HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Modelet qeverisėse

A funksionon e majta politike nė traditėn shqiptare?

-- nga Edita Kuēi-Ukaj

Mentaliteti i njė populli e pėrcakton tė shumtėn e herave edhe politiken udhėheqse, modelet qeverisėse, sistemet poltike-ideologjike. Kjo ēėshtje ndėrlidhet pashmangshmėrisht me kontekstin e pėrgjithshėm tė kombit tė caktuar, traditėn dhe synimet e tij, qė nė dimensionet tona nacionale, na ndėrlidhin me njė autokracizėm, tė shtresuar sė pari nė familje, pastaj tė bartur edhe nė rrafshe tė larta politike e qeverisėse. Pėr realitetin shqiptar nė tėrėsi, kjo do tė thotė se modelet qeverisėse, kanė njė traditė, tė cilėn duhet ta avancojme, nė tė mirė tė proceseve tė pėrgjithėshme, traditė qė mbėshtetet nė kode popullore, nė traditėn e principatave.

Ndėrkaq nė aspektin universal, kemi shembuj dhe modele tė shumta qė na dėshmojnė politikėn e djathtė si njė model tė veēantė dhe qė bėn jetėn e vet nė njė komb, qė nėnkuton drejtpėrdrejtė njė ndėrlidhje tė fuqishme tė njė popull apo kombi (shteti) me tradita tė forta aristokrate si p.sh. kėto poltika i kemi tė sforcuara nė shtetet si Anglia e Gjermania, madje edhe SHBA–tė. Te kėto kombe vėrehet qartė se qevrisja e majtė nuk mund te funkcionojė, pėrveē nė udhėheqjėn e partive tė djathta, qė pėrqėndrohet ne pėrmasa tė mėdha nė sistemet kapitaliste (p.sh. ideologji konservative dhe liberale), por qė modele dhe si sferė e popullit ka edhe dimensione psikologjike, qė siē thamė ndėrlidhen me traditėn aristokrate tė kaluarės, dhe tė mbajtjės sė privilegjeve tė tilla.

Kur shteti ėshtė i udhėhequr nga ideologjitė me koncepte tė majta, qė nė politikat e tyra synojne shtetin social, populli (kombi) i mėsuar dhe i formuar mbi principe tė gjata dhe me gjenerata tė shumta, nuk mund t’iu pėrballojė ndryshimeve tė mėdha. Kjo don tė thotė se shteti, i udhėhequr me gjenerata tė tėra nė politikė tė djathtė, qoftė kjo edhe vetėm si kulturė nacionale, nuk mund t’i pėrballojė ndryshimet qė rezultojnė nga politikat e ndryshuara tė pėrqėndruara nga e majta.

Sepse kjo ideologji, nėpėr kohė tė ndryshme, fillon tė formėsohet si kulturė, mentalitet, menyrė e tė menduarit, njė menyrė e jetesės, njė ideal shtetėror, njė pėrcaktim nė poltikat globale dhe problemet qė paraqesin marrėdhėniet e politikave botėrore etj.
Ndodh shpesherė nė kombet e mėdha apo edhe tė vogėla, bėhen transforime tė pushtetit, qė shfaqet si pasojė e kėrkesave pėr transformime, dhe kėrkimit tė risive, ashtu siē mund tė ndodh tek njeriu, i cili si individ, nuk ėshtė kurrė i kėnaqur me atė qė ka, prandaj dėshiron tė ndryshojė realitetin, gjendjen e tij. Njė ndėrrim dhe transformim i madh, nė aspektin e politikės globale, ndodhi tek gjermanėt, qė kanė tradita aristokrate dhe si e tillė ėshtė udhėhequr me dekada tė tėra nga parti tė djathta, ku edhe kombi arriti reputacion ndėrkombėtar dhe u shėnuan kthesa tė mėdha; por, atėherė kur populli preferoi ta ndrsyhojė sistemin dhe partia socialdemokrate (e majta udhėheqėse) erdhi nė pushtet, qė edhe sot udhėheqė, u paraqitėn shumė kriza, tė cilan mund tė shihen nė kėndvėshtrimin e humbjės sė djathtizmit politik tė qeverisjės. Sepse, nė fund tė fundit, shteti social nuk ėshtė nė natyrėn e kombit gjerman, dhe si i tillė ėshtė i paqėndrueshėm.
Por tashmė populli shpejt e kuptoi se mė mirė ka qenė modeli i poltikės djathtiste, qė psikologjikisht domethėnė, populli aty e ndjen veten mė mire, e sheh vetvetėn dhe tė ardhmen e tij.
Njė shembull ilustrativ nė pėrsiatjet tona paraqet edhe modeli i qeverisjės nė njė shtet skandinav, siē ėshtė Suedia, ku revolta tė ndryshme kundėr mbretėrisė dhe aristokrateve kanė filluar nė shek. XIX, qė rezultuan mė thellimin e poltikės sociale nė qeverisje, qė si system sot funksion shumė fuqishėm dhe me rezultate tė kėnaqėshme.

Nė kėtė kontekst mund tė shihet edhe njė varg shtetesh, qė kanė kėtė tip sistemi poltik, por qė si veēanti mund tė shpjegohet edhe nė formėsimin e mentaliteti dhe kulturės suedeze, e cila parasegjithash ėshtė mėsuar me dekada tė tėra tė udhėhiqet nga tipi i demokracisė socialdemokrate (parti e majtė). Nė tė kundėrtėn, vėrtetohet se ky popull do tė kishte shumė vėshtirė tė udhėhiqet nga parti tė djathta, qė nuk i pėrgjigjen as psikologjisė, as mentalitetit, as synimeve politike tė kėtij kombi.

Tradita shqiptare e qeverisjės nė kuptimin qė i japin sot teoritė e ndryshme, ėshtė relativisht e vonė. Kjo ndodh pėr arsye tė pushtimeve tė shumta qė pati kombi ynė pėrgjatė rrugėtimeve hisotrike, por shqiptaret nė pėrgjithėsi, psikologjikisht kanė njė mentalitet dhe kulturė aristokrat. Kėto teori mund tė evidencohet edhe nė shumė luftėra tė rezistencės shqiptare, tė cilat kryesisht kanė qenė me prejardhje aristokrate, tė famljeve me namė. Kėtė edhe mund ta vėrejmė mė saktė nė dokumente ndryshme historiografike, por me njė rėndėsi tė veēantė, nė tekste tė ndryshme te kodifikuara si ligje nė librin “Kanuni i Lekė Dukagjinit”, qė nė tė gjitha rrafshet e funksionimit shoqėror e mbithekson pozitėn aristokrate tė udhėheqjes.

Prandaj, tashmė kur nė konstulacionin e forcave poltike qė veprojnė nė poltikėn euro-amerikane, ka shumė modele, tipe tė demokracisė, tė qeverisjės, ėshtė nė interes tė shqiptarėve tė shqyrtojnė edhe alternativat edhe sfidat qė dalin nga pranimi, apo mohimi i njė sistemi tė caktuar poltik. Pas ndryshimeve qė ndodhėn nė rajonin e ballkanit nė pėrgjithėsi, edhe nė trojet shqiptare kanė filluar tė fryejnė erėrat e demokracisė euro–amerikane, edhe pse esencialisht konceptet politike tė pozicionimit nė demokraci tė djathtė, apo tė majtė nuk njihėn shumė, janė nė fazėn embrionale, por qė nė interesa afatgjata janė prokalamim i fuqishėm i poltikės nacionale. Por nėse i bėjmė njė analzė psikologjike dhe antropologjike fenomentit nė fjalė, mund tė vlerėsojmė se pėrkundėr pranimit absolut tė pluralizmit politik, si kusht fundamental tė demokracisė, tek ne mė funksionalisht mund tė udėheqė poltika e djathė, qė grupohet rreth koncepteve kapitaliste.

Psikologjikisht edhe nė formim, ne jemi shoqėri me mentalitet dhe kulturė aristokrate, prandaj mund tė jetė fakt se ndoshta socializmi tek ne nuk funksionon. Kėtė fenomen mund tė vėrjemė nė poltikėn e shtetit Shqiptar. Edhe pse regjimi komunist ka qenė mė se i ashpėr, dhe e udhėheqi kėtė vend afėr pesė dekadave, prapėseprapė klima e pėrgjithėshme lenė tė kuptohet se mentaliteti dhe kultura janė esnecialisht aristokrate. Pra edhe pse socialistat sot e udhėheqin Shqipėrinė, ky shtet askund nuk i pėrngjan njė sisitemi socialist apo ideologjie socialiste. Ėshtė mė shumė kapitalist (i djathtė), ku shfaqen dallime diamteralisht tė kundėrta nė shtresat e shoqėrisė, tė cilat janė shumė tė dalluara, kontrast qė nuk i pėrgjigjet modelit social tė shtetit nė asnjė mėnyrė: tė pasur shumė dhe tė varfėr nė ekstrem, ndaj edhe nuk ka balancė, d.m.th. nuk ėshtė vend social, qė pas njė vėshtrimi tė jashtėm nė tė gjitha aspektet shihet se i ngjan njė vendi kapitalist.

Prandaj shtrohet pyetja edhe dilema pse nuk mund tė bėhet Shqipėria shtet social?
Sepse kultura e popullit ėshtė aq e lashtė dhe nuk e lejon atė, madje mund tė jetė edhe se vetė ndoshta politikanėt socialistė nuk e njofin, apo nuk duan tė sistemojnė ideologjinė socialiste, sipas principeve dhe poltikės sė objektivave tė tyre. Pėr realitetet shqiptare kudo, ky ėshtė njė paradoks i madh. Ndoshta edhe pėr spektrin poltik nė Kosovė mund tė jetė i njėjti problem, edhe pse kėtu nuk kemi pozicionime tė qartė nė skenėn poltike, ku mund tė vėrehet njė konglomerat idesh dhe konceptesh tė asimiluara nė partitė poltike.
Por nė esencė, poltika e ardhėshme kosovare dhe shqiptare nė pėrgjithėsi, duhet tė orjentohet tė konceptet e djatha qeverisėse. Ø

Kosova e pasluftės, shihet qartė se po zhvillon nė pėrmasa tė mėdha kapitalizmin, qė ėshtė i theksuar, prandaj edhe mund tė jetė reale se nuk mund te funksionojė mirė njė udhėheqje me sistem me elemente sociale (poltika e majtė) pėr arsye tė mentalitetit dhe kulturės sonė nacionale, e cila esencialisht ėshtė kulturė e formėsuar mbi principe aristokrate, prandaj edhe e kėrkon modelin e politikės djathtiste, sidomos tė tipit anglo-amerikan.

(Autorja ka pėrfunduar studimet pėr Shkenca pėr Paqe dhe Konflikte nė Suedi)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara