HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Rrėfimet e njė kleriku

Dy elementė themelorė tė lirisė

-- nga Gjergj Marku

- Shėnimė rreth librit tė Mons. Zef Simoni "Drejtėsia e Dashtunia" -

Mons. Zef Simoni vjen tek lexuesi me njė vepėr letrare tė konceptuar e ndėrtuar organikisht me pyetje-pėrgjigje, njė zgjedhjė kjo e autorit ose diktuar nga rrethanat e krijuara.

Tundimi fillestar pėr kualitet zhduket qė nė kapitullin e parė tė sintetizuar "Feja nuk vdes". Dy janė shtyllat kryesore tė komunikimit tė autorit me lexuesin, e para, biografia e tij dhe e dyta morali shpirtėror dhe fetar nė funksion tė prosperitetit. Kjo ėshtė fryma qė pėrshkon kėtė libėr, duke e ushqyer me fakte historike, me ndodhi reale e ngjarje tė jetuara, me fenomene sociale, analiza politike etj.

Autori na prezantohet nė vepėr klerik i devotshėm me vokacion, predikues cilėsor, personalitet me kulturė tė gjėrė fetare e civile, kur i lypet nė vepėr. Kjo e bėn vepren interesante dhe kualitative.

Nė pėrgjigje te pyetjes sė parė mons. Simoni ėshtė elegant dhe fisnik nė pėrshkrimin e kalimit nga mėsues nė meshtar, nga civil nė religjioz. "Ngjau me mua vokacioni, - thotė autori, element i domosdoshėmm pėr t'u ba meshtar. Vokacioni asht element shpirtnor qė bahet nevojė". Ky vokacion e bėn idealist shpirtėrisht e intelektualisht mėsuesin Zef Simoni. Ai iu fut rrugės sė meshtarisė, duke i ditur mundimet qė do tė kalonte nen terrorin komunist.

Nė formėn e njė sinteze autori rrėfen persekutimin e kishės katolike dhe martirizimin e meshtarėve tė saj. Pėr vete shkruan pak e pėr regjimin komunist shumė. Kėsaj linje autori i kthehet shpesh, herė si akuzues, herė si analist e herė-herė si predikues. Pa asnjė dyshim periudha 50 vjeēare e regjimit komunist, represioni, dėnimet, pėrndjekja, torturat, vrasjet, absurdi gjer nė "antizot" kanė lėnė vragėn e tyre nė koshiencėn e meshtarit tė nderuar, dėshmi e gjallė e asaj qė ka ndodhur.

Brezi pas nesh nuk mund ta konceptojė atė kohė pa njė rrėfim korrekt e dinjitoz. Fatmirėsisht ky rrėfim na vjen nė dorė nga monsinjor Zef Simoni nėpėrmjet librit "Drejtėsia dhe dashtunia", dy elementė themelorė tė lirisė.

"Oh, sa e sa emna e ngjarje negative mund tė jepen deri sa tė arrihet mrendia e djallit, - thotė autori, pėr ta vazhduar mė tej, - zoti mund tė na kishte kursyer nga shumė vuajtje, por e randsishme asht se Zoti na ka dhanė ndihmėn pėr t'i pėrballue ato". Ky ėshtė koncepti filozofik kristian qė i ka ushqyer e udhėhequr misionarėt katolikė, meshtarėt dhe martirėt e saj. Besimi tek Hyu deri aty sa At-Aleks Baēli, pas dėnimit shprehet: "U dėnova dy herė me burgim pa pas fatin tė derdhshe gjakun pėr Krishtin".

Persekutimin e klerit dhe tė Kishės Katolike autori e shtrin nė kohė me ngjarje tė datuara dhe me analizė historike, ndarė nė tri faza, e para-persekutimi romak dhe pagan vendas ndaj krishtėrimit; e dyta, - persekutimi turk dhe e treta, regjimi komunist pėr tė arritur nė domethėnien "Feja e besimi asht pėrherė ngadhnjyes". Ēelėsin e kėsaj shprehje autori e gjen nė letrėn qė Turtulani, njė shkrimtar i shekullit te II-tė, i shkruan perandorit Trajan "Gjaku i martirėve asht fara e Krishtenimit", le tė kujtohet pėrherė kjo frazė.

Njė vend tė rėndėsishėm nė libėr autori i kushton lutjes si mjet komunikimi me Hyun, pa tė cilėn thekson monsinjor Simoni, - individi mbetet njė kafshė e tėrbueme.

Shqetėsimi i autorit pėr familjen e krishterė pėrcillet nė njė kapitull tė veēantė me shumė kujdes dhe me mesazhe tė qarta, duke e quajtur atė si njė "kishė tė vogėl". Pėr tė sintetizuar forcėn qė ka Hyu nėpėrmjet Kishės pėr tė besuar autori na sjell njė shembull. Shkrimtari i madh francez Andre Frossart, i biri i sekretarit tė Partisė Komuniste Franceze, rastėsisht hyri me nje shok ne kishė tue qenė ateist, mrena pesė minutave tė shkėlqyeshme qė i ka pa, ai, besoi nė Zotin plotėsisht nga garancia e Hirit dhe shpejt na dha librin "Zoti ekziston, unė e kam ndesh".

Njė vend tė dorės sė parė nė kėtė libėr autori ia ka kushtuar kontributit tė Komunitetit Katolik Shqiptar nė dobi tė Atdheut, nė tė gjitha nivelet e tij, prandaj kėrkon qė tė pushojė persekutimi ndaj kėtij faktori. Nuk mund tė ketė evropianizim tė shoqėrisė shqiptare duke anashkaluar ose pėrjashtuar nė forma tė ndryshme kėtė komunitet. Kėtė diskriminim autori e shoqėron me argumente. Duke mos pėrmendur vetėm ministrat, nga 21 vetėm 1 asht katolik, - thotė autori dhe ky pa zyrė. Nga 9 gjykatės nė Shkodėr vetėm 1 asht katolik. Nga 293 gjyqtarė tė shkallės sė parė nė Shqipėri vetėm 12 janė katolikė. Nė Gjykatėn e Apelit nga 52 gjyqtarė vetėm 2 janė katolikė, ndėrsa nė Gjykatėn e Lartė dhe atė Kushtetuese nuk ka asnjė. Nga 54 ambasadorė tė akredituar nėpėr botė vetėm 1 asht katolik, ai i Selisė sė Shenjtė. Pėr tė mos vazhduar me shembuj te tjerė tė shumtė.

Kontribut tė vyeshėm e tė padiskutueshėm kanė dhėnė klerikėt shqiptarė nė zgjimin e ndėrgjegjes kombėtare nėn okelion "FE e ATDHE". Nė kulturėn dhe letėrsinė shqipe janė klerikėt katolike qė mė sė pari sollėn vepra nė gjuhėn shqipe si Pjetėr Budi, Pjetėr Bogdani, Frango Bardhi, Gjon Buzuku me "Mesharin" e famshėm e sa e sa tė tjerė. Ėshtė i pamohueshėm kontributi i Dom Nikoll Kaēorrit nė themelimin e shtetit shqiptar, ėshtė njė mrekulli prurja nė letėrsinė shqipe nga At Gjergj Fishta, At Pashk Bardhi, At Shtjefėn Gjeēovi, At Benardin Palaj, Dom Ndre Mjeda, At Vinēens Prenushi, Patėr Anton Harapi e shumė e shumė tė tjerė.

Nuk ėshtė e mundur tė rroken tė gjitha detajet e kėtij libri nė njė material tė shkurtėr, duke i kėrkuar ndjesė autorit gjithė sa thashė, do ta mbyll me njė metaforė: "Mė duket mas shetitjes sė gjatė nė ferr, i tunduem prej dhimjeve dhe i pėrzhitun prej flakėve, po pushoj nė purgator nė pritje te Beatriēes, pėr tė rrugtue drejt Parajsės me besim tek Zoti dhe i udhėhequr nga Mons. Zef Simoni".

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara