HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Rreziku i integrimit pa shtet

-- nga GJERGJ BUXHUKU, Shekulli, 23/01/2004

Pėrsėri kombi shqiptar papėrjashtim ndodhet nė udhėkryqe tė vėshtira historike. Tė gjithė jemi pėrballė tė njėjtit provim, pothuajse me tė njėjtin pėrmbajtje dhe tė njėjtin rezultat: pėr tė marrė notėn kaluese pėr integrim nė familjen e Europės sė Bashkuar. Jo mė kot pėrpara Shqipėrisė dhe Kosovės pėrplaset para syve papushim i njėjti term, qė ka emrin “standard”. Pėr Shqipėrinė kėrkohen arritjet e standardeve pėr tė arritur marrėveshjen e stabilizim-asociimit dhe nga ana tjetėr, pėr Kosovėn kėrkohen standardet pėr tė hapur diskutimet pėr vendosjen e statusit tė mėtejshėm tė saj, qė nėnkupton pavarėsinė nė kuadrin e fillimit tė procesit pėr integrim. Se si ėshtė e mundur, qė edhe shteti 90–vjeēar shqiptar edhe pjesa tjetėr e sapoēliruar e kombit ende pa shtet, ndodhen nė tė njėjtin radhė, ia vlen tė analizohet.

Ėshtė e qartė se ekzistenca e shtetit aktual tė shqiptarėve nuk ka qenė njė faktor zhvillues pėr vendin dhe qytetarėt e tij, siē duhet tė ishte normalisht dhe siē ka ndodhur me kombe tė tjera tė botės. Nėse do tė ishte ndryshe atėherė pjesa e kombit, qė ka mundur tė krijojė shtet, duhet tė ishte mjaft mė pėrpara nė tė gjithė treguesit bazė, qė vlerėsojnė zhvillimin e njė vendi, sesa pjesa tjetėr e kombit qė nuk e kishte shtetin e saj. Ngjarje tė mėdha historike qė nė tėrėsinė e tyre mbase nuk vareshin nė mėnyrė tė plotė nga shqiptarėt, kanė ndikuar nė pėrfundimin e mėsipėrm.

Mbi tė gjitha qėndron copėtimi i kombit shqiptar nė vitin 1912, pra pikėrisht nė kohėn kur ishte treni i fundit i krijimit tė shteteve kombėtare. Sepse duhet ta kemi plotėsisht tė qartė se madhėsia e njė vendi ndikon fuqishėm nė mėnyrėn e krijimit dhe ekzistencės sė shtetit dhe institucioneve shtetėrore tė njė kombi. Kombet kanė lindur dhe selektuar nga mijėvjeēarėt bazuar mbi tė gjitha nė nevojėn e njerėzve pėr tė jetuar dhe ndarė me njėri-tjetrin burimet natyrore bazė tė ndodhura nė njė territor gjeografik tė caktuar. Goditja qė Europa i dha kombit shqiptar duke zhbėrė ēka shekujt kishin krijuar ishte e tillė, qė pasojat do t’i vuanim siē edhe po ndodh nė afatgjatė.

Shteti shqiptar i sotėm pas periudhės antishtet tė kohės sė izolimit komunist, tregoi se nuk kishte eksperiencėn fillestare tė nevojshme pėr ndėrtimin e institucioneve demokratike. Mungesa e eksperiencės i shtohej varfėrisė dhe prapambetjes sė thellė tė vendit. Por parė nė distancėn kohore tė sotme, elementėt e mėsipėrm nuk ishin tė vetmit qė vendosėn nė ritmet e ulėta tė zhvillimit demokratik, ekonomik dhe social tė vendit. Hapur, shteti shqiptar u vendos nėn barrierat frenuese tė fqinjėve tanė. Duke shfrytėzuar me mjeshtėri mangėsitė tona tė sipėrpėrmendura dhe duke e ditur se nė afatgjatė nė kapitalizėm ligjin e bėn ai qė ka pushtetin ekonomik, ndėrhyrja e fqinjėve tė pasur jugorė u bė pikėrisht nė pushtimin e tregjeve shqiptare.

Fillimisht nė sektorė jostrategjkė dhe dalėngadalė duke e zgjeruar oreksin hegjemonia ekonomike greke u bė e plotė sidomos pas ngjarjeve dhe tragjedive piramidale. Kapja e njėpasnjėshme e sektorėve strategjikė ku kulmin e shėnon telefonia celulare, bėri qė ndikimi dhe presioni grek nė politikėn shqiptare tė ishte pėrcaktues. Qindra e qindra milionė dollarė qė dalin papushim jashtė vendit pa lėnė as shenjėn mė tė vogėl nė tokėn e shqiptarėve praktikisht e kanė kthyer vendin nė njė minierė ari pėr monopolet shqiptare tė fqinjėve tanė dhe nė njė skėterrė tė vėrtetė pėr pjesėn dėrrmuese tė qytetarėve tė saj, qė detyrohen tė ikin nga sytė kėmbėt nga dheu i tyre stėrgjyshor. Njė parajsė ekonomike, qė askush nuk do ta dėshironte ta lėshonte nga dora.

Pikėrisht tė parėt qė nuk dėshirojnė qė Shqipėria tė anėtarėsohet, ose sė paku tė shtyhet sa mė shumė qė tė jetė e mundur nė kohė hyrja nė Bashkimin Europian, janė zotėruesit e huaj tė monopoleve shqiptare sė bashku me ortakėt e tyre politikanė vendimmarrės vendas. Sepse, njė ekonomi shqiptare e integruar, do t’u nėnshtrohej ligjeve liberalizuese dhe konkurrenciale ekonomike si dhe sistemeve institucionale tė BE-sė dhe jo korrupsionit ligjor vetėvrasės shqiptar. Nė tė tilla kushte, vendosja dhe operimi i monopoleve greke do tė ishte tepėr e vėshtirė. Prandaj realisht duhet kuptuar se nė Shqipėri veprojnė grupe interesi tepėr tė fuqishme me lidhje dhe mbėshtetje tė fortė tė huaj, qė nuk janė tė interesuar tė integrojnė Shqipėrinė nė Bashkimin Europian.

Mjeti mė i mirė dhe efikas pėr realizimin e planit tė pengimit tė integrimit tė Shqipėrisė ėshtė zaptimi i sektorėve tė fundit strategjikė, qė ende tė paktėn teorikisht nuk janė nė zotėrim tė tyre. Politika e 2004 nė thelbin e saj do tė jetė pėrplasja e interesave kombėtare dhe antikombėtare qė do tė sintetizohet nė betejėn se kush do tė jetė nė radhė tė parė pronar i Albtelekomit por edhe sektorėve strategjikė tė mbetur tė ekonomisė publike shqiptare.

Nėse kapitali grek do tė rrėmbejė tė gjithė sistemin e telekomunikacionit, atėherė integrimi i Shqipėrisė nė BE do tė jetė i pamundur pėr njė kohė tė gjatė. Shqiptarėt do tė mund tė integrohen kur tė duan fqinjėt tanė, por vetėm si individė pa shtet!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara