HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Antikomunisti Kapiten Gjelosh Luli (1908-1946)
bir i denjė i fisit tė Ded Gjo’ Lulit dhe Malėsisė

-- nga Prof. John Frani Ivezaj, historian ([email protected])

Gjelosh Luli Ishte jo mė shumė se 34 vjeē, kur mbylli sytė nė shpellat e ftohta tė Alpeve shqiptare, pranė majes sė Veleēikut. Quhet Kapiten Gjelosh Luli, njeriu me akademi universitare, tė pėrfunduar nė Itali. Pikėrisht pėr vlerat e larta tė atdhedashurisė, lirinė dhe shpirtin e thellė tė demokracisė perėndimore luftoi me armė nė dorė, pa iu dorėzuar Forcave tė Ndjekjes sė Sigurimit komunist.

Hienat e kuqe tė prirė asokohe nga shefi famkeq i Forcave tė Ndjekjes i quajtur Toger Baba, pėr territorin e Shqipėrisė dhe Bajo Stanku qė drejtonte si Komandant forcat e Brigadės sė Pushkatimit nė Mal tė Zi, bėnė tė gjitha pėrpjekjet e pėrdoren forma dhe dredhi tė stilit stalinist, pėr tė shtėnė nė dorė tė gjallė, sokolin e shkathet tė maleve tona. Ata dėshtuan, mbasi idealet e Kapiten Gjelosh Lulit ishin shumė mė tė mėdha, se ato tė shtypjes e nėnshtrimit, qė po pėrdorte nė ditėt e vitet e para dhe nė vijim pėr pesė dhjetėvjeēarė sistemi bolshevik nė Shqipėri.

Komandanti i Traboinit tė Hotit nė Malėsi dhe ish - Komandanti i Pėrgjithshėm i Forcave Nacionaliste tė Malėsisė sė Madhe Kapiten Gjelosh Luli, e ka zanafillėn e traditės pėr liri dhe tė drejta civile tė komunitetit, ku jeton e punon nga dera e njohur e familjes sė Ded Gjo’ Lulit (1840 - 1915), e mirėnjohur nė tėrė Malėsi e Shqipėri pėr burrėri, trimėri, urti e autoritet, cilėsi me tė cilat pėrballoi me armė nė dorė ushtrinė pushtuese e sulmet malaziase, duke ruajtur me vendosmėri trojet e tė parėve tanė, kundėr ushtrisė mė mizore tė Perandorisė Otomane, qė me gjak, dhunė, terror, shfarosje, u mundua tė gjunjėzonte popuj dhe tokėn e Arbėrisė.

Nė njė familje, me tradita tė hershme patriotike e historike, u lind nė vitin 1912 Gjelosh Luli, nė katundin Bardhaj tė Traboinit nė Hot, pikėrisht nė kullat e famshme, ku u lindėn dhe babagjyshet e tij Ded Gjo’ Luli, Kol Ded Gjo’ Luli, Gjok Luli, Gjergj Deda, Nik Gjelosh Luli, Lek Nishi etj. , pėr tė vijuar mė pas me Mark Mirin, Mark Gjelosh Lula, Kol Miri, Lul Gjeloshi e Luk Gjeloshi. Deēiqi, ku valėviti Flamuri krenar i Gjergj Kastriotit dhe Dera e famshme e Ded Gjo’ Lulit, janė sinonim tė njėra - tjetrės dhe pjesė e historisė sė lavdishme nacionale tė malėsorėve kreshnikė tė Shqipėrisė sė Veriut.

Gjelosh Luli, u lind dhe u rrit nė atė oborrin heroik, nė oden e burrave tė moēėm e me tradita tė Malėsisė. Babai i Gjeloshit, Gjok Luli, ishte kushėriri i parė me djalin e Ded Gjo’ Lulit. Asokohe e gjithė familja e tyre jetonte bashkė nė njė kullė nė katundin Traboin.

Qė kur ishte i vogėl, Gjelosh Lulin e pėrkundi nė djep, e mirėnjohura kreshnikja e Malėsisė Nora e Hotit (1888 - 1965), tė cilėn Ded Gjo’ Luli e kishte nusen e djalit. Tė dy djemtė e Dedės, Kola e Gjergji kishin luftuar krah pėr krah me babain e tyre. Kėshtu Kola, nuk e pati jetėn e gjatė, mbasi u helmua nga serbėt nė njė hotel tė qytetit e Barit nė Itali nė vitin 1918, nė shenjė hakmarrje ndaj prijėsit tė Kryengritjes sė Malėsisė Ded Gjo’ Lulit, ndėrsa djali tjetėr Gjergj mbeti i vrarė nė Luftėn e Malėsisė tė vitit 1910.

Gjatė kėsaj beteje tė madhe, luftėtari malėsor Luc Nishi i vuri gjoksin topit tė altilerisė dhe trupi i tij u bė copa copa. Kujtojmė nga historia, se nė vitin 1913, kur u bė ndarja e kufijve nga Fuqitė e Mėdha, katundi Traboin mbeti nėn juridiksionin e Malit tė Zi, si shumė familje tė tjera tė atij katundi.

Familja e Ded Gjo’ Lulit u shpėngul qė andej dhe erdhi e u vendos nė njė fushė nė afėrsi tė qytetit tė Shkodrės tė quajtur Shtoj ose siē thirret nga tė gjithė katundi i Hotit tė Ri (Fusha e Mbishkodrės).

Nė kėtė familje tė madhe, qė u vendos nė Hot tė Ri, jetoi edhe familja e Gjok Lulit, babait tė Gjeloshit, i cili kishte gjashtė fėmijė: Pjetrin, Gjeloshin, Rrokun, Nolin Gjelinėn dhe Nocėn. I dyti i fėmijėve Gjeloshi, kur ishte nė moshėn 7 vjeē shkon nė qytetin e Shkodrės dhe fillon mėsimet e para tė shkollės fillore.

Mė vonė, ai do tė vijonte mėsimet nė gjimnazin klasik pranė konviktit tė “Maleve tona” tė atij qyteti, ku spikati pėr zellin e madh pėr librat, si njė ndėr nxėnėsit mė tė dalluar nė shkollė, pėr rezultatet e larta nė mėsime. Pas viteve tė adolishencės nė shkollėn e mesme, Gjeloshi i ri nė vitin 1929, pėrfitoi njė bursė shtetėrore nga qeveria e mbretit Ahmet Zogu dhe menjėherė shkoi me anije nė Itali, pėr tė vijuar studimet e larta nė Akademinė Ushtarake nė Torino.

Gjatė viteve tė Monarkisė sė Zogut (1928 - 1939), familja e Gjok Lulit u respektua e nderua shumė nga rregjimi zogist, pėr arsyen bindėse, se ai ishte nip i heroit tė madh, Ded Gjo’ Lulit. Pėr kėtė arsye dhe duke vlerėsuar kontributin e madh patriotik qė ka dhėnė kjo Derė e mirėnjohur nė tėrė Shqipėrinė, pėrveē djalit tė madh Pjetrit, i cili qėndroi me prindėrit e tij nė shtėpi, tre djemtė e tjerė tė Gjokės, Gjeloshi, Rroku e Noli, pėrfituan bursa shtėtėrore nga qeveritė e Mbretit Ahmet Zogu dhe studiuan nė universitetet e Akademitė e famshme tė Italisė.

Ndėrsa Gjeloshi me Nolin u diplomuan nė shkollat dhe akademitė ushtarake, Rroku u diplomua nė degėn e Ekonomisė nė njė nga universitetet e Italisė. Kėshtu nė Akademinė Ushtarake tė Torinos pas katėr viteve u diplomua me rezultate tė shkėlqyera nė degėn e Artilerisė Gjelosh Luli. I etur pėr dije perėndimore dhe pėr t'u futur mė nė thellėsi tė artit tė bukur ushtarak, pas mbarimit tė studimeve tė plota bėri edhe njė vit tjetėr specializim nė kursin e Aplikacionit.

Nė vitin 1934, Gjelosh Luli kthehet nė Shqipėri dhe u emėrua nė njė nga repartet e Regjimentit tė Artilerisė nė qytetin e Tiranės, ku iu dha edhe grada e Togerit. Pas disa viteve shėrbim, ai tranferohet pranė familjes sė tij nė Shkodėr, duke u caktuar pėrsėri nė njė repart Artilerie.

Viti 1936, pėr Gjeloshin ishte njė vit shumė i rėndėsishėm nė jetėn e tij, pasi ai hap familjen e re, duke u martuar me Helenėn, e cila ishte bijė e mirėnjohur e familjes Mirakaj nga rrethi i Pukės. Nė atė kohė Helena, sapo kishte mbaruar gjimnazin pranė Insitutit Femėror “Nana Mbretėreshė” nė qytetin e Tiranės, ku kishte diplomuar me rezultate shumė tė larta nė tė gjithė disiplinat mėsimore.

Gjatė viteve tė shėrbimit nė qytetin e Shkodrės, ai u vlrėsua shumė nga qeveria asokohe, pėr kontributin e madh nė fushėn ushtarake, ku mori graden e Kapitenit tė Parė. Niveli i lartė intelektual dhe kulturor, bėri, qė ai tė vlerėsohet edhe nga profesorėt e shollės sė mesme tė gjuhėve tė huaja, ku ai dha mėsim nė disa gjuhė si pedagog i shkollės, pranė gjimnazit klasik nė qytetin e lashtė tė kulturės Shkodėr.

Nėnshkrimet e shkrimeve tė tij, fillojnė tė zėnė vend tė rėndėsishėm nė shumė revista e gazeta tė kohės, ku ai trajtonte tema tė ditės, artit kulturės etj. Ai filloi tė botonte vazhdimisht shkrime tė ndryshme nė shtypin periodik dhe nė pėrkoshmet qė botoheshin nė qytet.

Mė sė shumti, ai botoi nė revistėn shkencore, kulturore e letrare “Hylli i Dritės” (1913). Tjetėr pasion dhe dėshirė pėr fushėn e letrave kishte Elena gruaja e tij, e cila shkruante poezi, qė ende sot janė tė pabotuara dhe ruhen me shumė kujdes e nostalgji nga e bija e vet, qė jetoi nė Shkodėr Izabela Luli, tani nė New York.

Mendoj, qė do tė ishte shumė mirė dhe fisnike, qė miqtė, farefisi nė vendlindje, Shkodėr dhe nė shumė shtete tė ShBA - sė, Europės tė marrin pėrsipėr botimin e tyre, qė kanė shumė vlera letrare pėr kohėn kur janė shkruar dhe nė shenjė nderimi e respekti pėr kėtė Derė shumė tė mirėnjohur nė tėrė trojet etnike shqiptare.

Pėrveē profesionit tė tij, me tė cilin ishte diplomuar jashtė shtetit Gjeloshi, falė kulturės sė lartė qė zotėronte ishte i dhėnė shumė pas shkrimeve publicistike e gjuhėve tė huaja, duke zotėruar shumė mirė me shkrim dhe tė folur italishtėn, frėngjishtėn e gjermanishten.

Gjatė tėrė kohės sė shėrbimit nė kėtė detyrė, ai mbeti i nderuar e respektuar nga populli fisnik i qytetit tė Shkodrės, pėr tė cilin ruhen kujtime tė freskėta, si burrė i shquar pėr trimėri, zgjuarėsi dhe njė pėrgatitje tė lartė profesionale nė radhėt e forcave tė Ushtrisė Shqiptare asokohe.

Qė herėt, Kapiten Gjelosh Luli, kishte shfaqur hapur ndjenjat e tij antikomuniste dhe me anė tė shkrimeve tė ndryshme, qė botonte herė pas here nė shtypin e kohės, qė njihej e ruhej me pėrkujdesje nė ēdo shtėpi shkodrane.

Ende sot, kur po mbushėn plot 57 vjet nga vdekja e Kapiten Gjelosh Lulit, jeton nė zemrat e kujtesėn e malėsorė dhe tė gjithė trevave tė Shqipėrisė sė Veriut, rezistenca me armė nė dorė e fatosave tė lirisė dhe demokracisė sė popullit shqiptar, qė kėsaj radhe kishte njė pushtues me gjuhė e gjak shqiptari, por qė pėr disa aspra ishte shitur tek ideologjia boshe e stepave tė Siberisė bolshevike.


Nacionalizmi
njė vlerė e trashėguar nga tė parėt

Nė luftra e beteja kundėr synimeve shoviniste tė shteteve fqinj, qė kėrkonin tė gllabėronin tokat shqiptare, kishte shkrepur pushkėn pėr “Liri a Vdekje” familja e Kapiten Gjelosh Lulit.

Pushtimi i Shqipėrisė nga Italia fashiste mė 7 Prill tė vitit 1939, e gjeti Kapiten Gjelosh Lulin, me detyrėn ushtarake si oficer nė Regjimentin e Artilerisė nė qytetin e Shkodrės. Si shumė luftėtarė tė tjerė asokohe edhe ai iu kundėrvu pushtimit tė zi fashist, duke iu pėrgjigjur thirrjes sė Atdheut.

Tė gjithė ish - ushtarakėt e Monarkisė sė Ahmet Zogut asokohe, u rikthyen nė Ushtrinė Nacionale, duke u emėruar nė detyrat qė kishin mė parė. Kėtė pėrkushtim e shprehu pa hetim Kapiten Gjelosh Luli, qė rifilloi tė shėrbente pėrsėri nė Regjimentin e Artilerisė, ku kishte shėrbyer vite mė parė.

Nga burimet historike dhe nga dėshmitė e tė afėrmeve tė tij deri tek burimet e freskėta, qė ka sjellė vajza e vet Izabela Luli, del se veprimtaria e tij antifashiste ėshtė shumė e madhe, duke luftuar me armė nė dorė kundėr kėmishzinjve pushtues italianė. Kėshtu nė vitet e para tė pushtimit fashist, Gjeloshi nuk u pėrzie asnjėherė me punėt e politikės, por vijoi tė shėrbente si ushtarak i Artilerisė dhe herė pas herė vijonte tė shkruante shkrime letrare dhe historike nė revistėn e dashur tė tij “Hylli i Dritės” dhe nė ndonjė gazetė tjetėr asokohe.

Ai urrente pushtuesit fashist dhe njėkohsisht shkruante dhe demaskonte komunizmin, frytet e zeza me male masakrash, tė cilat i kishte shfaqur nė ish - Bashkimin Sovjetik. Me kėto shkrime dhe biseda tė lira me qytetarėt shkodranė, ai kėrkonte tė ndėrgjegjėsonte bashkėqytetarėt, se njė rrezik edhe mė i madh po e pret Shqipėrinė.

Gjeloshi, ishte me tė vėrtetė njė nacionalist e antikomunist i flaktė, pėr tė cilat dėshmon historia dhe njerėzit edhe sot e kėsaj dite. Ai me kohė, kishte krijuar respekt dhe admirim nga shumė simpatizantė shkodranė nacionalistė e antikomunistė, qė e dėgjonin me shumė respekt mendim e tij tė lirė.

Kapiteni i Parė Luli, kishte shoqėri dhe miqėsi tė ngushtė me shumė intelektualė tė njohur tė qytetit, si: Mark Dredha, Kapiten Gjon Destanishtėn e nacionalistin e mirėnjohur tė organizatės “Balli Kombėtar” tė mirėnjohur Gaspėr Palin.

Duke qenė shumė i aftė dhe i pėrgatitur nė profesionin e tij ushtarak, qeveritė shqiptare e respektonin dhe e ngrinin gjithnjė lart nė karrierėn ushtarake.

Kėshtu deri nė vitin 1943, Kapiten Gjelosh Luli, mbajti detyrėn e Komandantit tė Pėrgjithshėm tė Forcave Ushtarake Nacionaliste tė tė gjithė Qarkut tė Shkodrės, ndėrsa mė pas kur filloj konflikti i armatosur midis forcave komuniste (tė ashtėquajtura tė Ndjekjes) dhe atyre nacionaliste, ai doli nė mal dhe u zgjodh me detyrėn e Komandantit tė Pėrgjithshėm tė Forcave Nacionaliste tė Malėsisė sė Madhe.

Si prijės i forcave nacionaliste, Kapiten Gjeloshi, qėndroi maleve me armė nė dorė deri nė mbarimin e Luftės sė Dytė Botėrore dhe nė nėntor tė vitit 1944, ai sėbashku me Major Llesh Marashin dhe njerėzit qė udhėhiqnin, shkuan nė qytezėn e Koplikut dhe bėnė njė kuvend me popullin e asaj krahine. Ai mbajti njė fjalim shumė tė rėndėsishėm.

Pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, qeveria komuniste dhe vetė Enver Hoxha, kėrkonte, qė tė bėnte takim me disa nga drejtuesit e ushtrisė sė kohės sė Zogut, me qėllim pėr t’i blerė mendjen e matur pulsin, se a ishin me ideologjinė komuniste apo nė opozitė.


Jeta e vėshtirė nė male

Mbledhja e krerėve tė Hotit tė Malėsisė sė Madhe, qė u mbajt nė muajin Qershor tė vitit 1946, kur Kapiteni I-rė Gjelosh Luli gjendej i strehuar nėpėr shpella, synonte (shumė tė rėndėsishme pėr fatet e gjithė Malėsisė) tė bėhej edhe njė herė njė ribashkim, sikurse nė kohėn e Ded Gjo’ Lulit, ku Kopliku, Hoti, Gruda e Malėsia e Madhe, pėrmes trimave tė njohur sikurse ishin vėllezėrit trima antikomunistė Mark Miri e Kol Miri me Traboin, pėr tė filluar pushkėn kundėr komunizmit.

Mark Miri, njė burrė i urtė, i menēur, trim e besnik nė idealet e larta atdhetare dhe antikomuniste mbylli sytė nė vitin 1980 nė Malėsi, kurse vėllai i tij me tė njėjtat cilėsi dhe vlera tė vėllait ndėrroi jetė mė 1985 nė New York tė ShBA - sė.

Tė dy gjatė gjithė kohės kanė qėndruar tė strehuar nėpėr shpellat e Malėsisė. Mė vonė Kol Miri, duke lypur tė vėllanė e vet, pėr t’u takuar me njėri tjetrin, Kol Mirin e zėnė nė befasi forcat e ndjekjes sė Malit tė Zi dhe dėrgojnė nė burg. Mark Miri bėn takime me Zef Prek Nikėn Berishaj, i cili ishte deputet i Grudės bashkė me Zef Gjok Bacin Ivezaj.

Kėto tė dy Zef Prek Nik e Zef Gjok Baci, nisėn pėr tė bėrė njė takim tė rėndėsishėm me miqtė e tyre dhe me Ministrin e Malit tė Zi, me dorėzu Mark Mirin me konditė, qė ai tė mos gjykohet nė Shqipėri, por nė gjyqin e Cetinės nė Mal tė Zi. Mė vonė Shqipėria kėrkon Mark Mirin, pėr t’a gjykuar nė qytetin e Shkodrės, por Mali i Zi (Gjykata) kishte dhėnė garanci, qė Mark Miri tė mos shkoj nė Shqipėri pėr t’u gjykuar, se do tė gjykohet nė Cetinė…

I tillė ka qenė edhe Major Dod Nikoll Zefi Ivezajn tė Grudės, qė ka luftuar kundėr komunizmit dhe synimeve grabiqare serbomalaziase ndaj trojeve shqiptare. Tė njėjtėn respekt ruan populli i Malėsisė edhe pėr Zef Moliqin, bashkė me kumaren e tij prej Hotit dhe tė tjerė selishtjanė, qė i pėrballuan me stoicizėm tė gjithė torturat e ndryshme, qė bėnė forcat malaziase, vetėm se ata kanė strehuar, sipas zakonit dhe traditės shqiptare trimin e maleve Kapiten Gjelosh Lulin.

Pikėrisht pėr trimėrinė e tyre kanė shkruar edhe shumė gazeta dhe revista nė vendlindje dhe kėtu nė ShBA dhe nuk dua tė ndalem shumė nė kėto trimėri tė pashoq tė paardhėsve tanė trima.

Kapiten Gjelosh Luli, ruante lidhjet me tė gjithė malėsorėt e vendosur antikomunistė pėrmes letrave, si me Prek Calin, Gjergj Lul Salcen, Llesh Marashin dhe krerėt e Shkodrės. Mė vonė njė pjesė prej trimave tė rezistencės antikomuniste do tė kapen tė gjalllė, torurohen nė mėnyrė shnjerėzore dhe mė pas do tė pushkatohen pa mėshirė nė Zallin e Kirit nė qytetin e Shkodrės, e njohur si qendra e rezistencės antikomuniste ose sikurse e kanė cilėsuar historianėt pas viteve ’90 si qendra e tėrmetit antikomunist nė tė gjithė Shqipėrinė.

Mark Gjelosh Ula, u burgos pėr 25 vjet me radhė. Mė vonė pas dėnimit pas dy javėsh vdiq prej plagėve dhe masakrimeve tė bėrė mbi trupin e tij nė burgje. Mark Gjeloshi mbas 25 vjetėve burg lirohet, internohet nė kampet e Lushnjės dhe aty vdes.

Nė atė takim, tė gjithė pjesėmarrėsit malėsorė, u betuan nė emėr tė simbolit tė Krishtit, tė luftohej kundėr atyre, qė kėrkonin tė prishin traditat, zakonet, fenė e tė parė tė lėnė trashėgim nga tė parėt tanė brez pas brezi, duke pėrhapur njė ideologji pa Zot dhe nė emėr tė “drejtėsisė” absurde tė bėhej barazimi i njerėzve, njėsoj sikurse i prodhonte fabrika nė seri, duke krijuar hibritin e “njeriut tė ri, si vepėr e shkėlqyer e partisė komuniste nė Shqipėri”.

Gjendja ekonomike, politike dhe shoqėrore asokohe ishte shumė e rėndė dhe se populli shqiptar sapo kishte dalė nga Lufta e Dytė Botėrore me humbje e shkatėrrime nė tė gjitha drejtimet.

Njerėzit me shkollė, me kulturė dhe dituri perėndimore, pėrpiqeshin dita ditės qė tė bėnin ndėrgjegjėsimin e popullit, krahinave dhe zonave antikomuniste, duke sjellė shembuj konkret, se ēfarė pasojash do tė kishin, nėse i nėnshtroheshin diktaturės sė proletariatit, qė po korrte me draper dhe shtypte me ēekan miliona njerėz tė pafajshėm nė Rusi, ku sundonin me dhunė komunistėt bolshevik.

Kėtė detyrė tė vėshtirė me shumė rreziqe, e mori mbi shpinėn e vet trimi i pamposhtur i Malėsisė Kapiten Gjelosh Luli me shumė shokė miq dhe besnik tė idealeve tė pastra antikomuniste e atdhetare shqiptare.

Ne, thotė ndėr tė tjera Kapiten Gjelosh Luli tė pranishmėve nė mbledhjen antikomuniste tė mbajtur nė Malėsi, gjithmonė ia kena zhbrazė pushkėn pushtuesve tė njėpasnjėshme qė kanė prekur truallin tonė tė mbuluar me gjakun e fatosave tė lirisė sė Atdheut tonė.

Edhe tashti, ka ardhur koha, qė ta pėrsėrisim tė njėjtėn gjė me kėto gjakėpirėsa tė popullit, qė me uniformė perėndimore dhe ruse, kėrkojnė tė mashtrojnė popullin, duke mbjellė farėn e keqe tė bolshevizmit tė kuq.

Ai shton, se Partia Komuniste nė Shqipėri, asnjėherė nuk ka fituar, por ka mashtruar e manipuluar edhe ato zgjedhje (2 Dhjetor 1945), qė thotė se janė “demokratike”, dhe i ka hedh njė hi syve popullit tė vet fukara dhe vendeve tė Europės Perendimore, qė tashti sa kanė dalė nga Lufta e Dytė Botėrore dhe kanė njė mal tė tėrė me halle ne vendet e tyre.

Mbasi thotė kėto fjalė, ai ngre pushkėn lart dhe u bėn thirrje si kushtrim trimave malėsorė, qė tė vijojnė misionin e vėshtirė nė shėrbim tė popullit shqiptar. Sapo tė filloj pushka e parė kundėr komunistėve, ne menjėherė duhet t’u pėrgjigjemi trimave tanė.

Trimat e Malėsisė bashkohen dhe nisėn pėr nė kishėn e Trieshit. Hotianė, grudas dhe malėsorė tė Trabonit dhe Malėsisė sė Madhe ngjeshin pas krahut pushkėt me fishekė dhe marrin udhėn e vėshtirė tė maleve, duke e “ēitė cekėn pėr me dekė dhe assesi pėr mue me u kthyer mbrapa pa lirin e popullit shqiptar”, sikurse ishte shpreh komandi i tyre Kapiten Gjelosh Luli.


Mes maleve tė Veriut
dhe nata e Vitit tė Ri 1947

Kapiteni i Parė Gjelosh Luli, qėndroi pėr tre vjet me radhė mes maleve tė Veriut nga nėntori i vitit 1944 - 1947, pėr t’i shpėtuar hakmarrjės sė komunistėve, qė nuk e ndėrronin, sikurse thotė populli me “mishin e dashit”.

Gjelosh Luli, u thotė nė bjeshkė trimave, se: “Vet jam betue ne emen t’Madhit Zot, qi komunizmi tė shporret nga tokat shqiptare. Un asnjiher nuk i shelboj tė pafeve, intrigantve, analfabetve, por kam me dek bashk me ju nė shpella e kto male tė mbulueme me bor. Un nuk i bie komunizmit nė dor”.

Duke qenė i vendosur, pėr tė luftuar deri nė pikėn e fundit tė gjakut, pėr tė mbajtur lart moralin e shokėve e pėr t’i treguar komunistėve, se ne nuk jemi pak, qė luftojmė kundėr shtypjes tuaj, u thotė disa trimave, qė tė krijojmė shumė ēeta nacionaliste me mbi 20 vullnetarė secila dhe t’i dėrgojmė pėr t’u takuar herė pas here me ushtrin e ashtėqujtun Nacional-Ēlirimtare tė vetėshpallunit “komandant gjeneral” Enver Hoxha (pa asnjė shkollė e akademi ushtarake), qė tė shohin, se kanė tė bėjnė me zemėrin nė rritje tė popullit shqiptar.

Gjeloshi, qėndroi i fshehur mes maleve, mbasi komunistėt e forcat e ndjekjes sė tyre e kishin shpallur “armik tė popullit”. Pas arratisjes sė tij, familja e Gjeloshit, gruaja Elena, Izabela dhe Klara, qė asokohe ishin shumė tė vogla, qėndruan shumė pak nė shtėpinė e tyre, sepse qysh nė muajin e ftohtė tė janarit tė vitit 1945, qeveria komuniste i internon nė vendin e quajtur Katėr Rrugėt e Shijakut.

Ata i nxorėn pa mėshirė nga shtėpia e tyre, ku ishte ruajtur me stoicizėm njė histori plot tradita pėr luftė dhe liri tė trojeve etnike shqiptare. Elena me dy vajzat e vogla i nxjerrin me forcė nga shtėpia, duke mos i lėnė kohė pėr tė marrė sendet e nevojshme dhe tė domosdoshme pėr jetesė.

Familja, si pasuri kishte marrė vetėm teshat e trupit dhe shijen e hidhur tė mosmirėnjohjes, qė qeveria komuniste kishte filluar tė ushtronte ndaj Derės sė mirėnjohur tė kryetrimit tė Malėsisė Ded Gjo’Lulit. Vajza e vogėl Klara, kjante me dėnesė, sepse kėrkonte tė merrte me vete kujtimin njė dhuratėn e bukur, qė i kishte sjellė babai i vet Gjeloshi nga Italia. Ishte fjala pėr njė fustan italian pėr fėmijė.

Izabela, tashmė nė moshė, sot kujton atė ditė tė trishtuar tė kalvarit pėr tėrė familjen e vet: “…Nė atė kohė njeri nga ushtarėt e ndjekjes, qė po kontrollonin shtėpinė, doli nė dritare dhe pasi pyeti nėnėn, se kė fustan kėrkonte motra (Klara), e gjeti dhe ia hodhi atė nga dritarja, e motra pushoi sė qari.

Nė Shijak (qė pėrfshihej nė Qarku i Durrėsi asokohe), ne na lanė nė njė stallė bagėtish dhe mė pas na internuan pėrsėri nė Kalanė e Beratit dhe nė qytezėn e Kuēovės. Nė atė kohė qė ne ishim tė internuar atje, babai qėndronte i fshehur nėpėr male, sėbashku me mikun e tij Major Llesh Marashin.

Pas arrestimit tė Lleshit, babai qėndroi vetėm me mikun e tij tė ngushtė (probatinin) Marash Dodėn nga Kastrati, duke u strehuar ndėr miqtė e tij nė atė krahinė.

Llesh Marashi ishte Major i Xhandarmarisė dhe Komandant i Qarkut tė Shkodrės nė kohėn e Mornarkisė sė Zogut. Ai doli nė arrati mes maleve me njė grup nė zonėn jo larg shtėpisė sė tij nė Zagorė. Ai udhėhoqi Kryengritjen e armatosur tė Malėsisė sė Madhe kundėr rregjimit komunist dhe ishte shok i ngushtė i Kapiten Gjelosh Lulit. Nė atė kohė edhe pse ishte nė mal, ai mbante lidhje me shumė krerė tė Veriut qė ishin nė arrati dhe luftonin me armė kundėr komunizmit. Komunistėt e kapėn Major Lleshin dhe e varėn nė litar tek vendi i quajtur Truma e Dugajve tė Reja nė Shkodėr…

Aty nga viti 1945, dymbėdhjetė burra tė Hotit shkuan nė Kastrat dhe morėn takim me parinė e kėsaj krahine, duke iu thėnė: “Na e dorėzoni kapiten Gjelosh Lulin, se ėshtė marre pėr ne, qė ai tė strehohet kėtu nė Kastrat dhe jo nė Hot, qė ėshtė edhe vendlindja e tij”. Pas kėsaj kėrkese, paria e Kastratit, iu pėrgjigj burrave tė Hotit, duke iu thėnė: “Po edhe ne me bukė e kemi mbajtur Kapiten Gjelosh Lulin”.

Kastratasit, nuk pranuan me e dorėzu Kapiten Gjelosh Lulin dhe e mbajtėn tė strehuar edhe pėr shumė kohė nė atė krahinė. Kur u dha njė amnisti nga qeveria komuniste e Tiranės, babai detyroi probatin e tij, Marash Dodėn, tė dorėzohet dhe vetė qėndroi pėrsėri i fshehur nė njė shpellė tė Kastratit.

Nga viti 1945 deri nė vitin 1947, atė e strehuan dy familje vėllezėrit Mark Miri e Kolė Miri, tė fisit tė tė madh tė mirėnjohur me emrin Dedėvukaj, bijtė e tė cilėve jetojnė e punojnė prej disa vitesh sot nė New York dhe Detroit tė ShBA-sė. Ndėrsa kėtej kufirit (Shqipėri), ai ka qėndruar i fshehur tek dy vėllezėrit, Mark e Lul Gjeloshi…”.

Historia plot tragjedi dhe tė papritura nė jetėn e vėshtirė tė maleve me dėborė, nė dimėr dhe acar si nė bjeshkėt e Alpeve tona, nuk e mposhtėn rezistencėn e tij. Kapitenit i vinte keq pėr keqtrajtimet, qė po pėsonin familja, tė afėrmit, miqtė dhe shokėt e ngushtė e idealeve antikomuniste, por pėsėri gjente forcė dhe gjithnjė shpresonte, se komunistėt do tė rrėzohen keqas nga pushteti, qė e morėn me dhunė, gjak, terror e mashtrime bolshevike.

Nė vitin 1946, forcat shqiptare tė Sigurimit (siē quheshin asokohe Forcat e Ndjekjes Ushtarake), rrethuan shtėpinė e Mark e Kol Mirit nė Traboin tė Malit tė Zi, por pėrsėri Kapiten Gjelosh Luli mundi tė shpėtonte dhe iku nėpėr male. Pas kėsaj, forcat e Sigurimit e lidhėn Kol Mirin kėmbė e duar dhe i ndezėn menjėherė dy zajrre anash tij.

Ndėrsa filloj ti fryhej mishi i trupit nga flakėt e zjarrit, Kola bėrtiti qė ta zgjidhnin, sepse do t’u “tregonte” vendin ku fshihej Gjelosh Luli. Ndėrsa Kola bėrtiste nga dhimbjet, vėllai i tij, Marku, qė ishte i lidhur nė njė trung lisi aty pranė, i bėnte me shenjė qė tė mos tregonte.

Pasi e zgjidhėn, Kola i sorollati Forcat e Ndjekjes nėpėr male pa u treguar vendin ku fshihej Kapiten Gjelosh Luli dhe ai mundi kėsisoj qė tė shpėtonte prej tyre, duke u arratisur nga njė shtėpi, ku ata kishin shkuar pėr tė kaluar natėn.

Pas kėsaj Kola mundi qė tė arratisej nga Shqipėria, ndėrsa vėllanė e tij, Markun, e burgosėn me dėnime tė gjata.

Pas kėsaj ngjarje, Kapiten Gjelosh Luli, iku nga Hoti dhe u strehua nė Kastrat (i mbajtur nė vig nga katundarėt, pasi i kishin ngrirė kėmbėt), ku nė dhjetorin e vitit 1947 atė e rrethuan dy herė Forcat e Ndjekjes. Nė rrethimin e dytė, ai iku nga shpella pa e kapur, ku mbeti i ngrirė nė dėborė, ku edhe e gjetėn forcat e Sigurimit…

Me tė marrė vesh, se ishte kufoma e Kapiten Gjelosh Lulit, qė qėndronte pėrpara tyre i shtrirė mbi dėborėn e bardhė, ata menjeherė filluan masakrimin, sepse nuk kishin mundur ta kapinin gjallė e ta dėnonin nė gjyqet e inkuizicionit tė tyre komunist.

Duke ua kaluar edhe nazistėve pėr llojet e krimeve tė tyre (mbasi nazistėt, nuk kanė vrarė kombasit e tyre) ata (komunistėt), ia prenė kryet Kapiten Gjeloshit, pikėrisht natėn e Vitit tė Ri 1947 dhe trupin e tij e lanė aty mbi dėborė, qė ta shqyenin kafshėt e egra.

Kryetin e tij, ata e sollėn nė qėndrėn e Malėsisė sė Madhe, nė Koplik, dhe aty mblodhėn shumė katundarė qė e kishin njohur atė, pėr tė ribėrė verifikimin, nėse ishte ajo kryet e Kapiten Gjelosh Lulit.

Aty nga pranvera e vitit 1948, trupin e tij e gjeti njė ēoban i atyre maleve, i cili e varrosi me dhimbje dhe vuri njė shenjė qė tė mos harronte vendin e varrit tė tij. Po nė kėtė vit, familjen e Gjeloshit Elenėn dhe dy vajzat e vogla Izabelėn e Klara Lulin, i hoqėn nga internimi, ku po vuanin dėnimin dhe i sollėn me makinėn e policisė nė qytetin e Shkodrės.

Familja e kuptoj se nuk do ta shihte mė tė parin e shtėpisė sė tyre trimin e paepur Kapiten Gjelosh Lulin, mbasi komunistėt kufomėn e gjetur nė male e masakruan, duke shprehur nė kėtė mėnyrė urretjen e thellė, qė ata kishin pėr tė gjithė nacionalistėt e vėrtetė, qė nuk iu mposhtėn servilizmit, mashtrimeve dhe ideologjisė sė tyre tė hurit dhe litarit.

Komunistėt pėrdornin njė metotė tė tillė, pas ēdo vrasje nė shumicėn e rasteve familjet e nacionalistėve ose i kthenin nė vendlindje ose i dėrgonin nė ndonjė zonė tjetėr afėr vendlindjes. Sipas kėsaj logjike familja (nė shumicėn e rasteve) gratė, vajzat e djemtė e vegjėl nuk pėrbėnin rrezik pėr pushtetin “popullor”.

Me t’u kthyer nė qytetin e tyre, familja e Kapiten Gjeloshit, gjetėn ngrohtėsinė dhe dashurinė nė shtėpitė e Norės sė Hotit me Katrinėn, vajzėn e Luc Nishit dhe tek ato gruaja e Gjeloshit dhe dy vajzat kanė qėndruar si nė shtėpinė e tyre gjatė gjithė kohės sė rregjimit komunist..

Por edhe pas vrasjes sė Gjeloshit, fatkeqėsitė e familjes nuk mbaruan. Kėshtu nė vitin 1953, forcat e Sigurimit komunist arrestuan Helenėn, tė cilėn e denuan me dhjetė vjet burg pėrmes nenit famkeq 55, qė pėrmbante pikėn “Pėr agjitacion e propagandė kundėr pushtetit popullor”.

Elenėn e dėnuan menjėherė pas ditės qė ngordhi J.V.Stalini diktatori i kuq i ish - Bashkimit Sovjetik “nė kuadrin e masave paraprake kundėr elementit armik nė popull”. Meqenėse Helena u dėnua, pra iu dha pretenca e heqjes sė lirisė civile ditėn e ngordhjes sė Stalinit, ajo me gjithė dufin e urretjes, qė kishte tė grumbulluar pėr bolshevikėt shqiptarė tha: “Shyqyr qė ngordhi ky kriminel, por kur po i vjen radha kėtij tonit (ishte fjala pėr diktatorin Enver Hoxha)”.

Shumė enigėm mbeti pėr dekada pėr familjen Luli zhdukja e historisė sė vėrtetė tė heroit e trimit tė demokracisė shqiptare Kapiten Gjelosh Lulit, tė cilėn histori familja do ta mėsonte vetėm pas shėmbjes sė sistemit komunist nė vitin 1991…

Familja, gjithnjė ėshtė lutur pėr shpirtin e Kapiten Gjelosh Lulit. Tė njėjtėn gjė ka bėrė edhe bariu i maleve, qė nė vitin 1948 gjeti kufomėn e Kapiten Gjelosh Lulit pa krye mbi dėborė tė masakruar nga komunistėt. Aty nga viti 1991, vetė ēobani tashmė i moshuar qė jetonte nė shtėpinė e tij nė Malėsi, i dėrgon fjalė familjes Luli, pėr t’u treguar historinė e vertėtė dhe pėr tė marrė eshtrat e mbetur pas masakrimit tė Forcave tė Ndjekjes nė vitin 1947.

Ai e kishte mbajtur sekret vendin dhe historinė pa ia treguar askujt. Ndonėse pėr arsye tė ndryshme, familja Luli, nuk mundi tė shkonte menjėherė sapo bariu u ēoi fjalė. Bariu i gėzuar, se demokracia pėr tė cilin kishte luftuar njė jetė tė tėrė Kapiten Gjelosh Luli, mė sė fundi erdhi nė tokėn shqiptare, kishte njė muaj qė kishte mbyllur sytė. Kur familja shkoi, pėr tė takuar ēobanin, tė afėrmit e tij i treguan se ai kishte ndėrruar jetė, dhe e ka lėnė amanet historin dhe eshtrat e Kapiten Gjelosh Lulit.

Pas shumė kėrkimesh, u gjetėn eshtrat e Kapiten Gjelosh Lulit pa krye dhe pas njė ceremonie qė familja, miqtė, tė afėrmit bėnė nė katundin Kushe, eshtrat e tij i sollėn nė varresat katolike nė Vorret e Rrmajve nė qytetin e Shkodrės, ku prehen edhe sot e kėsaj dite…

Kur ėshtė rivarrosė Kapiten Gjelosh Luli, fisi Dedvukaj, Gjokė Mark Miri, djemtė e Mark Mirit, njė burrė i ndėrshėm dhe i dalluar pėr tradita kombėtare, janė bashkuar tė gjithė kushėrinjtė, vllaznitė, Malėsia e Mbishkodrės me Hot e Grudė, tė cilėt me nderime, respekt dhe mirėnjohje e kanė pėrcjellė me tė gjitha nderimet fetare e kombėtare nė banesėn e fundit pranė vendlindjes, qė aq shumė e deshti dhe pėr tė cilėn dha edhe jetėn e ēmuar.

Nė kėtė ceremoni, kanė marrė pjesė edhe tre fėmijėt e Kolė Mirit, Marashi, Deda dhe Ndoci (qė prej shumė dekadash ndodhen nė ShBA) me fise tė tjera, duke ēuar me sa duket njė amanet tė babait tė tyre qė e ka dashtė, duke ndarė pėrgjysėm tė gjithė gėzimet e hidhėrimet. Kėto janė varrezat e heronjve kombėtarė, qė ruajnė nė gjirin e tyre bijtė mė tė mirė tė Atdheut.

Dhe kėtij fisi tė njohur tė Malėsisė, i mbetet ndera dhe lavdia ndėr shekuj. Njė shembull ėshtė edhe djali i Marash Kolės, Simon Marashi Dedvukaj (1975 - 2001), i cili humbi jetėn nė mėnyrė tragjike nė Cendren Tregtare Botėrore (World Trade Center) mė 11 Shtator 2001 nė Manhattan New York. Nėna e Simonit e bija e Frani Zefi Ivezaj (1927 - 2001) e fisit Ivezaj, ėshtė dalluar ndėr shekuj si Bajraktar tė Grudės, udhėheqėsa tė kryengritjeve tė njėpanjėshme, qė Malėsia bėri kundėr pushtuesve shekullorė tė Perandorisė Otomane.

-- dėrguar nga Klajd Kapinova

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara