HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shtegtimi shqiptar dhe pėrēartja e Nanos

-- nga GENC BURIMI

“Popull mbyll gojėn e ul kokėn”. Ky ėshtė koncentrati i fjalimit tė djeshėm tė kryeministrit, njė nga fjalimet mė tė padenja qė njė shef ekzekutivi mund tė ketė mbajtur ndonjėherė nė njė dekadė e gjysmė tranzicioni shqiptar.

Nėn njė breshėri “suksesesh” tė arritura nė luftėn kundėr trafiqeve, me njė litani vetėkėnaqėsie pėr pritjen e fundit qė i ėshtė rezervuar nė Bruksel, ky kryeministėr ka artin e pabarazueshėm pėr tė shndėrruar skandalin e 9 janarit nė njė pikėnisje optimiste pėr “reformat madhėshtore” qė e presin “popullin plangprishės shqiptar”.

Sipas kryeministrit tonė, nėse ka njė faj nė tė gjithė atė qė ndodhi, nėse ka diēka qė po e sabotoka planin e strategut Nano pėr bashkimin sa mė tė shpejtė tė Shqipėrisė me familjen e madhe europiane, ky faj s’mund tė jetė veēse i atyre shqiptarėve qė pranojnė tė lajnė banjot e Europės. “Nė Europė, - ngre gishtin qortues markezi Nano, - nuk mund tė lėvizim nėse vazhdojmė ....tė demonstrojmė pėrkushtim pėr punėt mė tė rėndomta tė Europės, nė vend tė vlerėsimit tė punės nė Shqipėri”. Ja pra qė paska midis nesh njė ushtri batakēinjsh, e mosmirėnjohėsish qė pėshtyjnė mbi vendet e panumėrta tė punės qė po u ofron tash e prej shtatė vjetėsh parajsa socialiste nė Shqipėri, dhe preferojnė t’ju merret erzi nė metropolet e qytetėrimit europian. Zor ta imagjinonte i ndjeri Konica se levantinanot do tė mund t’i shtynin njė ditė kaq larg kufijtė e cinizmit e tė pėrbuzjes njerėzore.

“Gallata mbaroi”, - duket sikur jep kushtrimin Nano; “Boll me trafiqe, llafe tė tepėrta, opozitė gernjare e parazite”, na hakėrrohet kryeministri, - ka ardhur koha e reformave europianizuese…”. Po kush e ka penguar zotėrinė e nderuar t’i bėjė kėto reforma nė shtatė vjet e sipėr monopolizim pushteti? Qė keni monopolizuar pushtetin? 50 pėr qind e periudhės sė demokracisė, qė nga 1990-a historike, gjenden sot tė arkivuara nė CV-nė e z.Nano. Mos e ka penguar vallė ai shqiptari qė ėshtė detyruar tė shkojė e tė mbledhė domate nė serat greke dhe qė sot i premtohen shumė klone tė tjerė me anė tė “reformės sė lėvizjes sė lirė”? Mos e kanė penguar gjė “mafiozėt” dhe “fashistėt” qė vetė u “ēorri maskėn”, e pastaj po vetė i bėri ministra? Apo barrikadė e pakapėrcyeshme pėr “reformat largpamėse” paska qenė minoranca demokratike nė Parlament?

Nė fjalimin e djeshėm tė z.Nano, nė asnjė moment nuk u shpreh as mė e vogla “mea culpa” pėr viktimat e politikės antikombėtare qė ai drejton. Nė asnjė moment nuk u analizuan shkaqet reale tė shtegtimit tė dėshpėruar tė shqiptarėve qė lidhet me bukėn e gojės e jo me mungesėn e asaj qė F. Nano e deklaron pėrēart si “angazhimi i qartė i tė gjithė aktorėve pėr njė jetė normale demokratike, tė shoqėrisė civile dhe tė aktorėve tė tjerė tė progresit”. Nė asnjė moment nuk u shpall njė reformė e saktė qė ta meritonte kėtė fjalė, njė “kantier” i vėrtetė pune, njė lloj aleance kombėtare pėr mirėqenien midis investimeve publike dhe klasės sė sipėrmarrėsve vendas, si e vetmja rrugė pėr t’u dhėnė njė shpresė shqiptarėve qė ta shohin tė ardhmen nė vendin e tyre.

Nė mėnyrėn mė injorante e dėshpėruese pėr njė burrė shteti, kryeministri shpalli njė “reformė nė gjendjen civile”, qė pėr tė na qenkėsh pa asnjė diskutim “mė e rėndėsishmja pėr ēdo politikėbėrje tė shtetit”. Ja u bė edhe kjo reformė “duke zgjedhur mė tė aftėt” e duke nxjerrė nė rrugė, bash nė skelėn e Vlorės pranė skafeve qė janė gati ata “mė tė paaftėt”! E pastaj ēfarė do tė dalė nė dritė ? A logjikon z.Nano ndopak si burrė shteti apo ka kalibrin mendor tė ndonjė primati king-kong ? Si do tė motivohet kjo klasė e re e administratės civile? Me tė njėjtat rroga e avantazhe qesharake si ato tė sė mėparshmes ? Por dhe sikur mė tė devotshmit, mė patriotėt, mė supermenėt tė ishin kėta administratorė tė rinj civilė, a do tė vazhdonin ata t’i rezistonin pėr njė kohė tė gjatė tundimit tė korrupsionit? Po, aq sa ē’mund t’i rezistojė Nano tundimit tė njė ėeek-endi nė ditė zie kombėtare…

Asnjė grimcė minute s’e ndjen ky kryeministėr, qė po vazhdon tė reflektojė me tė njėjtėn mendėsi komuniste? E njėjta qė synon ndryshimin e virtyteve tė njeriut pėrpara ndryshimit tė rrogave ? A s’e ka kuptuar qė reformat nė drejtėsi, nė polici, nė administratė, nė doganė, nė SHIK, e biles edhe nė qeveri janė njė vrimė nė ujė, janė njė shpenzim kriminal i kredive tė huaja, nėse nuk u vjen radha pas reformave nė ekonomi ? Apo e ka kuptuar dhe bėn lojėn e atyre qė Shqipėrinė e preferojnė shaluar gomoneve? “Eshtė e turpshme, tė mos kesh turp” – lexojmė kėtė shpėrthim revolte tek i paqshmi Shėn Augustin, martir i fillimeve tė kristianizmit. “Do tė jetė e pafalshme qė tanėt tė falin”, - dėgjojmė murmuritjen e mjegullės sė pėrjetshme mbi valėt e Jonit.

Shekulli, 27/01/2004

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara