HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Koha ėshtė e qytetarėve

-- nga ĒAPAJEV GJOKUTAJ, Shekulli, 05.03.2004

Si qytetar dhe si drejtor ekzekutiv i Fondacionit Soros ēmoj idenė pėr partneritet mes PD-sė dhe shoqėrisė civile. Nė tė njėjtėn kohė mendoj se diskutimet rreth kėsaj teme janė me dobi pėr tė gjitha palėt. Gjithsesi, pėr tė qenė i qetė moralisht, mė duhet tė them qysh nė fillim se, duke shkruar kėto rreshta, kam patur njė ndjesi tė trazuar: mė njėrėn anė ēmoj idenė e partneritetit, me anė tjetėr jam skeptik pėr njė varg gjėrash qė lidhen kryesisht me funksionimin e kėsaj ideje.

Nė vazhdim po diskutoj fare shkurt nė kėta dy binarė: pse e pėlqej idenė dhe ē'mė shtyn tė jem skeptik. Pėrfund do pėrpiqem tė propozoj ndonjė fushė bashkėpunimi dhe tė veēoj disa nga parimet mbi tė cilat mund tė mbėshtetet ky partneritet.
Iniciativa e PD-sė pėr partneritet me shoqėrinė civile nxit tė shpresosh pėr njė hapje tė partisė mė tė madhe tė opozitės. Hapja kėsaj radhe nuk ėshtė konceptuar thjesht si kthim i anėtarėsisė sė ikur apo tė pėrjashtuar, por ėshtė konceptuar nė radhė tė parė si marrėdhėnie partneriteti me gjithė strukturat e interesuara. Kjo ėshtė ide e bukur dhe, si ēdo gjė e bukur, duket se fqinjėron me ėndrrėn. Gjithsesi, nė kushtet e Shqipėrisė, me njė traditė akoma tė pagroposur tė partisė shtet, ia vlen qoftė edhe tė ėndėrrosh pėr parti politike moderne, pėr parti elektorale qė paraqesin alternativa, dalin nė tregun e votave dhe pastaj tėrhiqen pėr t'ua lėnė fjalėn grupeve parlamentare dhe gjithė strukturave tė ligjshme qė sovrani u ka besuar pėrfaqėsimin.

Ēdo pėrpjekje pėr ndėrtim partneritetesh sociale nė Shqipėri ėshtė e mirėpritur si shiu nė gusht. Me sa duket nė kulturėn tonė gjallojnė akoma pėrbėrės anarkikė e feudalė qė ushqejnė njė frymė protagonizmi tė individėve dhe klaneve, protagonizėm qė pavarėsisht nga dekoret moderne, nė thelbin e vet tė kujton belegėt me bajlozė e heronj. Hapi i parė qė prin ēdo iniciativė pėr partneritet social ėshtė tė pranosh publikisht se po perėndon koha e heronjve dhe e belegėve dhe se po vjen koha e qytetarėve dhe e institucioneve.
Skepticizmi duket se gjallon mbi njė varg faktesh. Po pėrmend shkurt disa prej tyre.
PD-ja ėshtė e vonuar nė iniciativėn pėr partneritet me shoqėrinė civile. Dihet qė shoqėria civile ėshtė njė tėrėsi grupesh e institucionesh qė shtrihen mes shtetit dhe qytetarit dhe synojnė tė mbrojnė kėtė tė fundit nga prirjet tjetėrsuese tė shtetit. Ky funksion e orienton shoqėrinė civile nė pozita oponence dhe natyrshėm e sjell edhe mė afėr opozitės politike.

PD-ja ka shtatė vjet nė opozitė, por gjatė gjithė kėsaj kohė kanė munguar qoftė edhe aktet thjesht formale pėr tė ndėrtuar marrėdhėnie me kėtė pjesė tė shoqėrisė civile. Mund qė gaboj, por marrėdhėniet e PD-sė me organizatat joqeveritare kanė vuajtur nė kėto shtatė vjet njė mosbesim reciprok, mosbesim i krijuar nė kohėn kur PD-ja ishte nė pushtet dhe filloi tė shfaqte prirje autoritariste, gjė qė, nė mos gaboj, ndodhi kryesisht pas nėntorit '94. Unė dua tė besoj se thirrja qė bėhet tani pėr partneritet ėshtė e sinqertė, por historia e marrėdhėnieve tona mė bėn tė jem i ndruajtur.

Trashėgimia frenuese e sė kaluarės bėhet mė vepruese pėr faktin se, sipas gjasash, situata qė po jetojmė nuk ėshtė shumė nė favor tė njė partneriteti midis PD-sė dhe shoqėrisė civile. E kam fjalėn pėr protestat.
Eshtė e drejtė e qytetarėve tė protestojnė kundėr varfėrisė nė rritje, kundėr thellimit tė pabarazisė, kundėr korrupsionit galopant, kundėr pėrpjekjeve tė krimit pėr tė zaptuar shtetin. Eshtė e drejtė legjitime e opozitės tė artikulojė kėrkesat e qytetarėve dhe tė udhėheqė protestat paqėsore duke synuar qė trysnia qytetare tė bėhet burim reflektimi e ndryshimesh brenda institucioneve dhe nė rrugė institucionale. Parė nė kėtė kontekst, protestat janė jo vetėm legjitime por rezultojnė edhe shoqėrisht tė dobishme.

Megjithatė ndruaj se situata tė tilla, le t'i quajmė revolucionare, forcojnė pozitat e militantėve dhe tė klaneve tė tyre brenda partive politike dhe vėnė nė surdinė elitat. Periudhat kur militantėt dalin nė ballkon, kurse elitat shtyhen nė gjysmė mugėtirėn e platesė, nuk besoj se janė periudhat mė tė favorshme pėr hapjen e partive e rrjedhimisht nuk janė as periudhat mė tė favorshme pėr ndėrtim partneritetesh me shoqėrinė civile.

Duket se ka edhe njė pengesė tjetėr. Shumica e organizatave joqeveritare kanė statusin "jo partizani politik". PD, veēanėrisht nė kėtė periudhė protestash i ngjan mbretit tė Midias, mbreti shndėrronte nė ar ēdo gjė qė prekte, kurse PD-ja ėshtė e interesuar qė gjithēka ta shndėrrojė nė politikė. Protestat qytetare, pavarėsisht nėse janė pėr drita, ujė, bukė, telefoni etj. vihen nėn emėruesin e pėrbashkėt: rotacion pushteti. Ju kėrkoj ndjesė tė pėrsėris se kjo ėshtė prirje e justifikuar e opozitės, mjafton qė rotacioni tė bėhet nė rrugė institucionale dhe pa dobėsuar - apo qoftė larg, shkatėrruar institucionet. Gjithsesi njė partneritet i vėrtetė mes shoqėrisė civile dhe PD-sė mund tė zhvillohet nė troje tė tjera, jo mirėfilli politike, nė troje qė unė do t'i quaja tė interesit qytetar.

Politizimi ekstrem qė pėrpiqet tė mbulojė ēdo sferė tė jetės shqiptare ėshtė tejet i dėmshėm sepse gjeneron tensione aq tė dėmshme pėr njė shoqėri si kjo jona me kohezion tejet tė dobėt social. Pork ky politizim i skajshėm bėhet edhe ilegjitim nė kushtet kur mė shumė se 40 pėr qind e qytetarėve nuk dalin nė zgjedhje nga qė, sipas gjasash, nuk besojnė nė klasėn aktuale politike. Boshllėqe tė tilla thėrrasin nė skenė aktorėt e shoqėrisė civile dhe lėvizjet e mirėfillta qytetare.
Pavarėsisht nga dyzimet e pengesat, partneriteti midis PD-sė dhe shoqatave joqeveritare ėshtė i mundshėm. PD-ja psh mund tė pėrdorė ekspertizėn qė buron nga kėrkimet dhe studimet e thinktankeve mė nė zė pėr tė pėrpunuar alternativat e qeverisjes. Organizatat joqeveritare, qė merren me avokati e lobime, mund tė bashkėpunojnė me pėrfaqėsues tė PD-sė nė qeverisje pėr tė lobuar ose pėr tė bėrė trysni pėr probleme tė interesit qytetar.

Natyrisht fushat e bashkėpunimit janė tė shumta, unė solla vetėm dy shembuj per tė thėnė sė pėrkundėr pengesave partneriteti ėshtė i mundshėm.
Shpresoj qė nė themel tė kėtij partneriteti tė jenė disa nga parimet qė sidokudo i pėrmenda mė lart si: palėt tė pranojnė se ka kaluar koha e heronjve dhe e dueleve folklorike dhe se ka ardhur koha e qytetarit dhe e institucioneve; tė shmanget politizimi i tejskajshėm pėr t'i lėnė hapėsirė mė tė madhe pjesėmarrjes qytetare tė drejtpėrdrejtė; partneriteti tė konceptohet si njė strukturė pa komandant, me fjalė tė tjera tė konceptohet si bashkėpunim subjektesh tė pavaruara nė dobi tė disa interesave tė pėrbashkėta etj.
Endrra tė bukura por le tė shpresojmė!

*Nga takimi me OJF-tė shqiptare, organizuar nga kryetari i Partisė Demokratike z. Sali Berisha

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara