhe pėrkthyesit Robert Elsie janė shumė shkrimtarė shqiptarė. Cilin do tė kujtoni nė kėto ēaste qė flasim?
Martin Camaj. Kohėt e fundit kam pėrkthyer 10-15 poezitė e tij dhe mė pėlqejnė shumė. Kam pasur disa vėshtirėsi nė pėrkthim, ēėshtje interpretimi gjithmonė, por mua mė pėlqejnė shumė. Prozėn e tij e kam lexuar mė pak. Por poezitė e tij i vlerėsoj shumė.

Edhe pse Martin Camaj ishte i mėrguar nė Europė, studiuesit shqiptarė e kanė pėrcaktuar poezinė e tij me veēori kombėtare, si poet qė pėrdor gjuhėn e zanafillės, me fjalė nga rrėnjėt e saj tė vjetra. Si keni mundur ju tė punoni me poezitė e tij, sepse fajlori i shqipes zyrtare nuk ėshtė aq i plotė sa do t'ju ndihmonte nė kėtė rast?

Gjuha letrare, siē ėshtė nė atė fjalor; nuk ėshtė e plotė fare. Kjo ėshtė e vėrtetė. Eshtė gjynah, sepse ėshtė gjithė pasuria e gjuhės sė Veriut qė mungon. Edhe nė jug ka fjalė qė nuk janė aty. Unė vuaj shumė pėr fjalor, sepse unė kur lexoj letėrsi shqiptare dhe kur has njė fjalė qė nuk e kuptoj, zakonisht nuk e gjej nė fjalorin e Akademisė, kjo mė mėrzit shumė. Ka njė fjalor tjetėr qė ėshtė pak mė mirė, ėshtė ai i Oksfodit, OKSFORD shqip-anglisht, dhe aty gjej zakonisht fjalė qė dua unė dhe prandaj them qė fjalori i shqipes zyrtare ėshtė vetėm gjysma e gjuhės sė vėrtetė.

Kėto probleme qė keni zbuluar ju gjatė punės tuaj, zoti Elsie, sapo kanė filluar tė preken nė konferencat e fundit gjuhėsore. Le tė shpresojmė se njė ditė do tė keni njė fjalor mė tė dobishėm. Si u ndjetė me vlerėsimin qė ju bėri Ministria e kulturės nė Tiranė?
Ėshtė nder i madh pėr mua qė munda tė fitoj Ēmimin "Penda e argjendtė". Nuk di si t'ju them mė tepėr, por pėr fat tė keq ka shumė pak pėrkthyes tė letėrsisė shqiptare nė gjuhė tė huaj. Ka shumė pėr tė bėrė nė kėtė fushė, por unė po u jap ndihmesėn time. Nuk e di se si do tė pranohet nė botė, por puna ime ėshtė pėr tė prezantuar kulturėn shqiptare, por sesi do tė vlerėsohet mė tej kjo ėshtė puna e lexuesit.

Cilėt do tė jenė autorėt e fundit qė ju do tė prezantoni nė botė prej letėrsisė shqipe?
Unė kam pėrkthyer mjaft autorė, por problemi im kryesor ėshtė pėr tė gjetur njė shtėpi botuese, pėr tė botuar pėrkthimet me letėrsi shqiptare sepse ėshtė shumė e vėshtirė. Kėrkoj njė shtėpi nė Amerikė, apo nė Angli, por nuk ka shumė interes letėrsia nė pėrgjithėsi dhe aq mė tepėr pėr njė letėrsi qė vjen nga njė kulture e vogėl dhe nuk e njohin, nuk ka shumė interes. Kėshtu qė shumicėn e pėrkthimeve tė mia i kam vendosur nė niė faqe nė internet. Kėto ia jap falas lexuesit tė interesuar dhe kushdo ka nė faqen time tė internetit afėrisht 50 autorė. Ka pėrkthime tė poezisė e tė prozės, pra gjėra tė ndryshme qė i shtoj here pas here kur kam kohė dhe pėrkthej diēka qė mė pėlqen dhe i vendos aty. Mė pas do tė ketė edhe ndonjė botim.

A do tė ketė shpresa pėr atė shtėpi botuese qė bėtė fjalė mė sipėr?
Varet nga imazhi i Shgipėrisė. Shqipėria nuk ka njė imazh tė mirė nė botėn e jashtme. Imazhi i vendit tuaj ndėrtohet nga lajmet qė jepen pėr krimin e organizuar, nga ngjarjet e fundit nė Gregi, rrėmbehet njėautobus nė Athinė, etj. Ngjarje tė tilla krijojnė njė imazh negativ. Letėrsia mund tė ndihmojė tė pėrmirėsoj imazhin e Shqipėrisė.


Elsie: Kur pėrktheja "Eposin e Kreshnikėve" dhe "Lahutėn e Malėsisė"

Kam nė dorė njė Histori tė re tė letėrsisė shqiptare

Sikur tė mos mjaftonte pėrkthimi i shumė autorėve tė letėrsinė shqipe, bėrė nga ju zoti Elsie, pėr shumė shkrimtarė shqiptar qė kanė shkruar pėrgjatė njė shekulli i jeni kthyer letėrsinė sė vjetėr orinike, kryesisht "Eposit tė Kreshnikėve", si shkuat kaq larg?
Gjergj Fishta Jam pėrpjekur ta njoh letėrsinė shqipe nė epoka td ndryshme. Jam marrė me letėrsinė gojore. Ngacmimi pėr kėtė tė fundit mė lindi nga Eposi i Kreshnikėve qė mė ka pėlqyer shumė. Mė ka mahnitur me faktin qė ėshtė letėrsi epike, por me humor. Kjo gjė mė ka tėrhequr shumė. Letėrėsia gojore mė ka nxitur kohėt e fundit qė jam marrė me Fishtėn. Kam pasur nė dorė pėrkthimin e "Lahutės sė Malėsisė".

Ky lajm ka ardhur kohė mė parė nė median shqiptare. Cilat kanė qenė vėshtirėsitė qė keni hasur nė pėrkthimin e kėsaj vepre?
Kjo vepėr ėshtė mjaft e vėshtirė, jo vetėm pėr faktin se vepra ėshtė shkruar nė gegėnishten letrare, por Fishta brenda gegėnishtes ka njė gjuhė mjaft tė ndėrlikuar e shumė fjalė tė rralla e shumė shprehje qė nuk pėrkthehen kollaj. Nė fillim, tė them tė drejtėn, kisha mjaft vėshtirėsi, veēanėrisht kėngėt e para ishin shumė mė tė vėshtira, por mė vonė unė ua mora dorėn dhe besoj qė botimi ka dalė i bukur, shpresoj qė tė gjej shtėpi botuese. Ky ėshtė problemi kryesor.

Ēfarė keni bėrė konkretisht pėr tė zbuluar enigmat e gjuhės sė vjetėr shgipe. pėrveē punės me fjalorin?
Sė pari, m'u desh tė kuptoja kulturėn e Veriut qė ėshtė njė kulturė e veēantė. Ėshtė njė pjesė e rėndėsishme e kulturės shqiptare. Kam udhėtuar nė Veri, nė drejtim tė Shkodrės, nė zonat malore tė saj e deri nė Kosovė. Sivjet kam qenė deri nė Plavė e nė Guci nė Malin e Zi, ku flitet njė gjuhė shqipe shumė e bukur e shumė e pastėr, njė e folme si e atyre malėsorėve qė kam hasur kur kisha lexuar tek Fishta, kur e pėrktheja. Nuk do t'i kisha kuptuar fshatarėt e Gucisė pa lexuar Fishtėn.

E pas kėsaj ekspedite gjuhėsore, ku ka arritur puna juaj me "Lahutėn e Malėsisė"?
Lahuta e Malėsisė ka pėrfuduar. U bėnė mė shumė se tri vjet punė, sepse ėshtė njė epos i gjatė. Janė mė shumė se 50 mijė vargje. Disa vargje janė tė pėrshtatur. Pra pėrkthimi i kėsaj vepre kėrkoi shumė kohė. Epika letrare e Fishtės ėshtė shumė e ndėrlikuar. Habitem nė fakt se unė e shoh me syrin e pėrkthyesit. Epika historike ėshtė shumė mė lehtė sesa Fishta pėr t'u pėrkthyer. Pėrkthehen dhjetė faqe tė kreshikėve pėr aq kohė sa do njė faqe e Fishtės.

Si e shpjegon pėrkthyesi kėtė dukuri?
Ėshtė ngarkesa letrare qė kjo vepėr ka. Fishta ishte shkrimtar, ishte letrar dhe qėllimisht ka pėrdorur fjalė tė rralla tė shqipes, disa forma tė zbukurimi, qė nuk ndodhin nė letėrsinė gojore.

Epika ka fjalė mė tė vjetra tė shqipes, variante tė shkėputura tė fjalėve tė sotme, si mundėt ju tė depėrtoni nė kėtė tekst?
Ėshtė e vėrtetė qė ka fjalė shumė tė vjetra dhe prapė po t'i kthehemi fjalorit tė akademisė dhe aty nuk janė. Ato janė pjesė e kulturės shqiptare, pjesė e gjuhės shqipe, por nuk gjenden nė fjalor.

Pėr "Eposin e Kreshnikėve", ēfarė informacioni ka pasur mė parė bota e studiuesve tė huaj?
Shumė pak. Pėr fat ka njė paralelizėm me eposin e sllavėve tė Jugut. Tė dy kanė ngjashmėri. Kanė njė burim tė pėrbashkėt, nė fakt, dhe bota ka njohur eposin sllav, variantin e boshnjakėve shumė herėt ne vitet '30 nga shkencėtarėt e Harvardit, Mirman Pari dhe Albert Lord, tė cilėt kishin udhėtuar nė Jugosllavi, nė Bosnje, nė Malin e Zi, nė Sanzhak pėr tė mbledhur eposin dhe duket se ata dinin serbo-kroatisht dhe janė marrė me eposin. Kurse nga pesė kėngėtarėt qė ishin nė Sanxhak, katėr ishin shqiptarė dhe e kėndonin eposin shqip dhe boshnjakēe. Shkencėtarėt janė marrė vetėm me variantin e tė kėnduarit boshnjakēe, sepse gjuhėn shqipe nuk e dininin, por kanė marrė inēizime nė shqip atje.

Nėse keni lexuar studiuesit shqiptar pėr replikat me variantin e studiuesve bosnjakė se kujt i pėrket eposi, cila ėshtė pėrgjigjia juaj?
Ndoshta kjo ėshtė pyetja qė nuk duhet shtruar. Prejardhja ėshtė e pėrbashkėt. Eposi ekziston nė dy gjuhė, nė dy variante, kėtu ka vėshtirėsi pėr tė bėrė ndarje, sepse siē e kemi tė ruajtur, tė shėnuar sot, nuk ėshtė shumė i vjetėr, varion nga shekulli 17-tė - 18-tė. Nuk ėshtė shumė i vjetėr. Natyrisht qė mund tė ketė edhe shtresime mė tė lashta. Kontradita se kush ėshtė mė i hershėm vjen nga fakti se ka mė shumė material tė botuar nga varianti nė sllavisht, kurse shqip ka shumė pak material tė botuar. Thonė se nė arkiva ka tė tjera materiale, sidomos nė Prishtinė, nė Isntitutin Albanologjik ka pasur shumė material. Ka patur shumė inēizime nga lahutarėt e fundit. Edhe kėtu nė Tiranė nė Institutin e Kulturės Poullore do tė ketė shumė materiale, por pėr fat tė keq ky material ka mbetur i pabotuar.

Keni takuar ju vetė lahutarė?
Po, kam takuar dhe janė njerėz tė mrekullueshėm. Mua mė habitin ata kur i shoh nė atė botėn e tyre. Njė fakt ėshtė shumė intresesant; Letėrėsi epike ka patur kudo nė Europė, por kudo ka pėrfunduar, nuk ekziston ky orinizėm i gjallė. Vetėm nė botėn shqiptare lahutarėt ekzistojnė akoma, qė e ruajnė epikėn dhe jetojnė sot. Kurse eposi serbo-kroat nuk ekziston mė. Nuk ka lahutarė tė gjallė. Ka patur nė vitet '30-tė - '4-tė, por tani nuk ka mė. Pse nė botėn shqiptare ruhet ende kjo traditė?! Nė malėsi ka lahutarė tė gjallė qė dinė repertorin e eposit me trashėgimi gojore. Kjo ka rėndėsi sot pėr sot.

Mbaruat "Lahutėn", me ēfarė po merret Robert Elsie aktualisht?
Me Mitrush Kutelin. Ai ka njė tregim shumė interesant. Ka vėshtirėsi pėr ta pėrkthyer shqipen nė anglisht, por mua gjatė punės sime mė shqetėson mė shumė fakti se nė botimet nė gjuhėn shqipe nuk bėhen redaktimet e librave. Ato botohen me shumė gabime drejtshkrimore. Ka shumė, shumė gabime, edhe nė botimet mė luksoze mė habit kjo pakujdesi. Kam disa libra tė autorėve shqiptarė nė duar. Kam njė antologji tė tregimeve bashkėkohore shqiptare qė do tė botohet nė Amerikė , dy poetė qė do tė botohen vitin e ardhshėm; njėri Visar Zhiti e tjetri Azem Shkreli. "Lahuta..." do botuar tani dhe sė fundmi kam nė dorė njė Histori tė re tė letėrsisė shqiptare.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara