HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kosova dhe rreziku nga terrorizmi

-- nga Edita Kuēi-Ukaj*)

Shqiptarėt tradicionalisht, deri dikund edhe shpirtėrisht i kanė rezistuar nė masė tė madhe pėrpjekjeve tė vazhdueshme pėr tė ndikuar negativisht nė raportet fetare brendashqiptare, sė kendejmi edhe pėr t'iu mosbashkangjitur grupeve ekstresmiste, ēfarėdo qofishn ato. Por, pas ēlirmit tė Kosovės, janė shfaqur shumė fenomene negative, tė cilat nė dimensionet reale shqiptare nuk kanė ekzistuar, madje edhe nė sferat shpirtėrore dhe psikologjike, sepse tek e fundit gjeografikisht dhe kulturalisht neve jemi perėndimorė, duke qenė njėherit edhe nė mendėsi. Arrdhja nė Kosovė e shumė oragnizatave, zoti e din me ēfarė misioni dhe prapavije, kanė ndikuar edhe nė shfaqjen e disa dukurive ekstreme, qė "nėn petkun fetar", sjellin deformime nė sferat shpirtėrore, dhe pėr kėtė askush nuk qanė kokėn, madje sikundėr jemi bėrė indiferent dhe akceptojmė ēdo gjė, qoftė kjo pozitive apo negative.

Dukurit e degjenerimit shoqėror tė mveshur "nėn petkun fetar", dhe tė sjellur kėtu pas arrdhjės sė shumė organziatave tė huaj kanė sjellur edhe dukurinė e ėahhbizimit- njė sekt ky fetar islam, radikal qė nė vete ngėrthen njė idelogji ekstreme tė shfarosjės sė gjithė atyre qė janė ndryshe. Prandaj kujotojė se nė kulturėn shqiptare ky s'ėshtė asgjė tjetėr pėrpos se njė shfaqje e njė segmenti tė ri nė identitetin nacional, por tashmė me parashenja vlerėsuese negative. Dhe, ėshtė pėr tė ardhur keq se si tė gjithė ne heshtim pėr kėtė fenomen.

Mendjet racionale dhe qė duan mė tė vėrtetė njė zhvillim dhe njė pėrparim tė gjithmbarshėm tė Kosovės, njė Kosovė tė integruar nė strukturat perėndimore, nuk duhet tė heshtin por duhet me tė gjitha mjetet tė luftojnė pėr t'I eleminuar kėto dukuri qė s'kanė asgjė tė pėrbashkėt mė atė qė ėshtė origjinare shqiptar, me atė qė e kėrkojmė, pėr tė cilėn synojmė, pėr ta ndėrtuar tė ardhmėn tonė politike, ekonomike dhe civilizuese. Prandaj, qė nesėr tė mos bėhet vonė ėshtė koha qė sot tė reagojmė! Pėr kėtė dukuri s'duhet tė heshtin tė gjithė shqiptarėt, sepse ėshtė koha tė flasim dhe tė verepojmė nė parandalimin e kėtij fenomeni dhe demaskimin si diēka tė huaj.

Shoqėria shqiptare me mekanizmat mė tė fuqishmėm duhet tė kėrkojė forma pėr ndėrprejėn e kėsaj propagande, qė s'ka tek e fundit asgjė tė pėrbashkėt me islamin shqiptar trandicional.
Ndoshta syri dhe mendėsia ėshtė mesuar t'i shoh pėr ēdo ditė, nė ēdo moment, prandaj duket shumė normale pėr qytetarėt kosovarė, ndėrsa pėr ata qė jetojnė jasht Kosovės kjo shfaqje ju duket shumė e ēuditshme, si ka ndodhė kjo, ēka ėshtė duke u bėrė, ēka ėshtė duke ndodh me kulturėn tanė, kah ėshtė duke quar ky orjentim , ēfarė trendesh tė qytetrimit synon? Kėto janė disa nga ato pyetje qė kėkojnė pėrgjigje urgjente, nė mėnyrė qė situata e pėrgjithshme shoqėrore dhe kulturore mos tė eskalon dhe tė marrė pėrmasa negative. Pėr njė qytetar shqiptar qė kthehet nė vendlindje dhe qė nuk ėshtė mėsuar tė shoh nė mendėsinė dhe nė jetėn shqiptare kėso farė fenomenesh, ēėshtja duket shume e komplikume dhe me pasoja tė rrezikshme.Kėto fenomene fatėkeqėsisht janė shfaqur po e pėrsėrisė pas luftės.

Pra, ėshtė fjala pėr disa djelmosha tė rinj me mjekrra dhe pantollona me tė shkurtara se zakonisht, vajza tė mbuluara, qė idenitifikohen sot me grupet esktreme qė bėjnė luftė tė shenjta "xhihade", tek tė cilėt nė tė shumtėn e rasteve kanė ndikuar porpagandat, e shpesherė edhe intresat sociale-ekonomike, por pa qenė tė vetėdijėsuar. Asesi nuk dėshirojė t'i lėndojė ndjenjat fetare tė askujt, por most ė harrojmė sllogonin e hershėm shqiptar, "feja e shqiptarit shqiptaria". Ėshtė fjala pėr njė sekt si rrjedhė nga islami me emėrtimin tashmė tė njohur "ėahabaizėm".

Paraqitjėn e kėti grupacioni ekstrem fetar, edhe ideologjik e kanė trajtuar shume mendimtar, studiues, duke parė nė tė njė rrezik permanent pėr shoqrinė nė pėrgjithėsi. Kėshtu, publicisti dhe autori Stephen Schwartz (The two faces of Islam: The house of Sa'ud from Tradition to Terror) shtron shumė problem pėr kėtė sekt. Duke u ndėrlidh me kėtė dukuri, ai shfaq pikėpamjėn se wahhabismi ėshtė njė levizje ekstremiste e qartė, sė kėndejemi edhe e dhunshme qė ėshtė krijuar me pretekst tė "reformimit" tė islamit ne Arabinė Qendrore nė shek. XVIII. U krijua nga Ibn Ab'd al- wahhab. Ky sekt, wahhabism, vazhdon tė zhvillojė njė lėvizje tė rrezikshme nė pėrmasa globale duke pėrdorur njė strategji vetėvrasėse nė realizimin e intresave tė tyre.

Wahhabismi i sheh muslimanėt shiit si jo-musliman dhe se ata nuk e meritojnė tė jetojnė, prandaj edhe duhet ose tė reformohen ose duhet luftuar kundėr tyre. Ky sekt ka sulmuar tėrė kohėn islamizmin tradicional dhe islamizmin shpirtėror qė dominon nė, Turqi, Azi Qendrore, Indi, Malajzi, Indonezi( dhe nė njė pjesė tė Ballkanit).

Wahhabismi dhe neo-wahhabismi (rrjedh nga Egjipti dhe Pakistani), qė jane edhe baza mė e madhe e ekstremisteve te dhunshėm islamikė sot nė botė. Kėta e reprezentojnė njė formė ultra-radikale tė islamizmit qe mendohet se eshte i sponzuruar nga regjimi i Arabisė Saudite. Ndikon nė Katar, Kuvajt, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe nė Jemen. I sulmojn me dhune jahudite, tė krishterėt, hinduset, budistet, suni muslimanet dhe shiiat muslimanet. Nė ato vende ku ka probleme terroriste, thekson autori I pėrmendur gjindet ky sekt, s.p.sh grupi terrorist Hamas i palistenezėve qė reprezentojnq ėahhabism origjinar.

Autori Stephen Schėartz, nė librin "Kosovo: Background to a War", paraqet shumė tė dhėna tė rrezikshme pėr kėtė sekt edhe nė trojet shqiptare, me theks tė veēantė nė Kosovė. Ai madje jep shifra, duke potencuar se nga "Saudi Joint Relief Committee" pėr Kosovė janė dhėnė 4.087.353 rijale te Saudis, gjysmėn e kėtyre I kan shpenzuar nė sponsorimin e propagandės fetare, propaganda religjioze, nga tė cilėt 388 kanė qenė misionarė me qellim qė shqiptarėt tė konvertojnė nė sektin wahhabi fundamentalist. Ndėrsa te tjera 581.250 janė shpenzuar nė 37 xhamia dhe 222.150 janė shpenzuar nė dy shkolla. Ėshtė pra shumė e ēuditshme se parat u shpenzuara nė propagandėn e wahhabismit dhe nė ndertiminė xhamive, janė me shifra tejėt mė tė larta se sa nė gjėra humanitare, gje te cilat i shoh si alarmante.

Ne e dijmė se Serbia tėrė kohėn ėshtė pėrpjekur dhe orvatet tė paraqes shqiptarėt, si dhe pėrpjekjet tona pėr liri si luftė tė shenjtė islame kundėr krishterimit perėndimor, madje ata kanė shkuar aq larg sa qė edhe luftėn e UĒK-sė kanė pretenduar vazhdimisht si luftė fetare. Sė kėndejmi ata ende nuk hjekin tendencat qė tė paraqesin luftėn e tyre si luftė kundėr terrorizimit dhe se nė Kosovė dhe nė vende tjera shqiptare janė rrezik permanent pėr pernėdinim. Nėpėr qarqe tė ndryshme pėrflitet se Serbia (Lexo ish-Jugosllavia) i kanė sponzuraur tėrė kohėn propaganduesit ta forcojnė fenė radikalizimi islamik dhe tė shkatrrojnė tolerancėn ndėrshqiptare.

Dhe pse sot askush nuk mendon se ndoshta kėta djelmosha dhe vajza tė reja mund tė financohen nė forma tė ndryshme edhe nga Sėrbia!? Unė s'do tė doja tė besoja kėtė, dhe sigurisht kėtė s'do tė donin ta besonin shumica dėrrmuese shqiptare, por duhet tė analizojmė pa emocione, euformizma. Sė paku kujtojė se duhet tė jemi vigjilent nga ky fenomen! Kohėve tė fundit edhe Kadare ngre zėrin nga ky rrezik, qė i kanoset kombit shqiptar.

Nėse ne nuk bėjmė asgje ta ndryshojmė kėtė fenomen, mund tė presupozojmė se nė nė tė ardhmen do tė mund tė ndodheshin akte terroriste nė qendra kulturore ose ne lokale tė ndryshme, apo edhe do tė cenoheshin intresat perėndimore nė Kosovė, duke u solmuar pikat strategjike tė tyre. Kohėve tė fundit ka eskaluar ky ekstrem nė Turqi, dhe tashmė ka paralamjrime se edhe nė Kosovė dhe vende tjera tė ballkanit mund tė ketė akte terroriste. Kjo mund tė jetė reale, nė qoftė se kemi parasysh faktin se ky sekt tashmė nėpėr shumė vende tė botės ka ndėrmarrė aksione vetėvrasėse. Nė ēdo vend ku gjindet sekti wahhabism, ka terrorizem ose vendet rrezikohen nga ky lloj terrorizmi, qė nuk zgjedh mjete as forma pėr tė realizuar objektivat e tyre.
Shumė mekanizma politikė kanė tėrhequr vėrejtjen se nė Kosovė dhe Shqipėri nė tė ardhmėn, nėse nuk ndėrmarrėn masa preventive dhe parandaluese mund tė kemi destabilizim.

Ne jemi treguar popull shumė tolerant, civilizues dhe evropian me dekada dhe morėm njė popullaritet nga Pėrendimi, por siē po duket tash jemi duke e bėrė tė kundėrten, duke e deformuar identitetin tonė, duke e zbehur tė ardhėmn tonė, nė rrugėn vendimtare historike pėr t'i relaizuar njė herė e pėrgjithmonė aspiratat nacionale. Islamizimi nė trojet shqiptare ka ardhur siē do tė shprehej Kadare si "aksident historik", prandaj kėta kauzo patriotėt qė trumebtojnė nė shfarosjėn e ēdo gjėje burimore, s'duhet t'i pėrfillim, duhet rritur shkalla e vigjilences pėr arsy se janė kundėr intresave nacioanle.

Prandaj, pėr kėtė fenomen duhet tė reagojmė gjithė, e sidomos duhet tė reagojė Bashkėsia Islame e Kosovės, institucionet poltike dhe publike, dhe nė mėnyrė vendimtare opinioni shoqėeror. Duhet tė regojmė, sepse kjo nuk ėshtė kultura jonė, kurrė nuk ka qenė dhe nuk guxon tė jetė nė tė ardhmen. Tash e kemi njė shansė historik, ndoshta tė fundit tė bėhemi tė pavarur dhe tė integrohem ndėrmjetveti e edhe me botėn e civilizuar, perėndimore siē e kemi ėnderruar me shekuj, dhe pėr tė cilin ideal kemi sakrefikar ēdo gje, pėr tė cilin ideal shumė breza humben edhe jetrat e tyre, prandaj nuk duhet lejuar qė gjaku i tė parėve tanė tė shkojė huq. Kemi qenė shumė tė fortė dhe i kemi mbijetuar tė gjithė armiqtė (?), por ende na duhet tė "luftojmė", tashm me penė, dije dhe standarde, pėr tė pėrcaktuar tė ardhmėn tonė, tė ardhmėn e brezave tonė, qė mė nė fund ėnderrat tona aq tė vjetra tė na realizohen.

(Autorja ka pėrfundaur studimet pėr Shkencat pėr Paqe dhe konflikte, dhe tash ndjek studimet pėr Marrėdhėniet ndėrkombėtare, nė Malmo tė Suedisė)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara