HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Atė Gjergj Fishta nderi i kombit,
edhe i vdekur sfidon tė gjallėt

-- nga Ndue Bacaj

Gjergj Fishta Kombi shqiptar nė tė gjithė kapėrcyejt e moteve ka lindur bij e bija tė cilėt i ndriēuan e orientuan rrugėn si meteor tė pashuar, drejt qėndresės, por shpesh edhe mbijetesės tepėr tė vėshtirė, tė kohėve tė mjegulluara e errėsuara si mos mė keq nga lakmues e pushtues tė afėrt apo tė largėt, tė hershėm apo tė vonė. Gjithsesi kėta Meteor briland tė kombit tonė nė tė shumtėn e rasteve i shėrbyen jo vetėm bashkatdhetarėve tė tyre e trojeve tė veta, por shpesh edhe bsahkėqytetarėve tė hershėm tė Eurpės Plakė e qytetėrimit tė tyre, qė padyshim ishte i njėjtė me atė tė Shqiptarisė. Mjerisht kėta meteor brilant tė kombit tonė shpesh u kėrkua tė lihen nė harresė ose mė keq tė “injorohen”, duke kėrkuar qė dritėn e tyre tė vėrtetė ta errėsojnė me ca “meteor” fallso qė hyqametet dhe pushtetet e dhunshme i importonin ose krijonin, jo pėr tė ndriēuar rrugėn e mėtejme tė shqiptarisė, por pėr ta mjegulluar nė favor tė qorrsokakut qė e kishin futur armiqtė e pėrhershėm qofshin me ēertifikatė shqiptare apo tė huaj. E natyrisht Meteorėt e vėrtetė nuk mund tė zihen nga ca meteoricė sado tė shumtė qė mund tė prodhojnė njė pushtues, shumė pushtues apo sisteme “shoqėrore” qė kėrkuan ti bėjnė gropėn shoqėrisė e vetė njerėzisė, tė cilėt pėrkohėsisht u dukėn se “shėndritėn”, por me “Dritėn” e Parė tė demokracisė u fashitėn.

E kjo fashitje ka 12 vjet qė nuk solli pastrimin e mbeturinave tė “meteorėve” tė rremė, qė nė fakt me kohė duhej t’u thyej qafa pėr tu lėshuar vendin Meteorėve tė vėrtetė, qė edhe pse tė vdekur fizikisht jo vetėm shėndrisin shumė mė shumė, por edhe Sfidojnė dhumin e gjallė tė kombit qė tashmė edhe pse i rrėzuar disi pėrtokė me zvarrisje kėrkon tė pengojė ecjen pėrpara, drejt ėndrrės sonė tė kahershme Europės sė qytetėruar perėndimore sė cilės i pėrkasim, me zhvillim, besim e mbi tė gjitha qytetėrim, pėr tė cilin kanė kontribuar edhe vetė shqiptarėt nė rrugėn e ndriēuar e orientuar tė Meteorėve tė tyre pa morte, deri sa rron e do tė rrojė shqiptaria; kudo nė trojet etnike qė ja fali Zoti, e pėrkohėsisht ja ka mohuar ropi. E njė ndėr Meteorėt mė brilant qė lindi kombi jonė nė motet e vėshtira tė kapėrcyejve tė fundit shekullit 19-tė e gjysmės sė parė tė shekullit 20-tė ėshtė pa as mė tė voglin dyshim, Nacionalisti, Politikani, Poeti, veprimtari, Diplomati e mbi tė gjitha modeli i shqiptarit tė vėrtetė, qė i qėndroi besnik Binomit Fe e Atdhe, Atė Gjergj Fishta.

Veprimtaria e Fishtės ishte njė veprimtari e gjithanėshme qė totalisht i shėrbeu Shqipėrisė Etnike jo vetėm nė ato kohė tė vėshtira tė mbijetesės, por i shėrbeu edhe nė kohėt diēka mė moderne sa ai ishte gjallė, e mbi tė gjitha i shėrbeu edhe i vdekur fizikisht asaj pjese tė Shqipėrisė qė Europa jua kishte “lėnė” si eksperiment ta “shkyenin” Qentė e Kuq me emrin e lemerishėm Komunist, e qė nė analet e politikės njihej si Shqipėria e 1913-ės qė i bėnte karshillėk vdekjes, vdekjes sė kuqe tė retushuar e mobiluar si pėr inatin tonė nga armiqtė tanė tė pėrhershėm, Sllavėt tė zbritur vonė nga dikur larg nga stepat e Rusisė... E pikėrisht pas kėsaj gjėme qė e zuri tė mjerėn Shqipėri, Atė Gjergj Fishta ishte “kurbani” mė potent qė komunistėt shqiptarė bėnė tė qorruar e marruar nga dashnia qė i kishte zėnė pėr Titon e sllavizmin, pėr Stalinin e Komunizmin. Si fillim pas “urdhėrit” qė kishte marrė E. Hoxha nga padronėt e tij nė Beograd e Moskė, komunistėt kishin kėrkuar tė ndalohet gjithė vepra e shkruar e Fishtės, me “justifikimin” se vepra letrare e Fishtės ėshtė tepėr Nacionaliste, ēfarė bie ndesh me parimet Internacionaliste tė rendit “Ri”, si dhe u prishė “Qejfin” “miqve” tė mėdhenj Sllavo-Ortodokso-komunist.

Por kur komunistėt shqiptarė e kuptuan se vepra e Fishtės nuk mund tė ndalohet, pasi ajo tashma ishte mėsuar “pėrmendėsh” nga shumica e shqiptarėve patriotė, madje kjo vepėr ishte historia e lavdia e njė kombi tė tėrė qė i frymėzonte nė ditėt me diell, por edhe nė ditėt e errėsuara edhe nga Retė e kuqe qė kishte sjellė vetė komunizmi. E kur kėlyshėt e kuq dėshtuan nė ndalimin e mohimin e veprės, u lėshuan si qentė e verdhė dikur (Otomanėt) tė ēvarrosin trupin e kėtij meteori qė pushonte nė paqe, qė pushonte hirėplotė pa asnjė pendesė pėr veprėn e tij madhėshtore qė i kishte lėnė atdheut e njerėzimit, e kėtė trup (eshtrat) si pėr inat i hodhėn diku nė lumin Buna, i cili i treti aq mirė sa i ktheu nė avuj uji tė bekuar nga ky atdhetar e meshtar i pashoq, ku padashje tė shetetarėve e dreqtarėve komunistė “bekoi” Shqipėrinė e Shqiptarėt, pėr tė qėndruar e mbijetuar nė ferri e tmerrshėm plot terr e tmerr tė djajve tė kuq, qė donin tė pėrēudnonin e mohonin gjithė Shqipėrinė Londineze e Etnike. Padyshim nė kėtė tmerr e terr vepra e Fishtės ishte ndėr tė paktat shpresa-drite qė mbante gjallė shpirtin e nacionalizmit, krenarinė e lavdinė e tė shkuarės, por edhe tė ardhmes qė na e kishte falur Zoti e nuk mund tė na e mohonte Ropi...

Vepra gjeniale e Fishtės pėrbėhej nga njė prodhimtari letrare e pashoq, ku bėnin pjesė edhe Proza dhe Poezia (Epike, Lirike, Dramatike, saterike e tjerė). Ai Botoi mbi 20 vepra origjinale, dhe ka lėnė nė dorėshkrime dhjetra tė tjera. Por njė kontribut tė ēmuar Fishta ka dhėnė edhe nė Publicistikė, ku kjo ėshtė e pasqyruar nė mbi 50 organe shtypi tė kohės (madje disa prej tyre tė themeluar e tė drejtuar po nga ai vetė). Pader Gjergji, ndonėse meshtar u vu nė shėrbim tė politikės tė atdheut tė tij, ku z. Ernest Koliqi konfirmon se Fishta qėndronte gjithmonė nė rradhėt e para tė ngjarjeve tė rėndėsishme tė kombit tonė (nė kongrese, mbledhje, konferenca, kuvende, parlament e tjerė)... Vepra madhore e Fishtės kishte marrė vlerėsime tė rėndėsishme tė kohės, ku u pėrfshin nė “fondin e Artė” tė leteraturės Botėrore, duke vėnė epitete superlative si pėr: “Lahutėn e Malėsisė” – Homeri i shqiptarėve, dhe ungjilli i shqiptarizmės, pėr “Mrizi i Zanave” e “Vallen e Parrizit” – Gėtja Shqiptar, pėr “Judėn Makabe” e “Jorinėn” si Shileri shqiptar, pėr “Anzat e Pernasit” e “Gomarin e Babatasit” u mbiquajt Juventali... “Lahuta e Malėsisė” u pėrkthye nė Italisht, Gjermanisht, Anglisht e tjerė duke u bėrė kėshtu pjesė e pandarė e artit, kulturės e qytetėrimit Europian e mė gjerė.

E duke e konsideruar si tė tillė kėtė vepėr shqiptarie e mė gjerė, Fishta nderohet nga institucionet shqiptare e tė huaja menjė sėrė dekoratash, ēmimesh e titujsh, si: “Klubi gjuha Shqipe” mė 1911 i dha kurorėn e argjendė. Qyteti i Beratit mė 1917 i dhuroi “Pendėn e Artė”. Shteti Austro-Hungarez e nderoi mė 1912 me titullin “Riterkreuz”, Turqia po mė 1912 i dha dekoratėn “Mearif Kl. II”, Papa Piu i IX-tė me “Medaglia al Merito” nė vitin 1925. Greqia nė vitin 1931 e nderoi me ēmimin “Phoenix”. Paria e Pėrgjithshme e Urdhėrit Franēeskan i dhe titullin “Lector Jubilatus” nė vitin 1929. Ndėrsa nė vitin 1939 e bėnė anėtar tė Akademisė Italiane. Por vlen fakti se Fishta ėshtė shqiptari i Parė i propozuar pėr ēmimin Nobel. Por pėr “ēudi” kur vepra e Fishtės ndalohej nė atdheun e tij, nėpėr universitetet e Europės e Botės ai studiohet pėrkrah Homerit, Dantes, Gėtes e tjerė, duke u realizuar kėshtu edhe fjalėt e Gjonit, Apostull e Ungjilltarė qė thotė: Vetė Jezusi tha se asnjė Profet nuk Nderohet nė Vendin e Vet”...

E nuk kishte si ndodhte ndryshe, kur nė vendin e “Profetit” Fishta sundonin Djajtė, madje raca mė e keqe e tyre, djajtė e Kuq... Por edhe Djajtė kanė njė fund... E pas 62 vjetėve qė kishte vdekur, por edhe pas 12 vjetėve tė ardhjes sė pluralizmit tė kėtij themeli (tė lėkundur pėr ne) tė Demokracisė ky Meteor Dekorohet, me urdhėrin mė tė lartė e plotėsisht tė merituar “Nderi i Kombit”. E kjo vėrteton mė sė miri se Historia dhe e drejta ndoshta pėrkohėsisht vonon, por pėrjetėsisht nuk harron, pasi harresa e pėrjetshme ėshtė simboli i pandarė i “meteorėve”, horrucėve e idhujve tė rremė qė krijojė me buallėk llumi i shqiptarisė komunizmi i mjerimit e Zisė. Tashmė njė president; ndoshta presidenti i vetėm qė ėshtė mė afėr fjalės “magjike” i tė gjithė shqiptarėve, Alfred Moisiu ėshtė protagonisti qė historia e “caktoi” qė meteorin tonė Atė Gjergj Fishtėn ta vendosė nė panteonin e shėndritshėm tė historisė e lavdisė mbarė kombėtare (de jure se defakto ai ishte), duke e paisur me kėtė rast me “ēertifikatėn” pėrkatėse qė quhet (dekorata) “Nderi i Kombit”. E me kėtė rast qė ja kishim borxh Fishtės sė madh, jo vetėm ndėrruam ēfarė duhej bėrė me kohė, por mbi tė gjitha u sfiduan e shpėrfillėn ato zėra e llumra tė kombit, qė pas kėsaj shpresojmė qė e zeza tė marrė vėrtetė kėto llumra...

Vepra e Fishtės ėshtė aq e madhe sa pėr ta pėrshkruar do tė duheshin mijėra faqe, madje pėr kėtė kolos tė fjalės e veprės kam shkruar edhe unė dy shkrime modeste nė dy organe shtypi, dhe pėr tė mos pėrsėritur veten po filloj tė kujtoj disa vepra patriotike e nacionaliste qė nuk shkėlqejnė mė pak se veprat artistike, madje kėto vepra shkėlqejnė dhe i shėrbejnė kombit edhe sot e deri nė pavdekėsi... Si fillim dua tė kujtoj se Atė Fishta nė kongresin e Manastirit tė vitit 1908, ishte zgjedhur Kryetar i komisionit tė alfabetit tė Shqipes sonė, ku duhet sqaruar se nėpėr natėn e gjatė turkoshake alfabeti jonė ishte hallakatur si mos mė keq. E pėrkundėr ca filoturkoshakėve qė pretendonin alfabetin Arab, Fishta me shumicėn e komisionerėve tė alfabetit pėrcaktoi atė Alfabet qė kemi sot, por qė nė fakt ishte trashėgimi e mohuar dhunshėm pas pushtimit Otoman. Ku ky alfabet ėshtė edhe njė ndėr argumentat qė vėrteton pėrkatėsinė tonė Europerėndimore.

Fishta ka edhe njė kontribut tė pashlyeshėm edhe nė ditėt e stuhishme tė luftrave pėr pavarėsi e flamurė, tė viteve 1910, 1911, 1912 e vijim. Por nuk duhet tė harrojmė se kulmi i aktivitetit tė Atė Gjergj Fishtės arrin nė vitin 1919 kur fillon konferenca e Paqes nė Paris e cila kėrkonte thuajse tė shkatėrronte edhe atė copė Shqipėri Londineze (1913), me qėllim qė tė kėnaqte pėrfundimisht grykėsinė e pashoqe tė fqinjėve Sllavo-Ortodoksė e tjerė... E nė kėtė konferencė Fishta nga anėtar i delegacionit shqiptar zgjidhet Sekretar i Kryetarit tė Delegacionit, imzot Luigj Bumēi, ku edhe mban nė kėtė konferencė fjalimin mė impresionant, mė tė argumentuar dhe mė bindės nė favor tė shtetit Shqiptar, ku vlerat e kėtij fjalimi Diplomatik janė tė papėrsėritshme edhe sot pas 84 vjetėve, madje asnjė diplomat edhe sot nuk ka aftėsinė e as kurajon qė t’i dalė zot vendit tė tij para kancelarive e diplomacive herė dashakeqe e herė tė painformuara mirė, ku ende gatuhen fatet e shqiptarisė. Pėr ta bėrė a mė konkrete kėtė “superlativė” timen unė po ripėrsėris pjesė tė kėtij fjalimi fishtjan, ku ndėr tė tjera Fishta thotė: “...Cili popull ka ndjesi mė tė kthjellėta nė Ballkan se populli Shqiptar?

A mos vallė sllavi i ngadalshėm e i ngathtė, qė i pėrkulur mbi shatė deri dje nuk merrte frymė pa urdhėr tė Carit tė vet autokrat? Apo Greku, ajo skilja e vjetėr qė gjithmonė si njė bimė parazitare iu ngjesh mė tė fortit pėr tė mbajtur gjallė shpirtin e vet? A po ėshtė Shqiptari qė ėshtė mbėshtetur nė fuqitė e veta, qė ėshtė i drejtė me miqtė, bukėdhėnės me tė huajt, dhe i rreptė me armiqtė? Balli madhėshtor i shqiptarit nuk ju pėrkul kėrkujt pėrveēse Zotit tė vet. Ishin pushtuesit mbi Shqipėrinė, por kurrė nuk u bėnė zotėrues mbi shqiptarėt. Pėr liri tė vet zoni shqiptari, bėn Fli shtėpinė, Tokėn e mjerisht edhe Besimin. Derisa shqiptarėt luftonin kundra Turkut pėr Liri tė Shqipėrisė e Europės mbarė, ēfarė bėnin Grekėt e Serbėt, ata qė sot konferenca e Paqes ėshtė duke mbajtur nėn sqetull si djem dėshiri? Grekėt edhe atėherė kur Turqit kishin mbėrritur nė dyert e Kostandinopojės, rrinin duke u marrė me ēėshtje fetare kundėr Kishės Romės.

Kėshtu edhe despotio i Serbisė niste krushqi me turq duke i dhėnė tė bijėn pėr grua sulltanit, dhe ndaloi bashkimn e ushtrive tė Skėnderbeut me ata tė Huniadit, duke shkaktuar thyerjen e ushtrive tė Krishtera nė Varna qė mori nė qafė gjysmėn e Europės. E tani pikėrisht kėta Grekė e Serbė janė ata qė mė fort se kėrkush tjetėr shpifin kundėr shqiptarėve e thonė se kėta s’kanė bėrė asgjė pėr liri e pamvarėsi tė kombit tė vet. Historia e perandorisė Osmane ka shėnuar jo mė pak se 54 kryengritje tė mėdha qė gjatė 400 vjetėve kombi shqiptar i bėri Qeverisė otomane. Edhe Greqia ėshtė njė lule e rritur me gjak shqiptari. Xhavellat e Boēarėt kanė qenė trima shqiptarė; e kėtė punė me pasė me e pyet Venizollosinsi dijetar e jo si diplomat do t’ua kishte treguar vetė, por edhe nė mos dashtė me jua tregue ua kallxon Lamartini...

Serbėt nė kohėn e luftės Ballkanike me shpata kanė therur nėnat shqiptare e foshnjat e nxjerra nga barku i tyre i kanė djegur me pishė pėr tė ndriēuar vendin me to, dhe sot konferenca ka trefishuar shtetin e tyre. Grekėt kanė kryqėzuar popullin shqiptar tani nė shekullin e 20-tė, ndėrsa konferenca ka menduar t’u japė mandatin mė tė qytetėruar... Pse nuk duhet tė dalė shqiptari i liriė dhe i pavarur kur ai nuk njeh dhe nuk i bėn kėto mizori? Por edhe sikur tė marrim e tė krahasojmė popujt, unė mund t’ju them se kombi shqiptar nuk ėshtė treguar kurrė mė i egėr e mė barbar se disa kombe tė tjerė tė qytetėruar. Po ju pėrmend se si Spanjollėt kanė vrarė mė tepėr se 15 milion Indian tė Amerikės, si tregon imzot De la Casa nė njė relacion qė i dėrgon mbretit tė Spanjės.

Nuk po ju pėrmend nė ē’mėnyrė Henrikėt e Elizabetat e Anglisė kanė kryer reformat e besimit nė vendin e tyre, vetėm po dėshiroj t’ju kujtoj kobin e Zi qė mbuloi vendin tuaj tė bukur, kur populli i Francės nė kryengritjen e 1789 arrin tė marrė armėt nė dorė pėr tė rrėzuar autoritetet e nderuara. Ju zotėri e dini fort mirė se si ky popull francez qė deri atėherė ishte pasqyrė dhe modeli i Elegancės e mirėsjelljes jo vetėm e lau me gjak tė vėllezėrve tė vet tė tėrė Francėn, por nuk i fali as eshtnat e fatosave tė vet qė i kishin sjellė aq nderė kėtij kombi tė madh. Kėshtu duhet t’ju kujtoj se gjakderdhja dhe pėrdorimi i dhunės bėhet tamam nė kohėt tona nė Europėn e lulėzuar siē ėshtė Italia, ku e pėrkohshmja “La civilta cattolica” nė numrin e vet tė gjysmės sė parė tė dhjetorit tė 1914 botonte njė artikull interesant, nė tė cilin me statistikė nė dorė thotė se nė Itali pėr 20 vjet rresht nga viti 1894 deri mė 1914 ēdo vit kanė ndodhur nga 100 mijė vrasje me 3% tė numrit tė popullsisė.

Ndodhin kaq shumė nė njė vend ku ka xhandarmėri, ushtri, flotė e polici, gjykata, shkolla e Institucione tė tjera kulturore, atėherė pėrse nuk u dashka t’i njihet pamvarėsia Shqipėrisė ku numri i tė vrarėve siē dihet prej statistikave me zor mbėrrin 1%, kur nuk ka asnjė nga Institucionet qė pėrmenda mė lart? ...Tani tė themi pse shqiptarėt nuk u bashkuan kurrė nė njė shtet. Kush i mban mend Grekėt edhe nė kohėt mė tė lumtura tė tij tė kenė qenė tė bashkuar nė njė shtet para shekullit tė 19-tė? Ata edhe nė kohėt mė tė mira kanė kėrkuar ushtri tė huaja pėr tė vrarė njėri-tjetrin, ndėrsa shqiptarėt i kthyen pushkėn tė huajit dhe u kthyen nė faktor tė parė tė pamvarėsisė sė Greqisė... Unė do t’ju vėrtetoj se psiqika e kombit shqiptar nuk ėshtė kurrė mė e ngathėt se ajo e sllavėve.

Roli i poezisė qė zotėron mė shumė tek sllavėt ėshtė legjenda. Fatosat e kombit sllav, ashtu si i paraqet poezia popullore nuk janė njerėz tė njė fuqie tė jashtėzakonshme si Akili, Diomedi apo Ajaksi tė Iliadės, por janė disda pėrbindėsha tė pėrēudnuar qė s’di njeriu nėse janė kuēedra apo katallaj e maluketėr tė trishtueshėm. Kėshtu bie fjala Krajleviē Marku tani kėrcen me kalin e vet nga njė mal nė tjetrin e tani han 50 okė groshė nė njė vakt, tani pin verėn me legena 12 okėshe, e tash e hedh topuzin tre ditė udhė larg. Kisha me thanė se madhėsia e kėtyre fatosave qė i pėrgjigjet njė sfinksi qė nuk ėshtė as shtazė e as njeri e asgjėsendi qė tė ketė natyrė ose mendje njeriu veēse njė qenie e ēuditshme qė s’thotė asgjė e s’duhet pėr kurrgjė. Duke dėgjuar ato kėngė herė tė duket se jeton nė ato kohė, kur flisnin hardhucat e zogjtė, e ujku e dhelpra ishin ndrikull e kumbarė, nė periudhėn indiane qė pėrzjeu dhe bėri pshesh sendet e mbinatyrshme me ato tė natyrshme.

Pra vjershėtori sllav ka qenė i shtrėnguar tė pėrftonte disa forma krejt shpellare me fatosa matrahula e maluketėr. Duhet tė themi se mentaliteti i atij populli nuk ėshtė zhdėrvjelluar aq sa tė plotėsojė proporcionet e numrit, peshės e masės, e se prandaj ka mbetur akoma nė njė shkallė mjaft tė ulėt qytetėrimi... Poezia popullore shqipe ėshtė krejt ndryshe. Shqiptari ndėr poezitė e veta nuk kėndon pėr tė tjerėt, ai kėndon pėr vete. Ndėr luftėra e nė punė trimėrie, ai nuk pėrqėndrohet tek faktet por shqyrton vetėm rrezet e namit e tė lumturisė, ai shkreptinė. Prej fakteve, nami e lumturia janė ideali i tij, e prej kėtij ideali i mbushet shpirti me entuziazėm duke i gufuar zemra me kėngėt qė kėndon si ai zogu i verės qė kėndon jo pėr tė tjerėt, por vetėm se nuk i rrihet pa kėnduar ndėr blerime e hije tė lugjeve mbi ato shkėmbenj gurrash tė argjendta.

E me gjithė forma e jashtme dhe e brendshme ecin lirisht, ėmbėlsisht si pranverat e Arbėrit... s’ka shumė vjet qė profesori i Universitetit tė Gracit, filologu i pėrmendur Majer thoshte se poezia popullore shqipe, pre pikpamjes estetike ėshtė mė e bukura ndėr tė gjithė tė tjerat e Europės. Ėshtė punė e arsyeshme qė shteti shqiptar tė pėrtėrihet gjeografikisht deri ku arrin kombėsia e tij nė mėnyrė tė pandashme prej qendrės sė vet, sepse e drejta e vetvendosjes nuk ėshtė e lidhur me individ, as me grupe njerėzish, por me bashkimin e pėrgjithshėm prej tė cilit pėrbėhet kombi. Populli shqiptar flet gjuhėn e vet, e prej kėtej rrjedh se tė gjithė ata qė flasin kėtė gjuhė, kanė kombėsi krejt tė vetėn, tė ndarė prej kombeve tė tjera tė Europės.

E tėrė krahina e Kosovės, pra qė prej Konferencės sė Londrės (1913) i qe lėshuar Serbisė, e mbarė Epiri i Veriut tė cilin e lakmon Greqia, janė banuar kryekėput prej shqitparėsh, e prandaj e drejta kėrkon qė tė njihet si shtet shqiptar, se e vėrteta duket qartė sipas statistikave qė prej vitit 1909 e kėtej janė bėrė proporcionet Entologjike tė popullsisė tė Shqipėrisė. Prej statistikave del nė shesh, se ndėr krahinat e lėshuara prej Konferencės sė Londrės, serbėve e grekėve sadopak 80% e popullsisė ėshtė thjeshtė shqiptare. Serbėt duan tė thonė se banorėt e Kosovės me rracė janė tė gjithė sllavė, por me kohė janė bėrė shqiptarė. Kėtė fjalė thonė edhe Grekėt pėr banorėt e Epirit tė Veriut, por nuk flasin tė vėrtetėn. Po tė ishte kėshtu pėrse Serbia vrau 200 mijė Kosovarė e Greqia djeg 360 fshatra e vret e vdes urie mbi 50 mijė vetė? Qyshse serbėt kanė vrarė qindra mijėra vetė dhe grekėt kanė vrarė e djegur, njėri nė Kosovė e tjetri nė Epirin e Veriut duket aēik se as Kosovarėt nuk janė slalvė e as banorėt e Epirit tė Veriut nuk janė Grekė...”

E pas kėtij “Riprodhimi” tė pjesshėm tė fjalimit brilant tė Atė Gjergj Fishtės, fjalim i cili tronditi mjaft nga skutat e errėta tė Konferencės “Paqes”, nuk na mbetet gjė tjetėr veēse tė urojmė qė ky fjalim i “Nderit tė Kombit” tė bėhet kėshilltari mė i mirė i tė gjithė atyre Diplomatėve e shtetarėve qė janė vėrtetė nė Shėrbim tė Kombit e Shqipėris, tė mbetur padrejtėsisht pas dyerve tė Europės, pėr Qytetėrimin e sė cilės u sakrifikuam... deri nė pafundėsi.

- Dėrguar nga Klajd Kapinova

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara