HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nata e pėrgjakur Kosovare

-- nga Fadil Hoxha

E rrethuan familjen e (madhe) Kosovare,
Nė tė zbardhur tė agimit tragjik
Forca tė shumta paramilitare
Tė kohės moderne, vetė krimi klasik.

Tė ushqyer me mite, e thėnė e stėrthėnė
Tė djepit tė tyre tė dytė nė kėtė botė
Tė parin e kanė lėnė tė dytin ua kanė zėnė
"Endacak shėtitės" qė as lufta si shkul dot.

Jashtė rreth vicioz me armė i ngarkuar,
Brenda heshtje varr tė gjithė nė pergjim...
Njė i sapolindur me qarje ka trazuar,
Ndeshjen pėr vdekje tė "palėve" nė luftim.

Lehona nė koma... lufta ka filluar,
Tė vegjėlit ndihmojnė, gjyshi po lufton,
Babai ka ditė, nė UCK ka shkuar,
Gjyshja prapa derės me sopatė qėndron.

Tri orė luftė ēdo gjė u shkatėrrua,
Veē i sapolinduri vazhdon ende tė qajė,
Njė paramilitar pas zėrit u drejtua,
Me tė mbeturin gjallė hesapet t'i lajė.

E gjeti nė mes dhomės, vikaste me gulēim,
Lakuriq pa emėr prej jetės i braktisur,
Serbi nė kėmbė e kqyrte me pėrēmim,
Foshnja ndaloi qarjet e shihte i shastisur.

- Ej bir bushtre ē'ke qė mė shikon,
- Nė kėtė gėrmadhė minjtė kanė pėr tė ngrėnė,
- Kur tė "kthejė" babai do tė jetė shumė vonė,
- Ndaj nuk po ndyj duartė, gjall kam pėr tė lėnė.

Bėri tė largohej por prap u "pendua",
"- Do ta provoj nė ėshtė i lig a trim,!!!"
E ngriti pėr veshėsh po u zemėrua,
Kur nuk dėgjoi as qarje as rėnkim.

- Ej rracė e mallkuar, ej rracė e mallkuar !?
Nxori ngadalė thikėn drejt gjoksit ia afroi,
Fėmija qeshi ēiltėr, duke e sfiduar...
Ja nguli me vrikė ja la nė gjoks e shkoj...

      * * *

Diku nga mesdita lehona u trazua,
- Ku jam? ēka ndodhur? kam lindė, ku asht fėmija,
Pėrse pėr mua askush nuk u kujtua?
Shikon rreth e rrotull si qėnka dynd shtėpia!

Ngrihet me tė shpejtė shqiponjė e tėrbuar,
A janė fėmijėt gjallė? fal zotit tė kenė ikė!
E nė kėtė lėvizje tė parin ka takuar,
Fėmijėn pa emėr dhe nė gjoks njė thikė.

Ia nxori thikėn e hodhi me njė anė,
Gjaku ishte mpiksur, foshnja kishte ngri,
Po ty mor i pafat, pėr ēfaje tź vranė?
ē'far dore mizore, paranojak, vampir.

Vrapoi nėpėr shtėpi tė shikojė fėmijėt e tjerė
Muret e jashtme tė gjitha ishin shpuar,
Gjyshja me Besnikun mbetė kishin nė derė,
Si ushtarė tė rėnė, detyrėn pa mbaruar.

Besa me Ermalin me njė torbė fishekė,
Nė krye tė shkallėve, ku niste kati i dytė,
Dukeshin ende se janė tuj u pėrpjekė,
E do tė mundin dhe njėherė me u ngritė.

Nė odėn e miqėve gjyshi kishte rėnė,
Dhe mbi tė Skenderi kokėn kish mbėshtet,
Sikur nė vesh tė moēmen fjalė tuj thėnė:
"Kosova asht e jona, asht me tė vėrtetė!"

Nė dritaren tjetėr diēka mė tė rritur,
Tomorri nė dorė njė bombė shtėrngonte
Thua se momentin ishte duke pritur,
Kur tė sulmonin atė ta lėshonte.

Te kėmbėt e tij, Blerta kish mjekuar,
Plagėn e guximit dhe mbi tė kish vdekur,
Vėlla e motėr bashk tė dy pėrqafuar,
Si ėngjėj pėrrallor pėr gjithė kohrat mbetur;

U kthye e gjora mėmė nė vesh i buēiti:
"- Me thikėn e flakur veten do ta vras"!
Kur atė e mori dhe mbi gjoks e ngriti,
njė zė nga thellė shpirtit, zuri t'i flasė.

"- Bijė e pėrvėluar e tokės sė gjakosur,
Nuk je ti e para qė kėtu pėson,
Se nė kėtė skenė nuk ka tė marrosur,
Tash mė shumė se kurrė jeta tė kėrkon.

Nė maj kapi thikėn me sy e kundron,
ē'brirė i "bukur'(!) brenda njė fytyrė,
- O zot i madh ti po mė ndihmon,
Ta njohė e ta dijė atė vrasės mėnxyrė.

E njihte atė ku vallė e kish parė,
Nė cilėn reprezalje apo demonstratė,
Kur turrej i pari studentėt pėr tė vrarė,
Instrument i shtetit me profesion xhelat;

Si t'ia bėnte - sa pak u mendua,
Mori njė trangull e preu me kujdes,
Nė tė thikėn mirė e ka maskuar,
Pastaj me tė tjera mbushi plotė njė thes.

U nis fatėzeza me thes tė ngarkuar...
I thanė: "Ndalu motėr tė bėjmė njė pazar"
Ajo ecte rrugės e qetė duke sajuar...
Duke u pėrgjigjė "- S'i kam pėr kosovarė!"

Ju afrua postės ku kishte militarė,
E uli barrėn dhe e kontrolluan,
Njėri (nė radio) serbēe tha: "s'ka gjė me zarar",
Tė bėjė pazar tek posta gruan e lejuan.

      * * *

Populli ka sy, me celular flet,
Nė mal tek luftėtarėt fjala ka arrit,
Shikoni tek posta kush ka dalė e shet,
Burr a ka kjo grua qė po na korit!?.

"Dikush" i tha tė shoqit e ai krejt u nxi,
Po gruaja ime pse tė ketė shkallua,
- Kur tė mos kesh pare i thashė ndėr vllazni,
Tė lypėsh pėr fėmijėt diēka me gatua.

U vodh si mjeran postės i asht drejtuar,
Pas pak komandanti nė zyrė e kėrkon
I thanė shokėt se ka dezertuar,
Ja atje tek posta me tė shpejtė po shkon!

- Jo - tha komandanti - ky asht keqkuptim,
Tani bėhuni gati ditėn do sulmojmė
Ata t'i ndihmojmė pa pėrfillur ēmim,
Pėrpara, pėrpara tė dy t'i shpėtojmė.

      * * *

Paramilitarėt vinin tranguj pėr tė marrė,
Gruaja u "shėrbente" sa mė mirė nuk ka,
Kur ai aty erdhi gruaja me ta parė,
Ju duk si Arkani(!) apo e kish vėlla?

Ai kapi ca tranguj zhbirueshėm e psonisi,
Moj shqiptarkė e bukur qėnke dhe nazike,
Nė maj i kapi cicėn dhe e gudulisi,
- Mos u turpėro shqipe se tė bėj dhe mike...

Kur bėri tė ikė, gruaja iu drejtua,
- Ju lutem paratė, kam dalė pėr fitim,
Ai nė vend u kthye, mė pranė ju afrua,
- Kjo asht e vėrtet nuk ka diskutim.

Mė tej pa tė shoqin, nxinte si katran,
Blerėsi nxori lekėt ngadalė duke i numėruar,
- Do tė jap dyfish se do tė vij jaran,
- Sigurisht - i tha dhe me thikė e ka qėlluar.

Ai u drodh e tha: "- Mė vrave pėr njė fjalė",
- Jo - i tha ajo thikėn duke i treguar,
- Kėtė e mban mend kujt ia pate "falė",
Apo nga nxitimi ku e ke harruar?

Zuri tė derdhė lotė "- Si tė mundet vallė,
Njė grua tė mė vrasė pa iu dridhė qerpiku?"
Pastaj u shemb pėrmbi ballė,
Duke u pėrpėlitur nga kjo botė iku.

Burri u befasua ...- eja - i tha - grua,
Eja tani tė ikim apo tė zuri gjaku?
Ajo i tha:"- Jo!", ngadalė iu afrua,
- Burrė qėllo mbi ta, se i madh asht haku.

Burri qėlloi ...dhe shokėt arritėn,
Komandanti printe postėn e sulmuan
Dhe kur nata po pushtonte ditėn,
Njė faqe qėndrese ata e vazhduan.

NESONVAUX, 17.08.2002.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara