HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Zef Prela Ivezaj (1880 - 1964) katėr herė plagosur nė krahasor e shumė herė dekoruar me Medaljen e Artė tė Shqiponjės

-- nga Prof. John Frani Ivezaj, historian ([email protected])

Lindja e djemėve nė ēdo familje shqiptare mes malėve, ėshtė shoqėruar me batare pushke, qė ėshtė dėgjuar nė bjeshkėt e thepisura, ku shqiponjat ngrinin folenė e tyre. Qendrat e banimit, nė zonat rurale shqiptare, kanė qenė shumė tė pėrhapura e rrallė ka ndodhur, qė kullat tė jenė buzė njėra tjetrės.

Vetė kullat me frėngjitė e tyre, kanė qenė njė mburojė e mirė kundėr pushtuesve tė huaj dhe serbo - malaziasve, qė gjithnjė kanė synuar tė grabisin trojet shqiptare, tė cilat historikisht nė fillim tė shekullit XX u favorizuan nga Fuqitė e Mėdha tė kohės, qė ende sot me ndėrgjegje nuk e kanė bėrė shpagimin e gabimit tė tyre tė padrejtė, ndaj trojeve, ku 7 milionė shqiptarė etnik enden nė pesė shtete.

Katundi Ksheve nė Grudė tė Malėsisė, kishte njė gėzim, se nė shtėpinė e Ivezajve u lind njė djalė, qė kur u rrit ndoqi udhėn e shkelur pėr guxim e trimėri, besė e burrėri, tradita e doke, fe e atdhedashuri nga tė parėt pararendės.

Duke qenė pjesė e fisit Ivezaj, si studiues e historian do tė pėrpiqem tė jem i paanshėm, duke nxjerrė ose zbuluar para bashkatdhetarėve tė mi emrin e mirė, qė ndėr shekuj ka trashėguar Dera nė zemėr tė Malėsisė, qė pėrherė ka qenė ndera dhe krenaria e shqiptarėve.

Historia e ēdo familje shqiptare nė Malėsi, ėshtė edhe historia legjendare e malėsorėve trima, qė me grykėn e ngrohtė tė pushkės ruajtėn dashurinė pėr Arbėrinė, sikurse trimat e Gjergj Kastriotit shumė shekuj mė parė…

Historishkrues tė kohės dhe deri nė ditėt tona, janė munduar tė ofrojnė fakte e jetėshkrime, pėr pėrsonalitetet e Malėsisė, katundeve, fiseve e komunitetit nė tėrėsi.

Me modesti, po radhis pėr herė tė parė nė kėtė shkrim, njė pėrkujtimore, me sa kam mundur tė hulumtoj nė venlindje e diasporė nga stėrnipėrit, jetėn dhe veprėn e birit tė paharruar tė Malėsisė, birit tė Grudės kreshnikė Zef Prela Ivezaj.

Babai i tij, i quajtur Prelė Marashi Ivezaj, ėshtė shquar nė mbrojtje me armė nė dorė kundėr pushtuesve sllav nė Kryengritjen e vitit 1881, qė Malėsia me bijtė e vet organizoi. Ishte njė luftė me tė vėrtetė e rreptė sikurse shkruajnė kronistėt sllav tė kohės, qė nė njė farė mėnyrė janė detyruar tė pėrshkruajnė edhe trimėrinė e kundėrshtarėve sllav, qė ishin malėsorėt e veshur thjeshtė, me armė tė thjeshta, por me ideale tė larta tė mbrojtjes sė tokave shqiptare.

Ata kishin njė motiv mė shumė e arsye pse kishin dalė nė fushė tė mejdanit, pėr jetė a vdekje, sepse nuk donin qė tokat e tyre tė ishin pjesė e Perandorisė Sllave, nuk donin qė fėmijėt e tyre tė merrnin emra sllav, zakone e tradita tė pushtuesit, nuk donin qė tė harronin varret e tė parėve, qė kėtė tokė shqiptare ndėr shekuj e kishin larė me gjak trimash. Gjithsesi, shqiptarėt etnik nuk donin asgjė, qė ishte dhuratė e verbėr e pushtuesve sllav.

Eshtė pikėrisht ndershmėria e trashėguar e malėsorėve, qė i ka ruajtur virtytet mė tė pastra tė shqiptarit, qė ndonėse bėnte njė jetė tė vėshtirė mes malėve, nuk iu nėnshtrua lėmoshave apo ofiqeve gllabėruese tė sllavėve.

Nė Kryengritjen Spushit, qė ndryshe njihet edhe si Lufta e Spuēit e vitit 1881, pati shumė humbje nga tė dy krahėt e pjesėmarrėsve. Sigurisht, qė malėsorėt e prirė nga Bajraktari i tyre asokohe Smajl Martini i Grudės, sikurse flasin dėshmitė historike, Prelė Marashi ka qenė ndėr luftėtarėt e dalluar kundėr malazezėve.

Gjatė luftimeve tė ashpra nė Kalanė e Spushit, trupat sulmuese malaziase, kanė vrarė vėllanė e Martin Marashit. Trimat shqiptarė, qė e kanė shoqėruar nė luftime kundėr malaziasve i kanė ēuar fjalė, se vėllai tė ėshtė vrarė heroikisht nė mbrojtje tė trojeve, duke nderuar familjen dhe fisin e njohur Ivezaj.

Pėr Prelėn lajmi mortor, ka qenė njė goditje e rėndė nė shpirt, sepse vėllanė e vet Martinin e ka dashtė si sytė e ballit. Prela, njė burrė me shtat tė lartė, i veshur tėrėsisht me kostumin tradicional popullor vendas, ka pasė njė ballė tė gjėrė, sy gėshtenjė, flokė tė zinj, me mustaqe qė i hijeshonin portretin e njė sokoli trim tė bjeshkėve tė Malėsisė.

Humbja e vėllait nė luftė, ishte njė tronditje pėr te dhe fisin Ivezaj. Por Prela, gjen forca burri, pėr t’a kthyer dhimbjen nė forcė hakmarrjeje. Ai, me njė qetėsi dhe gjakun, qė i vlonte nė gji, mendoi disa minuta dhe u lut pėr shpirtin e Martinit, duke thėnė uratė, qė shpirti i tij pushoftė nė paqė.

Prela mbi kalin me shpatė nė dorė, ėshtė turrė drejt ushtrisė malaziase, i mbėshtetur nga luftėtarėt, qė i sollėn lajmin mortor dhe nė tė njėjtėn kohė u rinisėn sėrisht drejt ushtrisė pushtuese. Ai, tashmė nuk ndalej para asgjėje dhe e kishte llogaritur vdekjen ose lirinė e trojeve, qė lėngonin nga zgjedha e re sllave.

Ai ishte betuar para luftarėve shqiptarė se pa prerė kryetin e Vojos, qė kishte vrarė tė vėllanė Martinin nuk do tė kthehej i gjallė nė shtėpi. Sipas tij dhe traditės sė Kanunit tė Malėve gjaku paguhet (shkonte) me gjak. Dhe pas shumė sulmeve, ndaj ēadrave tė ushtrisė serbe, mundi tė gjente vrasėsin sllav, e me disa lėvizje tė rryfeshme gjeti momentin, qė gjatė dyluftim t’i priste kryetin. Trofenė e luftės, e mbante nė dorė dhe ia solli si peshqesh Bajraktarit Smajl Marinit tė Grudės, duke i thenė kėto fjalė: “Ky ėshtė ai qė mė ka vrarė vėllanė”.

Prelė Marashi e Smak Deda si kushėrinj, kanė qenė trima mė tė dalluar qė ka pasur katundi i Ivzikut e Gruda. Djali i tij, Zef Prela, ndėr burrat ushtarė trima, qė ka pasur Batalioni i Grudės, i cili ėshtė drejtuar nga Kolė Zefi Ivezaj (1880-1953).

Lufta e Vranės e vitit 1908, ka qenė gjithashtu nė historinė e Malėsisė, si njė ndėr betejat mė tė pėrgjakshme, ku shqiptarėt edhe pse kanė pasur humbje ndėr luftarė, kanė dhanė shembuj qėndrese tė papėrkulur, duke shėnuar faqe tė lavdishme nė historinė e popullit shqiptar. Krahas shumė pjesėmarrėsve tė tjerė kreshnikė, qė kanė ngjeshur pushkėn pėr liri kanė qenė Zef Prela, Nik Smakaj, Ujk Smakaj, Lekė Marashi, Gjek Prela, Gjelosh Prela etj. Asnjėherė turqit dhe prijėsit e tyre ushtarak nuk e kanė parė vedin mė ngusht se nė betejėn e Vranės, ku kanė lėnė nė fushė tė betejės shumė tė vrarė e tė plagosur.

Zef Prela, ka qenė i martuar me Pashken e Nikoll Mirash Hasit, prej Derės sė Vuksan Lekės tė Hotit tė njohur si Vojvodė. Zef Prelėn pėrsėri do ta shohim si protoganist nė Kryengritjen e Malėsisė sė Madhe mė 6 Prill 1911 tė udhėhequr nga trimi i bjeshkėve Ded Gjo’ Luli. Kjo betejė zė njė vend tė rėndėsishėm nė historinė e popullit tonė, sepse pėrmbajtja e saj ishte shumė mė e thellė dhe tepėr ambicioze pėr nga kėrkesat kundėr ushtrisė sė Perandorisė mė tė madhe tė kohės.

Rezistenca dhe qėndresa, kundėr pushtuesve shekullorė ishte mė e madhe nė zonėn e Malėsisė, qė ndėr shekuj ishte shtypur dhe kishte mbijetuar nė saj tė besimit nė Zotin dhe nė lirinė e vatanit tė lėnė trashėgim nga Gjergj Kastrioti.

Shqiptarizma ishte pjekur e kishte filluar tė vepronte me armė nė dorė, mbasi diplomacia e Europės plakė kishte luajtur mbi kurriz tė popullit mė tė vogėl e mė tė vjetėr nė Ballkan. Mizorisė sė Lindjes otomane i kishte ardhur fundit dhe se malėsorėt trima ishin vėnė nė ballė tė betejės sė pėrgjakshme, pėr tė ngritur nė majė tė Deēiqit shqiptar flamurin e Gjergj Kastriotit, qė u bė pėr 25 vjet me radhė mburojė e Atdheut dhe e qytetėrimit europian.

Duke e ditur kėtė sakrificė tė madhe, qė Gjergj Kastrioti kishte bėrė pėr Europėn e vendin e tij, Europa pas shumė shekujve do t’ia shpėrblente me copėtim tė Arbėrisė, qė fiqnjėt ta kishin mė tė lehtė pėr ta kapėrdirė e zhdukė nga faqja e dheut popullsinė e Ilirėve tė lashtė.

Nėn komandėn e Major Kolė Zefi Ivezaj, qė kishte studiuar pėr akademi ushtarake dhe Bajraktarit tė Grudės Smajl Martinit, me flamur nė dorė Ded Nikė Bajraktari treguan se kush ishte raca e fortė arbėrore. Pėrsėri Zef Prela ishte kryengritės nė Luftėn e Shkodrės me 1908, ku kryngritėsi i Flamurit nė Kėshtjellėn e lashtė tė Rozafatit, krahas me Ded Nik Bajraktarin e Grudės, do tė dalloheshin, pėr aktet e tyre tė trimėrisė. Burrėria dhe trimėria shėmbullore spikat nė ēdo luftė nė mbrojtje tė tokave tė Arbėrit.

Portreti i tij fizionomik, ka mbetur i fiksuar brez pas brezi nė gojėdhanat popullore nė shtėpitė e malėsorėve tė Grudės, si njė burrė i gjatė si lisat e pastėr tė bjeshkėve alpine, me krahėt sa pushka qė mbante ngjeshur nė male e shtėpi, i zgjuar nga natyra dhe kuvendar i saktė nė odat e trimave tė Malėsisė, besnik deri nė vdekje e fjalė pak, fetar e bujar me shpirt tė pastėr, human e largpamės pėr tė ardhmen e bijve tė Grudės.

Kujtojnė, se nė njė nga pėrleshjet me pushtuesit e huaj, ai ka qenė i varruar katėr herė nė kraharor. Kėshtu nėse i kthehemi retrospektivės historike, kujtojmė se nė Kryengtjen e vitit 1909, nė istikamin e kodrės sė Deēiqit, ėshtė plagosur, duke luftuar pėrkrah trimave tė Malėsisė, asokohe nėn komandėn e Kol Zefi Ivezaj kundėr turqve.

Zef Prela me heroizėm tė pashembullt kishte mundur tė depėrtonte thellė nė garnizonte e taborreve turke, duke prerė me shpatė nė dorė ushtarė tė hordhive aziatike tė Bosforit.

Aty u plagos nė kraharor, ku gjaku i tij gufonte si shkumė deti. Zef Prelės nuk iu ndal kurrė turri. Pranė trupit tė tij mbeti i plagosur edhe Nik Smakaj. E ashtu sikurse ishte i varruar, ai vijoi tė luftoi. Ai, mundi nė njė moment tė caktuar tė zinte rob njė ushtar turk, tė cilit i mori pushkėn dhe e vuri pėrpara nizanin dhe ia dorėzon Kol Zefit tė Grudės.

Asokohe ka qenė nder e lavdi shoqėruar me respekt e trimėri tė madhe, qė armikun me e zėnė gjallė dhe me i marrė armėn. Pėr tė parė besėn dhe burrėrinė e kėtij malėsori tipik kreshnik, po ofroj njė shembull tė jetuar asokohe tė pėrshkruar nga gojėdhėnat popullore brez pas brezi.

Kėshtu, sikurse thamė, Zef Prela zuri rob njė ushtar turk. Ushtria e Malėsisė e pėrbėrė nga luftėtarėt vendas e tė krahinave pėrrreth, donte qė robin e zėnė gjallė dhe tė ēarmatosur ta vriste. Por nė ato momente ka reaguar menjėherė Zef Prela, duke kundėrshtuar me kėto fjalė: “Unė nizamin e kam zanė gjallė dhe po ua nap besėn e Zotit, se kush e vret nizanin tim mė vret mua.” Besoj, se nuk ka nevoj pėr koment, se besa e shqiptarit paguhet shtrenjtė.

Edhe sot nė majė tė Deēiqit (viti 1909), ka mbetur emni Guri i Nizamit, qė nga koha e luftės kundėr ushtrive turke, ku Zef Prelė Marashi i varruem e zuri nizamin gjallė dhe nuk shkeli ligjet ndėrkombėtare tė luftės dhe besėn e shqiptarit.

Lufta e Shipshanikut e vitit 1910, ku kanė marrė pjesė malėsorėt e Malėsisė, nė luftė kundėr garnizoneve nė kalanė e pushtuar nga kolonizatorėt turq. Mė 1911, nė kalanė Rozafat nė qytetin e Shkodrės, ndėr 7 batalionet e Maleve tė Malėsisė Zef Prela Marashi u dallua, si i dyti luftėtar, qė mori Dekoratėn Vlerėsuese nga Komiteti Ēlirimtar i Shkodrės e quajtur asokohe “Medalja e Artė e Shqiponjės”, nė motivacionin e sė cilės thuhet: “Zef Prel Marashi shquhet pėr trimėri tradicionale kundėr pushtuesve otoman e shkjave.”

Mė 1907, prej Komitetit Qendror Ēlirimtar tė Podgoricės ėshtė dekoruar me “Medalja e Artė e Trimėrisė”, ku medalja ka formėn e Kryqit.

Nė vitin 1906 pėrsėri nė gjoksin e tij i ėshtė vėnė “Medalja e Shqiponjės”, me motivacionin e pėrhershėm si luftėtar i dalluar pėr ēėshtjen e shenjtė nacionale.

Zef Prelė Mirashi, ėshtė varrue (pagosur) dy herė nė Shkodėr e dy herė nė kalanė e Deēiqit. Ai ka qenė bir i Prelė Marashit, qė edhe njė ndėr historinėt e shkrimtarėt e njohur nė Malėsi imzot Simon Gjoni, ka shkruar me shumė respekt dhe me vlerėsimet maksimale, pėr jetėn dhe verpėn e tij nė dobi tė ēėshtjes kombėtare.

Ai, kur shkruante pėr kėto beteja, tregonte bujarinė dhe trimėrinė e pashoq tė Prelė Marashit, saqė Veziri i Shkodrės Hazi Pasha, i kishte hy frika nė palc prej Prelė Marashit e Smak Dedės, mbasi ato i sillnin gjithnjė dėme dhe humbje nė radhėt e ushtrisė turke, qė me garnizone kishin rrethuar tokat shqiptare nė Malėsi.

Ata pasi sulmonin kampet e ushtrisė turke, merrnin armėt e tyre dhe kur hynin nė Pazarin e Shkodrės (Bexhisteni, hapur pėr herė tė parė nė vitin 1751 dhe kishte 3000 dugaje, rrėzė Kalasė Rozafat), dy trimat delnin njerėzit, pėr t’i parė e pėrshėndetur.

Historia ka folur e flet me respekt pėr kėto trima qė e bėnė historinė e Malėsisė. Ata gjithnjė kanė qenė shpata e mprehur kundėr tė gjithė hordhive pushtuese turke e malaziase.

-- dėrguar nga Klajd Kapinova

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara