HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Neveria e njė dokumenti!

-- nga Blendi Fevziu

Blendi Fevziu Trishtim, boshllek, nje ndjenje te perzjere bezdije dhe dhimbjeje, ose me mire, neveri. Neveri per ato rreshta, neveri per stilin dhe gjuhen, neveri per menyren e te menduarit dhe padyshim neveri per ate kohe. Kjo eshte fjala me e mire qe mund te perdorja per te percaktuar ato minuta qe qendrova duke lexuar disa fragmente raportimesh qe individe, institucione apo struktura te tjera te diktatures komuniste pergatisnin, shkruanin dhe dergonin per vepren e Ismail Kadarese gjate thuajse 30 viteve ne KQ te PPSH, ne zyren e Enver Hoxhes, apo diku tjeter perreth. Nje seri e qemtuar me kujdes, e shtrire ne me shume se 30 vjet dhe ne dhjetra dosje te Arkivit te Shtetit nga Shaban Sinani, nje studiues i kujdesshem dhe i talentuar, me shume se sa drejtor i ketij institucioni.

Perfytyrova se sa e neveritshme do te jete per vete Kadarene perballja me kete miniarkive te turpit, perballja me emra qe i ka njohur dhe respektuar, por qe kane qene ne nje menyre syri, veshi e pse jo edhe analiza e diktatures brenda tij. Sic besoj se do te ndihet mire me nje justifikim qe nje tjeter shkrimtar i njohur, Agolli, qe nuk permendet me emer ne botimin e sotem te "Korrieri"-t, i ben botimit te vepres se tij dhe mos ndalimit te saj, thjeshte per nje fraze.

Por ne fund te fundit, sentimentet e mia, te Kadarese, apo te cdo lexuesi te thjeshte kane pak rendesi. Keto dokumenta paraprake, nder disa qindra faqe te librit "Dosja K" qe Shaban Sinani po pergatit per botim, jane nje dokument jashtezakonisht i rendesishem per te kuptuar nje diktature. Per te kuptuar filozofine e funksionimit te saj, mekanizmin e dhunes dhe raportin e saj gjithnje te dyzuar e mosbesues me shkrimtarin. Sherben si nje dokument i pakontestueshem i raportit te vete Kadarese me kete diktature dhe i urrejtjes qe kjo vete ushqente per te. Ne fund te fundit, keto qindra faqe jane nje dokument autentik, qe nuk ka nevoje per debate shterpe mbi rolin e shkrimtarit apo marredhenien e tij gjithnje te komentuar me organet e diktatures.

Por duke lexuar kete liber, kete dokument sikurse e thashe qe flet pa pasur nevoje per koment, pyetja me e pare dhe me normale qe me erdhi neper mend ishte: a kane qene te gjithe keshtu? A kane qene te gjithe me po kete prerje dhe kete filozofi? A ka pasur ne ate kohe dhe ne ate diktature njerez normale dhe te ndershem? Njerez qe do te ndjenin neveri duke lexuar keto rreshta qe po botojme sot? Pergjigjia e padiskutueshme eshte PO! Cdo kohe ka njerezit e saj te paepur dhe konformiste; ka njerezit e saj qe tentojne te luftojne apo minimizojne te keqen dhe te tjere, qe behen pjese e saj apo qe e stimulojne erresiren. Pikerisht per kete arsye, do te kishte qene me mire qe cdo raport te kishte emrin e tij. Te kishte artikull shkruesin, per te mos bere pis gjithcka dhe per te mos thene, qe e gjithe kjo kohe ka vetem nje ngjyre. Ky do te ishte akti i pare per ta bere pergjegjesine personale dhe akti i pare qe do t'i sherbente edhe te sotmes, me bindjen se pergjegjesia eshte gjithnje personale dhe nuk mund te fshihet pas kolektivitetit te nje kohe.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara