HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pėr njė interpretim racional tė ngjarjve tė marsit

-- nga Edita Kuēi-Ukaj*)

Kosova nė marsin 2004, nga njė liri relative ėshtė shėndėrruar nė anarki totale, pėr tė pasuar me shumė dilema, shumė pyetje, shumė pasiguri, pėr tė ardhmwn e saj. Pėrderisa ēėshtja e Kosovės, nė relacionet politike, e thėmė makropolitike Perėndimore, bėnte rrugėtimet drejt Pavarėsisė, pa alternativė, ndodhi ajo qė ndodhi pėr tė rishtruar shumė pyetje, dilema, jo vetemė pėr tė ardhmėn e Kosovės, por nė tėrsi tė rajonit. Pavarėsia e Kosovės, do tė ndodh, edhe pa dėshirėn e dikujt. Madje edhe tė njė pjesė tė shqiptarėve. Por, tash ėshtė koha tė vlerėsojmė pėr perspektivėn e gjithėmbarėshme nacionale, pėr pozicionin tonė karshi popujve tė qytetėruar, nė kuadėr tė integrimeve, si tė pavarur.

Interpretimit qė i janė bėrė ngjarjeve tė marist, aspak nuk kanė qenė afėr reales, tė menduarit logjik, me dashamirėsi pėr nacionin nė tėrėsi. Dominuan vlerėsimet improvizuese. U theksua nė pėrmasa tė madha, niveli i dobėt i prezantimit nga mediat tona, madje njė prezentim i fryrė, i maskuar, u theksua shoqėria ku individi nuk ka rėndėsi kundrejt turmės, mentalitetit grumbullor. Dhe si ėshtė mė keq, adresimi i problemeve nacionale, me predimensionime tė bėra joracionalisht, e rėnduan edhe mė shumė nė kėtė situate, nė fajėsim tė tjerėve, duke larguar pėrgjegjėsinė. Prandaj, ėshtė momenti vendimtar, pėr njė qasje reale ndaj problemeve nacionale, me njė vetėkritikė racionale, njėherit duke mos prejudikuar asgjė, por duke pranuar pjesėn e pėrgjegjėsisė qė na takon, duke e diskutaur fenomenin si tė tillė, nė mėnyrė qė tė arrijmė katarsisin e nevojshėm.

Opinioni kosovar, nė veēanti ai racional intelektual, i superstrukturave elitore, mbas marsit 2004, duhet shtruar pėr debatim tė gjėrė, tė gjithanėshėm, racional shumė ēėshtje, pyetje dhe sfida, qė rezultojnė me shumė pasoja pas kėtyre ngjarjeve, tė cilat siē do tė thoshte Kadarea duhet tė riparohen. Ndėr to si imediate, kujtoi se konsistoi fundamenti, qė nėnkupton njė ndėrlidhje nė mes kulturės si sistem vlerash, idesh, ndjesish, pėrceptimesh, politike, ekonomike, kulturore, religjioze nė raport me zhvillimet e pėrgjithėshme, aty ku pikėtakohet me etikėn, nė tė cilėn duhet tė domionojė njė system normash, rregullash, qė krijon njė udhėheqje, njė rend, tė cilat qytetari duhet t'i repsektojė.

Sė paku nėse synojme pluralizmin, demorkacinė, duhet tė vetėdijėsohemi, tė bėhemi mė shume vetėkritikė, tė mos e gjuajmė gjithmonė fajin tek tjetri, tė mendojmė edhe ne ndonjėhere se mund tė jemi fajtor. Kjo situate, mė tėrė kompleksitetin e saj, na thėrret pėr njė vetėdijėsim, pėr njė vetėkritikė, nga institucionet mė tė larta, deri tek qytetarėt e thjeshė. Tė shtrojmė, e tė analizojmė tė gjitha me racionalizėm tė matur, pa emocione, me njė qėllim, ta ngrisim Kosovėn, ta mėkėmbim nga pasojat, duke prosperuar, pėr t'u integruar nė familjėn e madhe Perėndimore.

Ėshtė tejėt absurde, mos tė themi naive, e pamenduar, tė thuhet pas gjitha asaj, se ne na ėshtė prishur "imazhi" nė arenėn ndėrkombėtare, se gjoja kjo nuk ėshtė nė traditėn shqiptare, e dokrra tė tilla, tė cilat nuk na bėjna aspak nderė. Vallė shtrohet pyetja a mė e rėndėsishme ėshtė tė mos na prishet "imazhi", apo tė vetėdijėsohemi pėr atė qė kemi bėrė, nėse kemi bėrė dicka, tė marrim pjesėn e pėrgjegjėsisė, ma e rėndėsishme ėshtė bota qė tė mendojė mirė pėr ne, ndėrsa nė anėn tjetėr nuk ėshtė aspak me rėndėsi cka bėjmė ne, kush jemi ne, ēfarė mendėsie kemi?

Nė dimensionet nacionale, pikėrisht etika e kultura, kėto dy sfera pėrbėrėse paraqiten me koncepte tė shpėrputhura, duke iu krijuar gjithmonė mundėsinė forcave ekstreme, pėr ekspozim tė dhunės, anarkisė. Pėrderisa nė njė shoqėri demokratike, sistemi i vlerave kulturore e civilizuese bėhet predeterminuese e tipit tė politikės, nė rrethanat shqiptare insiston, kjo e fundit, duke shfrytėzuar rrugėt, qoftė edhe jodemokratike, tė pėrfitojė diēka, duke u imponuar si faktor i rėndėsisėhm shoqėror. Tendencė kjo e rrezikshme.

Pa njė kulturė nacionale tė mirėfilltė, pa njė sistem real demokratik, proceset vėshtirė tė ecin para. Nuk mund tė justifikohet gjuajtja e Forcave tė NATO-sė me asnjė parametėr. Ata qė dje na shpėtuan! Pa tė cilėt sot s'do ishim shumica hic nė Kosovė. Ata qė punojnė, them me keqardhje mė shumė se pjesa dėrmuese e shqiptarėve pėr Pavrėsinė e Kosovės. Pėr liri, rend, progres. Vazhdimisht u insistua, se gjoja kėto po i bėjnė sherbimet sekrete. U adresua faji tjetėr kund. E asnjėherė neve tė mos jemi fajtor! Vallė nga ky mendim. Po duket se nė kėtė formė, po instalohet njė mendėsi e urrejtės ndaj ēdo gjėjė tė huaj, tė gjithė kundėr tė gjithėve, njė mendėsi qė aspak s'pėrkon me tė menduarit qytetar, civilizues, demokratik, integrues.

(Autorja ka pėrfundaur studimet pėr Shkencat pėr Paqe dhe konflikte, dhe tash ndjek studimet pėr Marrėdhėniet ndėrkombėtare, nė Malmo tė Suedisė)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara